E premte, 29.03.2024, 02:15 PM (GMT)

Faleminderit

Luan Çipi: Zeqir Alizoti, Qytetar Nderi

E enjte, 27.05.2010, 07:48 PM


ZEQIR ALIZOTI, QYTETAR NDERI

 

Nga Luan Çipi, Vlorë

 

Me propozimin e Shoqatës Kulturore Atdhetare ÇAMËRIA dhe Shoqatës  LABËRIA, (një bashkëpunim domethënës), Bashkia Vlorë, në sallën e  Teatrit “Petro Marko” të qytetit të Vlorës, sot, ditën e Diel, datë 23 maj 2010, ora 11.00, organizuan ceremoninë  për shpalljen “QYTETAR NDERI I VLORËS” të skulptorit vlonjat, me origjinë çame, ZEQIR ALIZOTI. Dekoratën e dorëzoi personalisht, Kryetari i Bashkisë se Vlorës, zoti Shpëtim Gjika, ashtu si kohë më parë, e  kishte vlerësuar atë “Mirënjohja e Qytetit të Vlorës”.

Zeqir Alizoti lindi në qytetin e Vlorës në vitin 1950. Ai kreu në Tiranë, pa ndërprerje studimet për piktor e skulptor në liceun Artistik “Jordan Misja” dhe në Akademinë e Arteve.

Ai, ka marrë pjesë në mjaftë ekspozita të përbashkëta lokale e kombëtare në qytetin e Vlorës dhe Tiranë. Ka çelur, gjithashtu, shumë ekspozita vetjake brenda dhe jashtë vendit, si në Itali, Greqi, Rumani, Francë. Zeqir Alizoti ka realizuar vepra me karakter monumental, me frymë lirike dhe me karakter epiko-historik, shumica e te cilave janë vendosur në parqet e bukura të qytetit të Vlorës dhe në Llogora. Fillimisht artisti punoi në  Ndërmarrjen Artistike të qytetit të Vlorës, ku dha një kontribut me vlerë, duke modeluar qindra objekte artizanale të qeramikës artistike, në vazhdim të traditës shumëvjeçare të rajonit Aulonë, Orikum, Amantia si dhe për pasqyrimin në to të motiveve të origjinës së tij, nga treva e Çamërisë. Pas viteve nëntëdhjetë skulptori i sprovuar dhe me iniciativë të çmueshme, punoi si krijues i lirë, duke krijuar vepra artistike në shumë gjini, me një frymë lirike duke

 lëvruar, jo vetëm qeramikën, po dhe me tekniken e bakrit, drurit dhe bronzit. Prej disa vitesh ka hapur në qytetin e Vlorës një sallon arti, të vlerësuar në shkallë kombëtare.

Ashtu, si ka thënë për të Piktori i Popullit Nestor Jonuzi,” ...Alizoti ka shumëfishuar veten dhe ka ndodhur të jetë i shpërndarë në një numër të madh punësh dhe veprash të realizuara në skulpturën monumentale e të parkut, në sintezat e artit me arkitekturën...”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora