E premte, 29.03.2024, 10:21 AM (GMT)

Editorial

Pierre-Pandeli Simsia: Intervistë me Drejtorin e Festivalit Folklorik të Diasporës në Sh.B.A. zotin Mark Shkreli

E merkure, 21.11.2007, 10:50 PM


Kush do t’i dëgjonte këngëtarët shqiptarë në Nju Jork pa Komunitetin Shqiptar?

Intervistë me Drejtorin e Festivalit Folklorik të Diasporës në Sh.B.A. zotin Mark Shkreli

Nga Pierre-Pandeli Simsia
 

Pierre-Pandeli Simsia
Siç edhe jemi njoftuar, ditët e fundit në "Lehman Center for the Performing Arts" në Nju Jork u zhvillua Festivali i 17-të Folklorik i Diasporës Shqiptare, organizuar nga Qendra Kulturore "Nënë Tereza" e Kishës Katolike me qendër në Harrtsdale në Nju Jork.
Ky aktivitet shumë i rëndësishëm kulturor në pragmbyllje të çdo viti, si rruajtës dhe përkrahës i traditave të shkëlqyera folklorike dhe muzikore shqiptare, ka si qellim të mbajë përherë gjallë vlerat e larta të Kulturës dhe Folklorit tonë, duke na bashkuar të gjithë së bashku pa dallim feje dhe nga cila krahinë jemi.
Në fund, pasi përfundoi Festivali i 17-të Folklorik i Diasporës, Drejtori i Festivalit zoti Mark Shkreli pranoi të më jepte këtë intervistë interesante për lexuesin
aktivitet

- Zoti Shkreli: Sapo ka përfunduar me sukses Festivali i 17-të Folklorik i Diasporës, zhvilluar në Nju Jork dhe Ju keni qenë drejtor i festivalit. Do ishte në interesin e lexuesve të dinim për punën tuaj dhe të gjithë organizatorëve të atij festivali.

Për të organizuar një ngjarje me përmasa sikur është Festivali Shqiptar, duhet një organizim shumë intensiv, duhen njerëz të aftë dhe të vullnetshëm, të cilët nuk e kursejnë as kohën as mundimin, e as që kërkojnë ndonjë shpërblim material. Për këtë, ne, sikur çdo vit, edhe sivjet kemi pasë fatin të kemi një numër të mjaftueshëm vullnetarësh entuziastë për të cilët suksesi i Festivalit kishte më shumë rëndësi sesa koha me lirë e tyre. Hapat paraprakë janë marrë që nga viti i kaluar me sigurimin e sallës, orkestres dhe të fonisë. Kurse komisioni i gjerë është formuar dhe ka filluar punën në shtator, pothuajse të gjithë që kanë marrë pjesë edhe në të kaluaren, gjë që e bën edhe punën më të lehtë. Që në fillim ne formojmë grupe pune me detyra të caktuara, si Grupi Artistik dhe Grupi i skenës dhe Grupi organizativ, të cilat udhëhiqen nga ekspertë. Unë, si drejtor i Festivalit, koordinoj aktivitetet e këtyre grupeve dhe kujdesem që çdo gjë të bëhet me kohë.

- Si lindi ideja nga Kisha Katolike "Zoja e Shkodrës" për të zhvilluar festivalin e parë folklorik në diasporë dhe për ta vazhduar atë çdo vit, deri te ky i sivjetmi?

Fara e festivalit e ka origjinën që nga viti 1974, kur me inisiativën e klerikëve shqiptarë, të përndershmit Dom Zef Oroshi, Dom Rrok Mirdita dhe Imam Isa Hoxha, një grup entuziastës nga i tërë komuniteti, filluam bisedimet për organizimin të një shfafqje kulturore, për mërgimtarët tanë, numri i të cilëve vinte duke u rritur dita ditës. Kisha jonë atëherë ishte në 4221 Park Avenue në Bronx, ku edhe u mblodhëm. Mbasi që ky synim u shpall, shumë artistë popullorë na u lajmëruan dhe ashtu filluan përgatitjet. Në këtë përpjekje ndihmë të madhe kemi pasë nga Ethnic Falk Arts Center nga Manhattan. Sipas këshillave të tyre ne morem pjesë në Festivalin Ballkanik, i cili u mbajt në Clinton High School, në Bronx, me praninë e shumë bashkatdhetarëve.
Që nga ajo ngjarje, që u prit shumë mirë nga publiku, kemi bërë shumë përpjekje, nganjëherë shfaqje, koncerte dhe pjesëmarrje në spektakle të ndryshëm, nga të cilët dallohen 200-vjetori i pavarsisë së atdheut tonë të ri, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 100-vjetori i Shtatores së Lirisë. Ama, akoma nuk kishim një ngjarje kulturore që mund ta quanim tonën. Kjo ndodhi në Nëntorin e viti 1991 kur, me inisiativën e Famullitarit Dom Rrok Mirditës (tani Arqipeshkëv Metropolit i Tiranë-Durrës) dhe Nd/Famullitarit Dom Pjetër Poaj (tani Famullitar i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”), u organizua Festivali i Parë Shqiptar, në Clinton High School. Drejtor i Festivalit ishte z. Tonin Mirakaj. Një vit më vonë, nën drejtimin e z. Prelë Sinishtaj, u zhvillua Festivali i Dytë, kurse më 1993, drejtimi i festivalit m'u besua mua, gjë që e bëj edhe sot me përjashtimin e atij të gjashtit, që për arsye tragjedie familjare, nuk mund ta bëja, por festivali nuk humbi gjë, sepse mejshtërisht e drejtoi z. Marjan Cubi.
Dua të them se lista e atyre që kanë asistuar në organizimin e festivaleve do të ishte tepër e gjatë, por dua të përmendi vetëm ata që kanë marrë pjesë që nga fillimi dhe marrin pjesë edhe sot, sikur Fran Shala, Ismer Mjeku, Marjan Cubi, Nikë Gjuravbçaj, Hila Popaj.
Gjatë gjithë këtyre viteve, përkrahja e pakursyeshme e Dom Pjetër Popaj ka qenë një nga arsyet që festivali ka vazhduar dhe, jam më se i sigurtë, se do të vazhdojë, sepse ai jo vetëm se është dashurues i folklorit por është edhe atdhetar i flakët dhe është dëshira e tij që traditat e mira shqiptare të trashigohën nga breznitë e reja.

- Mund të na thoni kush kanë qenë pionierët e parë të festivalit, meqenëse më sipër përmendët origjinën e tij që e ka që nga viti 1974 dhe Ethnic Falk Arts Center nga Manhattan?

Po, sikur e theksova më parë, ishin dy persona nga Ethnic Falk Arts Center, Ms. Ethel Raim dhe Mr. Martin Keonig (me origjinë hebreje), të cilët na e kanë përkrahur që nga shfaqja e parë, më 28 Nëntor 1974. Me ta ishte edhe profesoresha Jane Sugarman, e cila ka doktoruar në artin popullor ballkanas dhe ka vizituar trevat shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë. Por do të ishte e padrejtë sikur të mos përmendim edhe pionierët nga komuniteti ynë. Nuk po kthehem rishtas në vitin 1974, por vetëm në vitin që filluam t’i njehsojmë festivalet, pra 1991. Nuk e kam listën e plotë të oragnizatorëve por më kujtohën disa emra, si Tonin Mirakaj, Shpresa Uli, Fran Shala, Prelë Sinishtaj, Marjam Cubi, Vera Lekoçaj, Zoja Gjuravçaj, Marjan Marku, Ismer Mjeku, Drita Perezaj, Vasel Gjolaj, që ishin që në fillim, Më vonë duhet përmendur Simon Vukel, Gjon Chota, Gjon Dedvukaj, Mimoza Dajçi, Astrit Tota, z. Edmond Xhani, avokaten Agela Zagreda, Idriz Çelaj, Lekë dhe Elsa Lulaj, palok Rudaj, Gjok Selca, Gjergj Simolacaj, Xhavit Limani, Kreshnik Zhabjaku, Tonin Lumaj, Luc Malota, Flamur Husaj, etj, etj., që tani s’po më kujtohen. Puna e tyre ka qenë shumë e vleftshme për ç'ka ju kemi boxh mirënjohje dhe respekt ne dhe i tërë komuniteti shqiptar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

- Ju personalisht, sa kohë keni që organizoheni me festivalet folklorike?

Unë kam marrë pjesë që nga takimet e para, më 1974, dhe nga Festivali i Parë, më 1991. Siç ju tregova më parë, personalisht kam drejtuar të gjithë festivalet, duke filluar nga i treti, me përjashtim të të gjastit. Për mua është kënaqësi të punoj me dashamirë të folklorit nga të gjitha trojet tona, pa kurrëfarë dallimi, por vetëm si vëllezër të një gjaku që jemi.

- Brenda Komunitetit tonë në Nju Jork dhe jashtë tij njohim shumë këngëtarë, artistë të skenës shqiptare që japin koncerte në festa të ndryshme dhe në gëzime familiare, që festivalit të fundit i munguan. Si e spjegoni mospjesëmarjen e tyre, nuk kanë pranuar të marrin pjesë në festival, apo nuk kanë patur ftesa nga organizatorët e festivalit?

Është e vërtetë se shumë munguan dhe kanë munguar në të kaluarën. Arësyeja është dollari i gjithëfuqishëm. Disa nga artistët nuk e ndjejnë obligimin që kanë ndaj komunitetit nga i cili edhe jetojnë. Imagjinoje një këngëtar ose këngëtare shqiptare në New York pa komunitetin shqiptar – kush do t’i dëgjonte.
U bëj ftesë të gjithë artistëve që të bëjnë një sakrificë të vogël – një herë në vit, dy orë t’ia dhurojnë komunitetit. Ia kanë borxh!
Dua të shtoj se askush nga organizatorët nuk merr asnjë lloj shpërblimi për punën që bëjnë.

- Çdo vit festivalet folklorike kanë qenë të një niveli të lartë, këtë e tregoi edhe numri shumë i madh i pjesëmarrësve, por ky i fundit, sikurse u tha edhe nga disa bashkatdhetarë ishe më i bukur, më i plotë dhe për këtë, sigurisht, që kanë meritë të madhe jo vetëm organizatorët, por edhe artistët pjesëmarrës. Ka ndonjë përzgjedhje të grupeve artistike nga ana juaj organizative, apo grupet konkuruese i zgjedhin vetë pjesët e tyre me të cilat do të konkurojnë?

Vërtetë ftesa për pjesëmarrje është e hapur për të gjitha grupet dhe individët. Është vullneti i tyre nëse marrin pjesë apo jo. Është e ditur se ndonjëherë që paraqiten më shumë se ne kemi kohë për festivalin, atëherë bëhet një përzgjedhje, kryesisht bazuar në nevojen për reprezentim gjithëkombëtar.

- Festivali i 17-të ishte vazhdimësia e aktiviteteve të ndryshme që Kisha Katolike në Nju Jork i zhvillon me një frymë kombëtare, pa dallim feje apo krahine për të mbajtur të bashkuar komunitetin tonë. Edhe kohët e fundit në aktivitetet e ndryshme të Kishës pjesëmarrja ka qenë shqiptarçe, pra pa dallim feje.

Merita për këtë u shkon, në vend të parë, prijësëve të Kishës, të cilët, duke filluar nga themeluesi i kishës së parë katolike shqiptare në SHBA, Imzot Zef Oroshi dhe duke vazhduar me ish-famullitarin, tani Imz. Rrok Mirditën dhe famullitarin er tanishëm Dom Pjetër Popaj, kanë bërë ç’është e mundur që të mbajnë kontakte me prijësit fetarë të dy besimeve të tjera shqiptare. Ne, si ent besimi, për çdo ngjarje kemi ftuar komunitet fetare shqiptare. Besoj se kjo gjë është vazhdimësi e traditës së bukur të klerit katolik shqiptar ndër shekuj. Si parim ne ç'doherë kemi fjalët e Ungjillit, “Duaje të afërmin tënd porsi vetëveten” (Mt. 22:39), sikur dhe thënia e Dom Pjetrit, “Të kultivojmë ata çka na bashkon e jo çka na ndanë”.

- Si është bashkëpunimi artistik i Kishës Katolike me Grupin Muzikor tashmë të Njohur "ALBA", i cili shoqëroi edhe këngët e festivalit të fundit?

Udhëheqësi i grupit “Alba’, Edmond Xhani, me përvuajtërinë e tij i ka pushtuar zemrat e të gjithë anëtarëve të grupit organizativ. Është vërtetë një kënaqësi të punosh me Edin. Ai, me grupin e tij, bën shumë sakrifica për ta bërë festivalin sa më të sukseshëm. Grupi “Alba” është gati që në çdo kohë të improvizojë provat, duke udhëtuar me orë për t’ua bërë artistëve më të lehtë përgatitjen për festival. Është dëshira e të gjithëve, që edhe në të ardhmen, Grupi Muzikor “Alba” të jetë “grupi zyrtar i festivalit”.

- Jeni Kryeredaktor i revistës "Jeta Katolike", por për vetë emrin që mban ajo revistë, shpesh herë në faqet e saja të brendëshme zenë vend shkrime nga autorë të të gjitha feve dhe krahinave shqiptare, madje edhe shkrime dhe foto të klerikëve të feve të ndryshme, të cilat e bëjnë revistën të pëlqyeshme dhe të lexueshme nga të gjithë. Mund të flisni, ju lutem?

Tradita e shtypit katolik shqiptar ka qenë gjithmonë e tillë. Duke shfletuar revistat e moçme, ne gjejmë shumë emra autorësh të besimit Islam. Jeta Katolike është revistë fetaro-kulturore, por jo edhe polemizuese. Ne botojmë artikuj fetar që i përkasin besimit kristian por nuk lejojmë artikuj që për qellim kanë përuljen e besimeve të tjera. Personalitet e ndershme shqiptare, pa dallim feje, janë gjithmonë të mirëseardhur për bashkëpunim. Kjo është filozofia ime dhe e udhëheqësit të kishës sonë, Dom Pjetër Popaj.

- Mendoni se Revista "Jeta Katolike", duhet të jetë më shpesh pranë lexuesit, nga një herë në tre muaj që botohet tani të botohet dy herë në muaj, ose edhe më shpesh?

Po. Por (kjo fjalë “por” është gjithmonë e pranishme) mundësitë janë të vogla. Puna është në bazë vullnetare, e punëtorë janë pak. Mandej është edhe mundësia financiare. Shtypi në Amerikë kushton shumë, kurse lexuesit janë të pakët. “Shqiptarët janë qitap-suza” thonte Imz. Zef Oroshi, i cili është edhe themeluesi i revistës, të cilën e botonte atëherë kur nuk kishte kompjuterë. Për disa vite revista u pezullua dhe falë vullnetit të famullitarit tonë Dom Pjetrit, ajo rifilloi botimin e rregulltë më 1996. Me gjithë vështirësitë, ai dhe Nd./Famullitari Dom Nikolin Pergjini, vazhdojnë ta përkrahin pa rezervime. Unë dhe bashkia katolike e SHBA ju jemi mirënjohës për këtë.

Ju faleminderit i nderuar zoti Shkreli për këto që thatë dhe j'u uroj suksese në punën tuaj fisnike dhe të palodhur që bëni në shërbim të komunitetit tonë në Sh.B.A. I uroj suksese vazhdimësisë së festivalit folklorik të përvitshme të Diasporës, si rruajtës dhe përkrahës i traditave të shkëlqyera folklorike dhe muzikore shqiptare . Urime dhe revistës "Jeta Katolike" revistë e dashur dhe e lexuar nga lexuesit e shumtë, duke na bashkuar të gjithë së bashku pa dallim feje dhe nga cila krahinë jemi.
Kënaqësia është e imja, zoti Simsia. Është vërtetë kënaqësi për të gjithë neve të jemi gjithmonë të bashkuar ndër të mira, ama është detyrë të jemi së bashku në ditë të vështira, kur Kombi ka nevojën tonë. Shpresoj se këtë mëndim e ndajë me të gjithe bashkëkombasit, pa dallim.
Në fund, edhe një herë i ftoj të gjithë shqiptarët në bashkëpunim për të mirën e diasporës dhe kombit në përgjithësi. Mos t’i harrojmë klithjet e Nolit, “Mbahu nëno, mos ki frikë…”.

Festivalit të 17-të Folklorik të Diasporës Shqiptare i kanë ardhur shumë urime dhe përshëndetje nga bashkatdhetarë të ndryshëm.

Më poshtë janë disa nga emrat e shumtë të urimeve ardhur në adrsën e organizatorëve të festivalit.
- Familja Ndoc Mati Gjonaj nga Reçi i Ulqinit
- Andrew Glass Brokerage, INC
- Two Star Restaurant, 718 East 187-th Street, Bronx, NY
- Harry Bajraktari &Rustem Gecaj bajraktari mangement corp.
- Adriatic Artisan Work, INC 907 Pierce Avenue, Bronx, NY 10452
- The Greentree Country Club Michael&Dennis Gramas & From all of us at Green Tree
- DNC Management, LLC Doda Curanaj me familje 718-365-3150
- VTS Realty INC Frank Çotaj Sales Representativ 2578 East Tremont Avenue, Bronx, NY 10461
718-863-4000
- All State Scaffolding, Inc. All Types of Roofing 150 Mill Street, Brooklyn, NY 718-858-7770
Owner Ilber Pilku
- P.D. Income Tax Service Peter Dedaj 2322 Arthur Avenue, Suite 11, Bronx, NY 10458
718-364-9178
- The Pan-Albanian Federation of America VATRA (The Hearth)
Founders: Fan S. Noli & Faik Konica
- Sabri (Sam) Gjoni Attorney At Law 212-625-8333
- Gojçaj Foundation Lekë & Pashko Gojçaj
- Oil Heats Best Boiler&Tube repair President Tany Ulaj 718-401-1166
- Europa General Contracting Co the better custom building
79 Windom Street White Plans, NY 10607 914-347-3254
- Welcome to "ILLYRIA" The only Albanian-American Newspaper 481 8th Avenue. A-9 Suite 937
NY 10001 212-868-2224
- "Bota Sot" Albanian Daily Newspaper Albanian American Media Center
2322 Arthur Avenue #12 Bronx, NY 10458 718-733-4000
- Vuksanaj Realty CO Nik & Marash Vuksanaj 718-033-9980
271 E. Kingsbridge Road, Bronx, NY 10458
- Mërgimtari Meat&Grocery 565 East 187th Street Bronx, NY 10458
Flamur Mushkala 718-562-4234
- WRA Properties, INC 234-19 41st Avenue Daglaston,NY 11363 718-224-9500
- Micali Terrace Lokal i specializuar për ceremonitë familiare shqiptare
1521 86th Street, Brooklyn, NY 718-331-3533
- NCC Design Quality Comes First 193 Yonkers Ave. Yonkers, NY 10701
Nick Camaj 914-375-3400
- Country Wide Home Loans
Joseph Gega Regional Manager, 203-496-9959, Ilir Osmëni Home Loan Consultant 917-574-2213
- Income Tax Accountig 1809 Paulding Ave. Bronx, NY 10462 Pashk Berisha 718-892-1000
- Henry Djonbalaj Realty&Associates 655 McLean Avenue Yonkers, NY 10705 914-376-1000
- I &J Cubi Construction Corp Ilir Cubi, President. 51 Flowler Ave. Yonkers, NY 10701
- Age Ivezaj, LUTCF Financial Services Executive 718-267-3600
- SHKA "Bashkimi Kombëtar" 2342 Arthur Avenue, Bronx, NY 10458 718-933-4141
- Zef Balaj & Sons Associates, Inc Sales, Rental. Management, Consulting Mortgages.
718-654-1319 3062 Bainbridge Ave. Suite 1F, Bronx, NY
- Albanian Yellow Pages 2322 Arthur Ave. Suite # 10 Bronx, NY 10458 718-584-1620



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora