Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Esad Mekuli (1916-1993)

| E merkure, 26.05.2010, 09:58 PM |


ESAD MEKULI/1916-1993/

 

E përgatiti Halit Bogaj

 

Është lindur në Plavë më 1916, ku kreu edhe shkollën fillore. Të mesmen e përfundoi në Pejë, dhe më pas studjoi në Beograd, Zagreb e Itali për veteriner. Gjatë viteve të Luftës II Botërore merr pjesë aktive si antifashist, ndaj dhe u burgos shumë herë. Qysh në ato vite i kushtohet publicistikës ilegale tek gazeta "Liria" për të mos iu ndarë këtij profesioni edhe pas çlirimit. Për dhjetra vjet ka qenë kryeredaktor i revistës "Jeta e re". Ai ka qenë kryetari i parë i Akademisë së Arteve të Kosovës. Me krijimtari poetike filloi të merret qysh në shkollën e mesme. Në fillim shkroi në gjuhën serbokroate, pas luftës botoi shqip në Kosovë e Maqedoni. Në moshën 40 vjeç ai botoi librin e parë "Për ty" (1955), (i cili ka patur edhe tre ribotime), me vetëm 50 vjersha, i cili shënon jo vetëm një kulm poetik për autorin, por me të ai i bën një vend nderi vetes në poezinë shqipe. Mekuli është gjithashtu autor i disa vëllimeve të tjera poetike, i mjaft përkthimeve nga letërsia jugosllave, si dhe përkthime në serbisht të mjaft librave nga letërsia shqiptare.Dhe me të drejtë është thënë ‘’Se me të lidhet fjala e shkruar shqipe në Kosovë’’.

 

Pas demostratave të vitit 1981 dhe shpërthimit të nacionalizmit serbomadh, Esad Mekuli vehet në shënjestrën kryesore të gjakpirëse tanë, anipse kishte kontribuar shumë edhe në prezentimin e letërsisë jugosllave tek ne. Shovinistët e tërbuar e dinin fare mirë se çfarë patrioti shqiptar dhe çfarë mbrojtësi i popullit të tij ishte Esad Mekuli ndaj iu hodhën si hiena për ta sulmuar në të katër anët, duke e akuzuar edhe si ideologun kryesor të atyre ngjarjeve historike të Kosovës.Ai qëndronte burrërisht pa mundur t’u kundërvihej çakejve serbë të cilët filluan të dominonin në të gjitha republikat ish jugosllave, deri atë ditë kur i përjetuan bombardimet mbi vendin e tyre gjakatar.

 

Gjatë veprimtarisë së tij letrare, Esad Mekuli arriti me sukses të madh t’i zgjidhte fjalët dhe shprehjet artistike për ta paraqitur sa më mirë realitetin e hidhur shqiptar.Krijimtarisë së tij letrarare i kushtoi zell dhe mund të veçantë, shpeshherë duke u ndeshur edhe me sfida shumë të rrezikshme, por duke na dhuruar vargje tejet të fuqishme.

 

Pasqyrimin e thellë shpirtëror të personazheve të veta, Esad Mekuli e shprehë me një forcë të paparë, duke qenë analog me poetin Migjeni dhe duke krijuar gati në stilin e tij, por natyrsiht me veçori të dalluara. Esad Mekuli është poet realist por në sfondin e tij letrar është edhe romantik i pasionuar, sidomos në përmbledhjen’’Afsha Ada’’dhe në disa poezi të tjera, siç është ajo kushtuar shoqes së tij të jetës një grua besnike dhe patriote e madhe e cila u doli në ndihmë të rinjve tanë të plagosur në ngjarjet e vitit 1981, pa i marrë parasysh kërcënimet e armikut tonë shekullor.

 

Ai posedonte kulturë të gjërë letrare ngase punonte dhe lexonte shumë, duke mos qenë vetëm poet por edhe përkthyes i një formati të lartë, duke i përngjarë Fan Nolit tonë të madh.Duke përkthyer nga letërsia jugosllave kanë mbetur të paharruara shumë vepra letrare e sidomos ‘’Këngët e Ali Binakut’’’të shkruara nga internacionalisti Radovan Zogoviq i cili nuk mundi ta duronte dhunën që ushtrohej ndaj shqiptarëve.Dhe vërtet , edhe në vdekje Radovan Zogoviq i takoi Kosovës aq sa edhe Malit të të tij të zi, ngase kishte dëshiruar të varrosej tek ne, në tokën e Ali Binakut të cilin e çmonte dhe e respektonte si njeri të madh të këtij populli.Prandaj Radovan Zogoviqin nuk e deshti as regjimi i pasluftës së Dytë botërore ngase fliste dhe shkruante ashtu si duhej dhe realisht për ne..Poeti malazias, me idetë e tij përparimtare, u bë i dashur për të gjithë në , prandaj vitin e kaluar /në shenjë mirënjohjeje ndaj tij/ i është ribotuar vepra letrare’’Këngët e Ali Bunakut’’/të përkthyer pra nga Esad Mekuli/ të  cilën kemi rastin ta lexojmë.

 

Nga vargjet e Esad Mekulit buron një ndjenjë e një sensibiliteti të thellë, një kulturë e gjërë dhe një dituri dhe atdhedashuri themeltare.Ai ishte mësuesi ynë më i madhi nga i cili mësuan të shkruanin gjenerata të tëra poetësh dhe prozatorësh, i cili ishte një shkollë e vërtetë për të gjithë ne, kur revista’’Jeta e re’’të cilën filloi ta nxirrte ai, ishte bërë Abetarja kryesore e krijimtarisë sonë letrare dhe tribuna ku filluan ta provonin veten talentën e ardhshëm kosovarë.Ai ishte babai i krijimtarisë kosovare dhe si një Profet i vërtetë e dinte se do të kishte sukses të madh në rrugëtimin e tij të gjatë për të dhënë rezultate të sigurta dhe kolosale.Këtë e pohuan të gjithë ata që u mësuan prej tij, duke e konsideruar si yllin e tyre më të ndritur në nënqiellin tonë kosovar.Ai nuk krijoi shumë por ato që i shkroi ishin dëshmi të vuajtjeve tona të shumta në një kohë të pa kohë kur armiqtë tanë na rrethonin në çdo anë dhe gënjenin për ne kahdo që shkonin, duke na quajtur edhe njerëz me bishta!!! Çdo poezi e tij paraqet vlerë kulminante ngase është hartuar nga një mjeshtër i madh i fjalës së shkruar.Ndjeshmëria e thellë shpirtëropre e poetit dhe lotët e derdhur për fatin  e vështirë të popullit, janë motivet kryesore të poezive të tij madhështore.

 

Me poezinë ‘’Shqiptari këndon’’ai shpreson se një ditë do të buzëqeshte edhe fati ynë ngase populli kishte luftuar për një kohë të re ku nuk do të kishte dallime të tilla kombëtare.Poezinë e tij monumentale e fillon me vargjet/Shekujt mbi ne e në ne/E mbushën jetën plot vner/..../Që njeriu mos të jetë njeri/Emri të na zhduket përherë/Qemë jo njerëz/Po rob/ Pa bukë, liri n’ uzdajë/Në vatrën tonë pa shtëpi/Në plangun tonë argatarë/ Qemë – turq, dreqën me bishta/Qemë - rajë/Që t’hiqet n’vargoj të mjerimit/ Të përbuzur shqiptarë/, për të shpresuar se/Mbas natës së errët të shekujve/Hap krahët kohë e re.../Po jemi gjallë/Dielli edhe për ne shëndrritë/.

 

Ndër poezitë e bukura deskriptive është edhe ‘’Nata’’, sidomos vargjet e saj të paharruara/ku gurbetqaret t’rrasun fishek, nder skuta ku nuk pikon/andrrojne shtretnit e ngroht, trupat e lodhun me i çlodhë…

 

Në poezinë e fuqishme me temë  sociale’’Mëngjesi’’poeti përshkruan jetën e vështirë të mërgimtarëve që kërkojnë punë nëpër qytetet të ndryshme jugosllave, duke pritur ndonjë rreze dielli për t’ua ngrohuar duart e mërdhira.Ai mëtej vazhdon me vargjet e dhembshme/ Mengjesi per ta asht - anderr e shartueme/ ne zhgjander t’zeze e t’mundimshme/ thirrje e pameshirshme per derdhjen e djerses e t’gjakut –/ qyteteve te largeta, rrugeve… per kafshaten e thate-/ ai asht zgjim i idhet, plot andrrime per buke/ pse – cdo mengjes asht mundim i ri, perbuzje e perulje/, për të vazhduar me vargjet: / Sepse – çdo mengjes asht nji thirrje e dhimbshme: - Buke per sot, o jete, pse shume buze presin prej meje!/

 

Gjithashtu ndër poezitë më të mira është edhe’’Porosia e nanës’’në të cilën kumbojnë vargjet:/Për ke në dritë ju qita/ djelm!Për ke ju rrita,o bij`?/Pse u gëzova unë në jetë?— /Nanën po e leni sot/ Kur kryet e mburrje për ju e ngrita;/kur futën e zezë e hoqa;/kur zjarmin në votër /pa frigë e ndezim në mbramje —kur sofrën ma thatë s`e shtrojmë!/Në dheun e huaj shkoni?Atje —ku vesh s`ju marrin: /, me të cilën poeti thërret që populli mos të shpërngulet në Turqi.

 

Këto vargje madhështore ai i vazhdon në mënyrë të përsosur; / Atje — ku vesh s`ju marrin: ku vllau të vllanë/ me bisht të synit shikon/e punën e vet soll kqyrë/ Atje —ku bima ndër ara/ thahet nën hanë;/ Atje —ku dheu i zi /randë do t`ju peshojë mbi rreshtna /pa etnit tuej për bri!/.

 

Esad Mekuli shkroi edhe poezi të tjera por ne u përpoqën që pak më shkurtimisht ta jepnim një kontribut sado të vogël përkitazi me këtë figurë kolosale të letërsisë sonë bashkëkohore.