E diele, 09.08.2020, 04:25 AM (GMT+1)

Speciale » Namani

Qazim Namani: Gjurmë të shkrimit në gadishullin ilirik

E premte, 28.05.2010, 09:58 PM


GJURMË TË SHKRIMIT NË GADISHULLIN ILIRIK

Nga Mr. Qazim Namani

Shqiptarët flasin dhe shkruajnë një gjuhë që është shumë e veçantë nga gjuhët tjera dhe konsiderohet ndër më të vjetrat në Ballkan dhe Evropë.

Lidhur me lashtësinë e gjuhës shqipe dhe lidhjen e saj me gjuhët tjera, të dëshmuara edhe përmes shkrimeve epigrafie po japim disa nga mendimet e studiuesve më eminent në këtë lëmi.

Petro Janura në librin e tij “Nga historia e alfabetit të gjuhës shqipe” shkruan se gjuha shqipe është gjuhë e stërlashtë, por shkrimi i saj që dokumentohet është mjaftë i ri.

Enzo Gatti në librin e tij Ilirët citon profesorin e Universitetit të Tubingenit De Simeone i cili deklaron se: Me njohuritë që i kemi deri më sot nuk është e mundur, të rindërtojmë qoftë edhe pjesërisht një gjuhë ilire, pasi që nuk ekziston deri më sot asnjë mbishkrim tipik ilir.

Enzo Gatti na ofron të dhëna se në luginën e lumit Drava janë zbuluar dy shkrime të lashta (Dali, viti 3200 para Krishti ). Këto janë ndoshta shkrimet e para alfabetike të botës. Në këto shkrime vërehen dy sisteme të ndryshme shkrimi. Njëri ka germa solemne ( të mëdha shtypi ) dhe tjetri ka germa të vogla kursive( të vogla me lajlelule). Njëri ndër ta është i pari i të gjitha shkrimeve të tipit lapidar romak, ndërsa tjetri i atyre të tipit arab fenik. Nga këto prototipa lindën dy degët e mëdha të shkrimeve alfabetike botërore, perëndimi dhe lindja, germat e mëdha dhe të vogla. Pra alfabeti i parë ka lindur në zemrën e Ballkanit, dhe burimi gjuhësor i shkrimeve të vjetra duhet kërkuar në një gjuhë ballkanike.

Robert D’Angely shkruan, se gjuha shqipe ka qenë e shkruar në antikitet, dhe kjo provohet nga mbishkrimet etruske ose shqipe dhe nga ato po ashtu shqipe ose Likiase e të tjera, që janë zbuluar në Azinë e Vogël, në Lemnos, në Kretë dhe në Itali.

Petro Janura shkruan se supozohet që stërgjyshërit e shqiptarëve, ilirët e përdorën alfabetin ETRUSK dhe atë grek të latinizuarë deri sa u themelua alfabeti latin i shekullit III para erës sonë.

Niko Stylo në librin e tij “Historia e shenjtë e Arvanitëve” jep të dhëna për një shkrim në gjuhën etrure të zbuluar në një fasho të një mumie. Mumia u dhurua nga trashëgimtarët e kroatit Michael Bariç në Muzeun kombëtar të Zagrebit në korrik të vitit 1862. Ky shkrim ishte i panjohur në fund të shekullit XIX për profesorin Henrich karl Brugsch. Pas që fasha e shkruar u dërgua në Universitetin e Vjenës dhe specialistët vunë në dukje se bëhet fjalë për gjuhën etrure. Analizat e karbonit datimin e shkrimit e përcaktuan me shënimet historike të Plutarkut për trupin e balsamosur të Alkmenës (për grekët) nëna e Herkulit. Sipas Plutarkut varrimi dhe rivarrimi i Almenës ndodhi në kohën e faraonit egjiptas Nektanavi të parë, sundimi i të cilit nisë më 378 para erës së re.

Nermin Vlora Falaski citon Herodotin “Etruskët flisnin gjuhën e një populli të lashtë, që jetonte në krahinat e Mesdheut para ardhjes aq grekëve.

Pellazgët nga Homeri u quajtën popull hyjnor. Herodoti shenoi se Greqia para ardhjes së helenëve quhej Pellazgji dhe se pellazgët ju mësuan atyre përpunimin e metaleve, ndërtimin e mureve e madje edhe alfabetin.

Mbishkrimet etruske interpretohen me anë të ilirishtes prandaj kjo ka kuptim që Romakët i quajnë Etruskët TOSCHI (TUSCI), duke e ditur se ata flisnin të njëjtën gjuhë TOSKE të Ilirisë jugore.

Shkencëtari italian, abati Emidia Luzi në veprën e tij “Epoca Eroica”, të botuar më 1847 shkruan: pellazgët kanë qenë banorët më të vjetër të Italisë sonë....Në të vërtet, vendasit Ombiuenët, Osonët, Oskët, Britët, Rutualët dhe Enotrienët janë emra të parë të italianëve që shënonin një popull të vetëm të së njëjtës origjinë....me pellazgët që quheshin popull hyjnor nga Homeri.

Plini, Plaku, ne shekullin e parë shpjegon se germat e alfabetit fonetik i prunë në Itali Pellazgët. Sipas Diodorit të Siçilisë, Pellazgët qenë të parët që e prunë në Evropë alfabetin duke ia përshtatur gjuhës së vendit, sistemin e shkronjave me disa ndryshime e përmirësime. Diodori shkruan se këtë alfabet të njohur me emrin alfabeti “Pellazgë” e përdorën gjithë poetët para Homerit. Në vitin 1875, dy arkeolog francez zbuluan në ishullin pellazgë të Lemnos (Egje) gjurmë të një shkrimi para helen.

Studijuesi L. Benlow, në veprën e tij “Greqia para ardhjes së grekëve”, të botuar në vitin 1877 në Paris shkruan: Shumë emra të vendeve, të maleve, të Lumenjve, të personazheve legjendar, nuk mundë të shpjegohen me etimologjinë greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje të hedh dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo është gjuha shqipe.

Mbishkrimet e zbuluara në Shqipëri janë të shumta por po veçojmë fjalën XAIPE=HAIRE, e cila haset shpesh në portat e qyteteve, për të thënë u “Qoftë më hair” ardhja e mysafirëve.

Nermin Vlora Fallaski shkruan se Ilirët dhe Etruskët shkruanin zakonisht pa ndërprerje, prandaj çdo shkrim kërkon analizë të posaçme për të bërë vendin e saktë të ndarjes, në mënyrë që fraza të ketë kuptim logjik. Me që gjuha etruske rezulton se mundë të interpretohet me anë të gjuhës shqipe, provohet se kjo gjuhë e fundit është vazhdim i ilirishtes.

Lloji i shkrimeve epigrafie është gati identik në një hapësirë të gjerë gjeografike që nga Deti Egje (një shembull është dhënë nga stelat e Lemnosit), në Iliri (mbishkrimet nga Durrësi, Kosova e vende tjera), te Venetët, te Mesapët dhe natyrisht te Etruskët.

Lidhjen linguistike ndërmjet Etruskishtes dhe gjuhës shqipe e ka shqyrtuar gjerësisht prof. Zacharie Mayani, ligjërues në Universitetin e Sorbonës. Prof. Guiseppe Catapano në studimin tij “Lashtësia e gjuhës shqipe” vërteton gjurmët e pellazgeve në territoret e banuara nga Egjiptasit e lashtë, nga Fenikasit, nga Kartagjenasit dhe nga Babilonasit.

Lidhja kulturore ndërmjet Etruskëve dhe ilirëve vërtetohet edhe me anë të kulturës materiali siç janë varrezat monumentale dykatëshe të zbuluara në Shqipëri që përngjajnë në mënyrë të çuditshme me varrezat etruske të njëkohshme duke paraqitur të njëjtat veçori.

Studiues të shumtë kanë konstatuar se gjuha shqipe ka elemente të përbashkëta me trakishten.

Në territorin e Rumanisë është vërtetuar se ekzistojnë mbishkrime pellazgjike që janë të kuptueshme me anë të gjuhës shqipe, sepse Trakët, banorët e lashtë të atij territori ishin njëri nga fiset më të mëdha pellazgjke.

Akademiku rumun Grigore Brankush shkruan se midis gjithë gjuhëve ballkanike që kanë trajta të përbashkëta me gjuhën shqipe, vendin e parë e zë padyshim gjuha rumune. Shqipja dhe rumanishtja kanë lidhje të ngushta në fushën e fonetikës, morfologjisë, leksikut, të formuarit të fjalëve, të sintaksës, të frazeologjisë, të fjalëve të urta dhe lokucioneve proverbiale.

Elementet e përbashkëta para latine që i bashkojnë shqipen me rumanishten nxjerrin në dritë lidhjen gjenetike të tyre përmes substratit.

Janë disa fjalë nga fondi i përbashkët rumuno-shqiptare, pararomake që përfundojnë me germën S (SH) të cilat janë shumë të vjetra dhe kanë ardhur nga të dy gjuhët si: Gushë (Gusa), Mosh (Mos), Mushk (Musc), Shapi (Shaparla), Shtirë (Shtira) etj., shkruan Brankush. Ky studiues në librin e tije jep të dhëna për shumë emër vende që e kanë për bazë fjalën “Gushë” në Rumuni dhe Shqipëri, Unë në Kosovë po e veçoj fshatin Gushtericë, që bazuar në studimet e akademikut rumun Brankush, nëse këtij emër vendi ia heqim prapashtesën icë, atëherë emri i këtij fshati na del në gjuhën shqipe Gushter (Gusha e terur-tharë).

Grigore Brankush në studimet e tij konstatoj se shqipja popullore dhe rumanishtja e vjetër kanë shumë trajta të përbashkëta.

Eqrem Qabej në studimet e tij ka ofruar të dhëna dhe supozime rreth origjinës së gjuhës shqipe. Sipas tij dhe shumë studiuesve tjerë shqiptarët rrjedhin nga ilirët dhe gjuha shqipe është vetë ilirishtja, por duke mos e mohuar edhe mundësinë që gjuha shqipe të rrjedhë nga një përzierje e iliro-trakishte.

Vlladimir Georgiev, me rastin e gërmimeve arkeologjike në kodrinën e Bashovës në fshatin Duvanli të Pllovdivit në Bullgari njofton se  janë zbuluar disa mbishkrime në enë dhe në një unazë të cilat datojnë kah fundi i shekullit V ose kah fillimi i shekullit IV para erës së re. Në një enë të argjendit është gjetur mbishkrimi DADALEME, mirëpo si emër i tillë trakas ishte i panjohur. Teksti përmban tri fjalë që mundë të përkthehen fjalë për fjalë në gjuhën shqipe. Në këtë lokalitet u zbulua edhe një unazë ari me figurë kalorësi me tekst EYSE...DELE MEZHNAI.

Budimir Milan, në librin e tij “O etnickom odnosu Dardanca prema Ilirima” ndër tjera shkruan: Kalimi i fisit dardan Galabri-Kalabri në Itali përveq pasurisë dardane që e morën me veti në Romë ata e sollën edhe bibliotekën.

Kjo e dhënë haset edhe në librin “Izraelska veza”, ku shkruhet se në Sicili u shpërngulën Galabrët-Kalabrët, fis dardan, pasurinë dardane dhe bibliotekën e ka sjellë nga lindja në Romë fitimtari PERSEJA.

Aleksandër Stipqeviqi në librin e tij Historia, jeta dhe simbolet e kultit jep të dhëna për shumë monedha “Barbare” siç i njihnin në atë kohë të shekullit të dytë para erës së re të zbuluara në pellgun e Danubit dhe në fshatin Ribnjaça shkruante me shkronja të alfabetit të etruskëve emri i sundimtarit lokal Sosthenes.

Duje Rendiç-Mioçeviq për një shkrim nga Grebeshtica te Shibeniku mendoi se ishte një variant vendor i shkrimit latin.

Në një shkrim të gjetur në Braç është shkruar emri prej dy pjesësh Veselia Felicitas. Pjesa e parë Veselia është fjalë ilire ndërsa pjesa e dytë Felicitas është fjalë latine që do të thotë fat shkruan Aleksandër Stipqeviqi.

Eçrem Qabej në vepren studime gjuhësore (V) njofton se në nekropolin e kalasë së Dalmacës pranë Komonit dihet se që në fillim të shekullit XX, midis objekteve tjera është gjetur një unazë prej bronzi të hollë, e cila e mbanë mbishkrimin ANA  OHOH  ICER(ICEB). Me këtë mbishkrim u morën studiuesit Degrand, Traeger, Ippen, Nopça etj. Ippen ishte i pari që e shprehu mendimin se ka gjasa se kemi të bëjmë me një mbishkrim në gjuhën ilire. Mendimin e tij e përforcoi më vonë edhe Hans Krahe që sipas tij kemi të bëjmë me një mbishkrim të ilirishtes ballkanike.

Domethënia e disa emrave të lashta ilire ka qenë e mundur që të dihen nëpërmjet të gjuhës shqipe të vetmes gjuhë bashkëkohore në Ballkan që mundë të konsiderohet trashëguese e drejtpërdrejtë e ilirishtes.

Këto të dhëna edhe pse të pakta janë dëshmi se ilirët krahas popujve fqinjë e kishin alfabetin e tyre. Përveç alfabetit është e pa mundur që ilirët të mos i kishin edhe bibliotekat e tyre krahas bibliotekave të zhvilluara  të kohës në Mesdhe. Në këtë periudhë kohore ekzistonin biblioteka të famshme si në: Aleksandri, Athinë, Romë, etj që i bashkonin njerëzit më të ditur të kohës në Mesdhe. Mbretëritë Ilire duke jetuar në fqinjësi me këta popuj në mungesë të burimeve të shkruara supozojmë se i kishin edhe bibliotekat e tyre.

Këtë e dëshmon edhe Aleksandër Stipçeviqi që lenë hapësirë për të menduar se në Iliri kishte biblioteka kur shkruan se: Oktavian Augusti pas nënshtrimit të ilirëve duke u kthyer në Romë, nga plaçka që solli prej Ilirisë urdhëroi që të ndërtohet një bibliotekë e madhe publike, të cilën për nderë të motrës së tij, Oktavisë, e quajti Oktaviana.

Në periudhat e më vonshme, me të drejtë duhet theksuar se ilirët (shqiptaret) në shkrimin e tyre e përdorën alfabetin latin, kur Roma ndikoi mbi ilirët në pikëpamje kulturore. Gjatë sundimit të perandorisë romake në Iliri përmes misionarëve të krishterë filloi që të përhapet krishterimi. Me legalizimin e krishterimit sipas burimeve të shkruara mundë të flitet për një etapë të shkollimit fetar edhe ne gjuhën ilire.

Dy gur me mbishkrime që u  zbuluan në themelet e hajatit të xhamisë së vjetër në fshatin Gërmovë të komunës së Vitisë para katër viteve dëshmon për kulturën e lashtë të shkrimit edhe në vendin tonë. Mendoj se kemi të bëjmë me një shkrim shumë të vjetër, pasi që së bashku me këta dy gurë është gjetur edhe një altar i pa përpunuar.

Germat në këto mbishkrime janë mjaftë të dëmtuara. Vërehet se është përdorur stili i shkrimit pa ndërprerje, andaj është me interes shkencor që ky mbishkrim të studiohet nga ekspertë të kësaj fushe. Këta gur qëndrojnë në një kënd të oborrit të xhamisë dhe janë në rrezik që të zhduken nga pakujdesia pasi që është duke u ndërtuar xhamia e re.

Mendoj se këta gurë kanë vlera të mëdha për trashëgiminë kulturore, dhe është me interes që të barten në institucionet që merren me ruajtjen e monumenteve.

Mbishkrime në gurëtë i zbuluara në fshatin Gërmovë të Komunës së Vitisë
Mbishkrime në gurëtë i zbuluara në fshatin Gërmovë të Komunës së Vitisë



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora