E merkure, 24.04.2024, 02:00 PM (GMT+1)

Kulturë

Foni Dilo: Dhurata e zotit

E hene, 31.05.2010, 07:58 PM


DHURATA  E ZOTIT

 

Nga Foni Dilo           

 

  Albumi poetik me titull “ DHURATA E ZOTIT” i jepet sot né dorè lexuesit  nga YLLI  DILO. Poeti, ka ndjekur rrugèn e Tij tè pavarur kreative,dhe  duke ndènjur besnik vet-vehtes, paraqet vlerat tè veçanta ,sa tè bèn tè konkludosh: Puna po tè njohi,nuk tè lodh edhe po tè jesh  né emigrim tè detyruar. Frymèzim pèr tè , mèma –Dhimbje! dhe,karakteri i njeriut shkèlqe mè shumè né vuajtje.

  Eshtè kuptimi  i jetès sé denjè tè njeriut ,kuptimi i lartè i Lirisè  po, kètè  tè vertetè e  thotè né mènyrè origjinale ,qè èshtè dhe shprehja mè aktive e njeriut ndaj tè sotmes. Kjo,dhe toni burrèror e pa kompromis, ka shtuar peshèn domethènèse dhe tè vleres sé vèrtetè kuptimore   

  Pjesèn me te madhe tè vjershave  e ka shkruar me qellim  qe tè çlirohet  shpirterisht prej dhimbjes me njè qendrim kritik ndaj realitetit  pèrmes njè dialogu tè kondensuar:

“ Dhembja dhe malli i patreguar

…Mè thuaj miku im emigrant

A ka mè tè shtrènjtè se toka nènè?”..

          Me  tre vargje jep diagnozèn e  shèndetit fizik dhe moral tè njeriut emigrant. Dhe nuk  mjafton me kaq,ai e tèrheq lexuesin qè tè dijè ç’èshtè bèrè  me vendin e tij  ku,

…U mendua mirè ZOTI

    Dhe,i thotè tè harrova

    Por nuk tè lè pa pjesè

    Jotja,pèr vehte e zgjodha               

 Eshtè bota e tij shpirtèrore e ngritur né art . Njè vizion i krijuar  me ngrohtèsinè e zèmrès qè tè kthehejè njerinè prej kètij “eskursioni imagjinar” mè tè armatosur me dashuri qèllimit patriotik  ,jep mesazhin :

“Dhe i dhuroi  atè toke

 Qe e ka  emirin SHQIPERI”..

     Pikèrisht    nga   kjo pjesè  e  dhuruar  prej   Zoti,  qe  ” E kish ruajtur pèr vehte,/tè bukuren plot begati”   autori titullon  DHURATA  E  ZOTIT-librin e tij me poezi duke ia nènèshtruar vargun  né to, llogjikès sé vet tè fortè.

  Ai e terheq lexuesin me fjalèn e matur,me butèsinè e ndjenjes po dhe me shkèndijat qè shprehin mendimet  e tij  se,di tè  ta dojè  me aq pasion,lirinè, virtytin,popullin, atdheun  e tij :

“Njè luan dhe njè shqiponjè

Na ranè ne dashuri

…………………

Lanè Arber dhe  Dardanè

Dy vèllezer,dy binjakè

Mèndje ndritur ,pallè flakè

Tè denjè pèr prindèrit e lashtè. “     

Gjithèsesi  e di mirè ,  e nesèrmja do jetè mè e mirè nga e djeshmja dhe e sotmja pèr te deklasuarin ndaj dhe  né vjershen

“BREZAVE QE VIJNE”      qartèson :

O njerèz !

Fjalè tè bukura ndoshta s’di

Pèrveç dèshirès pèr LIRI             

   Prometizmi i poetit nuk èshtè flijim  pèr hirin e kastes   qe lot loder mbi kurriz tè popullit por, pèr te vuajturin ,qè fatkeqèsitè i janè provè karakteri     

se,

…. Shtèpite tona ishin burgjet

       Dhomat tona – qeliè

       Tè pandarat kudo patèm:

       Vetminè,

       Errèsirèn

 Minjtè.

      Ja dhe  mè poshtè né kètè vjershe  kushtuar pèr ata  tè cilève “nga duart/ prangat nuk ua ndanè” tè bèn tè ditur :

”Mos u habitni

Pse pèr kèto pak shkruam 

Letèr e lapès nuk patèm

VEç PRANGAT

KURRE S’NA MUNGUAN    

  Duke pèrcjellè me zjarr poezinè  patriotke dhe duke stivosur argumente  qè bèjnè pèr vehte dhe mèndjen e zèmrèn e mè indiferentit, autori kèrkon tè mos na mbulojè gjumi i mefshtesise e i paditurisè,pesha e fjalès èshtè: :NDERIM  MARTIREVE

Pèruluni njerèz pèrpara martirève

Ata me gjakun e tyre shkruan historinè

Né lartèsinè e maleve flasin pèr LIRINE

Diviza e tyre :

SHQIPTARE TE LIRE NE SHQIPERINE E LIRE

…dhe mè optimizèm thekson :

Vini gurè gurè né themelet e kèshtjellès se re

Mbèshtetur né tokèn e kèshtjellès Ilire, Dardane

Lavdi shqiponjave qè s’ndalin fluturimin

…Dègjoni zèrin e fèmijès qè lind

   Eshtè thirrje qè vjen nga lashtèsia

Se ZOTI vetè e tha me gojè

SA TE JETE JETA DO RROJE SHQIPERIA.

.....Testamenti qè FRASHELLINJTE na lane te shkruar

 Jemi tè gjithè bij tè njè NENE

Stèrnipèr tè Gjergjit me famè          

 …… Veç,

Kur fryhen lumenjtè

Kalbèsirat  i nxjerrin né anè..

C’do koment sado i mirè , prish bukurinè kèsaj tablloje qè jep autori pèr ata… qè.... , u bènè prapè si mè parè  ,  nuk sundohen  as nga  mendimi  e  as nga gjaku  :

”..Ndaj ka mbetur  kjo thènie

    Popullore,shumè e vjetèr

    Nuk bèhet kurrè stani

   Me frymorè qè janè lepur.”

  Fjalèn e vet artistike e  gersheton me njè besim tè pathyer pèr tè nesermen me vargjet e tij sa   kuptimplotè dhe emocionuse, se,zemra e mban njeriun. E,zèmra   nginjet vetèm me dashuri,e,aq sa mund.tè rrojmè pa frymèmarrje,aq mund tè rromè pa dashuri, pa virtyte. SKENDERBEU èshtè sintezè e virtyteve tè larta patriotike ndaj,  poeti  motivon jehonèn e famès  sé Tij ,duke ndriçuar tè kaluarèn nga  problemet tè kohes sotme,pèr tè pèrmirèsuar punèn ne te ardhmen :

   ”Shtèrngojmè fort duart me njeri-tjetrin…

   .. Tè ngrèmè lart   FLAMURIN      e      SKENDERBEUT”

   Duke lexuar vjershat e Ylli Dilo-s,  ndjen se je   me kèta njerez,  pèrjeton halle dhe brenga e tyre jo tè vogela, mendon e percepton njè lloj si ata .Tek ai asnjè varg nuk i vjen era literature,teresisht i frymèzuar nga jeta   :

“Ishte njè plak  shumè gazmor

Mè ka lènè shume mbresa
Me èmbèlsi fliste pèr vdekjen

Ashtu si fliste dhe jeta”

    Sèmundja èshtè morale.Kush   shpèton? Vetèm  e drejta,dashuria mund tè  na shpètojè.Virtytet jane dinamoja e Atdheut,ruajnè, shtojnè thesare  kombetare . Vlera e njeriut qèndron né faktin,ti afrohet sa mè  afèr   i d e a l i t.

Né impulse tè veçanta poeti jep dhe kujtesa qe kane tè bèjnè me mashtrimin e njeriut    dhe kur  bèn“tè mirèn” e ka “patericè” pèr ligèsinè qe do bejè .Nè kètè mes kemi tè bèjmè me pèrgjithèsimet e pèrjetimeve tè propagandès komuniste    me akustikè demokratike:

 ..Ngopu me fjalè tè kota

Nastradini  i flet fort  

 Rigoni nuk bèhet lis 

Sa te ekzistojè kjo tokè

   Po,Ylli Dilo nuk èshtè ndalur te dèshpèrimi e kritika.Bota e tij letrare  nuk èshte banuar vetèm me tè kèqijat ,ai manifeston nè krijmtarinè e tij - ku shpesh tè rrèmben me bukurinè e  forcèn e stilit -  ndèrgjegjen e qartè se, duhet tè duash njerinè realisht,me tè mirat e tè kèqijat e tij,ndryshe nuk e do fare.Ky fakt èshtè shprehje e vetèdijès dhe e bindjes sè tij tè thellè. Kjo tregon dhe  se si brezi shqiptar ndien e lartèson jetèn e i duhen udhèheqès qè dinè tè bèjnè ndryshime.  Nga ky vèshtrim èshtè nga ata intelektualè qè pasioni dhe   talenti qendrojnè né lartèsine e forcimit tè ndergjegjes kombetare  e demokratike,pèr tè dalè né pah faktorèt pèr zhvillimin e shoqèrisè shqiptare  .   Pikèrisht ashtu si thotè Alban Voka  nè parathènien e kètij libri: :”Libri  I Ylli Dilo-s,zbukuron spektrin e vlerave lirike tè diasporès shqiptare me motive malenkolike te ndjeshmerisè dhe nostalgjisè ndaj tè pareve tanè,ndaj Shqipèrisè me kushtrime tè  tè inspiruara …”



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora