E premte, 19.04.2024, 11:20 PM (GMT+1)

Intervista

Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me profesorin Azem Ajvazi

E diele, 23.05.2010, 08:05 PM


 

QËLLIMI IM I ARDHSHËM SHKENCOR ËSHTË MBROJTJA E DOKTORATURËS

 

INTERVISTË EKSKLUZIVE ME PROFESORIN E SOCIOLOGJISË, INTELEKTUALIN,  PUNËTORIN PRANË ZYRËS FEDERALE NË FREIBURG TË GJERMANISË

 

Nga Ramiz DËRMAKU - Zemra Shqiptare

 

Ditë më parë ne zhvilluam një intervistë me intelektualin, profesorin e Sociologjisë,studiusin dhe hulumtuesin e parë të diasporës shqiptare, ish kandidatin për ambasador të Republikës së Kosovës në Gjermani, përkthyesin, këshilltarin profesional, punëtor pranë Zyrës Federale të Punës (Agentur Für Arbeit- Freiburg), anëtarin e kryesisë së BISHM-it, intervistuesin  e mbi 15 - deputetëve të Parrlamentit Gjerman, themeluesin e Bashkësisë Shqiptare (në Freiburg ) të Gjermanisë. ( Ish) Kordinatorin  e Partisë Liberale Shqiptare (PLSH), disa vite ishte kordinator i PLSH-re për Politikë të Jashtme, intervistuesin e shumë mediave gjermane (shtypit, Radios, Televizionit, etj) mbajtësin e shumë takimeve informative (konferncave për shtyp) me opinionin gjermanë mbi situatën politike  në Kosovë, riorganizuesin për hapjen e Shkollës Plotsuese Shqipe në Freiburg, koperuesin me shumë organizata humanitare gjermane. Diplomoi në temën“ Kualiteti i jetës së Shqiptarëve në Gjermani – Në mes emancipimit dhe lidhjes me vendlindjen“, tek prof. Dr: Schwalb. Qëllimi im i fundit është Promovimi, Punimi dhe Mbrojtja e Doktoraturës. Ky na fletë për organizimin e mërgatës, përqarjet, mosunitetin,  tolerancën, protestat, demonstratat, e shumë dukuri tjera negative që e përcollën mërgatën tonë në Gjermani. Njiherit ne tregon me argumente fakte se si duhet të riorganizohet mërgata jonë në Gjermani. Refugjatët në Gjermani, ndeshja e tyre me ligjin. Gjithashtu shpreh mendimin e tij lidhur me gjendjen ne të cilën po kalon Shteti i Kosovës  pas luftës, dukurit e shumta negative që po e pengojnë zhvillimin, ndërtimin, forcimin, demokratizimin e popullit të Kosovës, si dhe inkuadrimin në strukturat më të larta Europiane  dhe Botërore. Si dhe shumë e shumë risi tjera.

 

Kush është Azem Ajvazi - Biografia?

 

Jam i lindur më 1965 në Podujevë në një familje arsimdashëse. Shkollën Fillore dhe ate të mesmen i mbarova në Podujevë kurse studimet i mbarova në afat të rregullt pranë Univerzitetit të Prishtinës, Fakultetit Filozofik , Dega e Filozofisë-Sociologjisë në Prishtinë. Jam i martuar dhe kam katër fëmijë.

 

Si në çdo biografi ashtu edhe me këtë rast kontributi i familjes për sukseset e arritura është i pashmangshëm. Dua të them se babai im Shahini ishte vet punëtor teknik pranë Skollës Fillore (atëherë „4 Korriku“në Fshatin Llapashticë e Poshtme) poashtu në Komunën e Podujevës dhe duke kontaktuar përherë me personelin e shkollës ishte lidhur shumë me arsimin, shkollimin. Nga kjo dëshirë dhe me vetëmohim ai arriti me mund të madh dhe sakrificë të na shkolloj neve pesë fëmijët (apo sie thoshte ai vet „ ….i ndërtova pesë Kala“). Pra po e kjartësoj nga shtatë fëmijë sa ishim, pesë mbaruam fakultete (sie Mjekësinë, Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe, Historinë, Filozofi-Sociologjinë dhe Ghuhën dhe Letërsinë Frenge). Motra e madhe mbaroi Daktilografinë dhe punoi në Administratën e Kosovatransit të Podujevës kurse vëllau i madh i cili mbaroi të mesmen u punësua si Depoist pranë „Voçarit“ të atëhershëm në Prishtinë. Pa ndihmën e këtyre dy të fundit dhe përkujdesit të shkëlqyeshëm të të palodhshmes, nënës sime Hysnijes, babai do ta kishte shumë vështirë për të na shkolluar. Arsyeja e veqantë, arsye në vete është se babai im nuk e kishte paguar të ashtuquajturën „Huanë popullore..Zajam za Serbiju“ dhe për këtë na janë refuzuar pesë kërkesat tona për Bursën Studenteske.

Prej vitit 1992 emigrova në Gjermani. Këtu edhe mbarova studimet e dyta Universitare në Freiburg në Degën Punë Sociale ku diplomova me Temën „Kualitet i Jetës së Shqiptarëve si Grup i Migrantëve  në Gjermani.

 

Ndërmjet Emancipimit dhe Lidhjes me Vendlindjen“.Ishte ky një Punim Hulumtues dhe Studimor me bazë shkencore. Me sa di unë jam studiuesi dhe hulumtuesi i parë i Diasporës Shqiptare në Gjermani dhe më gjerë.

 

Na e përshkruani  në pika të shkurta gjendjen ne të cilën ndodhej Kosova, kur ju ishit student?

 

Po. Sapo isha kthyer nga shërbimi Ushtarak (ish APJ) dhe pas asaj që kisha përjetuar atje nga dukja ime fizike, mudë të mendonte njeriu se isha kthyer nga burgu. Kisha humbur shumë në peshë dhe isha dërmuar. Unë dhe vëllau im binjak Ademi ishim të detyruar që gjatë shërbimt në APJ të mbanim roje për 236 ditë rresht pandërprerje. E shijuam edhe burgun ushtarak. E keqja më e madhe ishte se edhe ushtarët tjerë shqiptarë nuk kalonin më mirë se ne.

 

Vitet 1985 / 86 pra pas Demonstratave të 1981-it deri në vitin 1990 / 91 pas ardhjes së satrapit Millosheviq në pushtet, ishin nga njëra anë kohë të vështira për shqiptarët, ngase ishin kohë burgimesh, vrasjesh e persekutimesh, vënjes jasht ligjit, përbuzjes dhe përjashtimesh nga vendet e punës, vetëm se ishe shqiptar dhe refuzoje okupimin sllav etj, etj, të mos i përsëris gjërat që dihen botërisht. Pra me një fjalë ishin kohë tejet, tejet të vështira.

 

Nga ana tjetër duhet medoemos ta themi se ishin ato edhe kohë zgjimi, krenarie dhe qëndrese. Ndjenja e lirisë, të drejtës për të jetuar i lirë, kishte hyrë jo vetëm në mendjen, shpirtin dhe trupin e studentëve, rinisë përplot me energji veprimi por edhe të çdo shqiptari dhe po forcohej e kanalizohej mirë e kjartë në Kosovë. Kështu refuzohej në mënyrë masive establishmenti serbosllav dhe komunizmi si pjellë famkeqe e tijë. Për herë të parë u krijua subjekti i parë politik antikomunist shqiptar (LDK) e më vonë do të formoheshin edhe subjekte tjera politike shqiptare.

 

Çka ju shtyri të largoheni nga Kosova, e të emigroni në Gjermani?

 

Unë gjatë viteve të sipërpërmendura dhashë kontributin tim në përhapjen e vlerave bashkëkohore të sistemit demokratik, perëndimor, respektivisht në formimin dhe masovizimin e LDK-së në Podujevë, pastaj në bashkëthemelimnin e PSHDK-së në Prishtinë, inicimin dhe themelimin e Degës së kësaj Partie pra edhe mbjelljen e frymës së parë të Demokristianizmit në Podujevë dhe së fundi në bashkëthemelimin e Partisë Liberale Shqiptare (PLSH) në Prishtinë. Koordinimin e politikës së jashtme të kësaj të fundit e udhëhoqa pas emigrimit në Gjermani më 1992. I angazhuar në aktivitetet e sipërpërmendura politike, si shumë Intelektual shqiptar, ju rashë në sy organeve serbe. Edhe unë pra kisha të njëjtën arsye, të njëjtin shkak, për emigrim, si pjesa dërmuese e shqiptarëve. Pra nuk po përjetoja asgjë të re, vetëm ato që i kishin përjetuar me mijëra e mijëra patriot shqiptar (burgosjen, rrahjen, torturën, lotësjellsin, përzënjen, përbuzjen) dhe fare në fund edhe gjendjen e rënduar ekonomike.

 

Akoma pa u stabilizuar ju në Gjermani, filluat aktivitetin kombëtar, çka ju shtyri?

 

Natyrisht do të ishte e pafalshme për mua si intelektual të ndjenja duarkryq dhe të prisja vetëm të tjerët të kryejn obligimet e tyre. E ndijea si obligim moral dhe shpirtëror që me tërë mundësitë që kisha, pra me tërë çenjen time të jap kontributin tim për Kauzën tonë Kombëtare. Ishte pra ajo ndjenjë shpirtërore, ndjenja e lirisë dhe e demokracisë, që më shtyri të veproja me shumë, motivacion, zell dhe entuziazëm të madh për të mirën e popullit tim të shumëvuajtur.

 

Krahas aktiviteteve kombëtare, ju punë të madhe bëtë në internacionalizimin e çështjes kombëtare- dhe të Kosovës, duke dhënë shumë intervista në mjetet e informimit në gjuhën gjermane: Radio, televizion, shtypin ditor e javor, si ia arritët t’i kryeni të gjitha këto detyra?

 

Këtu në Gjermani, isha Koordinator për Politikë të Jashtme i Partisë Liberale Shqiptare (PLSH) në vitet 1992-2000 dhe në kuadër të PLSH-së dhashë kontributin tim më të madh në internacionalizimin dhe senzibilizimin e opinionit gjerman, austriak, zviceran, norvegjez etj. Kam marrë pjesë edhe në Kongresin e Liberalve Gjerman në Nürnberg ku takova zotin Klaus Kinkel atëherë Ministër i Punëve të Jashtme i Gjermanisë. Isha me delegacionin e PLSH-së katër herë i ftuar në Bundestagun Gjerman.Takova shumë personalitete të të gjithë spektrit partiak e politik gjerman por edhe të jetës kulturore, intelektuale (s.psh. Peter Reuschenbach, Dr. Ulrich Reuter, Dr. Alexander Mühlen, Dr.Mathias Weißheit, Dr. Gernot Erler, Dr.Hertha Däubler Gmelin, Dr. Wifelspütz, Dr. Walter Döring, Dr. Vogel, Zonjën Sabine Leuthhäuser- Schnarrenberger, Dr. Stefan Schwarz, Dr.Meuschel, Znj. Heidemarie Wieczorek-Zeul, Znj.Marie-Luise Beck etj. të gjithë të nivelit politik federal gjerman etj., etj.) Ju keni të drejtë kur e shtroni pyetjen, ashtu shumë me vend. Në shumë qytete të Gjermanisë kam mbajtur takime informative me opinionin gjerman ku informoja në mënyrë profesionale lidhur me gjendjen respektivisht me situatën politike në Kosovë (si p.sh. në Wangen, Bad Waldsee, Bad Wurzach, Ravensburg, Biberach, Bad Schussenried, Ulm, Memingen, Mindelheim, München, Oftersheim, Hockenheim, Manheim, Ludwigshafen, Mainz, Koblenz, Hamburg, Freiburg etj.) Edhe vet kur mendoj në retrospektivë them se elanin, forcën dhe motivacionin që e kisha gjatë vitetve të sipërpërmendura rridhnin nga obligimi im moral, intelektual por pse të mos e themi edhe ai material që e ndieja ndaj Kosovës dhe popullit të saj të shumëvuajtur. E ceka sa për modesti qëllimisht edhe obligimin material sepse pjesën më të madhe të aktivitetit e bëja në bazë vullnetare pra me vetëfinancim. Është fare e natyrshme që gjatë aktivitetit tim politiko-diplomatik shpesh më vinin ndërmend edhe rilindasit tanë por edhe personalitete tjera shqiptare që punuan si në atdhe ashtu edhe në mërgim. Shembuj kisha plot. Ja që ato që i thashë mbase mundë ti jape njeriu nga vetja vetëm kur është në pyetje çështja e kombit, liria e tijë dhe sistemi demokratik i vlerave të asaj lirie.

 

Duhet këtu ta përmend edhe faktin se unë bashkë me Ju z.Dërmaku, me z.Rexhep Elezaj dhe shumë Intelektual tjerë jemi edhe bashkëthemelues të Bashkimit të Intelektualve Shqiptar në Mërgim-Gjermani, pastaj i Lidhjes Shqiptare në Botë, poashtu Dega në Gjermani. Edhe në nivelin lokal, aty ku jetoja isha shumë aktiv. Si gjatë viteve 1992-1996 në Rrethin e Ravensburgut ashtu edhe pas shpërnguljes për hir të studimeve në qytetin univerzitar të Freiburg-ut në vitet 1997-2005. Këtu në Freiburg studioja dhe paralelisht inicova, formimin e Bashkësisë Shqiptare, të Forumit Studentor Shqiptar, pastaj planifikuam dhe organizuam rihapjen dhe vazhdimin e Shkollës Shqipe. Shfrytëzoj rastin për të falënderuar këtu Komunën e Freiburgut (Zyrën për Shërbime Sociale dhe të Rinjë –Sozial und Jugendamt) konkretisht Zotin Johannes Gottlieb për Ndihmën e dhënë financiare të dedikuar për Material Shkollor (Libra, Fletore dhe materjal harxhues), pastaj për ndihmën e dhënë dhe përkrahjen e përhershme, Zonjën Walter nga “Badische Zeitungung”, Zotin Wolf nga Diakonia, Zotin Alex Hauser dhe Zotin Klemens Hauser nga Caritasi, Zotin Rombach dhe Zotin Breuer nga Kryqi i Kuq, Zotin Alborino nga Zyra për Migracion etj. Po në Freiburg siç e dini edhe ju, inicova edhe organizimin e demonstratës së parë madhështore shqiptare me prezencën e politikanëve të Bundestagut gjerman. Gjithë aktivitetin por edhe këtë organizim e bëja në mënyrë profesionale. Kështu p.sh. në fund të demonstratës kisha ftuar mbajtjen e Konferences për Shtyp si dhe Diskutimin e madh publik me Temën “Gjendja në Kosovë”, gjëra këto të cilat patën jehonë të madhe në mediat gjermane dhe më gjerë. Për here të parë dhe në mënyrë institucionale inicova edhe organizimin dhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në Zgjedhjet e Këshillit të Të Huajve në Freiburg (Ausländerbeirat) ku nga Kandidatët tanë mora më së shumti vota. Kooperimi apo bashkëpunimi me organizatat gjermane si Caritasin, Kryqin e Kuq, Zyrën për Të Huaj, Shërbimin Social, Zyrën për Migracion, Agjensioin e Punës (Sektorin për Këshilla Profesionele), Mediat e shkruara dhe ato elektronike, shoqatat tjera etj. ishte shumë racional, i ngushtë, i frytshëm dhe kryhej në atmosferë shumë të ngrohtë. Krijova kështu shumë miqësi gjermane të cilat i kultivoj edhe sot.

 

Falë punës dhe aktiviteteve tuaja, unë arrita t’i realizoj ca intervista me deputetë të Parlamentit gjerman, kryeredaktorë të gazetave ditore, si dhe me  disa avokatë për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve?

 

Po, në aktivitetin tim ishte një prioritet shumë i madh, informimi respektivisht senzibilizimi i opinionit publik gjerman e rrjedhimisht edhe opinionit shqipfolës këtu. Nuk ishte e lehtë sepse për më shumë se katër dekada makineria propagandistike serbosllave e kishte bërë të veten, mjerisht jo vetëm këtu në Gjermani por edhe më gjerë. Por duhet thënë me plot krenari se ishte edhe vullneti i mirë, interesimi i të sipërpërmendurve që u cekën në pyetjen tuaj, por edhe fryti i aktivitetit tonë të përbashkët ai që mundësoj realizimin optimal të atij prioriteti, pra senzibilizimin dhe informimin optimal të opinionit gjerman. Fundja gjithë aktivitetin që e bëja do të ishte getoizuar po të mos bashkëpunoja edhe me mediat elektronike dhe ato të shkruara, me gazetarë e kështu me radhë.

 

Ju ishit  bashkëthemelues i Partisë Liberale Shqiptare (nëse nuk gaboj..,  Koordinator për Politikë të Jashtme ), na tregoni diçka më gjerësishtë?

 

Po është e vërtetë siç e thashë edhe më lartë isha postjerash edhe bashkëthemelues i Partisë Liberale Shqiptare në Prishtinë (PLSH). Kryetarë e kishim tani të ndjerin Prof.Dr.Gjergj Rrapini cili ka bërë shumë jo vetëm për shkencat sociale në veçanti por edhe për Kosovën si në aspektin politiko-diplomatik ashtu edhe në përgjithësi. Natyrisht se aktiviteti i PLSH-së vazhdoj edhe më tej. Ne ishim posaçërisht aktiv në perëndim. Këtu tani veç kishim vu kontakte me partitë liberale simotra dhe punonim pandalë.Pas vdekjes së Kryetarit, z.Rrapi, kjo parti e ka pushuar aktivitetin e saj në Kosovë dhe jashtë saj.

 

Unë jam i informuar se ju mbi dy vite, jeni marrë me studimin e mërgatës shqipëtare në Gjermani, nga ky  sukses edhe keni diplomuar, na tregoni më gjërësishtë për këtë?

 

Po. Pas ardhjes në Gjermani puna e parë që bëra ishte mësimi i Gjuhës Gjermane dhe dorëzimi i kërkesës për vlerësimin, nostrifikimin dhe pranimin e Diplomës së Universitetit të Prishtinës pranë Ministrisë së Kulturës në Stuttgart. Procedura e njohjes dhe pranimit të studimeve nga Prishtina, këtu në Gjermani ishte shumë byrokratike dhe e mundimshme kurse pranimi ishte vetëm i pjesshëm (u pranuan vetëm lëndët e përgjithëshme si Sociologjia, Historia e Filozofisë, Psikologjia, Psikologjia Sociale, Etika, Pedagogjia, Logjika). Pranohej edhe përdorimi publik i titullit që e kisha, me kusht që të përdorej në origjinal pra „Profesor i Filozofisë dhe Sociologjisë-Universiteti i Prishtinës”. Për tu inkuadruar e integruar më mire dhe më shpejtë në tregun e punës dhe jetën gjermane përgjithësisht, nga Ministria Gjermane e Kulturës më preferohej edhe studimi universitar i shkencave sociale këtu në Freiburg.

 

Këtë edhe bëra. Fillova dhe mbarova me kohë dhe me sukses studimet universitare këtu në Freiburg, Dega për Punë Sociale / Drejtimi i Migracionit (gjithësejt tetë Semestra / katër vite). Pasi tani veç e njihja diasporën shqiptare këtu dhe pasi nuk gjeja materjal të shkruar për shqiptarët në Gjermani (pos atyre në shtypin medial me tendencë stigmatizimi të përgjithshëm), mora, zgjodha çëllimisht për Temë Diplome “Kualiteti i Jetës së Shqiptarëve në Gjermani- Në mes të emancipimit dhe liedhjes me vendlindjen“.

 Duke e përdorur  Metodën e Intervistimit të Ekspertëve shqiptarë të fushave të ndryshme këtu në Gjermani me mundë dhe sakrificë i dhashë këtij studimi një bazament shkencorë.

Në 120 faqet e këtijë punimi shkrova që nga Antika deri në ditet e sotme për shqiptarët, pra jo vetëm për shqiptarët nga Kosova por për të gjithë shqiptarët. Pastaj vijojnë kapitujt lidhur me: Migrimet e para të shqiptarëve në periudha të ndryshme kohore, konflikti i gjeneratave, Intervistimi dhe evaluimi i përgjegjeve të pyetësorit, organizimi i Shqiptarëve në Gjermani, Jeta dhe kualiteti i saj si dhe në fund Rezymeja. Mentori im Prof. Dr.Schwalb pasi kishte lexuar punimin tim, ishte shumë i kënaqur me punimin e posaçërisht me profesionalizmin tim, kështu që edhe i dha notë shumë të mirë këtij studimi. Ai më tha duke më uruar: „Z.Ajvazi, Kolegë i Nderuar Ju vetëm, si individ keni bërë një punë aq të madhe të cilën këtu në Gjermani normalisht e kryen një Ekip i tërë shkencor. Vetëm vazhdoni kështu. Suksese“. Ishte ky një satisfaksion dhe sukses i madh për mua por edhe për Kosovën. Sipas mendimit tim ky ishte studimi i parë shkencor që bëhej për diasporën shqiptare në Gjermani por edhe më gjerë. Nëse nuk gaboj i ndjeri dhe i madhi Prof.Dr.Fehmi Agani kishte shkruar diçka për „Vetëqeverisjen e Punëtorëve në Gjermani“.

Shfrytëzoj rastin të falënderoj me këtë rast të gjithë ata që kontribuan në realizimin e këtij Projekti Studimor. Pra në rend të parë pjesmarrësit shqiptarë në Intervistim si dhe Sponzorin e projektit, Administratën e Fondacioneve këtu në Freiburg. Në fund të pyetjes suaj duhet të them se studimet nuk ishin të lehta. Pra nuk ishte e lehtë të mbarosh studimet edhe ate në gjuhë të huaj, gjermane, por me vullnet të forte, punë dhe angazhim arrihet çdo synim. Caku im i ardhshëm shkencorë këtu është Promovimi, Punimi dhe Mbrojtja e Doktoraturës.

 

Jeni i punësuar në Zyrën Federale të Punës, në Freiburgë, na tregoni më hollësishtë se çka punoni , dhe a jeni i kënaqur me punën që bëni?

 

Po. Sapo kisha mbaruar Studimet këtu në Freiburg, njihesha shumë në këtë regjion, duke ju falënderuar mediave gjermane, më erdhi ftesa apo oferta zyrtare për të konkuruar në një vend pune ku ishte larguar një kolegë imi pranë Këshillimores për të Rinjët ose Agjensioni i të Rinjëve (Jugendagentur). Këtu edhe më pranuan në Funksionin e Këshilltarit dhe Ndërmjetësit Profesional për Të Rinjë (Jugendberater und Vermittler) ku punova deri në vitin 2004. Prej vitit 2005 Agjensioni u fuzionua në Agjensionin e Punës (Agentur für Arbeit ose ish Arbeitsamti). Këtu punoj në cilësinë e Këshilltarit Profesional (termin modern Fallmanager ose në Shqip Menaxhues i rasteve) pra i këshilloj të rinjët e moshës 15-25 vjeçare lidhur me shkollimin, praktikën profesionale, aftësimin profesional, punësimin etj.

 

Ju si sociolog  si vëzhgues por edhe si studiues - hulumtues i mërgatës sonë, si e vlerësoni organizimin e komunitetit shqiptar, krahasuar me komunitetet tjera?

 

Për fat të keq nuk dallon shumë. Elementet negative të aktivitetit, veprimtarisë së mërgatës sonë janë postjerash: bajraktarizmi, ndikimi i politikës partiake, puna në geto (vetëm me shqiptarë dhe për shqiptarët, pa participimin e joshqiptarëve), komercializimi i tepruar, mosuniteti, përçarja, mungesa e kulturës së dialogut, mungesa e tolerancës ndaj aktivitetit konkurrent me tendenca mjerisht edhe agresive, me intriga fyese dhe shpifëse, manipulimet me masën, keqpërdorimi i pozitës në situata dhe raste të ndryshme, lojaliteti i tepruar i verbër ndaj joshqiptarëve, mungesa e durimit, konflikti i gjeneratave, lokalizmi, mosinteresimi për pjesëmarrje aktive në politikën gjermane etj. Klubet, Shoqatat e mjerisht edhe Shkollat Shqipe në Gjermani e më gjerë, gati të gjitha e kishin të njëjtin fat u mbyllën apo egsistojnë sa për sy e façe. Arsyet janë ato që i ceka. Egsistojnë dhe veprojnë mirë “vetëm ato që janë privatizuar”. Të gjitha këto që i thashë i gjejmë edhe te grupet e tjera të migracionit por në forma dikund më të buta e dikund edhe më të vrazhda.

 

Tani Kosova i mbushi dy vite nga shpallja e Pavarësisë, sa jeni të kënaqur me zhvillimin e industrisë, shkencës, tekonlogjisë, shëndetësisë, arësimit, etj, dhe a është punuar sa duhet për ndërtimin  e shtetësisë së Kosovës?

 

Për fat të keq nuk jam i vetmi që është zhgënjyer me ate se si po rrjedhin punët pas shpalljes së pavarësisë. Unë do të thosha se kemi të bëjmë me “Idealet e Thyera apo edhe të tradhtuara”. Ju lutem si ta quaj ndryshe sjelljen dhe veprimet e papërgjegjshme e gati infantile të shumë politikanëve kosovarë të të gjitha partive sot. Ishin ata të njëjtit që ngrisnin zërin, burgoseshin, torturoheshin, që edhe luftuan për kauzën tonë kombëtare, por që pas uljes në kolltuk harruan, tradhtuan apo i thyen idealet e tyre patriotike. Nuk ke se si të mos flasësh kur sheh se krekosen dhe luajnë me djersën e atij populli të shumëvuajtur. Praktika po e tregon se ata paskan luftuar mjerisht jo aq shumë për popullin, më shumë për vetveten.

 

Sa për zhvillimin e industrisë, shkencës, teknologjisë, shëndetësisë, arsimit, ka hapa progresi por jo sa ka pasur mundësi. Në pozitë shumë të keqe gjenden shëndetësia dhe industria. Bujqësia dhe bujqit, blegtoria, pemtaria etj. subvebcionohen shumë pak. Në Infrastrukturën rrugore, pastaj ate të objekteve shkollore etj. poashtu ka progres. Për fat të keq çdo qeveri kosovare pas luftës ka pasur në fund të vitit Suficit buxhetor, pra kanë tepruar para, nga se nuk kishte personel adekuat e të aftë për të paraqitur kërkesë me projekt të shkruar për nevojat imediate të popullatës.Edhe sot pas luftës kemi familje që jetojnë në tenda, në skamje të plotë, në limitin e egzistencës. Papunësia është afër shtatëdhjetë përçindë. korrupsioni dhe tenderomania janë një fenomen përcjellës i shoqërisë kosovare. Në pozitë të vështirë janë edhe Penzionistët me dyzet eurot e famshme. Me një fjalë është punuar por mjerisht jo sa duhet. Një çështje në vete është, injorimi total i mërgatës sonë nga ana e politikës kosovare, injorimi i të gjithë atyre që bënë aq shumë, që nuk kursyen asgjë për Kosovën. Së paku përkrahja institucionale do të duhej çyshë moti të shihej në horizont, por mjerisht po ndodh e kundërta. Madje ndihen edhe barcoleta për mërgatën, të llojit “more leni Ata se mirë i kanë punët”. Pra për mendimin tim sot për mërgatën në nivelin shtetëror mendohet shumë pak dhe në mënyrë joserioze e sipërfaçësore. Në nivelin privat, ndërshqiptarë, ndihet fenomeni nënçmimit, përuljes, mosnjohjes së kontributit, tendencës për ta shkelë atë kontribut sipas llojit “Ju në Diasporë kurrgja s’keni ba hiq”, xhelozisë së pakuptimtë, mungesa e dashurisë ndaj njëri tjetrit, mungesa e mikëpritjes dhe mirëpritjes nëse nuk ka interes, mashtrimet, abuzimet, intrigat etj.

 

Si e vlerësoni punën e deritanishme që kanë bërë Institucionet e Kosovës, në njohjen, forcimin, ndertimin dhe internacionalzimin e shtetit të Kosovës?

 

Politika e Jashtme kosovare len shumë për të dëshiruar, është shumë e dobët. Edhe niveli profesional i Ambasadave dhe Ambasodorëve nuk është i kënaçshmëm. Kjo mërgatë shqiptare ofron numër optimal të të njerëzve me përgatitje adekuate profesionale dhe është perspektiva e diplomacisë kosovare, por ja që nuk është shfrytëzuar as për së afërmi. Qyshë para më shumë se tremijë vjet mendimtarët, filozofët e mëdhenjë grek Aristoteli dhe Platoni kishin thënë postjerash se “ vetëm ajo shoqëri që i venë njerëzit e ngritur, të ditur e të arsimuar në sektoret adekuat, mundë të funksionoj dhe të shënoj progres”. Sot mjerisht në tërë administratën shtetërore të stërngarkuar kosovare, kemi me mija raste kur punëtorët, apo personeli punon por nuk din se çka, nuk është I kualifikuar për atë vend pune etj.

 

Afër 20 vite jetoni dhe veproni në Gjermani, a mendoni se shkrirja e partive në diasporë do t’i kontribuojë çështjes kombëtare, apo e kundërta?

 

Po gjithësesi. Madje unë mendoj se partitë politike shqiptare këtu në Gjermani tani veç kanë pushuar së egzistuari dhe së vepruari ose egzistojnë vetëm formalisht. Aktivizimi dhe organizimi i tërë Mërgatës shqiptare këtu në Gjermani në kuadër të vetëm një Subjekti (p.sh. sikur Izraelitët, Turqit etj.) do të ishte shumë produktive. Fundja nëse nuk e bëjmë këtë, forca, fuçia, ndikimi ynë në jetën, politikën dhe institucionet gjermane, e në të mirë të Kosovës dhe popullit të saj, do të mbetet e pashfrytëzuar, e humbur. Kontraefekt në politikë, do ta quaja efektin e arritur të Millosheviqit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Pra po dua të them se Satrapi Millosheviq me tërë makinerinë e tijë bëri çmos, pos tjerash edhe për t’i përzënë shqiptarët prej trojeve të veta shekullore, por shqiptarët, pra mërgata shqiptare, e dëshmuan të kundërtën. Edhe pse jashtë e përzënë, e detyruar të braktisë Kosovën, ajo pra mërgata dha gjithë ate që ishte e mundur për Lirinë, Demokracinë dhe në fund për Shtetin e Republikës së Kosovës.

 

Ju ishit edhe Kandidat për Ambasador i Republikës së Kosovës në Gjermani?

 

Po unë sapo kisha marrë vesh për Konkursin, filluan të më vjnë telefonata të njëpasnjëshme të veprimtarëve këtu në diasporë. Pra insistimi dhe preferencat e shumta që kisha nga ana e atyre që më njihnin mua si njeri e posaçërisht nga ana e tyre që e njihnin aktivitetin tim politiko-diplomatik, por edhe nga bindja dhe dëshira për të dhënë kontributin tim dhe për të ofruar përvojën time në këtë aspekt, vendosa të kandidohem. Dokumentacionin afër dykilogramësh i dërgova me rrugë postare Ministrisë të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës respektivisht Personelit kompetent të asaj Ministrie në Prishtinë. Siç dihet u vendos ndryshe. Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj të gjithë ata që e përkrahën kandiduren time.

 

Ju jeni edhe Përkthyes Gjyqësor Shqip-Gjermanisht-Shqip?

 

Po pas përvojës sime pesëvjeçare si Përkthyes i Lirë, në vitin 1997 bëra kërkesën për Licencim dhe dhashë Betimin pranë Gjykatës së Qarkut në Freiburg (Landgericht Freiburg). Deri në vitin 2001 isha shumë aktiv me përkthime. Pas këtij viti përkthej vetëm në fundjavë, kur kam kohë, pasi çë tani veç jam i punësuar dhe pas tetë orë pune kam obligimet tjera private, familjen etj. Pra nuk po kam kohë më si më parë. Edhe këtu në këtë fushëveprim kam përvoja të ndryshme, mjerisht më shumë negative. Pra përktheja i ftuar zyrtarisht nga gjykatat, pos çështjeve sociale, të drejatat e Refugjatit-Azilit, të drejtat e punës, më shumë për rastet, për personat që kishin kryer vepra, akte, delikte, kundërvajtëse, delikuente, kriminale, penale etj.

 

A kishit pengesa gjatë punës, veprimtarisë, aktivitetit tuaj?

 

Është poashtu për të ardhur edhe më keq që tendenca dhe të mos them gati edhe fenomene të tilla të orkestruara vëreheshin kryesisht kundër elitës intelektuale, shkollarëve, të arsimuarve këtu në diasporë. Unë vazhdova aktivitetin tim me shumë veprimtarë të devotshëm shqiptarë që natë dhe ditë nuk kursyen asgjë për ti kontribuar kauzës sonë kombëtare. Unë me bashkëveprimtarët krenohemi me sukseset tona të cilat fundja flasin vetë dhe të cilat ja kishim borxh popullit dhe Kosovës martire.

 

Nganjëherë them se ne shqiptarët për fat të keq jemi mjeshtër edhe për të keq, për të prishë punë, për intriga, manipulime dhe mashtrime. Nga aspekti social, ata persona që vepruan apo edhe sot veprojnë në atë mënyrë, si këtu në diasporë ashtu edhe në kosovë, me apo pa vetëdije bëjnë punën e djallit. Pra me një fjalë gjatë aktivitetit tim politioko-diplomatik si në rrafshin lokal ashtu edhe në ate federal këtu në Gjermani, kisha edhe pengesa e kokëçarje që mi shkaktonin për habinë time jo serbët, se nga ta nuk do të ishte gjë e re, do ë ishte gjë e pritshme, por mjerisht disa shqipfolës analfabet që vepronin në mënyrë perfide me prapavijë të dyshimtë e sipas motos nihiliste “çysh po thua ti nuk është, po çyshë është valla nuk e di”. Tendenca kuptohej, dihej dhe shihej. Pra sipas tyre unë do të duhej ta ndalja aktivitetin tim se dikujt kjo nuk i shkonte përshati !!!???

 

Në fund ju falemnderit për intervistën e dhënë.

 

Edhe Juve ju falemnderit z.Dermaku për mundësinë e dhënë për të ju drejtuar opinionit shqipfolës më këtë Intervistë si dhe për kohën që keni rezervuar për këtë.

1 Profesor Azem Ajvazi, me xhaketë ngjyrë të kuqe, gjatë një takimi të kryesisë së BISHM-im.
1 Profesor Azem Ajvazi, me xhaketë ngjyrë të kuqe, gjatë një takimi të kryesisë së BISHM-im.

Disa arsimtarë të shkollës fillore “Sadri Misini“. Në këmbë janë; Bajram Dërmaku-shërbëtor, Ramiz Dërmaku - arsimtar, Shaban Dërmaku -arsimtar- i cili me 6 shkurt të vitit 2010 ndërroi jetë, etj. Foto Ramiz Dërmaku.
Disa arsimtarë të shkollës fillore “Sadri Misini“. Në këmbë janë; Bajram Dërmaku-shërbëtor, Ramiz Dërmaku - arsimtar, Shaban Dërmaku -arsimtar- i cili me 6 shkurt të vitit 2010 ndërroi jetë, etj. Foto Ramiz Dërmaku.



(Vota: 632 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Shaban Peraj: Intervistë Ekskluzive me Naser Çobaj Ramiz Dërmaku: Intervistë ekskluzive me poetin, kritikun, analistin Prof. Nexhat Rexha Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit” Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me mësuesen Hatixhe Ramadani Ramiz Dërmaku: Intervistë Ekskluzive me aktivistin e dalluar z. Baki Shala Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren Elsa Hamitaj Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin Bashkim Bekteshi, historian nga Dibra Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me profesorin italian, mikun e shqiptarëve, Vittorio Andolfato Alfred Papuçiu: Intervistë Ekskluzive me Prof. Dr. Isuf Kalon Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me Poetin, Studiusin dhe Pedagogun Gjekë Marinaj Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me këngëtarin, kompozitorin, poetin dhe publicistin, Demir Krasniqi Sylejman Morina: Intervistë Ekskluzive me Prof. Draqo Mariq, publicist dhe historian Faruk Tasholli: Intervistë Ekskluzive me biznesmenin Lazim Destani Sulejman Morina: Intervistë Ekskluzive me prof. dr. Aleksandër Stipçeviqin Beqir Cikaqi: Intervistë Ekskluzive me piktorin Pjetër Koleci Gëzim Marku: Intervistë Ekskluzive me këngëtaren e mirënjohur Miranda Hashani Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Gemb Xerxa Alma Papamihali: Intervistë Ekskluzive me poetin dhe patriotin z. Baki Ymeri Albert Shala: Interviste Ekskluzive me piktorin Akademik Sylejman Kadria Albert Shala: Intervistë Ekskluzive me z. Halil Ahmeti, kryetar i Shoqatës Drini Gjakovë - Shkodër

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora