E premte, 26.04.2024, 12:20 AM (GMT+1)

Faleminderit

Nazmi Sh. Berisha: Mbrëmje përkujtimore

E enjte, 27.05.2010, 09:58 PM


MBRËMJE PËKUJTIMORE

 

Nga Nazmi Sh. Berisha

 

Më 23.05.2010, në lokalet e shkollës “Weisenstein” Würenlingen të Zvicrës, në kuadër të Shoqatës humanitare “Zukë Leci”,  në praninë e rreth 100 të pranishëmve,   u përkujtua 110 vjetori i lindjes të luftëtarit, pleqnarit, kaçakut dhe të burgosurit shumëvjeçar Zukë Leci.

   Për biografin e Zukë Lecit, në pika të shkurtëra foli Xhafer Leci, cili tha se  Zuka ka qenë njëra ndër figurat më të ndritura të Anamoravës e sidomos të Gallapit të Malësisë të Kamenicës.

   Zuka ka pasur vetëm  një vëlla dhe 6 motra, vëllain e Zukës, Mehmetin, në moshen 14 vjeçare, më 1916, ia vrasin fqinjët malazezë. Mandej,  pason hakmarrja…

  Zuka me të  jatin Ahmetin 4 vjet bëjnë  jetë kaçakësh. Pas kërkesës të Mahallës të Lecajve që të dorëzohen, sepse nuk kanë mundur më t`i durojnë maltretimet e gjandarmërisë serbe, Zuka me të jatin Ahmetin dorëzohen, vetëm për hirë të njerëzve të vetë.

  Dy herë gjandarmëria serbe ia merr familjen, pra nënën e Zukës dhe 6 motrat, për t`ia burgosur, me qëllim të dorëzimit të Zukës dhe të jatit, Ahmetit, por gjandarmërisë serbe u del probleme, nga pusitë e zëna nga Zuka me shokët e tij  kaçak, ashtu që gjandarmëria zbrapset dhe familja i kthehet në shtëpi…

   Gjatë vuajtjes të burgut në Nish të Serbisë 1920 –1938, nëna u Zukës mbetet e vetme me 6 vajzat e saj pa asnjë mashkull në shtëpi.

    Kushërinjtë e axhës së Zukës, vëllezërit: Sahit, Hetem e Osman Leci kujdesen për nënën dhe motrat e Zukës, 18 vjet rresht; ua lavrojnë arat, ua kositin livadhet, ua ruajnë bagëtinë, bëjnë fejesat dhe martesat e motrave të Zukës, në mënyrën më të mirë dhe më të ndershme.

    Gmicë - Nish ka 200 km, disaherë kambë kanë udhtue për ta vizitue Zuken dhe Ahmetin në burg kusherinjtë e Zukës; Ramiz e Sahit Leci, daja i Zukës, Bekë Shkodra-Desivojca etj.

   Djemtë e Zukës, Beg e Ahmet Leci, në përkujtim të 110 vjetorit të lindjes të babait të tyre, Zukë Leci, i njohur si kaçak - luftëtar dhe pleqnar, organizuan një mbremje  pëkujtimore, duke shtruar një darkë të begatë, për të gjithë të pranishmit.

Në fund, organizatorët falenderuan pjesëmarrësit në këtë takim përkujtimor.

 

Më 23.05.2100

Nazmi Sh. Berisha, Zürich-Zvicër



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora