Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Flet “Mjeshtri i madh”, koreografi Besim Zekthi,Lili Cingu, Arif Vladi, Fatmira Brecani

| E diele, 30.05.2010, 02:13 PM |


“Vallja e shqipeve”, është vallja monumentale shqiptare

 

Nga Albert Zholi

 

“Mjeshtri i Madh” Besim Zekthi, në punën e tij krijuese si koreograf, ka ardhur duke u ritur nga vallja në valle, nga premiera në premmierë. Shkathësia, mprehtësia, impulsiviteti, dinamizmi i këtij valltari dhe koreografi kanë mahnitur me mijra dhe mijëra spaktatorë në të katër anët e botës. Vallet e interpretuara dhe të krijuara prej tij, janë virtuoze dhe po aq profesionale.  Kërcimtar plot temperament, energjik, i lehtë, me një mimikë shumë të pasur dhe ekspresive ai ka interpretuar me gjithë shpirt. Sipas shumë specialistëve tek loja e tij janë parë përsosmëria teknike, elegancë e trupit, shkathtësia artistike, saktësia profesionale. Në kërcimet e tij, në egzekutimet e valleve ai dukej si shqiponjë mali, impozant, i rrethuar dhe nga shqiponja të tjera të vogla. Si koreoigraf, vallet ai i ka pasuruar me lëvizje  të reja, me nuanca të reja, me figura të reja.  Këto ai i ka zbuluar në folklorin e pafund të territorit shqiptar dhe më pas i ka përpunuar, pasuruar, i ka sjellë më të freskëta dhe i ka vënë në skenë me art. Ai mbetet solisti më i mirë i Asamblit të Këngëve e Valleve Popullore, të të gjitha kohërave.

 

Box

Para disa ditësh, “Mjeshtri i Madh” Besim Zekthi dha në TOB, Recitalin Koreografik, “Shqipja më dha krahë”.  Në këtë Recital Zekthi, shfaqi përpara publikut të shumtë  pjesë koreografike nga krijimtaria e tijë më e mirë  gjatë 50 viteve të karrierës. Në këtë Recital, interpretuan: Solistët dhe grupi i valleve drejtuar nga Rexhep Celiku. Orkestra e drejtuar nga Vladimir Hasimi. Grupi vokal i drejtuar nga  Gramoz Burba. Solistë: Sabahet Vishnja dhe Irini Qirjako, si dhe artistë të ftuar: Myfarete Laze, Arif Vladi, Fatmira Breçani.

 

Z. Besim, çfarë ishte për ju ky Recital?

 

Ky është një Recital i vecantë, një përmbledhje i një pune 50-vjeçare në kulturën kombëtare shqiptare. Ky recital përmbledh në vetevete  qindra  koncerte në të gjithë botën, miliona njerëz duke filluar nga konkurimet, kombëtare, ndërkombëtare, vlerësimet, etj...Ky ishte një grumbullim  vlerash i kulturës shqiptare. Mendoj se kënaqa publikun por edhe zgjoj memorjen time për punën e bërë për 50 vjet.

 

Thoni 50 vjet, kur e ka hedhur vallen e parë në Asambël Besi Zekthi?

 

Ka qenë viti 1952. Ndrësa në vitin 1957,  me rastin e ndarjeve të TOB nga Asambli Shtetëror, u rreshtova në formacionin e Asamblit deri në ditën e pensionit.

 

Jashtë shtetit me sa dëgjuam nga miqtë e tu, ju keni kërcyer në sheshe të mëdha dhe stadiume…Ndoshta salla e TOB, pas këtyre të është dukur e vogël? Kë veçoni nga këto konkurime?

 

(Qesh), Po, jashtë atdheut fama e Asamblit të Këngëve dhe Valleve ka qenë e madhe. Asnjë nuk e besonte që ky vend i vogël të kishte një Ansambël kaq të madh, kaq të kompletuar. Kemi shkuar në dhjetra shtete nga Parisi në Kartagjen në Afrikë. Por, për festivalin e Dizhonit në Francë që ka mbetur në historinë e këtij vendi (në vitin 1970), do të ndalem. Jo vetëm se morëm “Gjerdanin e artë” , por ne kërcyem, kënduam, në mënyrën më të bukur…shkëlqyem..vezulluam. Ishte një ditë magjike. Ne të vegjlit u bëmë si male. Të “Mëdhenjtë” na shihnin me habi dhe ne të papërmbajtur kërcyem dhe jashtë në sheshe. Janë momente që I kujtoj e nostalgji dhe më duken sit ë papërsëritshme.

Ansambli ka qenë yll ndriçues në mbarë globin

 

Ju keni kërcyer por dhe keni krijuar shumë valle, mund të na përcillni disa prej tyre?

 

Në punën time si kërcimtar dhe si krijues jam munduar me mish dhe shpirt të mbledh, të ripunoj,  dhe prezantoj vlerat mmë të spikatura të kulturës sonë që nga Konispoli dhe deri në Tropojë (majat e Shkëlzenit), që nga Adriatiku dhe deri në fushat e Devollit, por edhe në krahinat jashtë territorit shqiptar, siç janë zonat e Maqedonisë, Çamërisë, Kosovës, Malit të Zi.  Krijimet, interpretimet, dhe realizimet janë shumë, por unë do të veçoj “Dasma e Rrugovës” (për kryengritijen e famshme të Rrugovës), “Për flamur dhe për atdhe” (elegji e Rexhës) vallen çame, të “Osman Takën”, vallet labe.

 

Megjithatë latë një valle…Midis të tjerave dhe sot u interpretua “Vallja e shqipeve”, mos është vallja monumentale shqiptare.?

 

Po! Edhe unë bashkohem me këtë mendim. Ajo valle mbetet në piedestal e paarritshme.  Atë valle e ka ideuar prof. Panajot Kanaçi së bashku me mua. Kanaci mbetet një professor I nderuar I koreografisë shqiptare. Muzika e kësaj valleje që është kthyer në një legjendë u krijua nga Pjetër Gaci “Artist i Popullit” Kjo valle ka tronditur jo vetëm popullin tonë por mbarë skenat e botës ku është kërcyer. Kjo valle mbetet shqiponja,  thirrja për bashkim, hymni skenik që të mbërthen me pathosin e saj. Ajo është vallja e flamurit, ose historia –legjendë e flamurit tonë.

 

Ju thatë se në regjimin komunist, keni pasur rezultate të larta. Po vetë Enver Hoxha ka qenë i interesuar për këtë ansambël dhe a mirrte pjesë në aktivitetet tuaja?

 

Duhet folur drejtë. Unë jam artist s’jam politikan. Unë jam i dashuruar me vallen, me këngën e valleve.  Me aq sa kam parë dhe sa e kam njohur Enveri ka patur një simapti të jashtzakonshme për Ansamblin. Unë kam pasur disa takime me të. Në shumë aktivitete me karakter kombëtar ai na përshëndeste të gjthëve. Enver Hoxha për kulturën në tërësi, por për Asamblin në veçanti, ishte diktator apo jo (s’jam unë që e përcaktoj),  ka pasur një dashuri dhe vlerësim,

 

Sa valle keni pas kërcyer dhe krijuar?

 

Mbi 90 kanë qenë dhe mbeten në piedestal.

Nuk është e thënë që çdo valle duhet të jetë në nivelin e kryeveprave.

 

Sa titiuj i janë dhënë Besimit

 

10 tituj. Nga “Urdhëri i flamurit”, “Urdhëri i Çmimit të Republikës”, “Mjeshtri i Madh i Artit”, “Mjeshtri i madh i Valles Shqiptare” (karrierë 50-vjeçare) dhe shumë tituj dhe urdhëra të ndryshëm që më janë akorduar gjatë gjithë kohës. Të gjitha medaljet që kam marrë jashtë, të gjitha kanë qenë të arta.

 

Ky recital ishte një shkëndijë që ju i dhatë Aamblit të Këngëve dhe Valleve. Nga shumë spekatorë u tha se kishin kohë pa parë një shfaqje të tillë. Pra madhështia e Aamblit është venitur?

 

Besoj se po. Asambli do investim të madh, pasi ëshët art kolektiv. Vetë emir Ansambël në thelb do të thotë shumllojshmëri veshjesh, këngësh, vallesh. Pra duhet të ketë sa më shumë njerëz, që të mund të shprehësh mendimin e krijimtarisë. Po të shohësh sot Asamblin ndjen keqardhje. Ai është rrudhur, mpakur, ose më mire tw them  si bëtë ju pyetjen- është venitur. Ne në konkurime apo në festa e pakta kërcenim 15 çifte pra 30 veta. Porn ë vendet e huaja ku konkuronim apoom ftoheshim kishte raste që bëheshim dhe 50 çifte. S’mund ta besosh. Edhe mua sot më duket ëndërr. Eshtë një dobësi e shtetit dhe e shoqërisë në përgjithësi që i kanë lënë në harresë këto vlera, thesare të popullit.

 

Shpesh thuhet se  Besim Zekthi i ka kushruar pjesë nga krijimtaria e tij edhe Kosovës?

 

Kosovës i kam kushtuar një pjesë të madhe të krijimtarisë sime shpirtërore. Jo vetëm duke bërë shfaqje për Kosovën me vallet dhe këngët kosovare, por duke krijuar dhe vallet (si koreograf). “Për flamur e për atdhe”, “Dasma e Rrugovës”, “Motive të grave të Prizrenit”, “Valle me motive festive për Kosovën”, një seri vallesh. Kemi dhënë një koncert me valle dhe këngë vetëm për Kosovën në vitin 1982, në një kohë që ishte shumë e vështirë të punoje me motivet kosovare.

 

 

Flet valltarja Lili Cingu

 

Znj Lili, si u ndjetë sot në këtë koncert të mikut dhe koreografit të shquar Besim Zekthi?

 

Emocionet për një artiste gjithmonë janë të vazhdueshme.Unë gjithmonë emocionet në skenën shqiptare i kam pasur të mëdha.Më është  dhënë mundësia që unë të kërceja (koreografi) me Besim Zekthin dhe kjo më ka bërë që unë të isha dikushi në skenë. Pra në skenën time ku unë u ngrita sot në këtë Recital, jam ndjerë si në ditën kur jam ngjitur për herë të parë në TOB. (loton). Në këtë skenë kalova rininë dhe pjesën më të madhe të jetës. Kisha kohë që nuk e kasha prekur dhe sot mu diuk se rilinda. Vetë qënia e Besimit si organizator më dha emocine të fuqishe. Puna me të ka qenë një ekpseriencë e shkëlqyer. Ai I ka dhënë shumë, shumë koreografisë shqiptare dhe ne me të kemi qenë gjithmonë fitimtar. Njerëz të tillë nuk duhet të harrohen. Ata janë memorja e kobit. Asambli për vite të tëra ka qenë ambasadori më i mirë i kombit shqiptar kudo në botë

 

Fatmira Breccani

 

Sot ndjehem më e emocionuar se para disa ditësh kur dhashë Recitalin tim në skenë. U ndjeva e tillë , pasi dihet se kush është Besim Zekthi, çfarë I ka dhënë ai skenës shqiptare, koreografisë shqiptare. Ai ngelet një nga korifejt e koreografisë por edhe të të solistit (si valltar). Unë kam kënduar disa prej valleve të kënduara dhe kam qenë e nderuar e respektuar që kam kënduar valet që ai udhëhiqte si solist. Njeës të tillë janë të paktë dhe ata duhet të marrin vlerat që u takojnë. Ju e patë vetë se çafrë duartrokitjesh kishte në sallë. Se si gjëmonte salla. Falë tij Asamabli I Këngëve dhe Valleve ka marë vlerësime nga më maksliamelt Brenda dhe jashtë atdheut.

 

Arif Vladi

 

Sot, u ndjeva më i ri, më i guximshëm, ë afër të veçantës. Ishte nbjë Recital që i kishte munguar TOB dhe organizatorët dhe vetë drejtuesit e TOB, e sollën para publikut në kohën e duhur. Puna ime me Besim Zekthin ka qenë një eksperiencë e shkëlqyer. Valltar dhe koreograf si Zekthi rrallë vijnë në jetë. Ai mbetet një ndër ikonat e koreografisë shqiptare. Valet e tij janë thirrje, janë kushtrim, janë jehonë, janë forcë. Ishte kënaqësi që isha pjesë e këtij koncerti të rrallë që më mbushi me frymëzim dhe me ide të reja.