E shtune, 03.12.2022, 02:34 AM (GMT)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Në grykën e LLapit bien heroikisht 12 Dëshmorë të Kombit

E shtune, 29.05.2010, 06:59 PM


 

11 VITE MË PARË GJATË LUFTIMEVE TË FUND-MAJIT

 

NË GRYKËN E LLAPIT BIEN HEROIKISHT 12 DËSHMORË TË KOMBIT

 

 Njëmbëdhjetë vjet më parë, në Grykën e Llapit ranë për liri luftëtarët e denjë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ZOLL, dëshmorët e kombit : Mentor Retkoceri, Milaim Qerimi, Ilaz Selimi, Musë Qerimi, Avdyl Nimani,Azem Hamiti, Hasan Jashari, Ahmet Shabani, Emin Sinani, Abit Sinani, Behram Behrami dhe Hasan Dema.

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në Grykën e Llapit u zhvilluan një varg betejash ku UÇK mbronte me çdo kusht këto troje por edhe popullatën e shumët që ishte strehuar në këto anë. Kështu luftime të rrepat në mbrojtje ët popullatës u zhvilluan edhe gjatë muajit maj. Njëra nga këto beteja e njohur si “Beteja e  Majit të vitit 1999”, që u zhvillua në fshatrat e Grykës së Llapit,filloi më filloi më 25 maj 1999 dhe zgjati deri në fund të majit ku pjesëtarët e UÇK-së mbronin popullatën civile, ndërkaq forcat serbe tentonin të depërtojnë sa më thellë në këto fshatra. Edhe në këtë betejë ranë disa dëshmor të UÇK-së të cilët deri në çastet e fundit luftuan me guxim e heroizëm kundër forcave serbe. Më 25 maj të vitit 1999, forcat serbe filluan një ofensivë të ashpër në shumë drejtime, në mënyrë që ta detyrojnë të dorëzohet atë pjesë të popullatës, e cila kishte mbetur nëpër malet e Grykës së Llapit. Forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe sulmojnë nga të gjitha anët, si nga Tashefci, Sllatina, Uglari, Gurkrypasi (Tërnavica), Murgulla, Ahishta (Zhitia), Fierishta (Sylevica), Breca, Pollata, Repa, Metehia dhe nga Shala e Bajgorës. Në këto anë u zhvilluan  luftime të rrepta në mes të UÇK – së dhe njësiteve të okupatorit serb . Gjatë këtyre luftimeve duke qëndruar të palëkundur në pozicionet e UÇK –së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorët e kombit : Mentor Retkoceri, ra në fshatin Fierishtë, në fshatin Repë, bien heroikisht Milaim Qerimi, Ilaz Selimi dhe Musë Qerimi, në Demahmet (Reçicë) bien Avdyl Nimani e Azem Hamiti, në Ahishtë bien dëshmorët Hasan Jashari dhe Ahmet Shabani, në Murgull, Emin Sinani, ndërsa vëllai i tij Abit Sinani bie në mes të fshatrave Ahishtë e Murgull, ndërkaq në Pollatë ranë dëshmor Behram Behrami e Hasan Dema.

 

Edhe në shënimin e përvjetorit të 11 të rënies së dëshmorëve të kombit përveç familjarëve kanë marr pjesë përfaqësues të shoqatave të dala të luftës së UÇK-së,ish bashkëluftëtarë të dëshmorëve , ish-komandantë ZOLL-it dhe qytetarë të shumtë të Llapit e më gjerë. Ata kanë bërë homazhe në vendet ku kanë rënë dëshmorët dhe tek varret e tyre si dhe kanë vendosur kurora lulesh.

 

 

NË GRYKËN E LLAPIT, RANË 12 DËSHMORË TË LIRISË

 

(Mentor Retkoceri, Milaim Qerimi, Ilaz Selimi, Musë Qerimi, Avdyl Nimani,Azem Hamiti, Hasan Jashari, Ahmet Shabani, Emin Sinani, Abit Sinani, Behram Behrami dhe Hasan Dema)

 

Në betejën e fund majit 1999

Luftëtarët e denjë të UÇK-së

Mbrojtën  Grykën e Llapit

Ranë 12 dëshmorë të lirisë.

 

Në të gjitha anët e Grykës së Llapit

Forca të mëdha serbe kishin mësy

Donin popullatën civile me e marr

Por trimat e UÇK-së para janë dal.

 

Ushtonte Gryka e Llapit

Luftohej në çdo anë

Nga Fierishta, Mntori

Komunikonte me trimat në kufi.

 

Në atë kodër pa mburojë

Prej nga shihej Dielli i lirisë

Heroikisht ra Tori

Luftëtari trim – biri i Arbërisë.

 

Në kodrën mbi Repë

Ranë Ilazi, Musa e Milaimi

E në brigjet e Ahishtës, Hasani e Ahmeti

Në Murgullë vëllezërit, Emini e Abiti.

 

Ndërsa në Reqicë,Avdyli e Azemi

Në Pollatë , Behrami e Hasani.

Ranë në mbrojtje të vendit

Në Grykën e Llapit, trimat e Malësisë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora