Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhelal Ademi: Dështoi gjuha angleze e Shqipërisë

| E hene, 31.05.2010, 06:58 PM |


Dështoi gjuha angleze e Shqipërisë

 

Të gjithë na kuptuan vetëm Zoti jo

 

Nga Xhelal Ademi

 

Këngëtares shqiptare Juliana Pashës i futën në gojë gjuhën angleze për të bërë diq më të madhe në garën e eurovizionit. Ajo mjaft e pafajme bëri të pamundurën që ta ngrejë Shqipërinë sa më lart megjithkëtë zërin e sajë të gjith e ndëgjuan… vetëm Zoti jo… Zoti që ua fali shqiptarëve mijëra vite më parë gjuhën e tyre nuk e ndëgjoi atë në evinimentin më të rëndësishëm europian. Pse…kush ia mohoi shqiptares gjuhën e vet. Kush u turpërua nga gjuha shqipe. Kush e pa që është më e udhës të nxirren fjalë të huaja nga goja vetëmse të të marrin vesh të tjerët për një apo shtat pikë më shumë që krejt mëpas të tillët të hapin sytë tek diaspora shqiptare për mëshirë. Ku vallë do të provohet gjuha shqipe përballë kombeve të mëdha në mos në këtë ngjarje kontinentale. Andaj stafi i përrethshëm që shqiptares i vu në gojë gjuhën e huaj dhe e futën në luftë për fitore të madhe le ta marrin për vete këtë humbje. Le të kuptojnë njëherë e përgjithëherë që mohimi i gjuhës fut në mërzi dhe vetë Zotin që ta fali atë e që të dha një grusht mend ta kultivosh me gjelozinë më të madhe përballë kombeve. Dikush nga të tillët do të thotë që edhe ca nga kombet e tjerë bënë zë nëpërmjet gjuhës angleze…Kombet e mëdha kanë mjaft hapsirë të promovojnë gjuhën e tyre prandaj edhe mund tu lejohet luksi që të eksperimentojnë qoft edhe me një gjuhë të marrë nga gjungla. Sigurisht që do të qe një fitore tepër e madhe poqëse Shqipëria do të tërhiqej nga kjo ngjarje me zero pikë por me zërin origjinal. Kjo do të përbënte fitoren morale që dikujt i duket pak. Dështimi i gjuhës angleze tek goja e Shqipërisë përbën një fat të keq që nuk duhet përsëritur. Shqipëria nuk duhet të tolerojë që të nëpërkëmbet zëri i sajë origjinal. Se meriton këtë. Njerzit që merren me këto organizime duhet të kuptojë faktin se mes tyre jeton kënga labe e cila është e mbrojtur nga UNESKO, jeton kënga e bukur e veriut si dhe ajo e Shqipërisë së mësme. Të kuptojnë se përreth tyre frymojnë këngëtarë të talentuar siq është edhe vetë Juliana Pasha e cila për këtë rast del tepër e pafajme. Dhe pasiqë të kuptojnë këtë le të marrin në dorë fatin e gjuhës së tyre. Le ta vënë këtë të jehojë e gjithpushtetshme aty ku jehojnë gjuhët tjera të botës. Kështu do të nderojnë vetveten ndaj dhe do të jenë të nderuar edhe nga të tjerët…