Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahë Sadrija: Plagët e luftës peshojnë rëndë në trupin e invalidit të UÇK-së, Ismet (Xhafer) Neziri

| E shtune, 29.05.2010, 07:58 PM |


Plagët e luftës peshojnë rëndë në trupin e invalidit të UÇK-së, Ismet (Xhafer) Neziri

 

Nga Jahë Sadrija

 

Breshëritë e plumbave të armikut kryqëzoheshin mbi kokat e banorëve të Rrafshit të Dukagjinit dhe në mbarë Kosovën. Ata plumba, plagosën dhe morën shumë jetë trimash të luftës së UÇK-së. Pushtuesit serbë na e paten sjellë zjarrin përvëlues mbi kokë, ndersa jetën e kalonim në pritje, se siç vjen agu i ditës pas një natë të gjatë, do të vijë edhe dita jonë.

Kështu u shpreh në fillim të bisedës, Ismet Neziri, sot invalid i UÇK-së.

Plagë të renda po mbaj në trup, por dhembja për shokët që ranë dëshmorë nuk më hiqet nga zemra.

Ismet Xhafer Neziri u lind më 22.09.1975 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në qytetin e lindjes. Ismeti ishtë femija i parë nga babë Xhaferi dhe nënë Asreta.

Levizja çlirimtare ia ndërprenë shkollimin e mëtejmë, sepse etja për liri, me dashuri të fortë e dergojnë në mars të vitit 1998 të kalojë nepër Jabllanicë dhe të sistemohet në radhët e UÇK-së në Gllogjan.

Sipas nevojës, ani pse i ri, mori pjesë në këto beteja: Gllogjan, Shaptej, Prilep, dhe së fundi, në ofenzivën e njohur të 11 Gushtit 1998 në fshatin Baballoq.

Në këtë ofenzivë përballë forcave serbe mori plagë të rënda trupore. Po në të njëjten ditë u plagosën edhe Zenun Mataj, Lulzim Humaj, Nexhat Humaj i cilli nga plagët e rënda vdiq në vend, ndërsa, Zenun Mataj, plagosët rëndë vdiq në spitalin ushtarak në Pagarushë të Malishevës.

Ismeti pasi merr ndihmën e parë në Jabllanicë, nga Dr. Dervish Gashi, dërgohet me qerre kuajsh dhe me plot rreziqe i ndihmuar nga Nesim Haradinaj dërgohët në Irzniq të Deçanit dhe merr ndihmën plotësuese nga Dr. Avdyl Krasniqi.

Nga këtu si gjysmë të vdekur e dërgojnë në spitalin e UÇK-së në Pagarushë.

Për shkak të plagëve të renda që kishtë në dorë dhe në kembë, dhe në pamundësi shërimi, në shtator të vitit 1998 e dërguan në Qendrën  e Rehabilitimit në Tiranë.

                                            

Mjekët e spitalit në Tiranë e bënë gjithë atë që mundën, por plagët dhe gjendja shëndëtsore sa vinte e i rëndohej.

Për këtë, konsuliumi i mjekëve në Tiranë e udhojnë që të kërkon shërim në një shtet tjetër të Evropës. I ndihmuar nga fondi i UÇK-së për shërim dërgohet në Zvicer, pikërisht në spitalin e Lozanës.   

 

            Në Shtator të vitit 1999 kthehet sërish në Kosovë, por jo plotësisht i shëruar. Sot, është i martuar dhe ka 3 fëmijë, me të vetmin burim jete pensionin invalid i UÇK-së. Eshtë anëtar i Kryesisë së Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, dega në Gjakovë.

Me shëndetin e tij të dobët bën përpjekje që të ndihmojë shokët e tij Invalidë të luftës. “ Me dashuri dhe respekt bëj përpjekje, që edhe sot, si Invalid, sado pak, t’u dal në ndihmë shokëve të mi të cilët i konsideroj si anëtarë të ngushtë të familjes. Plagët do të më mbeten në trup e dëshmorët në zemer”…

Lavdi !

 

Gjakovë, më 18.05.2010 

Për ZSH- Kadri Mani