E enjte, 28.03.2024, 09:02 PM (GMT)

Editorial

Shaban Peraj: Katrahura e radhës

E merkure, 26.05.2010, 08:59 PM


Katrahura e radhës

 

Nga Shaban Peraj

 

Nuk ka nevojë për asfarë sensibilizimi të çështjes shqiptare këtu në Ma të Zi. Një katrahurë kombëtare rrezikon qenien tonë dhe kjo është evidente tani pas zgjedhjeve lokale, të mbajtura më 23 maj. Kjo është e vërteta jonë, ky është realiteti për momentin, dhe nëse kështu vazhdohet, e sipas tyre nuk ka arsye të mos vazhdojë, ne jemi në prag të zhdukjes, jemi në rrezik, gjë të cilën e kemi provuar edhe në kohën e monizmit. Për këtë nuk ka dyshim, alarmi është dhënë dhe ato që sadopak kanë dinjitet duhet të brengosen seriozisht për fatin e bashkëkombasve. Ne që po kërkojmë zgjidhje për problemet tona na është e qartë pse arritëm këtu, po në të njëjtën kohë habitemi se si e lejuam këtë, si u katandisëm kështu duke humbur vlerat tona kombëtare, duke harruar ata që na lindën e na rritën, duke injoruar ata që na dhanë dorën që ne të arsimohemi, he turp e paçim, për t’i dhënë të drejtë vetës të shkelim çdo gjë që ka të bëjnë me dinjitetin tonë, me të ardhmen tonë në funksion të përkrahjes të atyre që me vetëdije apo jo po shkatërrojnë qenien tonë. A ka turp më të madh se sa njerëzit të shiten për metra asfalt, për çimento,armaturë, apo edhe për një meditje! Ajo që ndodhi deri në ditën e zgjedhjeve e dëshmoi atë, edhe një gjë që nuk ishte në sedrën e shqiptarit dëshmoi prishjen e vëllaut me vëlla, të mikut me mikun e që ndodhi pikërisht në këto zgjedhje për të cilën dukuri fajin e kanë politikanët të cilët nuk i dolën përpara kësaj katrahure, përkundrazi e fryen problemin përtej masës, gjë që do të jetë vonë për ndonjë riparim të mundshëm.

Të gjithë i dëgjon duke u ankuar për kushte të vështira social-ekonomike, por kur shikon rezultatet e zgjedhjeve fiton bindjen se nuk është ashtu. A ka gjë më makabre kur për do farë standardeve flasin Ferhat Dinosha, Gëzim Hajdinaga, Luigj Shkreli e Ali Rexha të kënaqur se do të vazhdojnë së bashku, kurse në anën tjetër nuk kuptohen mesazhet e Nazif Cungut e Amir Hollaj, që sipas krahut kundërshtar nuk janë të pranueshëm për pjesën më të madhe të votuesve shqiptarë. Kjo dukuri nuk jep shpresë, nuk jep kurajo për askend që mendon me kokën e vet, ndaj hapen plagë të reja të cilat vështirë që këto troje të gjejnë një kokë të nevojshme në këto momente për të sanuar gjendjen e krijuar.

Tani të gjitha u panë, nuk ka më nevojë për komente, e gjithë ajo që ndodhi mund të jetë gjithçka tjetër, por demokraci jo, jo e drejt e të menduarit lirshëm, jo ajo që krijon siguri te qytetari, përkundrazi krijon pasiguri për hallet e shumta të qytetarëve, edhe përkundër numërimit të pafund të problemeve që për një kohë të gjatë do të vazhdojnë të jenë prezente në këto troje. Tashmë çdo gjë është e qartë, renditja e mandateve u bë si këtu në Ulqin, po edhe në Tuz prej nga vetë mënyra e renditjes sjellë me vete një sërë dëmesh për shoqërinë tonë të cilën vështirë ta sanojmë. Për situatën e krijuar fajtorë jemi të gjithë, pa dallim ku jemi, çfarë punojmë, prandaj mungesa e respektit të tyre për atë pjesën tjetër që nuk u dha përkrahje duket se fati i tyre është i vendosur. Rezultati i punëve të nisura në formën që ka filluar, shpesh finalizohet me pendim, por atëherë do të jetë tepër vonë për këta shkatërrues të vlerave kombëtare. Ndryshe ky kaos i krijuar pikërisht nga vet ata do vazhdojë akoma më tepër të jetë në qender të aktiviteteve të përditshme. Kjo është një sindromë e tyre, një sindromë që quhet shqiptaroballkanik e nisur kjo që në vitet e komunizmit për të vazhduar sot në demokraci të paqenë. Kjo demokraci e paqenë ka marrë përmasa makabre sa nuk mund të gjesh as edhe një grimcë që të dëshmojë për ekzistencën e demokracisë  reale e të vërtetë. Shqiptarët në Mal të Zi këtë kërkuan, të mos ketë demokraci, të mos ketë barazi, por vetëm mosbesim, frikë e urrejtje për njëri-tjetrin. Ne kënaqemi me pak, ndoshta dikush nuk do ta pranojë, por kjo është e vërteta, ky është realiteti ynë përderisa dalim në shenj gëzimi e shtijmë me armë për një fakt të vetëm, për të kënaqur egon e një grupi personash, e ne heshtim, nuk reagojmë duke arsyetuar vetën se ky është realiteti, sovrani e tha fjaën e vet.

Pra, marrë në tërsi kemi të bëjmë me një politikë të shkapërderdhur e cila kërkon zgjidhje akute për të mos mbetur e tillë në trojet tona. Tani për tani është një demokraci e dështuar dhe në këtë drejtim duhet punuar fortë për të zgjidhur çështjet e hapura e të pazgjidhura. Koha është për veprim.



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora