E enjte, 25.04.2024, 04:48 PM (GMT+1)

Kulturë

Kadare: Shqipëria, e vërteta mbetet në arkiva

E hene, 31.05.2010, 07:57 PM


Kadare: "Shqiptarët nuk kanë guximin të përballen me të kaluarën e tyre. Hakmarrja është alibi, pretekst..e vërteta nuk mund të fshihet"

 

Nga Domenico Quirico

 

“Përbindëshi” është një libër kyç mbi identitetin e një vendi i cili dy herë u nda nga Europa, në fillim nga turqit dhe më pas nga komunizmi...

 

“Është problemi numër një i cili për fat të keq ende nuk është zgjidhur. Por është për të gjithë Ballkanin, kjo ndërprerje me Europën, kjo lidhje me perandorinë turke. Por historia është ende më antike, më parë ka qenë gadishulli iberik i cili ishte ndarë nga Europa, më pas Ballkani. Turqit e provuan edhe me Italinë, objektivi i tyre i vërtetë, pasi morën Romën, Kostantinopolin, por nuk ia arritën. Më pas ndryshuan mendin, vendosën të shkojnë në Ballkan, drejt zemrës së Europës..”

 

Më pas fashizmi një periudhë e shkurtër...

 

“Po, por për shkak të fashizmit erdhi komunizmi. Jugosllavët, shqiptarët dhe grekët u bashkuan nën një ideologji mbikombëtare. Në Shqipëri, nuk ishin shenjat, nuk ishin kushtet që komunizmi të ishte fati ynë.”

 

Më pas koha e totalitarizmit të madh fetar, stalinian, kinez, autoritar, i keni njohur të gjitha format e totalitarizmit..

 

“Mbi të gjitha ishte e trishtueshme. Shenja e parë është represioni, më pas mërzia. Nuk flitet kurrë për këtë trishtim, e pra ishte një gjë e përditshme që ngacmonte njerëzit bashkë me dhunën, zbehtësinë dhe varfërinë.

Në regjim krijohet një jetë artificiale, një skenar filmash vizatimor, pasi një jetë normale nuk mund të jetë në një diktaturë. Qëllimi i parë i tiranëve është deformimi i jetës, ç’organizimi total i saj. “

 

Ishit një shkrimtar me famë atëherë, si mund të mbijetohet nën tirani?

 

“E vetmja mënyrë për të rezistuar është të përpiqesh të shkruash, të bësh të besosh veten tënde se jeton në një vend diktatorial, por që në të njëjtën kohë, ju mund të bëni dicka që del nga ky model; mbi të gjitha të bësh letërsi!

Ia arrin apo jo, nuk ka formula, duhet të tentosh; “Përbindëshi” u publikua më pas u ndalua. Edhe në periudhën e stalinizmit kanë ekzistuar shkrimtarët e jashtëzakonshëm. Bulgakov ka krijuar gjithcka nën stalinizëm. Kështu dhe Maldestam, Anna Akmatova, edhe nën stalinizëm ka letërsi të madhe”

 

Nganjëherë duket më e vështirë të shkruash në një demokraci...

 

“Është një koncept i cili duhet ti vendosë shkrimtarët në vështirësi që të shkruajnë mirë. Nuk mund të nxirren konkluzione nga një ekstrem në tjetrin, nuk është liria që bën letërsinë, nuk është tirania që e vret, nuk është liria që bën të shkruarit e gjeniut, nuk është diktatura që bën mediokritetin. Mrekullia e saj është se nuk është e klasifikueshme”

 

Më pas erdhi pranvera shqiptare, siç e quan periudhën aktuale vendi yt?

 

“Një situatë që nuk është për tu patur zili. Sigurisht që diktatura është rrëzuar, por mbeten gjithmonë sjelljet: Jo ato konkretet por ato të një mentaliteti të përgjithshëm. Shqipëria ende nuk ka realizuar këtë shkëputje, është diskutuar gjatë por për fat të keq ende nuk është rënë dakord për një ligj për tranparencën për të hapur arkivat sekrete. Kjo mosnjohje e të vërtetës ka ndikuar negativisht, lejon spekulimet dhe favorizon një pjesë të korrupsionit që bren vendin; pasi disa njohin sekretet e të tjetërve dhe i përdorin. Ish- informatorët, spiunët janë bërë një lloj thesari për dy kampet e politikës, përdoren si armë për kërcënim.  Shqiptarët nuk kanë guximin të përballen me të kaluarën e tyre. Ka nga ato që thonë: hapni arkivat, të tjetër kundërshtojnë: jo, pasi kjo do të krijonte probleme, jemi vendi i hakmarrjes.

Por nuk mund të mbulohet e vërteta për asnjë pretekst. Është një pretekst, një alibi kjo e hakmarrjes. Në Shqipëri ka mijëra ish-të burgosur që takojnë në kafenetë e tyre ata që i torturuan dhe nuk ndodh asgjë. Ish informatorët janë një problem i komplikuar, duhet të jetojnë por nuk mund të kenë poste drejtuesish nuk duhet të japin leksione morali. Edhe jeta e tyre është një kapitull drame, ishin rekrutuar me metodat e të majtës, janë mashtruar por nuk kanë të drejtën të bëhen lider të vendit”

 

Europa ishte shpresa juaj, ju ka zhgënjyer me grindjet e saj mediokre, dhe makthin e saj të komunizmit ?

 

Jo, të bëhesh europain është ende aspirata numër 1, nuk ka alternativa të tjera. Sigurisht nuk është parajsa, ka problemet e saj të mëdha dhe të vogla, strategjike dhe të përditshme por nuk ka alternativë tjetër. E imagjinonin me kryeveprat e saj, janë pak të zhgënjyer por kanë kuptuar edhe logjikën e këtyre defekteve, nuk mund të krijohet një sistem liberal demokrat pa ekzistuar këto defekte.

 

A ka shkrimtarë dhe libra që të kanë nxitur të bëhesh shkrimtar?

 

“Në adoleshencë pëlqehet një letërsi shumë dramatike, e errët, fantastike. Unë isha kështu, në Ballkan ekziston një trashëgimni folklorike dhe popullor që ishte afër epikës shekspiriane.

Shkrimtari mund të dëmtohet nga kjo, por unë për fat të mirë pëlqeja dhe groteskun, gëzimin, fantazinë. Don Kishoti, që ishte shumë i njohur në Shqipëri, ka luajtur një rol ekuilibrimi të kësaj ane të errët, epike. Gjithcka është vënë në dyshim nga Don Kishoti.

Ka pasur etje të madhe për letërsinë botërore, Danten, Servantes, Shekspir, ishin pothuajse si autorët shqiptarë, si klasikët shqiptarë, madje më shumë.

Dante ishte shumë i njohur para se të pushtoheshim nga Italia, dhe shumë besonin se, me dëbimin e italianëve, ai që ishte bërë shkrimtari i parë shqiptar do të bëhej i famshëm. Por në komunizëm, Dante u bë edhe më popullor, përkthimet më të mira të Komedisë Hyjnore janë bërë në periudhën e komunizmit, përkthime fantastike, disa prej përkthyesve kanë punuar në burg.

 

Pse?

 

“Pas prishjes me kampin socialist, letërsia ruse dhe sovjetike la një boshllëk të madh dhe duheshin shtuar publikimet e letërsisë klasike të gjithë botës, të mbusheshin raftet e librarive. Në fillim u duk një zhvillim pozitiv më pas u lidhëm me Kinën....”

 

Ju keni udhëtuar në Kinë....

 

Po një herë gjatë revolucionit kulturor. Objektivat e delegacionit tonë kulturor ishin Kina, Korea dhe Vjetnamo. Përshtypja ishte e fortë edhe pse delegacioni ynë ishte i izoluar nga realiteti. Nuk mund të thuhet që nuk kuptohej dhe nuk shihej. Kam publikuar një roman mbi miqësinë mes Shqipërisë dhe Kinës, një libër grotesk. Pasi prishëm marrëdhëniet me Pekinin ishin politikisht korrekte të kritikonim kinezët, dhe meqë ishin të ngjashëm ishte një mënyrë për të kritikuar Shqipërinë”.

 



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora