E premte, 29.03.2024, 12:49 AM (GMT)

Editorial

Valon Kurtishi: Shqiptarët jashtë ligjit në IRJM

E shtune, 22.05.2010, 09:00 PM


Shqiptarët jashtë ligjit në IRJM

 

Nga Valon Kurtishi

 

Gjendja e sigurisë në Ish republikën jugosllave të Maqedonisë po rëndohet dita ditës. Në shënjestër të nacionalizmit primitiv sllavo-maqedonas të veshur me uniformë shtetërore dhe me ligjin e forcës (xhunglës) në dorë, gjendet i gjithë populli shqiptar i cili jeton prej mijëra vjetësh si autokton në territoret e veta etnike.

 

Forcat policoro-ushtarake maqedonase kanë provokuar përsëri në fshatin Gërçec të Shkupit duke mbajtur peng për disa orë me radhë familje të tëra shqiptare. Fshati është rethuar nga të katër anët me autoblinda dhe policë të maskuar dhe armatosur deri në dhëmbë, të cilët kanë qëndruar gjithë natën në hyrje daljet si dhe në brendësi të fshatit. Vetë pamja e tyre e jashtme nuk do tu hiqet kurrë nga mendja fëmijëve të vegjël të këtij fshati. Helikopterë të shumtë kanë fluturuar mbi këtë fshat të banuar me shqiptarë etnikë që rikthenin në memorien kolektive tonën si popull pamje nga viti i tmershëm 2001, kur helikopterët e njëjtë bënin kërdi mbi fshatrat dhe lagjet shqiptare në vend.

 

Policia sipas informacioneve zyrtare ka qenë në kërkim të personave të ndryshëm “shkelës të ligjit”, të cilët po sipas saj, “kërkohen një kohë të gjatë nga organet e rendit”. Aksioni ka përfunduar në orët e vonshme të mëngjesit me arrestimin e katër personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Sipas informacioneve të familjarëve, policët kanë qenë që të gjithë me përkatësi etnike sllave, kanë folur vetëm sllavisht dhe janë sjellur me vrazhdësi dhe egërsi të paparë, veçori kjo dalluese e mentalitetit aziatik sllav.

 

I njëjti skenar u realizua edhe para disa diteve në fshatin Novo Sellë të Tetovës, ku përsëri forca të mëdha policoro-ushtarake si dhe njësi speciale për luftë kundër krimit të pajisuara dhe trajnuara me fonde të NATO dhe BE, u shfytëzuan për të terrorizuar një fshat të madh shqiptar në rajonin e Tetovës.

 

Vrasja e katërfishtë në Radushë më 12 maj tashmë paraqet shembullin më tipik të gjakpirësisë dhe terrorit sllav ndaj shqiptarëve. Vrasja e Harun Aliut, kryetarit të një partie politike si dhe një nga qytetarët model të kësaj republike, tregoi se jeta e shqiptarëve këtu nuk ka asnjë vlerë dhe se çdo shqiptar etnik i këtij vendi pa dallim, që prej kryetarëve të partive politike e deri tek qytetari i rëndomtë në rrugë mund të eliminohet sipas skenarëve të parapërgatitur si dhe kur ti teket policisë dhe shërbimeve shtetërore sllavomaqedonase.

 

Para kësaj patëm një aksion të madh në Bllacë ku u zbulua sasi e madhe armatimi. Aksioni në fjalë u mediatizua deri në pafytyrësi nga masmedia maqedonase duke iu plasuar publikut si një sukses i madh i policisë në luftën kundër kontrabandës me armë por edhe në luftën e paprinciptë të organeve shtetërore kundër "nacionalizmit shqiptar në vend dhe rajon". Zbulimi i një sasie armatimi në kufi me Republikën e Kosovës kishte për qëllim involvimin e shtetit të ri në skenarë luftarakë si një ndihmë e fundit që politika sllave e IRJM i jep politikës sllave të Republikës së Sërbisë në përpjekjet e kësaj të fundit për ta paraqitur Kosovën si faktor turbullues, destabiliteti dhe si burim kontrabande në Ballkan.

 

Pra, brenda dy javëve, kemi pasur katër apo edhe më shumë vrasje, dy ekspedita të mëdha policoro-ushtarake me bllokime, bastisje, torturime e traumatizime të fshatrave të tëra si dhe disa aksione tjera të policisë ndaj popullit shqiptar këtu. Gjithë këto ditë komuniteti shqiptar këtu është ndjerë nën shtetrethim.

 

Në gjithë këtë furtunë antishqiptare, të vetmit që ngritën zërin e protestës dhe reagimit ishin disa organizata joqeveritare si dhe një numër i analistëve dhe publicistëve kritikë të cilët janë shndërruar në zërin e arsyes të shqiptarëve të jetimë të Fyromit. Partitë politike me gjithë keqardhjet e shprehura poshtë e lartë nuk janë në nivelet e duhura. Pjesa më e madhe e fajit në këtë rast, i shkon partisë ose focave politike që janë bashkëpjesëmarëse në qeverisjen e sotme me këtë vend. Ne akoma nuk e kuptojmë rolin e zv.ministrit shqiptar të punëve të brendshme në këtë qeveri. Ne nuk kemi informata burimore, ta qarta dhe transparente në lidhje me forcën e vërtetë vendimmarëse të zv. minisitrit shiqptar në atë organ të rëndësishëm do të thonim vital të administratës shtetërore. Ne duam të besojmë se forca vendimmarëse e tij atje si dhe e shqiptarëve etnikë që janë pjesë e Drejtorisë së sigurimit shtetëror është shumë e limituar pasi nëse është e kundërta, mjer për ata dhe mjerë për ne si qytetarë shqiptarë të këtij vendi.

 

Dy javët e fundit jepet përshtypja se shqiptarët e Maqedonisë janë krejtësisht jashtë ligjit dhe plotësisht në mëshirën e fatit të uniformave policore. Dy javët e fundit komuniteti shqiptar është ndjerë më i pambrojtur, më i pakrahë, më i vetmuar, më i pafuqishëm, më i paorganizuar dhe më i çoroditur në historinë më të re të tij. Duke qenë në kontakte të përditshme dhe të drejtpërdrejta me shtresa të gjera shoqërore, ne kemi qenë dëshmitarë të lutjeve të sinqerta të qyetarëve tanë të ndershëm dërguar qeveritarëve shqiptarë për ti mbrojtur nga kjo fushatë terroriste dhe represive shtetërore.

 

Përveç tragjikës dhe pasojave të dhimbshme që mbart me vete, represioni i tmershëm shtetëror i javëve të fundit e ka ritur ndjenjën e përkatësisë së përbashkët kombëtare si dhe kohezionin shoqëror të shqiptarëve. Qytetarët e thjeshtë shqiptarë simpatizantë të partive të ndryshme politike të pozitës apo të opozitës janë duke i shtrënguar radhët dhe duke ritur solidaritetin me njëri tjetrin. Dalimet klasore, partiake, rajonale, ideologjike, fetare janë duke u lënë pasdore për të përballuar armikun e përbashkët i cili diskriminon më mënyrë të egër çdo shqiptar pa dallim.

 

Represioni i javëve të fundit ka kontribuar në mënyrë direkte që shumica dërmuese e shqiptarëve të këtushëm të hedhin poshtë edhe shenjat e fundit të dyshimit për mundësinë e bashkëjetesës me dhe tolerimit të, qeverive të tilla nacional-shoviniste si kjo aktuale me Gruevskin në krye. Këto dy javë është ritur vendosmëria e rinisë shqiptare që fatin e vet ta marrë në duart e veta dhe të kërkojë rrugëdalje nga kjo situatë tragjike. Qytetaria shqiptare e Fyromit është duke u zgjuar nga gjumi letargjik dhe nga narkoza ku e ka çuar politika jonë totalisht e papërgjegjshme në këto 20 vitet e fundit. Megjithëse gjumi është duke dalë me pasoja të mëdha dhe fatale për ne duke humbur djemtë më të mirë që kemi, përsëri, uragani popullor ka nisur të çajë rrugën e pandalshme drejt lirisë së vërtetë. Të bëhemi bashkë në këtë situatë të rëndë për ne. Ta shfrytëzojmë momentin historik për të këputur njëherë e përgjithmonë zinxhirët e robërisë mendore dhe fizike që ka bllokuar energjitë pozitive krijuese të kombit. Shqiptarët bashkë drejt lirisë.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora