Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Çfarë efektesh solli privatizimi (AKM-ja) në Kosovë?

| E diele, 23.05.2010, 07:02 PM |


Çfarë efektesh  solli privatizimi (AKM-ja) në Kosovë?

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë . Shkalla e papunësisë ka arritur 48 për qind dhe norma  e të punësuarve  është e ultë  rreth 26 për qind dhe si pasojë  e varfërisë  mbetet e përhapur me 45 për qind të popullatës , ndersa  17 për qind  janë në varfëri  ekstreme. Githashtu njohësit e çështjeve eknomike  thonë se  autoritetet kosovare  duhet të ndërmarrin masa urgjente për zbutjen e papunësisë dhe varfërisë në Kosovë … Papunësia  po  reflektohet, sidomos  të të rinjët të cilët bredhin rrugëve dhe nuk kanë mundësi të punësimit dhe përspektivës . Për këtë arsye shumë prej tyre nëpërmes rrugëve të ndryshme ilegale ia mësyjnë për të dalur,sidomos jasht në shtetet përendimore  , duke rrezikuar kështu jetën e tyre. Disa familje  gjatë përpjekjes për të dalë jasht kanë humbur edhe  jetën dhe më të dashurit e tyre.

UNMIK-u,  pavarësisht kosovarizimit  të AKM-së dhe shdërrimit në APK ,  privatizimi i fabrikave dhe ndermarrjeve shoqërore kanë ndikuar që në këtë fushë të reflektohet varfëria dhe papunësia . Me mijëra punëtorë kanë mbetur pa punë si pasojë e privatizimit , të cilët  jetojnë në kushte dhe varfëri të skajshme . Në këtë fushë ka pasur reagime të shumta dhe kritika të arsyeshme  në adresë të privatizimit (AKM-së) , sepse  AKM-ja ka bërë privatizimin e fabrikave dhe sipërmarjeve të ndryshme  pa një analizë dhe kriter të duhur , pa një kujdes për fatin e mijërave punëtorëve që tani si pasojë e privatizimit dhe mbylljes  së fabrikave  kanë mbetur pa punë , në kushte ekstreme të jetës , sidomos pensionistët të cilët nuk e kanë të zgjidhur statusin e pensionistit …

               

Protestat dhe përpjekjet tjera të paefektshme

 

 Megjithë  protestat e punëtorëve të mbajtura kohëpaskohe para fabrikave të privatizuara (AKM-së), respektivisht para Qeverisë së Kosovës që ishin të drejta dhe të  arsyeshme, kjo megjithatë nuk ka pasur efektin për zgjedhjen e problemit të tyre . Ata gjithnjë kanë mbetur të papunë dhe të anashkaluar. Shembull më i freskët është protesta e minatorëve të Trepçës kohë më parë të cilët  megjithëse shumë herë kërkuan nëpërmes rrugëve demokratike  të drejtat e tyre , ende kurgjë nuk është ndërmarrë për realizimin e kërkesave të tyre, sidomos ndaj penzionistëve minatorë, të cilët kanë humbur shëndetin gjatë punës së tyre  në minierë dhe tani nuk e gëzojnë statusin e pensionistit. Dikur minatorët e Trepçës ishin shtyllë e fortë për pavarësinë e Kosovës.Ata ndër të parët  kundërshtuan suspendimin e kushtetutës së Kosovës , u ngujuan thellë në sgafellë, në horizantin e tetë të minieres duke rrezikuar jetën e tyre. Ata gjithashtu marshuan këmbë  (60 km) deri në Prishtinë duke protestuar ndaj shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve  .. Por kjo si duket nuk përkujtohet dhe as nuk merret në konsideratë sa duhet për zgjedhjen e problemit të tyre.

Partitë politike si pozita  ashtu edhe  opozita , kush më shumë e kush më pak kanë gjetur mjaft elemente që kanë të  bëjnë më efektin dhe  punën e AKM- APK-së, të kritikojnë  mënyrën e privatizimit dhe të shfrytëzimit të mjeteve nga privatizimi, duke kërkuar që politikat e këtij insitucioni të ndryshojbnë dhe  të jenë më me ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit. APK-ja  ndaj pronës shoqërore ka bërë  evidentimin dhe përkujdesjen ndaj qasjeve  të tjetërsimit të saj dhe  ka dalë me një raport, për çka në raport janë evidentuar mbi 60 raste , por si sfida  në procesin e privatizimit. Vlen të theksohet se 20 përqindëshi për ndermarrjet e privatiziuara ka mbetur ende pa u shfrytëzuar, përçka është thënë  se APK-ja  ka hasur edhe në pengesa  politike  për përpilimin e listave  të punëtorëve  përfitues.  Kështu punëtorët nuk kanë realizuar të drejtën  për 20 përqindëshin. Kjo po zvaritet dhe po pengohet sikur me një qellim të caktuar. Në këtë fushë , si duket mungon informata e mirëfilltë për mjetet  e privatizimit , ku sipas të dhënave zyrëtare  dhe shkrimeve nëpër media janë investuar 403 milion e 545 mijë euro. Kjo shumë  e parave  është gati sa gjysma  e bugjetit të Kosovës dhe vërtet për fatin e tyre  duhet të dihet, sepse janë në interes të veçantë  për zhvillimin e vendit, prandaj ka nevojë që të debatohet dhe të flitet me arsye për të gjetur rrugëzgjidhje në këtë fushë…

          

Pa ndryshime dhe ngecje të terësishme të prodhimtarisë

 

 Fatkeqësisht përveç shifrave dhe informacioneve  të mira që  shihen shpeshherë në raportet zyrëtare  për ekonominë , në fushën e politikave ekonomike  nuk kemi fare ndryshime , bile  në disa  sektore  kemi ngecje  të tëresishme  të prodhimtarisë, sidomos kjo shihet më tepër  nëpër fabrikat e privatizuara nga AKM-ja. . Në fushën e energjisë kaherë janë të pranishme probleme të caktuara . Për këtë arsye bëhen shkyqjet kolektive  duke psuar edhe ata që e paguajnë më rregull hargjimin e rrymës. Mëgjithse për këtë dukuri  dhe për shumë të tjera në këtë fushë është bërë fjalë  edhe  në nivel të qeverisë, por pa ndonjë efekt të duhur- pengesat po vazhdojnë me të vjetren. Fajtor për të gjitha këto është menagjimi i dobtë i AKM-së , ku në këtë fushë ka pasur keqpërdorime dhe paqartësi ligjore .Për  rrjedhat e zhvillimit ekonomik, sidomos për privatizimin , përgjegjesia bie më tepër mbi UNMIK-un, por jo vetëm për ekonomin (privatizimin), por edhe për ngecjet të tjera që reflektohen në ndërtimin e institucioneve dhe të shtetit të Kosovës. Për këtë arsye  tani  roli i UNMIK-ut është zbehur dhë tejkaluar në Kosovën e pavarur dhe se ky mision nuk mund  të ngarkohet me mandate të reja . UNMIK-u është në  zhbërje përfundimtare… …

 Nese në Kosovë do të kishim sundim të ligjit, nese do të kishim situatën në të cilën do të ndiheshim të sigurtë për sistemin ekonomik dhe në të gjitha fushat të tjera , atëherë  edhe raportet do të ishin shumë më të lehta  dhe më të dobishme për qytetarët e Kosovës.                             

 

Të përfundojë sa më parë mandati i UNMIK-ut

 

 Institucionet  e Kosovës  duhet të kërkojnë  në Këshillin e Sigurimit që t’i japin fund Rezolutës 1244 si dhe të kërkojnë  në Këshillin e Sigurimit nga UNMIK-u që të mbyllë  edhe zyrtarisht misionin në Kosovë  që nuk është e denjë  për të udhëhequr procese të tjera , qoftë edhe me ndërmjetësim apo për lehtësim të bisedave  me Serbinë ,siq pretendon dhe deshiron  Beogradi që në këtë fushë të angazhohet direkt edhe UNMIKu…

 Millan Ivanoviq , njëri ndër liderët serbë të veriut të Mitrovicës thotë se  problemi qendron në  mozbatimin e Rezolutës 1244, prandaj “ duhet rifanëruar rezolutën 1244 dhe rifuqizuar UNMIK-un dhe duhet shuar në anën tjetër misionin e EULEX-it i cili punon  sipas Planit të Ahtisarit dhe si i tillë është ilegal”… Ivanoviq dhe të tjerët bashkëmendimtarët tjerë flasin kuturu ,në dëmë të qytetarëvë të vet dhë të Kosovës duke u përpjekur që të krijojnë paqartësi dhe probleme para bashkësisë nderkombëtare…

              

Vizita e ultranacionalist serb Nikoliq dhe të tjerëvë do ta komplikojë situatën në veri të Mitrovicës

 

Në kohet e fundit përkundër zotimeve se nuk do të lejohen pa lejen e Qeverisë së Kosovës personalitetet politike nga Beogradi, kjo nuk doli. Vizita e ultranacionalistit serb Tomisllav Nikoliq dhe të tjerëve, sikur nuk u vërejt nga Qeveria e Kosovës. Kjo vizitë , sidomos e ultranacionalistit Nikoliq do ta komplikojë edhe më tepër situatën ashtu të komplikuar në këtë pjesë të territorit të Kosovës. Prandaj reagimi i Qeverisë së Kosovës ka qenë i domosdoshëm, sepse ndikimi i tij dhe të tjerëve do të sjëllë probleme në këtë pjesë të territorit të Kosovës…Nw kwtw fushw ka pasur kritika  nw adrezw tw Qeverisw, sidomos nga partityw opozitare pwr gjendjen e krijuar nw kwtw pjesw tw vendit., por edhe pwr masat qw duhet tw merren, sidomos pas sulmit dhe kwrcwnimit ndaj KFOR-it danes…

Këshilli i Sigurimit mbetet i ndarë në këtë fushë,  kur flitet për veriun e Mitrovicës, për Kosovën qoftë për situatwn politike, qoftë për  zhvillimin ekonomik si dhe  për statusin e Kosovës . Disa shtete  e presin vendimin e GJND-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës.  Ata që na kanë  njohur kërkojnë që  Prishtina dhe Beogradi të gjejnë zgjidhje  për çështje  teknike . Kosova është  e gatshme  për këtë , por vetëm si palë  e barabartë  me Serbinë . Serbia deshiron negociata për statusin e Kosovës.  Pengimet vijnë nga Serbia nëpërmes  ndërhyrjeve  destabilizuese  dhe jashtzakonisht penguese për jetën normale të qytetarëve. Inkurajimi dhe përkrahja  e strukturave paralele  në Veri dhe shpallja për mbajtjen e zgjedhjeve  të organizuara nga Serbia këto ditë  është një shembull i papresedan, respektivisht ndërhyrje  e papërgjegjëshme  dhe e papranueshme ndaj shtetit tonë të pavarur demokratik dhe Sovran, prandaj është dashur që këto zgjedhje të pengohen. Mirëpo në këtë fushë  ka pengesa , sepse ndërkombëtarët preferojnë që kjo çështje të zgjithet me mjete paqësore, pa përdorimin e forcës . Kështu stratëgjija e Qeverisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës ka mbetur  si më parë , e parealizueshme ,ndersa  zgjedhjet që  do të organizohen në muajin qershor( 2010) në Partesh janë rast i mirë për komunitetin serb, për të ardhshmen e tyre , sepse kështu më mirë do të    të degjohet zëri i tyre ne rrugën institucionale në shtetin e pavarur të Kosovës…