E premte, 19.04.2024, 05:00 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Gjenerali Paton

E hene, 31.05.2010, 07:41 PM


GJENERALI PATON

 

Nga Halit Bogaj

 

Gjenerali amerikan, në një mbrëmje të bukur verore , ishte duke menduar se çka ishte duke bërë rivali i tij gjerman Ervin Romeli, të cilit gjatë Luftës së tij në Afrikë , ia kishin dhënë nofkën’’Dhelpra e shkretëtirës’’.Edhe Romeli gjithashtu mendonte për kundërshtarin e tij/Patonin/ i cili kishte luftuar kundër tij dhe nuk e dinte fare se ai përgatitej të nisej për të zbarkuar në  Normandi dhe për t’ia dhënë grushtin e fundit armatës së lodhur dhe të shpartalluar të Adolf Hitlerit.Pra dy gjeneralët që duhej të përballeshin njëri me tjetrin mendonin dhe e respektonin shoqishojn, ashtu siç mendojnë gjithmonë armiqtë e dhe kundërshtarët  ndryshëm .

 

Pra një ditë kur e kuptoi se ishte marrë vendimi që aleatët duhej të shkonin në Normandi të Francës, , gjenerali Paton përgatitej që në Mesina të Sicilisë të hynte para Gjeneralit anglez Montgomerit, i  cili gjithashtu kishte arritur që të bëhej shumë i njohur në luftën e tij katërvjeçare kundër gjermanëve. Edhepse ishin në anën e njejtë, ata e kishin therrë në sy njëri tjetrin, ngase donin që lavdia të mos ndahej fare, por të përvetësohej sa më tepër që ishte e mundur.

 

Patoni ishte tepër i ashpër me oficerët  dhe me ushtarët , me ç’rast njërit prej tyre i kishte rënë shuplakë, për çka kishte marrë vërejtje të mëdha dhe kishin shkruar gazetat në Amertikë dhe Evropë.Ai nuk donte qyqarë në luftë, edhepse nuk kishte të drejtë ngase kishte edhe ushtarë të tillë që ishin të frikësuar ngase’’ Tërë njerëzit nuk mund të jenë të njejtë’’.Për atë rast gati e kishte humbur mundësinë për të vazhduar mëtej dhe për të arritur në Romë ku e parashihte veten si Cezarin romak! Pastaj nga Italia shkon në Gjermani, për ta thyer të ashtuquajturin’’Murin perëndimor gjerman’’/ ku hyn triumfalisht/.

 

Gjenerali Paton vërtet ishte një ushtarak i rrallë i cili kishte arritur famë të jashtëzakonshme deri në’’ Ditën më të gjatë’’, siç e kishin cilësuar ‘’Zbarkimin në  Normandi’’, ku kishte qenë i dënuar të merrte pjesë, ngase siç u tha më lart, e kishte shuplakosur një ushtar .Bashkë me ushtarët amerikanë dhe anglez ishte përgatitur edhe Franca e gjeneral De Golit, të cilën, siç thoshin të moçmit tanë, e kishte pushtuar Hitleri për 4 ditë! Patoni  e udhëheqte Armatën e tretë amerikane.

 

Në anën tjetër aleatët ishin të lidhur edhe me Stalinin /një diktator të njohur rus/ të cilit nuk i besonte fare gjenerali Patoni i cili pas përfundimit të misionit i kishte thënë Presidentit amerikan se’’Do të ishte mirë që të mos ndalemi por të shkojmë deri në  Moskë’’me ç’rast ai/Presidenti/ia kishte kthyer dhe i kishte thënë se ai mendim ishte  i çmendur!Këtë e kishte thënë gjeneral Patoni edhe nga shkaku se rusët kudo që kishin hyrë’’Si çlirimtarë’’, kishin filluar ta tregonin karakterin e tyre amoral edhe ndaj femrave të atyre vendeve të cilat i dhunonin në mënyrën më të poshtër njerëzore/nëpër shtëpia, nëpër rrugë e gjetiu/.Madje deri në ditët e sotme qarkullon një barcoletë se kur kishin hyrë rusët në Beograd dhe ua kishin çnderuar femrat/ vëllezërve të tyre serbë/, u kishin thënë atyre se pasi i kishin çliruar mund të bënin çka të donin në atë vend!!! Pra pikërisht edhe për këtë arsye Patoni i kishte thënë Presidentot të vetë , që me mjetet e tyre luftarake të hynin deri në  Moskë dhe ta kryenin njëherë e përgjithmonë me Stalinin të cilit ia pa sherrin gjysma e botës/e sidmos vendet’’e çliruara’’prej tij/ të cilat e përjetuan një okupim poaq të tmerrshëm sa edhe ai hitlerian, e që për fat shumë të keq e pësoi edhe Shqipëria jonë me fantazmën dyzetvjeçare enveriane që ia piu gjakun për 50 vjet  popullit të vetë.Stalini hyri në Poloni, Gjermaninë lindore, Çekosllovaki, Bullgari, Hungari, Rumani, Shqipëri, për të mos ua ndalur kurrë zullumin atyre vendeve të mjera  deri në rënien e Murit të Berlinit.Domethënë se për dhunimet që i bënte Ushtria e kuqe ruse e dinte edhe Stalini i  cili/kur e kishin pyetur në një rast/  se a ishte e vërtetë ajo që flitej e shkruhej, ai me ironi kishte thënë :Se edhe ata /kishte menduar për ushtarët/duhet të zbaviten pak!

 

Dëshirën e tij për të hyrë në  Rusi Patoni e kishte shprehur demonstrativisht edhe me rastin e festimit të triumfit ndaj gjermanëve kur kishin shkuar në  Berlin dhe kur e kishin ngitur dollinë për fitoren duke i thënë gjeneralit rus’’Qen bir qeni’’, me ç’rast edhe kishte insistuar që të përkthehej ajo shprehje,kurse ai, i skuqur në fytyrë dhe i mbetur si i mjerë, ia ktheu Patonit me fjalët’’Edhe ti’’, por përgjigja ishte bërë me vonesë të madhe në krahasim me ‘’urimin paraprak’’të  gjeneralit amerikan.

 

Biografët dhe analistët e tij, sidomos një oficer gjerman i cili e ndezte foton e Patonit, kishte thënë’’Se atë do ta vriste mungesa e luftës’’, për çka kishin pasur të drejtë, ngase ai as që mund ta paramendonte jetën pa luftë dhe pa famën e saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora