Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Zholi: Flet, dirigjenti, kompozitori, instrumentisti, David Tukiçi

| E marte, 25.05.2010, 08:46 PM |


Flet, dirigjenti, kompozitori, instrumentisti, David Tukiçi

 

Ja pse ma dhe dekoratën Presidenti i Italisë Camphi.

Babai im Ibrahimi ishte një tenor që më nxiste të studioja

Babai im kurrë nuk pinte ujë të ftohtë dhe akullore

 

Nga Albert Zholi

 

Rrjedh nga një familje muzikantësh. Babai i tij Ibrahim Tukiçi është një ndër tenorët më të  mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohrave. David Tukiçi lindi në vitin 1956 në Shkodër, Shqipëri. Tashmw  Tukiçi është shqiptar por me shtetësi Italiane. Deri në vitin 1992 ishte drejtor i simfonisë së muzikës në Radio Televizionin Shqiptar (RTSH). Ka kompozuar një numër të madh të simfonive, instrumentaleve dhe këndim. David Tukiçi është dhe vëllai i Genc TukiçiDavidi studioi për kompozim, më vonë për drigjent në Francë duke e rrritur reputacionin e tij në Itali, ku mori dhe vlerësimin nga Presidenti Champi. Ditët e fundit ai vuri në skenë operan “Jeta është ëndërr”., që sipas kritikës është një ndër operat më të bukura me autorë shqiptar.

 

-Z. David, ju para ca ditëve në TOB vutë në skenë operan “Jeta është ëndërr”. Si lindi dëshira juaj për muzikën, ishte shtysë e babait apo dëshirë e jotja?

 

-(Qesh). Ndoshta të dyja. Unë jam rritur në oper dhe në balet qysh kur ka qenë konservatori ose Akademia e Arteve. Kam marrë pjesë  në një oper qysh 4,5 vjeç në operan “Traviata”, ku babai im kishte rolin kryesor dhe kishin nevojë që një fëmijë i vogël të luante  në këtë pjesë.Kam qenë me fat. Ajo shfaqje ishte në orët e vona të natës dhe shfaqjen e kam përballuar me sukses..Më vonë babai duke parë  një talent tek unë në fushën e muzikës më angazhoi në pianoforte. Pianoforte është instrumenti më universal, dhe për një fëmijë të vogël ishte shumë e vështirë. Pra me skenën shqiptare më lidhin

 

-Çfarë ruani ju në kujtesën tuaj për rolet e babait tuaj, mënyrën e intrepretimit dhe çfarë kanë përcjellë shokët e tij tek ju për babain tuaj?

 

-Të gjykoj babain tim është e vështirë. Po ta shikoj tani, kam një pjekuri tjetër dhe një këndvështrim tjetër. Ai ka luajtur të gjitha rolet kryesore të operistikës si një tenor. Pra ka pasur disa role ku ai është shquar dhe unë si fëmijë i mbaj mend.Nga të gjithë kolegët e tij (ku sot pak janë, sepse gjenerata e babait tim dalngadalë po largohet), ai ka qenë një tenor i cili i ka kënduar të gjitha duke filluar nga Çajkovski, tenoret italianë dhe të gjitha operat e rëndësishme botërore. Ai ishte  një tenor vital me një zë të veçantë, me shumë kujdes për zërin e tij. Ai kurrë nuk pinte ujë të ftohtë dhe akullore. Ai i ruante kordet vokale. Ai ka pasur një vullnet të jashtëzakonshëm. Ka qenë edhe një këngëtar i njohur i muzikës popullore dhe punoi shumë me këngën shkodrane dhe këngën korçare.Jaret shkodrane i ngrinte në art.Kur shkonte në Kinë, kinezët kur e dëgjonin mendonin se janë

jare dhe nuk e mendonin se ishin këngë popullore.Këndonte të gjithë repertorin popullor të shqiptarëve që ja përshtaste natyrës së tij prej tenori. Ai ishte krijues në këngë. Mendoj që ai e kishte merituar me të vërtëtë të ishte  “Artist i popullit”.Ka vite që e ka marrë çmimin. Tani kohët e fundit në Qendër të Tiranës, mbas ministrisë Turizmit dhe Sporteve është një rrugë që quhet Ibrahim Tukiqi. Kjo është një krenari e madhe për ne fëmijët.

 

-Ju thatë se babai këbëngulte që ju të ndiqnit rrugën e tij. Pra ai ishte shtysa juaj kryesore që jut ë ndiqnit rrugën e muzikës?

 

-Unë mendoj se jeta e çdo njeriu ka një lloj fati të parathënë. Fati im ka qenë se kam jetuar gjithmonë me muzikën. Kam mbaruar konservatorin me kompozitorin e madh Çesk Zadeja. Mbas mbarimit të konservatorit kam punuar një vit në Laç dhe Krujë (në Krujë  kam punuar me grupin e pleqve). si kompozitor. Puna me Asamblin e Krujës më dha shumë ide. Punova me ansamblin e Krujës dhe bëmë një ansambël ku regjistrimet I realizonte RTSH. Me këtë ansambël kemi kënduar edhe në festival të Gjirokastrës.Unë atje u furnizova mer material si kompozitor. Fillimet e mia si kompozitor i kam me një rapsodi  me motive krutane e cila u laujt me violinë nga një artist i shquar i asaj kohe Pirro Gjezi. Më vonë unë vazhdova me shumë vepra të tjera, për piano, koncerte për violinë, me orkestër dhe shumë e shumë vepra të tjera. Pas këtyre eksperiencave fillova punën në RTSH.

 

-Përse  u larguat jashtë shtetit?

 

-. Në vitin 1992 u largova nga atdheu sepse  këtu intersi për artin filloi të binte dukshëm. Filluan grevat dhe demostratat, dhe unë doja të punoja shumë, nuk doja të meresha me politikë. Orkestra u bë inegzistente. Për këtë mora rrugën dhe u drejtova drejt Italisë.Atje muzika ishte shumë e zhvilluar dhe unë kisha se çfarë të mësoja. Mësova por dhe kompozova në italisht për disa orkestra. Pas disa viteve pune intensive, presidenti i Italisë Champi, duke parë punët e mia më akordoi një dekoratë, me motivacionin si “një nga kompozitorët më të mëdhenj botërorë në fushën e muzikës simfonike që me talentin e tij kontribuon në gjirin e kulturës italiane”.Për mua ky motivacion kishte një rëndësi të madhe sepse jepej për njerës të shquar të artit dhe  patjetër me diplomë europiane. Për këtë, unë në Itali studiova disa lëndë që më mungonin dhe mora një diplomë tjetër.Pastaj shkova katër vjet

në Paris ku studiova një vit për kompozicion me një kompozitor të njohur francez, dhe tre vjet studiova si dirigjent. Pra tashmë isha i kompletuar.

 

-Po operan e fundit këtu në Shqipëri kush e ka dirigjuar?

 

-Operan e fundit këtu në Shqipëri e kam dirigjuar vetë.  Ajo titullohet “La vita e Sonja” dhe në shqip “Jeta është ëndërr”.Opera është gjinia më e madhe sepse përmbledh:  dramën e kënduar, baletin, skenografinë, kinomatografinë, muzikën e dhomës, të gjitha llojet e operas.

 

-Këtë oper përse e vutë në Shqipëri për herë të parë?

 

-Unë jam shqiptar dhe dashuria më e madhe e imja është Shqipëria.Unë kisha edhe oferta në Itali, por  çdo shqiptar I vërtetë besoj se mendon se çdo vlerë që ka, çdo vepër muzikore,  në fillim duhet t’ia lejë Shqipërisë dhe pastaj atij vendi ku jeton.Edhe unë mendova se n.q.s. kjo oper do të kishte një vlerë duke njohur historinë e muzikës shqiptare duhej që ta realizoja në Shqipëri ku të gjithë më njohin. Tashmë pas premierës jam shumnë i kënaqur për këtë realizim. Ishte një dhuratë e bukur për atdheun tim.

 

-Si u prit nga pupliku shqiptar, opera “Jeta është ëndërr”.?

 

U prit shuimë mirë. Këto ditë e transmetoi dhe televizioni shqiptar të plotë. Unë e pashë  si spekatator në television dhe  vura re se ishte realizuar shumë mirë baleti  i Agron Alisë i cili është një mjeshtër i madh. Eshtë fat që ne kemi një koreograf të tillë në Shqipëri. Nga të gjithë ishte bërë një punë e pëlqyeshme.Unë e kam realizuar për ta vënë në skenë këtë opera për shumë pak ditë. Eshtë realizuar brenda një jave.Mendimi im i parë ka qenë që opera të ngelet në repertorin shqiptar, dhe shpresoj që shqiprtarët ta kërkojnë përsëri për ta parë dhe për ta dëgjuar këtë oper. Mendoj se ne si shqiptar nuk jemi më pak se të tjerë shtete. Jemi një popull me shumë talent.Kam besim se opera në të ardhmen ndoshta do të luhet edhe në vende të tjera.

 

-A keni menduar të ktheheni në Atdhe?

 

-Unë jam përqëndruar në Kalabri, është një rajon i Italisë. Atje gjeta atë ç’ka më nevojitej për të kompozuar. Dhe vërtet kam pasë shumë krijime. Tani që përfundova dhe këtë vepër, oper,  kam mendim që të kthehem, sepse edhe në Shqipëri tani gjithshka ka ndryshuar. Këtu ka një aktivitet shumë të madh muzikor. Kam dëshirë që atë eksperiencë që e kam fituar në krijmtari dua që t’ia  jap shqiptarëve nëqoftëse do të jetë mundësia si petagog në kompozicion.Në mënyrë që kjo eksperiencë e krijuar do ti përcillej një brezi tjetër.Mendoj se vetëm  kështu Shqipëria do të eci përpara.

 

-Si e shikon femrën shqiptare me ato italiane, dhe raportin që kanë femrat italiane me operan?

 

-Unë publikun nuk e ndaj femër apo mashkull.Është një elitë e caktuar që kanë pregatitje për ta parë operan sepse ajo është një gjini komplekse.Duhet  që të jesh një njeri që ke ndjekur që në fëmijëri opera dhe ta shijosh. Edhe në Itali ka një publik që e ndjek operan sidomos në veri të Italisë, kurse jugu nuk e ka atë që e ka veriu me përjashtim të Siçilisë që është më e dëgjuar.Publiku italian në përgjithësi e ndjek dhe e don operan.Por mendoj se edhe ne shqiptarët e duam operan.Neve na pëlqen kur drama është e veshur me muzikë të bukur.Ky është një realitet.