E premte, 29.03.2024, 01:15 PM (GMT)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Problemi me vetveten

E marte, 25.05.2010, 09:00 PM


PROBLEMI ME VETVETEN

 

NGA KALOSH ÇELIKU

 

         E ka thënë moti Faik Konica i madh: …O Zot, mbroje Shqipërinë prej shqiptarëve! Një mik imi poet, Pano Taçi: Për inatë të shqiptarëve, do të bëhet Shqipëria.  Edhe unë e kam përsëritur disa herë me radhë në libra: Armiku më i madh i shqiptarëve, janë vetë shqiptarët. Shqiptarët kanë problem jo me të tjerët, po me vetveten. Problemi me vetveten, është më i madhi. Nuk të lë të ngritesh më këmbë, nuk të lë ta vazhdosh rrugën pas Çuke. Këmbët t’i lidhë nyje në mes të rrugës. Dhe, fatkeqësia më e madhe u vjen shqiptarëve nga vetvetja.

        Vetëm i hidhni një sy historisë! Burrat më të mëdhenj të Atdheut, i ka vrarë dora e shqiptarit. Edhe, i ka tradhtuar, i ka shitur lirë te armiku. Persëri, edhe në shekullin e njëzetenjë, shqiptari e vret shqiptarin. Shqiptari e spiunon shqiptarin. Shqiptari e tradhton shqiptarin. Shqiptari e shet shqiptarin. E populli e ka thënë një urti antologjike: përpara se ta pastrosh oborrin e shtëpisë së komshiut, pastroje oborrin tënd nga bërlloku para dere. Fatkeqësisht, shqiptarët kanë shumë bërllok, që u është grumbulluar me vite. Ndonjëherë, edhe e pyes veten: nga ku na ra gjithë ky mallkim mbi shqiptarët?! E kam dëgjuar nga pleqtë të thonë se: shqiptarët i ka mallkuar Baba Dovleti. Mallkimin e tij e marr edhe me mend e arsye, po pse ky mallkim të zgjasë kaq shumë gjatë me vite, edhe sot e kësaj dite?! Ndonjëri thotë: shqiptarët pesqind vjet kanë jetuar nën Turqi. Vite me radhë nën Serbi. Viseve tona kanë kaluar edhe gjermanët, italjanët, bullgarët… E pamundur është ky popull, gjatë kësaj “bashkëjetese” edhe të mos e ketë perzier gjakun, me dëshirë ose me dhunë. Kohën e fundit, në shekullin e njëzetenjë serbët edhe njëherë e përdhunuan këtë popull, ia përzinë gjakun te pragu i shtëpisë.

        Dhe, e gjithë kjo përçarje me popullin shqiptar nuk ndodhë rastësisht edhe në ditën e sotshme. Gjakun e kemi të prishur nga “miqtë” dhe armiqtë si popull trim, liridashës dhe i besës. Edhe në kohën e sotshme vazhdojmë ta përziemë gjakun me martesat e  përziera, me nuse nga Shqipëria e dhëndurë nga katundet e shkretë të Maqedonisë. Rrezik i madh për shqiptarët e këtyre trojeve, që do t’ia shohim sherrin pas disa viteve. Vallë, nuk ju kujtohen martesat e përziera me qëllim gjatë historisë, që i bënin disa popuj për të pasur ushtarë melezë trima për luftë?! Shembull më të fresëkët i kemi martesat e shqiptarëve në kohën e komunizmit me gra serbe. Më kujtohet si fëmijë, vetëm katundi im, disa burra përveç grave dhe fëmijëve që kishin në katund, kishin edhe gra tjera serbe dhe fëmijë në Beograd. E të mos flasim për burra tjerë shqiptarë nëpër qytete e katunde të Maqedonisë, Kosovës e Malit të Zi.  Dhe, gjatë Luftës së Kosovës (1999), ne nuk na vranë serbët, po na vranë “djemtë” tanë melezë. Nëpër trup na qarkullon gjak i huaj, gjak i prishur anadolli, gjak barbari. Një Zot e di me cilët popuj pushtues e “vëllezër” jemi kryqëzuar, e kemi përzier gjakun nëpër shekuj.

        Patjetër, duhet të them edhe një realitet, që ia kam borxh lexuesit shqiptar. Shkaku: prej nga gjithë ky bërllok shqiptar në Shkup, që na e ka zënë frymën?! Shkupi i ka tre soje shqiptarësh: vendasit, shqiptarët e deklaruar pas Luftës Dytë Botërore si turq për t’u shpërngulur në Turqi. Dhe, spiunët e kohës së Rankoviqit kur humbi pushtetin në Kosovë kryepolici: bashkëpunëtorët e tij shqiptarë ikën e u strehuan në Maqedoni. Ja, shkaku: pse Shkupi nuk mund të çoj krye nga ky bërllok shqiptar që e ngulfat dita – ditës, ia zë frymën qytetit.

         Edhe një histori më vete për lexuesin: Një njeri i mençur, Mahmut Dumani që ka punuar dhe vepruar në Shkup ka thënë: Problem i madh është të punohet me këtë popull në këtë anë. Herët, a vonë me këtë popull do të kemi probleme në të ardhmen për Atdheun. Edhe u binda vetë: Pas viteve ’80 - ta u ktheva në Shkup dhe pesëmbëdhjetë vjet me radhë kam punuar si mësues nëpër fshatrat e malësisë së Shkupit. U habita me gjendjen reale që gjeta mes këtyre maleve. Fshatra të tërë gjatë sistemit komunist ishin të regjistruar si turq e nuk dinin asnjë fjalë turke. Fshati Tisovicë, ku punoja unë komplet ishte shpërngulur në Turqi, dhe pas dy javësh komplet ishte kthyer përsëri në vendlindje, mes maleve. Shumica e këtyre banorëve nuk figuronin në asnjë regjistër, nuk i thirrnin as edhe ushtarë. Poashtu, edhe shumë fëmijë që vijonin shkollimin në shkollë, nuk ishin të regjistruar në asnjë libër të amzës. Regjistrimi i popullatës gjatë vitit 1981 do të ndryshojë shumë situatën e këtyre fshatrave shqiptarë. Banorët e regjistruar si turq, kësaj radhe u regjistruan shqiptarë. Edhe pse, Shkupi ende ka shumë banorë shqiptarë, që lindin e vdesin pa nënshtetësi, nuk dihet numri i saktë i shqiptarëve në IRJ të Maqedonisë.

          Dhe, ja erdhi ajo kohë që na e bënte me dije ai burrë i madh: Mahmut Dumani. Elemente  të këtij bërlloku shqiptar, kanë të gjitha partitë tona politike shqiptare. Dhe, nëse këtë bërllok shqiptar secila parti nuk e pastron vetë me kohë nga oborri i saj, shqiptarët kurrën e kurrës nuk do të mund të çojnë krye dhe të jenë të barabartë në këtë shtet të përbashkët “demokratik’.

        E para: duhet flakur nga trupi ynë sa më shpejtë këtë gjak të prishur barbari. E dyta: kokat e huaja në qafë duhet hedhur në përrua. Nuk e di, si mund të eci rrugës një trup me kokë të huaj në qafë?! E ne, në mesin tonë kemi plot trupa, që ecin me koka të huaja në qafë. Koka të huaja kemi nëpër parti politike, institucione të shtetit, universitete, mjetet e informacionit… I vetmi popull në botë jemi që ecim këmbadoras rrugës me koka të huaja në qafë. Shkak ky, që na e ngatërron edhe trurin. Këmbët me të cilat zvarritemi rrugës për në Baba Tomorr.

        Është koha e fundit, që populli shqiptar të fillojë me pastrimin e gjakut. Kokën e huaj ta heqi nga qafa. Zemrën ta freskoj me gjakun e vet, gjakun e pastër të shqiptarit brez pas brezi. Përndryshe, edhe gjatë kohë do të vazhdojë të eci ferrave me këtë samarë mbi shpinë. Bërllok shqiptar në lëmë, që përditë ia zë frymën. E ka rrokur për fyti me të dyja duart nëpër shekuj. E ngulfat në mes të ditës.

        O burra shqipëtarë! Hiqni bërllokun nga lëma! Haletë pas shtëpive! Dhe, hudhni samarin e gomarit nga shpina! Mjaftë ndejtët më në guacë mbyllur, në fund të detit!. Edhe sot, edhe dje me eufori patriotike. Përveshni duart, futjuni punës! Mjaftë më e “vratë” shkaun me çifteli nëpër këngë popullore dhe poezi patetike! Fjalët dhe çiftelia, sot nuk bëjnë punë. Edhe armët.

       Lufta sot, kërkon tjerë burra mejdani. Tjetër tru e gjak shqiptari…



(Vota: 46 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora