E merkure, 24.04.2024, 05:22 PM (GMT+1)

Editorial

Kastriot Myftaraj: Një formulë për matjen e shkallës së rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe Kosovë

E premte, 28.05.2010, 10:00 PM


Një formulë për matjen e shkallës së rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe Kosovë

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Siguria e një vendi varet nga raporti i forcave në një peshore, në të dy anët e së cilës janë dy grupe të shoqërisë. Njëri grup janë forcat e sigurisë së këtij vendi, ushtria, policia, shërbimi inteligjent. Grupi tjetër janë ata njerëz në shoqëri të cilët, për nga bindjet që kanë përbëjnë një forcë potenciale, e cila mund të ndërmarrë veprime të armatosura për përmbysjen me dhunë të rendit kushtetues dhe marrjen e mbajtjen e pushtetit me forcë. Logjika të thotë se siguria e një vendi fillon të kërcënohet seriozisht kur grupi i dytë, ai që është i prirur për veprime të dhunshme, fillon e i afrohet numerikisht grupit të parë, pra forcave të sigurisë. Kjo është shkalla e parë e rrezikut. Shkalla e dytë është kur të dy grupet barazohen numerikisht, ose gjenden në një raport të përafërt. Shkalla e tretë e rrezikut është kur grupi i prirur për veprime të dhunshme, e kapërcen numerikisht të parin, atë të forcave të sigurisë. Më tutje rreziku mund të ketë edhe shkallën të tjera, si atë të katërt, kur grupi i dytë e kapërcen dyfish të parin, shkallën e pestë, kur grupi i dytë e kapërcen trefish të parin e kështu me radhë.

Si paraqitet gjendja nga pikëpamja e kësaj analize, sa i përket rrezikut të terrorizmit islamik në Shqipëri dhe në Kosovë? Në Shqipëri sot forcat e sigurisë përbëhen nga Ushtria, Policia e Shtetit, Garda e Republikës dhe SHISH. Me reformat e fundit Ushtria, e cila prej këtij viti është vetëm profesioniste, në letër është përcaktuar të ketë 13 500 veta. Nga ushtarakët profesionistë, 3100 janë oficerë, 3800 janë nënoficerë, ndërsa 4500 janë ushtarë profesionistë. Numri i oficerëve dhe nënoficerëve është plotësuar, ndërsa numri i ushtarëve profesionistë është parashikuar që të arrijë në 4 200 veta në 2011. Kështu që efektivi i përgjithshëm ushtarak do të arrijë në 11 400 veta. Policia e Shtetit ka një efektiv prej 9700 vetash. Garda e Republikës ka një efektiv prej 1000 vetash. SHISH ka 800 veta. Kështu, forcat e sigurisë së Shqipërisë, gjithsej i kanë 23 000 veta.

Në anën tjetër të peshores së sigurisë, përballë tyre gjenden rreth 10 000 njerëz me bindje militante islamike, të cilët janë në moshë aktive. Këtu fjalën nuk e kam për të gjithë besimtarët muslimanë, por për ata që kanë prirje për t' u përfshirë në një lëvizje të armatosur islamike në Shqipëri. Unë kam arritur tek përfundimi se në Shqipëri ka rreth 10 000 njerëz me bindje prej radikalësh islamikë, nga shumë të dhëna, të llojeve të ndryshme, që nuk është vendi të diskutohen këtu. Nga pikëpamja e formulës që propozova në fillim të këtij shkrimi, në pamje të parë duket se nuk ka arsye për t' u shqetësuar shumë. Grupi radikal islamik është sa 43% e numrit të forcave të sigurisë së vendit.

Por, në një pikëpamje më të thelluar, e cila është dhe më e sakta, mund të thuhet se ajo që ka vërtet rëndësi është raporti numerik mes pjesës operative të forcave të sigurisë së një vendi, pra asaj që është e aftë të angazhohet drejtpërdrejt në veprime luftarake, nga njëra anë, dhe grupit të radikalëve me prirje të dhunshme, në anën tjetër. Ky dallim vlen vetëm për grupin e parë, atë të forcave të sigurisë, ku një pjesë e madhe e personelit përbëhet nga punonjës të logjistikës, të cilët nuk duhen llogaritur në veprime luftarake. Sa i përket grupit tjetër, atij të radikalëve të dhunshëm, nuk ka përjashtime të këtij lloji. Nga 23 000 pjesëtarët e forcave të sigurisë së Shqipëri, jo më tepër se gjysma duhen llogaritur si forcë operative, e aftë për të ndërmarrë veprime konsistente, në rastin e një konflikti të armatosur me një grup masiv në shoqërinë shqiptare. Nga kjo pikëpamje, duket se jemi pranë arritjes së një ekuilibri force mes dy grupeve, atij të forcave të sigurisë, dhe atij të radikalëve islamikë.

Numri sigurisht që nuk përkthehet automatikisht në forcë, se rëndësi ka edhe armatimi, dhe forcat e sigurisë janë të armatosura relativisht mirë, ndërsa radikalët islamikë do ta kenë të vështirë që të sigurojnë armatimin e nevojshëm për të sfiduar forcat e sigurisë. Kjo përfundim vjen nga supozimi se radikalët islamikë në Shqipëri do të mbështeten me armë dhe para vetëm nga qendrat fundamentaliste në botën islame, të cilat do ta kenë të vështirë që të sjellin armë në sasi të madhe, në Shqipëri. Por një lëvizje e armatosur islamike në Shqipëri mund të mbështetet edhe nga qendra jashtë botës islame. Ajo mund të sponsorohet nga vendet fqinje me Shqipërinë, pavarësisht se Shqipëria është anëtar i NATO. A nuk u zbulua me rastin "Oçalan" ajo që në fakt dihej, se Greqia një vend anëtar i Bashkimit Europian dhe NATO mbështeste me para dhe armë lëvizjen terroriste kurde në Turqi, një vend anëtar i NATO? Serbia dhe Greqia mund ta sponsorojnë një lëvizje të armatosur islamike në Shqipëri, duke e furnizuar me armë dhe para, madje edhe pa e marrë vesh këta të fundit se kush po i ndihmon në të vërtetë. Serbia dhe Greqia kanë interes që ta bëjnë këtë gjë, se këto vende nuk e kanë pranuar kurrë ekzistencën e shtetit shqiptar, dhe një lëvizje të armatosur islamike në Shqipëri do ta shikojnë si një rasti të mirë për të përmbushur aspiratën e tyre historike, për shpërbërjen e këtij shteti.

Por sponsorimi i lëvizjes së armatosur islamike në Shqipëri mund të bëhet edhe nga vende të tjera europiane, të cilat për interesa të ndryshme, kanë dhënë prova se zbatojnë skenare terroriste në trojet shqiptare. Një shembull sesi edhe shërbimet sekrete të vendeve demokratike perëndimore instrumentalizohen për qëllime terroriste, e patëm në Kosovë, ku në nëntor 2008, ndodhi në atentat terrorist me një shpërthim në Zyrën Civile Ndërkombëtare. Me këtë rast policia e Kosovës arrestoi tre gjermanë si autorë të shpërthimit, dhe deklaroi se për këta persona kishte prova falë një videoregjistrimi. Qeveria gjermane ushtroi presion të madh dhe ata u liruan. Por u vërtetua se pas shumë akteve terroriste në Kosovë qendrojnë edhe shërbimet sekrete perëndimore. Shërbimi sekret gjerman BND, në këtë kohë kur Gjermania dhe Rusia gjenden në një epokë afrimi të madh falë interesave ekonomike të përbashkëta, duket se është instrumentalizuar nga ndonjë zyrtar gjerman i cili ka marrë para nga lobistët rusë në Berlin. Dikush mund të thotë se këtu nuk ka faj qeveria gjermane. Por e rëndësishme është ajo që ndodh, dhe ajo që ndodhi është një akt terrorist. Qeveria gjermane dhe institucionet e tjera të shtetit gjerman, në vend që ta hetonin ngjarjen dhe përgjegjësit, e mbyllën atë, çka është shumë kompromentuese.

Nëse tash mund të flitet për rrezik të shkallës së parë dhe të dytë, të terrorizmit islamik në Shqipëri, sipas formulës që ofroj unë, në të ardhmen e afërt është e sigurt se ky rrezik do të rritesh duke kapërcyer shkallët. Kjo për një arsye të thjeshtë, demografike. Radikalët islamikë në Shqipëri janë një grup i shoqërisë që martohen në moshë të re dhe lindin shumë fëmijë. Familjet e tyre nuk e praktikojnë abortin. Fëmijët e tyre ata i edukojnë me bindje fundamentaliste islamike. Kështu që, në 3-5 vitet e ardhshme duhet pritur dyfishimi dhe trefishimi në numër i grupit aktiv islamik të rrezikshëm për sigurinë e vendit, derisa një pjesë e madhe e fëmijëve të tyre do të arrijnë në moshë aktive për veprime të dhunshme, shkurt kur mund të jenë moxhahidinë. Duke llogaritur rritjen demografike të këtij grupi shoqëror, duhet pritur që ai brenda dhjetë viteve të ardhshme të tre-katër fishohet. Kështu, brenda disa viteve ky grup shoqëror do të kapërcejë në numër forcat e sigurisë së vendit, si në shifër absolute, ashtu dhe në shifrën e pjesës operative të tyre. Brenda dhjetë vitesh kjo epërsi do të bëhet dërmuese.

Në çdo shoqëri, kur një grup militant dhe i margjinalizuar shikon se ka epërsi numerike ndaj pjesës aktive të shoqërisë, ai joshet të përdorë forcën për të marrë nën kontroll shoqërinë. Dhe kur ky grup shikon se ka mbështetje nga jashtë, ai nuk ka më dilemë, e vepron sipas shprehjes së famshme të Churchill: Give us the tools and we will do the job! Shkurt, beteja me radikalizmin islamik në Shqipëri është e paevitueshme. Çështja është nëse ajo do të bëhet sot, kur ende raporti i forcave është i tillë që beteja mund të fitohet, apo nesër kur përmbysja e raportit të forcave do ta bëjë të pashpresë betejën. Shkurt është e nevojshme një luftë preventive kundër radikalizmit islamik në Shqipëri, një luftë e ngjashme me ato që zhvillon Izraeli në Gaza, Bregun Perëndimor dhe Liban. Mënyra më efikase për zhvillimin e kësaj lufte është nxjerrja jashtë ligjit e fesë islame në Shqipëri dhe mbyllja e të gjitha objekteve të saj të kultit. Bashkësia Islame e Shqipërisë, siç quhet tash Komuniteti Musliman, mund të thotë se nuk është fajtore për atë se ka radikalë islamikë në Shqipëri, por është ekzistenca e fesë islame dhe e objekteve të saj të kultit në Shqipëri, që ka siguruar logjistikën e radikalizmit islamik në Shqipëri. Pra, jo të gjithë muslimanët shqiptarë (me muslimanë këtu kuptoj praktikanët) janë terroristë potencialë, por të gjithë terroristët nesër do të jenë muslimanë. Logjika e luftës preventive të çon këtu.

Në Kosovë gjendja paraqitet edhe më keq. Forcat e sigurisë së Kosovës (në tërësi) përbëhen nga Forca e Sigurisë e Kosovës (ushtria), e cila ka 2500 veta në trupë, ku përbërja është shumëetnike, me një përfaqësim të shpërpjestuar të minoriteteteve, në dobi të këtyre të fundit. Shërbimi Policor i Kosovës ka rreth 9000 veta, ku përbërja është shumëetnike, me një përfaqësim të shpërpjestuar të minoriteteteve, në dobi të këtyre të fundit. Kështu, forcat e sigurisë vendore të Kosovës përbëhen nga rreth 12 mijë veta. Forcat ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë, pritet që të zvogëlohen në numër, duke zbritur KFOR nga 9700 veta sa ka sot, në 4000 veta në 2011. Përveç tyre, në kuadër të EULEX ka 1400 policë ndërkombëtarë. Kështu që gjithsej në Kosovë, në 2011 do të ketë 5400 veta në kuadër të forcave ndërkombëtare të sigurisë. Gjithsej, forcat e sigurisë vendore dhe ndërkombëtare do të kenë 17 mijë veta. Përballë tyre qëndrojnë rreth 30 000 radikalë islamikë. Kjo do të thotë se në Kosovë që tash balanca e forcës anon kah radikalët islamikë.

Nëse në Kosovë do të fillojë një lëvizje e armatosur islamike, forcat e sigurisë, si vendore dhe ndërkombëtare, do të relativizohen shumë, për dy shkaqe. Mes forcave të sigurisë vendore të Kosovës, nuk mund të mos ketë një numër njerëzish me bindje prej radikalësh islamikë. Në anën tjetër, pjesa më e madhe e ushtarëve të KFOR dhe të policisë së EULEX janë nga vende të cilët nuk kanë asnjë dëshirë të përzihen në veprime ushtarake kundër një lëvizjeje të armatosur islamike. Në këtë rast pjesa më e madhe e vendeve që kanë kontigjente ushtarako-policore në kuadër të KFOR dhe EULEX do t' i tërheqin ato.

Logjika të thotë se nëse fillon një lëvizje e armatosur islamike në njërin vend, në Shqipëri apo Kosovë, ajo do të përhapet edhe në vendin tjetër. Në Shqipëri dhe në Kosovë do të vijnë të tërhequr si nga një magnet moxhahidinë nga vendet islamike, të cilët Greqia, Serbia dhe Maqedonia, do t' i ndihmojnë të hynë në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo do ta përmbysë përfundimisht balancën e forcës në favor të lëvizjes së armatosur islamike. Tirana dhe Prishtina do të bien si dikur Kabuli në dorë të talebanëve. Serbia dhe Greqia do të inskenojnë disa atentate terroriste islamike në territorin e tyre, ashtu që Serbia të mund të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë, por edhe në Shqipëri, ndërsa Greqia në Shqipëri. Edhe Maqedonia nuk do të mbetet pas dhe do të ndërmarrë veprime ushtarake kundër shqiptarëve të atjeshëm, madje do të ndërhyjë ushtarakisht edhe në Shqipëri, duke krijuar një vijë të mbrojtjes strategjike.

Kështu do të krijohet një situatë ku do të bëhet spastrim masiv etnik i shqiptarëve muslimanë (atyre që quhen të tillë thjesht se dikur, në kohën e pushtimit osman, të parët e tyre u detyruan me dhunë të kthejnë fenë) nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia. Europa, e cila është gjithmonë e më e shqetësuar për rritjen e emigracionit nga vendet islamike, nuk do t' i pranojë ata, kështu që do të përfundojnë në Turqi, e cila ka interes t' i vendosë në zonat e banuara nga kurdët. Hapësira shqiptare e mbetur bosh do të ndahet mes Serbisë, Greqisë dhe Maqedonisë. Ajo që nuk u bë dot në 1912-1913, do të ndodhë diçka më tepër se 100 vjet më pas.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora