E enjte, 25.04.2024, 07:53 PM (GMT+1)

Editorial

Valon Kurtishi: Regjistrimi 2011, shqiptarët, maqedonasit, pseudo-turqit, Gruevski…

E merkure, 26.05.2010, 10:00 PM


Regjistrimi 2011, shqiptarët, maqedonasit, pseudo-turqit, Gruevski…

 

Nga Valon Kurtishi


1. Në vitin 2011 Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë do të bëjë regjistrimin e zakonshëm të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtare e të regjistruarit të këtyre përbërësve njëherë në çdo 10 vjet sipas standardeve ndërkombëtare të vendosura nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Regjistrimi i popullsisë në rajone me përbërje të përziera etnike apo shtete multikulturorë si që është edhe ky vend, gjithmonë ka tendencë të përcillet me zhvillime dhe keqkuptime nga më të ndryshmit që vijnë si rezultat i veprimeve të aktorëve të veçantë pjesëmarës në proces. Përvoja e hidhur nga regjistrimet e së kaluarës i ka bërë veçanërisht shqiptarët e këtushëm të jenë shumë skeptikë në lidhje me vërtetësinë e shifrave zyrtare të prezantuara anga Komisionet shtetërore në të kaluarën. Edhe regjistrimi i vitit 2002 i bërë me asistencë dhe prezencë ndërkombëtare ka dhënë arsye të shumta për të besuar se manipulimet me përkatësitë etnike në këtë vend janë shumë të mundshme dhe të realizueshme. Institucioni përgjegjës për regjistrimin e popullsisë sipas raportimit të mediave nuk ka në përbërjen e tij gati asnjë shqiptar të vetëm. Enti shtetëror i statistikave si dhe zyrat e tij regjionale kontrollohen në tërësi nga sllavë etnikë. Nga kjo shihet qartë se përpunimi i të dhënave nga regjistrimi i ardhshëm do të jetë ekskluzivitet i maqedonasve të punësuar aty. Nga këtu rjedh dyshimi i bazuar se elita politike maqedonase është në gjendje apo ka mundësitë teknike dhe njerëzore të realizojë manipulimin e rradhës me numrin e popullsisë shqiptare këtu. Elita shqiptare këtu nuk duhet të pranojë kursesi as fillimin e këtij procesi pa punësimin e së paku 26 % shqiptarëve në këtë Ent edhe atë duke filluar nga pozitat udhëheqëse e deri në bazë. Përndryshe rezultatet e regjistrimit do të jenë krejtësisht të manipuluara dhe do të pasqyrojnë dëshirat e nacionalizmit sllavomadh për numrat e “duhur dhe të pranueshëm” të shqiptarëve këtu.

2. Regjistrimi i vitit 2002


Regjistrimi i popullsisë nga viti 2002 ka dhënë këto shifra zyrtare për përbërjen etnike të popullsisë së këtushme: 1 297 981 ose 64,18% maqedonas etnikë apo sllavisht folës që veten e quajnë maqedonas në kuptim të identifikimit kombëtar; 509.083 ose 25, 17% shqiptarë etnikë autoktonë në këtë vend; 77 959 ose 3,85% njerëz që në regjistrim kanë thënë se janë “turq”; 53 879 ose 2,66% romë; 35 939 ose 1,78% sërbë etnikë; 9 695 ose 0,48% vllehë ose arumunë dhe 38 011 ose 1,88% janë deklaruar si të tjerë. Ndarja fetare e cila në të kaluarën është shfrytëzuar shumë kundër shqiptarëve duke i ngatëruar qëllimisht shqiptarët si turq ka qenë si vijon: 64,7% ortodoksë; 33,3% myslimanë dhe 0,37 katolikë dhe hebraikë. Pjesa e mbetur me siguri nuk ka dhënë informacione për përkatësinë fetare dhe mund të kategorizohet si ateiste ose si të tjerë.
Metodologjia e përdorur në këtë regjistrim të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave nga viti 2002 ka qenë si vijon: janë regjistruar gjithë personat që nuk kanë munguar nga vendi më shumë se 12 muaj; personat me vendbanim të këtushëm; të huajt që kanë qëndruar më shumë se 1 vit në vend; personat me vendbanim të zakonshëm në vend të punësuar në përfaqësitë diplomatike dhe konsullare si dhe personat që këtu qëndrojnë me status të fituar të refugjatit apo azilantit.
Duke qenë se regjistrimi u realizua vetëm një vit pas agresionit të armatosur sllavomaqedonas kundër popullsisë civile shqiptare, një pjesë e shqiptarëve në këtë periudhë kohore nuk kanë qenë fare në Maqedoni pasi gjendeshin me statusin e refugjatit të shpërndarë nëpër botë. Shqiptarët e angazhuar si regjistrues të niveleve fillestare kanë qenë të paktë në zona të caktuara ku shqiptarët janë pakicë e popullsisë, kurse numri i shqiptarëve në fazën finale të përpunimit të të dhënave nga Enti shtetëror i statistikës ka qenë gati inekzistent.

3. Kush e rrezikon elementin etnik shqiptar në FYROM?


Sa janë këto shifra zyrtare reale dhe a mund ne si shqiptarë tu besojmë atyre? Kush janë faktorët realë që e rezikojnë fuqishëm numrin e popullsisë shqiptare këtu? A ka rrezik që shqiptarët në këtë vend të fillojnë të humbin numrat aktualë që i kanë në përqindjen e popullsisë? Kur dhe a do të fillojë ndonjëherë të ritet numri i shqiptarëve këtu? Duam ne si komunitet dhe do politika shqiptare, politikbërja shqiptare ose ajo që do të duhej të ishte e tillë këtu që të ritet numri i shqiptarëve apo duam të ulet numri i shqiptarëve në IRJM? Kush janë faktorët që e rezikojnë kompaktësinë territoriale, identitetin kombëtar dhe numrin real të shqiptarëve këtu?
Ne i kemi ndarë në katër grupe. Kjo nuk do të thotë se elementë të tjerë si plakja e popullsisë, sëmundjet e ndryshme, dhe shumë faktorë të tjerë nuk janë të rëndësishëm dhe nuk duhet të meren parasysh. Por si më të rëndësishëm kemi veçuar katër faktorë. Ingredientët tjerë duhet ti paraqesin demografët të cilët në mënyrë shkencore kërkohet të sqarojnë fenomene të tilla të rezikshme duke paralajmëruar shoqërinë nga rreziqet në fjalë si dhe duke ofruar rugëdalje apo zgjidhje shkencore për çështjen. Ne mund ti trajtojmë vetëm sipërfaqësisht këto tema.

1.1. Turqizimi i shqiptarëve myslimanë


Loja e madhe dhe historike e nacionalizmit sërb dhe maqedonas me shqiptarët ka qenë në të kaluarën, është sot dhe siç duket do të mbetet dhe për një periudhë të gjatë kohore i ashtuqujturi “element turk” këtu. Që në momentin e parë kur Sërbia dhe Greqia i kanë pushtuar territoret ku shqiptarët kanë qenë shumicë dërmuese e popullsisë, pra më 1878 – 1912/13, që atëherë ka filluar loja e ndyrë antishqiptare e ngatërimit të qëllimshëm të përkatësisë nacionale me atë fetare të shqiptarëve në ish Jugosllavi dhe Greqi. Qëllimi kryesor i të gjitha qeverive jugosllave dhe greke të paraluftës e pasluftës deri në ditët tona ka qenë ulja e numrit të popullsisë shqiptare sa më shumë që të jetë e mundur, në mos zhdukja e plotë e shqiptarëve nga këto troje. Elaboratet e Vasa Çubrilloviçit dhe shumë të tjerëve nga 1937 dhe 1944 si dhe praktikat e Rankoviqit, Titos e deri në vitin 1990 e kanë dëshmuar katërcipërisht këtë. Regjistrimi i popullsisë së Kosovës dhe Maqedonisë nga vitet 1949 dhe 1953 e tregon më së miri këtë politikë antishqiptare. Kjo nuk do të thotë se edhe më vonë nuk janë realizuar manipulime antishqiptare në shkallë të gjerë.
Sipas nacionalizmit sllav (dhe atij grek kuptohet), shqiptarëve nuk duhet lejuar asesi shkolla shqipe por për ata duhet hapur sa më shumë shkolla turke në mënyrë që të turqizohen dhe të ikin sa më lehtë për në Turqi. Turqia nga ana tjetër e ka pranuar plotësisht këtë politikë antishqiptare dhe ka vepruar shumë në këtë drejtim. Kështu me urdhëra politikë nga lartë në Maqedoni dhe në Kosovë është fabrikuar nga hiçi, nga asgjëja një shtresë e caktuar popullsie e cila mendon se është turke me përkatësi etnike dhe madje regjistrohet edhe zyrtarisht si e tillë. Përderisa në Kosovë kjo shtresë apatride, analfabete dhe antikombëtare është koncentruar në Prizren, në IRJ të Maqedonisë është shpërndarë si lëkurë leopardi në gjithë zonën etnike shqiptare duke rezikuar ti përpijë shqiptarët plotësisht, nëse nuk meren urgjentisht masa të fuqishme administrative që të ndalojnë këtë murtajë.
Në IRJ të Maqedonisë ekziston një grup i vogël i popullsisë prej jo më shumë se 12.000 (12 mijë) personave i koncentruar kryesisht në Maqedoninë lindore, në komunat e Radovishit, Vallandovës dhe Strumicës të cilët janë me prejardhje etnike turke si dhe kanë karakteristika antropologjike të racës turko-mongoloide me origjinë nga stepat e Azisë qëndrore (Turkestan).
Nga ana tjetër të a.q “turq” në pjesët qëndrore dhe perëndimore të vendit, si në Shkup, Gostivar apo Strugë nuk ndajnë asnjë karakteristikë të përbashkët racore, fizike apo tradita kulturore me këta turko-mongoloidë të Maqedonisë lindore. Në këto anë, personat që regjistrohen si turq kanë të njëjtat tipare racore, të njëjtat tradita dhe rite jetësore si fqinjët e tyre shqiptarë. Nga kjo shihet qartë se ky grup popullsie i cili banon në pjesët qëndrore dhe perëndimore të vendit dhe i cili ka pjesën e luanit prej 60, 000 mijë personave në atë 77 mijëshin zyrtar turk në vend, janë në fakt shqiptarë të pastër etnikë të cilët nën ndikimin e propagandave jugosllave si dhe për inerci familjare e përdorin gjuhën turke në mënyrë krejtësisht të pavetëdijshme si dhe pa asnjë asocim të kësaj gjuhe më racën mongoloide aziatike turke.
Një element tjetër përbërës në këtë grup etnik gjoja turk në vend, paraqesin edhe shqiptarët sllavishtfolës myslimanë (të a.q “torbeshë, goranë e në raste edhe maqedonas myslimanë””) të Dibrës, Kërçovës dhe Srugës, të cilët të ndodhur nën trysninë historike të pushteteve sllave e maqedonase që të mos regjistrohen si shqiptarë, kanë preferuar një identitet artificial turk, vetëm e vetëm të shpëtojnë nga represioni dhe diksriminimi i egër shtetëror.
Shteti i sotëm maqedonas përpiqet që ta favorizojë grupin inekzistent turk në dëm të grupit etnik shqiptar. Pushteti maqedonas ka lejuar që në disa qytete që kanë qenë qendra të nacionalizmit shqiptar si Gostivari, Shkupi apo Struga të hapet një kolegj apo shkollë e mesme me mësim në gjuhë turke ku fëmijët shqiptarë që përbëjnë mbi 90% të nxënësve të kësaj shkolle antishqiptare rrezikojnë të turqizohen tërësisht. Nuk është e rastësishme që ky kolegj është hapur pikërisht në këto tre qytete shqiptare ku nuk ka asnjë turk etnik dhe nuk është hapur në Radovish edhe Vallandovë ku ka nevojë reale për këso shkollash turke.
Shteti maqedonas ka favorizuar, lejon, stimulon në forma të ndryshme e bile edhe sponzoron që televizonet e këtij vendi të shfaqin sa më shumë filma turqisht në mënyrë që gjuha turke të shkatërojë sistemin e vlerave të shqiptarëve të pavetëdijshëm kombëtarisht që flasin turqisht në shtëpitë e tyre dhe pastaj regjistrohen si turq etnikë kur të bëhet regjistrimi i popullsisë.
Shteti maqedonas duke filluar nga viti 1944 e deri më sot ka hapur mëse 70 shkolla fillore në gjuhën turke ku fëmijët shqiptarë detyrohen të asimilohen çdo ditë dhe tashmë janë asimiluar. Shifra e tmershme prej 77 985 ose 3,89 % turq nuk ka rënë prej qielli, por është rezultat konkret i shkollimit në gjuhën turke dhe asimilimit të fëmijëve të çoroditur shqiptarë. Në gjithë territorin shqiptar të Maqedonisë gjeografike i cili gjatë luftës së dytë botërore 1941 - 1944 iu bashkua shtetit shqiptar, administrata shqiptare nuk ka hasur në asnjë turk etnik. Nga dolën menjëherë me ardhjen e okupatorit sllavokomunist më 1945 turqit etnikë në Maqedoni dhe Kosovë!?.
Prandaj politika shqiptare duhet të marë masa urgjente administrative që ta ndalë turqizimin e mëtejshëm të shqiptarëve këtu. Kjo kërkon mbylljen urgjente të kolegjit Jahja Kemal, pseudo universitetit Ballkan si dhe mbylljen urgjente të shkollave në gjuhën turke që i ka hapur Rankoviqi në të kaluarën dhe i favorizon sot Gruevski. Shkollat turke duhet të qëndrojnë të hapura vetëm në Radovish, Strumicë dhe Vallandovë ku kemi minoritet real etnik turk. Politika shqiptare në Fyrom duhet të ndalë urgjentisht emitimin e filmave në gjuhën turke në TV e këtij vendi pasi është duke i bërë një dëm të pallogaritshëm kulturës kombëtare, gjuhës shqipe dhe vetë arealit kulturor të shqiptarëve këtu. Politika shqiptare në IRJM duhet ta marë menjëherë nën kontroll Bashkësinë islame të Maqedonisë, qarqe të caktuara brenda së cilës janë shndërruar në një agjenturë të rezikshme antishqiptare, e cila nuk meret me punët e zotit por meret me politikë nacionaliste turke duke promovuar ngado gjuhën turke në çdo manifestim të saj. Çka ka lidhje gjuha turke dhe flamuri shtetëror i Republikës së Turqisë me fenë islame??? Bashkësia “islame” e Maqedonisë është shndërruar ngjashëm si bashkësia “ortodokse”e Janullatosit në Shqipëri, në instrumenta në duart e nacionalizmave turk dhe grek për turqizimin respektivisht greqizimin e shqiptarëve.
Politika shqiptare duhet të meret seriozisht me çështjen e të a.q “turq” në Ohër, Manastir, Kërçovë, Dibër, Veles, Prilep, Gostivar dhe Shkup që s’kanë lidhje me racën turke dhe ti kthejë ata në gjirin e kombit shqiptar në mënyrë që më të fuqishëm ti bëjmë ballë gjithë bashkë gjenocidit sllav që na përgatitet në të katër anët.
Regjistrimi i popullsisë në vitin 2011 duhet ta kthejë në gjirin e kombit shqiptar masën prej reth 60,000 personave që në Maqedoninë perëndimore në të kaluarën është regjistruar gabimisht dhe në forma manipulative si turke. Çdo person i vetëm i cili në Maqedoninë perëndimore dhe qëndrore vetëdeklarohet si turk në regjistrimin e vitit 2011, është tradhtar i kombit shqiptar dhe duhet të dënohet për këtë me forcën e ligjit dhe me përbuzje të përgjithshme shoqërore. Si masë e fundit mbetet detyrimi i këtyre atdhemohuesve dhe bukëshkalëve që të largohen në Turqi.

1.2. Sllavizimi i shqiptarëve ortodoksë dhe katolikë


Në të kaluarën, pushteti jugosllav dhe trashëgimtari i tij maqedonas janë ballafaquar edhe me çështjen e shqiptarëve të shumtë ortodoksë në zonën e Rekës, në Manastir, Strugë dhe Ohër si dhe me çështjen e shqiptarëve katolikë në Shkup e në disa zona të Malit të zi të Shkupit. Pushteti maqedonas e ka sllavizuar liturgjinë kishtare të shqiptarëve ortodoksë, i ka eliminuar priftërinjtë patriotë shqiptarë si dhe ka ndaluar me ligj shkollat në gjuhën shqipe në këto rajone. Si rezultat i këtyre masave drastike antishqiptare, shqiptarët ortodoksë të këtyre rajoneve sot janë sllavizuar tërësisht. Megjithatë, një pjesë e popullsisë së mbetur shqiptare në zonën e Rekës si dhe një numër i caktuar i qytetarisë shqiptare ortodokse në Strugë, Krushevë, Ohër apo edhe Manastir shfaq tendenca për tu pajtuar me një rikthim të mundshëm në gjirin e kombit shqiptar. Politika shqiptare në IRJM duhet të krijojë kushte për rikthimin e papenguar, të plotë dhe sa më të shpejtë të tyre në gjirin e kombit shqiptar.
Çështja e shqiptarëve katolikë të Shkupit është zgjidhur nga pushteti okupator sllav njëjtë si me shqiptarët ortodoksë. Në fillim është sllavizuar (kroatizuar) mesha në kishën katolike të Shkupit si dhe është eliminuar priftëria shqiptare prej aty. Pastaj janë detyruar shqiptarët katolikë që të vijonë shkollimin e tyre në maqedonisht. Fanatizmi i masave muslimane shqiptare në Shkup si dhe politika e agjenturat shtetërore sllave kanë bërë që edhe martesat e shqiptarëve katolikë me ato myslimanë të jenë të pakta. Kështu pak nga pak, sa nga emigrimi sa nga martesat e përziera me sllavë, komuniteti dikur i fuqishëm shqiptar katolik në Shkup që nxori figurën më të madhe të kombit shqiptar sot – Nënë Terezën, ka pushuar së ekzistuari. Në një akt më të freskët antishqiptar, shenja dalluese e shqiptarëve katolikë të Shkupit, shtëpia e Nënë Terezës do të shërbejë si vend për ndërtimin e katedralës ortodokse maqedonase të Shën Konstantinit dhe Elenës. Politika shqiptare duhet ti kundërvihet fuqishëm kësaj politike tradicionale sllave për zhdukjen e shqiptarëve katolikë në Shkup. Politika shqiptare duhet të bëjë përpjekje maksimale që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë të mundësojë kushte që shqiptarët e mbetur katolikë në Shkup të denoncojnë publikisht shtypjen e madhe sllave dhe të pranojnë në një mori të rasteve origjinën apo përkatësinë e tyre kombëtare shqiptare. Nëse zona tradicionalisht shqiptare e Rekës si dhe një numër prej reth 20.000 qytetarëve të Manastirit, Ohrit, Strugës, Krushevës dhe Shkupit me fe ortodokse nuk regjistrohet si shqiptare në vitin 2011 dhe nëse nuk kemi një kthim substancial dhe përmbajtësor të katolicizmit shqiptar në Shkup, atëherë kjo do të tregojë qartë se politika dhe elita shqiptare në FYROM nuk është në rrugën e duhur. Hapi i vetëm politik pas kësaj është të kërkohet nga Tirana zyrtare zëvendësimi i menjëhershëm dhe total i tyre.

1.3. Emigrimi dhe rënia e natalitetit


Jugosllavia komuniste dhe Maqedonia “demokratike” e kanë përdorur edhe një instrument në strategjinë e tyre terroriste për zhdukjen e tërësishme apo uljen e numrit të popullsisë shqiptare, atë të detyrimit të shqiptarëve për tu larguar nga vendi. Maqedonia e vazhdon akoma sot një politikë të tillë. Investimet publike mungojnë tërësisht në zonat e banuara me shqiptarë etnikë. Duke qenë në gjendje të rëndë ekonomike si dhe pa shpresa për një përmirësim të shpejtë të kësaj gjendjeje, dhjetëra mijëra shqiptarë janë larguar dhe vazhdojnë të largohen nga vendlindja. Largimi i këtillë katastrofal i rinisë shqiptare ka bërë që sot në qytete të tilla si Resnjë, Manastir apo Ohër, numri i popullsisë shqiptare të bjerë në nivele alarmante si 2 apo 3 % e popullsisë. Edhe heqja e fundit e regjimit të vizave dhe largimi masiv i shqiptarëve të disa zonave veriore nga vendi që e pasoi këtë vendim të Komisionit Europian, pasqyroi me besnikëri diskriminimin e tmershëm ekonomik që u bëhet shqiptarëve këtu. Kjo tregoi se qytetarët tanë janë krejtësisht jashtë sistemit ekonomik dhe nuk bëjnë pjesë në grupin që meret me përfitimet nga shpërndarja autoritative e të mirave materiale në një shoqëri të caktuar.
Duke parë qartësisht mungesën e kapaciteteve intelektuale brenda partive tona për të prodhuar politika zhvillimore ekonomike si dhe mungesën e fuqisë vendimmarëse të tyre në qeverinë maqedonase, zgjidhje e vetme në këtë situatë mbetet që faktori politik shqiptar të kërkojë mundësi institucionale dhe ligjore që edhe diaspora e madhe shqiptare prej reth 300,000 mijë vetësh nga IRJM që gjendet me punë të përkohshme jashtë atdheut, të ketë mundësi regjistrimi.
Një fenomen tjetër i cili shkakton uljen e numrit të popullsisë shqiptarë në IRJM është edhe rënia rapide e natalitetit të shqiptarëve të këtushëm. Kjo vjen sa si pasojë e proceseve modernizuese shoqërore që janë pozitive aq edhe si rezultat i mungesës së kushteve ekonomike të çifteve shqiptare në këtë vend. Mbetet që politika shqiptare të ketë kujdes që iniciativat ligjore që i ndërmer qeveria nacionaliste e Gruevskit për stimulimin e natalitetit apo për shtimin e popullsisë, të implementohen edhe në zonat etnike shqiptare te çiftet shqiptare me shumë fëmijë, p.sh. Pra, administrata publike shqiptare në IRJM të ketë kujdes që benefitet e njëjta që i përfitojnë çiftet maqedonase të kenë mundësi ti kenë në dispozicion edhe familjet shqiptare.

4. Përfundim


A ka rrezik që shqiptarët në këtë vend të fillojnë të humbin numrat aktualë që i kanë në përqindjen e popullsisë? Nëse politika shqiptare dhe gjithë shoqëria shqiptare si një dhe e tërë nuk i mer seriozisht vërejtjet e mësipërme, ekziston rreziku real që edhe shifra zyrtare prej 25, 17 % e dalë në regjistrimin e fundit të popullsisë, të bjerë në regjistrimin e vitit 2011. Është koha e fundit që ne të fillojmë të mendojmë si të ritet numri i shqiptarëve këtu. Është momenti historik që politikbërja shqiptare të marë masa serioze dhe afatgjate në mënyrë që numri i shqiptarëve të këtushëm ti afrohet 35 % real aq sa edhe jemi në këtë vend. Nëse regjistrimi i vitit 2011 nuk jep së paku 800,000 mijë shqiptarë këtu, atëherë do të qartësohet qëndrimi që klasa politike shqiptare që prej vitit 1990 e deri më sot ka dështuar qartazi në të gjithë elementët që e bëjnë një politikë të suksesshme ta meritojë këtë epitet. Nëse numri i popullsisë shqiptare në këtë regjistrim të fundit nuk del ashtu siç është në të vërtetë, atëherë do të pasojë opcioni i vetëm i mundshëm i kundërt: do të fillojë dekadenca e përgjithshme e shqiptarëve këtu me një zhdukje të ngadalshme por të sigurtë në fund. Ne nuk duam të zhdukemi. Ne nuk duam të zvogëlohemi. Ne duam shtimin e numrit të shqiptarëve, zgjerimin e territorit shqiptar, dhe përhapjen sa më të madhe të mundshme të kulturës dhe vlerave tona civilizuese. Momenti është historik. Mos të gabojmë edhe këtë radhë.



(Vota: 20 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora