E premte, 29.05.2020, 01:55 PM (GMT+1)

Aktualitet

Flora Brovina Presidente e ardhëshme e Kosovës?

E diele, 25.11.2007, 02:14 PM


Nga Zenepe Luka

Flora Brovina është një personalitet i gruas kosovare, që përgjatë dy legjislaturave është edhe deputete. Është me profesion mjeke pediatre, por edhe shkrimtare. E dënuar me 12 vjet burg nga regjimi i Milosheviçit, ajo u shndrrua në një simbol të qëndrsës së gruas shqiptare në mbrojtje të lirisë dhe të drejtave në Kosovë. Pas daljes nga burgu ajo u shqua si humaniste dhe prej vitesh drejton një qëndër për akomodimin e fëmijve jetimë të mbetur nga lufta.

Ajo është vlerësuar me shumë çmime ndërkombëtare, anëtare e nderuar e shumë Klubeve Ndërkombëtare PEN në të gjithë botën. Në vitin 2000 në Athinë ajo është zgjedhur nga gratë e Ballkanit mori një cmim nderi i akorduar nga Unesko. Po në këtë vit Brovin ka marrë çmimin Jonathan Mann për shëndetin dhe të Drejtat e Njeriut, që u pasuan nga çmime të tjera nga Organizata të njohura botërore sikurse janë: Doktorët e Botës. Organizata Globale mbi Shëndetin, Shoqata Francois etj. Në Paris ajo është vlerësuar me çmimin "La Ferthe", për kurajon për të shkruar, po në vitin 2000.

Në Gjermani ajo është vlerësuar me çmimin "Henrich Boll" për kurajon qytetare. Shoqata Amerikane për zhvillimin e Shkencës (AAAS) vlerësoi me cmim Flora Brovinën për humanizmin e saj përpara dhe pas bombardimeve të NATOS në Kosovë. Po kështu në vitin 2001 UNIFEM dhe Alerti Ndërkombëtar e ka nderuar Brovinën me Çmimi i Paqës së Mijëvjeçarit, çmim që jepet njëherë në 5 vjet për individë që kanë kontribuar për Paqën në të gjithë botën.

Flora Brovina është edhe fituese e çmimit të Komunitetit Ndërkombtar të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut si dhe mjaft vlerësimeve e çmimeve të tjera nga shumë shtete të botës. Ajo është themeluese e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi" dhe organizatore e pjesmarrëse në 5 Kuvendet e organizuara deri tani, është një ndër mikeshat e Nermin Vlorës.

Zonja Brovina,si do ti komentonit zgjedhjet e 17 nëntorit në Kosovë dhe fitoren e PDK,deputete e sëcilës jeni edhe ju?

Ashtu sikurse u vlerësua edhe nga ndërkombëtarët,zgjedhjet treguan se Kosova është në gjëndje të vetqeveriset,pasi e ka kulturën qytetare dhe njeh standartet demokratike.

Në Kosovë është bërë traditë,që dita e zgjedhjeve të shndrohet në ditë festekështu ndodhi edhe më 17 nëntor,që ishte dita e zgjedhjeve të treta,shumë të rëndësishme për momentin që kalon Kosova. Politikanët gjatë fushatës, por edhe zgjedhëzit në ditën e votimit,shpalosën kulturën qytetare dhe për pasojë nuk pati asnjë incident.

Kosova dha provimin e madh të vështirë më 17 nëntor,cka tregoi se është e denjë të qeverisë vetvehten,në mënyrë demokratike dhe tolerante, duke treguar urtësi politike. Kjo ishte një fitore për Kosovën,që tashmë prêt festën e madhe, shpalljen e Pavarësisë.

Fitorja e PDK,ishte e vulosur që më parë,madje ishte e vonuar.\ dhe kjo është fitore jo vetëm për anëtarët dhe simpatizantët e saj,por për mbarë Kosovën,pasi do të ndryshojë rrënjësisht qeverisjen e saj.

Ajo cka dua të theksoj,është kultura qytetare që u manifestua nga partitë politike,që u muarën me programet,duke qënë shumë afër zgjedhësve..Ju e dini,se kjo fushatë ishte e vështirë,pasi u mbajtën zgjedhje të trefishta.Për Kuvendin e Kosovës,për bashki e komuna si dhe kryetarët e tyre.Për herë të parë,zgjedhjet ishin me lista të hapura dhe për zgjedhësit një sfidë e re.

Cfarë vend zinte gruaja në këto zgjedhje?

Kosova është një njësi zgjedhore cdo e treta.Në listën zgjedhore cdo e treat,ishte candidate grua.Për gratë ishte paraparë diskriminimi pozitiv edhe për minoritetet,cka do të thotë se ky përfaqësim do të respektohet deri në fund,natyrisht duke respektuar edhe votat që kanë marrë.

Kosova edhe në këtë fushë,po tregon sens pozitiv,duke dëshmuar se e kupton dhe vlerëson si domosdoshmëri,pjesmarrjen e gruas në politikë dhe vendimarrje.Jo vetëm në këto zgjedhjke,por edhe në parlamentin e mëparshëm,gruaja zinte 30 përqind të deputetëve.

Mendoni se është edhe kontributi I vetë gruas në këtë "fitore",nëse do ta cilësonim kështu pjesmarrjen e gjërë të saj?

Pa dyshim.Ka një harmonizim të plotë të politikës ,cka e bën atë më demokratike dhe të kontributit të vetë gruas,për të qënë pjesë e ndërtimit të institucional dhe politike,ashtu sikurse ka qënë edhe pjesë e rezistencës.Roli I gruas është vendimtar në ndërtimin e shoqërisë demokratike në Kosovë dhe ajo pjesë e grave intelektuale që kanë qënë të zgjedhura,e kanë justifikuar më së miri me punën dhe sakrificën e tyre.me shembullin, përkushtimin dhe vetmohimin e tyre.

Ahsim Thaci u shpreh se pas 10 dhjetorit do të shpallet Pavarësia e Kosovës.Ishte një deklarim emocional I tij,apo një mendim I unifikuar I partisë që do të qeverisë Kosovën?

Jo vetëm PDK dhe partitë politike të Kosovës,jo vetëm kosovarët,por mbarë shqiptarët kudo që janë në botë,janë në pritje të këtij evenimenti të rëndësishëm.Tashmë është humbur durimi dhe nuk pritet që ky eveniment të zgjidhet me bisedime,që po zgjaten në pafundësi.Sikurse dihet,nuk u arrit të sigurohet një rezolutë për statusin e Kosovës ,kësisoj,zgjidhja do të bëhet nga vetë Kosova .

Le të ndalemi tek partia fituese PDK,që cilësohet ndryshe parti e luftës.Si ndhehet Flora Brovina në gjirin e kësaj partie,e keni gjetur vehten aty?

Sigurisht unë ndjehem shumë e lumtur për fitorten e partisë sime.Ishte koha e ndjelljes së votuesit,ishte koha e të kuptuarit të kësaj force politike,si forca që u priu proceseve më të rëndësishme në Kosovë dhe për lirinë,nuk kurse asgjë,as vuajtjet në kazermat serbe,as gjakun e derdhur për liri.Kjo parti I doli ballë popullit të pambrotjur dhe Atdheut.Kjo parti përbëhet nga një armatë e madhe grashë e burrash që kanë dëshmuar më herët patriotizëm dhe profresionalizëm,që dinë dhe duan të bëjnë shtetin e pavarur të Kosovës.Ka autoritete të shquara të kombit,por edhe të dëshmuar në botë,që e kuptojnë momentin historic dhe strategjik për kombin,por edhe për regjionin, padyshim.

PDK ka autoritete të dëshmuara andej,në krye z. Hashim Thaci kryeministër,që është njëri nga strategët e mëdhenj të kohës në nregjion,I cili me kabinetin që do të ofrojmë,ne do të dimë ti dalim ballë premtimeve të dhëna gjatë fushatës, vecanërisht problemeve të ahumta që po përballet sot Kosova,vecanërisht në zhvillimin e saj ekonomik.

Sfida më e madhe do të jetë shpallja e Pavarësisë,për të cilën nuk ka asnjë alternativë tjetër.Populli I Kosovës është lodhur duke pritur,ka derdhur gjak për të fituar të drejtat dhe liritë e tij dhe nuk mund të presë pa kufi.Duhet të ndodhë,ajo që duhet të kish ndodhur. Pavarësia.Kjo është e drejta legjitime e popullit të Kosovës,ndaj dhe mbështetet nga bota demokratike.

Besoni në arritjen e një vendimi të unifikuar nga Europa dhe SHBA për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës martire?

Ne besojmë tek vetvehtja, sepse pavarësia e Kosovës, në të vërtetë ka ardhur në vitin 1999, ku dhanë jetën mijëra kosovarë, për atë pavarësi u derdh gjaku lumë. E vërteta është se nonjëherë nuk e kanë mbajur besën, nuk e dimë nëse e kanë të qartë çdo të thotë fjala besë, çështë besa. Ata patën premtuar se pas katër vjetësh nga lufta Kosova do të ketë statusin e saj final, pavarësinë. Kjo hamëndje që zgjati 7 vjet, për mua do të thotë se ka munguar koncepti i "pavarësisë", se ka fërkime ndërmejt faktorit ndërkombëtar. Kjo nuk është një hamendje, por një realitet që preket, madje unë e kam konstatuar, e kam prekur edhe në kontakte me personalitete ndërkombëtare, ku duket qartë se mungon vizioni, apo herë herë shfaqet mendimi që Kosova të jetë protektorat, çka do të thotë që të zbutet një shtet i egër, që është përgjegjës për luftrat në Ballkan, që është autori i gjakderdhjes në Kosovë, shtet që e ka emrin Serbi. Ju po e shihni që ne jemi në prije të zgjedhjeve në Serbi, e mandej të vendoset statusi i Kosovës. Kjo është një padrejtësi e madhe. Është absurde që me të presim dhe të vonohemi në hap për integrimin, tranzicionin, për të ndërtuar instiucionet tona për të qënë subjekt edhe në përfitimet që rrjedhin nga kjo, qoftë nga fondacionet të ndryshme, qoftë bankat ndërkombëtare që të hvillojmë Kosovën. Kemi një realitet të trishtë, në vend që të ecim përpara, jemi ngecur në vend, për të mos thënë se jemi kthyer pas.

Si do t i komentonte deputetja Flora Brovina humbjen e LDK?

LDK,me kohë duhej të kishte zbritur në shkallën që I takonte realisht,Ju keni ndjekur përcarjen në atë parti,që kishte si shkak të vetëm rrëmimin e posteve.Kjo dëmtoi jo vetëm partinë,por edhe imazhin e politikës në Kosovë. Mua nuk më pëlqen konflikti,pasi cënon në thelb demokracinë.ër hir të së vërtetës duhet thënë,që prej shumë vitesh ajo është ndjerë e dobët, e krisur,humbja në zgjedhje,sigurisht u dha të kuptojnë liderëve,se vendi I tyre është aty,ku votuan zgjedhësit.

Mendoj se koha e artë e LDK,ka perënduar,por kjo sdo të thotë se nuk është I domosdoshëm kontributi I kësaj partie me eksperincë në dërtimin dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës,duke menduar tashmë realisht për Kosovën dhe jo për vedi.

Si do ta cilësonit qeverisjen e deritanishme të Kosovës zonj.Brovina dhe cfarë do të përmirësojë qeveria e Partisë Suja që fitoi zgjedhjet?

 

Nëse flasim në të mirë të Kosovës, duhet të themi, se për më tepër në këto momente, i duhej një qeveri shumë profesioniste. Ka qënë e pafalshme që në qeverinë që po ikën,ka pasur ministra me shkollë të mesme, ndërsa ka dhjetra e dhjetra intelektualë me grada shkencore. E pra realiteti është ky, gjysma e kabinetit ishte me shkollë të mesme, dhe normlisht bëhet pyetja.

Me këtë profesionalizëm do të udhëheqim Kosovën?

Shembujt janë të shumtë, por nuk po poërmend emra, kush të dojë t i verifikojë, ministrat ende janë në karrike.Nga ana tjetër, Kosova pretendon të jetë një shtet demokratik.

Si mundet të ecë në këtë rrugë, kur kemi vetëm një grua ministre? Në qeverinë e ardhëshme duhet korigjuar, kjo padrejtësi.

Cfarë do të korigjonte Qeveria juaj,që pritet të formohet së shpejti? Atë që mungoi në qeverisjet e mëparshme dhe sapo o cituam.Në rradhë të parë do të vlerësohet kapaciteti, professionalizmi, përkushtimi dhe ndershmëria e anëtarëve të kabinetit.Qëlli ynë do të jetë ti sjellim Kosovës Pavarësinë, të ngrejmë nivelin ekonomik dhe të arrijmë standartet,për tu bërë pjesë e Europës.

Do të na interesonte të mësonim se cila ka qënë dhe mbetet kontributi I gruas deputete për të përmirësuar standartet në Kosovë?

Unë përsëris mendimin tim, që gruaja në Parlamentin e Kosovës është zonjë e shtëpisë, ky është realiteti, pavarësisht se ndokujt nuk i vjen mirë, por kjo pak rëndësi ka. Është e vërtetë se ajo nuk ka udhëhequr komisionet dhe kjo, jo se nuk është e aftë, por ama është vendimtare me votën e saj,por me kontributin e saj në nxjerrjen e ligjeve, amandementeve, ka dhënë mendimet e saj që ato të jenë bashkëkohore, merr opinione nga popullata, është shumë serioze, është shumë serioze kur i qaset kësaj detyre, përkushtimi dhe përgjegjësia e shoqërojnë gjatë gjithë kohës si deputete. Ne hedhim poshtë me përbuzje ndonjë mendim që shfaqet herë pas here se, që në të vërtetë është një koncept, se gruaja është dekor i parlamentit. Natyrisht, flasin njerëz tinzarë, apo që nuk e njohin kontributin e saj që përbën 30 përqind të parlamentit. Nëse do të kqyren diskutimet, jo vetëm për nga numuri, por edhe cilësia. Deputetët e prekin rolin e gruas, pavarësisht se nuk e shprehim, janë xhelozë dhe merakosen se mos ju zihet vendi që kanë marrë ndoshta dikush padrejtësisht. Tashmë,me raportet e reja që u krijuan nga zgjedhjet e 17 nëntorit,me predispozicionin e PDK,si një parti që e vlerëson gruan dhe ka në gjirin e saj një armatë të madhe grashë intelektuale,gruaja deputete do të drejtojë edhe komisione dhe do të zërë vendin që I takon.

Mendoni se lufta e gruas për të siguruar barazinë gjinore duhet te nis nga partia ku bën pjesë?

Një pyetje shumë e drejtë. Ne kemi studjuar dhe kemi arritur në përfundime se ku është pengesa për të vënë në vendin e vet gruan, që ajo të jetë e fuqishme në vendimarrje, në marrjen e pozicioneve që i takojnë, për të mos lënë krysinë e kuvendit mashkullore, që në një kabinet qeveritar të ketë vetëm 1 ministre dhe zv ministre, madje edhe këto të zgjedhura me dëshirë, pasi nuk i plotësojnë kushtet dhe nuk pasqyrojnë vlerat e vërteta të gruas intelektuale kosovare. Po , është e vërtetë dhe ne kemi ardhur në përfundimin që çelësi është tek fuqizimi i gruas në kuadër të partisë. Lufta duhet filluar aty për të demokratizuar partinë ku bëjmë pjesë, të ngjallim debat, të kërkojmë përqindjen që na takon në bazë të votës dhe të mos lejojmë si deri tani, që burrat të zënë pozicionet dhe gratë të jenë figurante në parti e pastaj të jenë të pafuqishme dhe të mos marrin përgjegjësinë në udhëheqjen e shtetit, ashtu edhe në vendimnarrje. Me këtë ide, janë pajtuar edhe gra të tjera dhe të gjitha bashkë po kontribuojmë, fillo me ligjin zgjedhor dhe më pas me kushtetutën.

Realiteti na dikton nevojën jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet e rajonit, që të rritet përqindja e pjesmarrjes së grave, që nuk është e falur, as dhuratë nga shoqëria maskiliste, por një meritë, një borxh që duhet të kthehet menjëherë, ndryshe vritet demokracia. Roli dhe vlerat e gruas duhet të shpërblehet, të vlerësohet.

Mund të na jepni një opinion një opinion lidhur me gjëndjen aktuale të familjes kosovare. Çfarë ka ndryshuar për mirë dhe cilat janë problmet?

Familja kosovare është shquar për traditën që ka pasur, thuajse ishte një institucion i rëndësishëm që i paraprinte shoqërisë, pse ka mbajtur barrën kryesore, ishte një celulë e vetme, e pathyeshme. Familja shqiptare ishte shembull dhe admirohej nga të huajt, por ndryshimet, sollën edhe ndryshimin e kësaj celule dhe është e natyrshme që do të ndikonin mbi të. Kështu vëmë re disa transformime të çuditëshme, është copëzuar, ka vërshuar elementi i divorcit dhe fenomene të tjera të padëshiruara, që po i zbehin imazhin familjes shqiptare. Sigurisht këto janë refleks i traumave të përjetuara gjatë luftës, i krizës ekonomike, apo i përpjekjeve të saj për të siguruar të drejtat në familje e shoqëri dhe të gjitha këto janë çështje të socialogëve. Por nga ana tjetër është një problem pr të cilin duhet debatuar. E nënvizoj këtë fakt, pasi po ndodhin probleme të pahijshme që nuk janë njohur më parë, sikurse janë konflikti mes gjeneratave, kuptohet, verbale, mes prindërvçe dhe fëmijve etj. Kosova nuk ka pasur kohë që t i qaset këtij fenomeni, që nuk është pozitiv dhe shfaqet për herë të parë. Gjykoj se është detyrë e shoqërisë, e institucioneve, e masës së grave intelektuale kosovare për të parë se nga vijnë këto pasoja dhe çfarë ndihme duhet dhënë për të mbyllur shtigjet nga vjen e keqja, shthurja. Është një problem i rëndësishëm, që vërtetë këkron vëmëndjen në këtë periudhë trazicioni.

Flora Brovina është edhe poete,por edhe gazetare. Si do ta vlerësonit rolin e media në Kosovë,sa kontribon në shërimin e plagëve të shoqërisë kosovaredhe vecanërisht problemet e gruas?

Kemi gazetarë të rinj që ju qasen këtyre shqetësimeve,pra të familjes, por për probleme të tjera, sikurse është çështja e grave të përdhunuara, që i kalojnë përciptas, nuk ndalen seriozisht, çka bën që ta lëndojnë problemin. Tema të tjera janë fenomeni i grave të ve dhe shfrytëzimi i tyre, është një problem social. E vërteta është se gratë në Kosovë nuk kanë dashtë të bëhen probleme sociale, ato kanë kërkuar punë, të fitojnë pavarësinë në familje e shoqëri, të sigurojnë mbijetesën ekonomike, të rrisin fëmijë të shëndetshëm dhe trima për Kosovën. Një paradoks i medias është se në këto kushte të një krize ekonomike, ndalen veçanërisht në fushën e artit, tek modelet dhe këto probleme komplekse të shoqërisë në Kosovë, lihen të dorës së tretë do të thosha. Media rend pas lajmit sesansional dhe pak futet në brendësi për të analizuar fenomenet, për të nxjerrë shkaqet, por edhe për të dhënë opinionin e saj dhe rrugët se si duhen parandaluar. Nëse do të veprohej kështu, do të ndihmohej më shumë Kosova, aq më tepër po të kemi parasysh rolin dhe efektin që bën media.

Ju jeni një nga themelueset e Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi",keni qënë edhe një mike e Ambasadores së Kombit.Cfarë do të thonit për veprimtarinë e tij dhe Kuvendin e 6-të që do të mbahet në Stamboll në ditët e para të dhjetorit?

Ky Fondacion,që funksion prej 6 vitesh,po luan një rol shumë të rëndësishëm,që nuk e ka bërë ndonjë shoqatë tjetër deri më tani.Ai bashkon zërin e gruas intelektuale shqiptare,të grave të shquara elitë të Kombit nga të gjitha shtetet,për të kërkuar të drejtat dhe barazinë e gruas,për ta vendosur gruan në vendin që I takon.Përvec veprimtarive të shumta shkencore, kulturore, veprimtaria më e rëndësishme e vitit,është mbajtja e Kuvendeve.Vallja e këtyre Kuvendeve nisi në Vlorë,ku u thirr Kuvendi I parë,I dyti në Prishtinë,I treti në Shkup,I katërti në Kalabri,I pesti në Ulqin dhe jan,mbrritëm tek I gjashti që do të mbahet në Stamboll,ku do të organizohet edhe një tubim për pavarësinë e Kosovës.Është shumë emocionante që takohen gra intelektuale shqiptare nga shumë shtete,ngrejnë probleme në podiumet dhe bashkojnë zërin dhe luftën e tyre për të ngritur në përgjegjësi gruan,që ështe e aftë që të drejtojë edhe shtetin.

Ku mendoni të thirret Kuvendi I &-të I gruas së shquar?

Kjo do të vendoset në Kuvendin e Stambollit,por unëe gjykoj se bordi organizator i Fondacionit Mbarëkombëtar "Nermin Vlora Falaschi" duhet ta shohë të udhës që kuvendi i ardhëshëm të mblidhet në Preshevë. Pse jo? Ka gra të devotshme, që për arësyet që dihen,kanë mbetur të mënjanuara nga pjesa tjetër e grave shqiptare, Pavarësisht nga kjo, atje ka jetë, ka përvojë, kemi ç të marrim dhe të japim.Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.Kuvendi do të ishte një festë e gruas intelektuale shqiptare atje.Më kërkuat një mendim e dhashë,por është Kuvendi që mezi presim të shkojmë në Stamboll që do të vendosë.ndoshta edhe në Greqi për të bashkëbiseduar me gruan arvanitase.Kam rastin të përgëzoj presidencën e Fondacionit "Nermin Vlora" në Shqipëri,që na ka bashkuar dhe na jep mundësinë për të sjellë zërin tonë në këto kuvende,që mbeten ngjarje të rëndësishme në historikun e gruas shqiptare.

Një pyetje të fundit për ju.Mendoni se Flora Brovina,do të jetë Presidente e ardhëshme e Kosovës?

Kjo nuk varet prej meje.Ajo që kam unë në dorë është që,si deri më tani,të mos kursej energjitë e mia për cështjen e Kosovës,për të cilën flijohemi. Realiteti është se ka ardhur koha,që gruaja të drejtojë edhe shtetin dhe të balancohet në institucione dhe vendimarrje me pjesën tjetër të shoqërisë. Kjo është një shenjë emancipimi e shoqërisë ku jetojmë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora