E shtune, 31.10.2020, 10:16 PM (GMT)

Editorial

Albert Vataj: Garderoba e dritave të kuqe dhe Shqipëria

E merkure, 21.11.2007, 11:13 PM


(Teme per debat)

Garderoba e dritave të kuqe dhe Shqipëria

Nga Albert Vataj

Është teorikisht dhe praktikisht e pamundur të gjesh një shteg në përpjekjen për të motivuar atë që pakkush do të hezitonte ta quante çmenduri kolektive. Është fjala për formatin e prezencës në publik të femrës shqiptare, garderobë të cilën do ta kishte zili edhe mantenutat e rrugicave më të famshme të dritave të kuqe, ngado ku ato kandellin dëshirat për flirte të mijëra meshkujve në të gjithë botën.
Nuk ka rrugë të arsyetimit logjik që do të të mbushte mendjen se pse pikërisht femra shqiptare, ndryshe nga soji i saj në botën e qytetëruar, dhe në dinamikë ngjethëse me traditën, është e yshtur të mobilizojë kaq shumë energji dhe kaq shumë para për të demonstruar tendencen e lakuriqsisë në ceremonialin e përditshëm të pasarelave të llangosura nga pluhuri dhe plehrat e një qyteti që gëlon në erën e djersës dhe parfumeve të shtrënjta.
Ndërsa mendon se praktikat ligjore do të mundësonin ta vinin nën fre këtë bishë të tërbuar tundimi dhe joshjeje, marrë shkas dhe nga një ligj amerikan që penalizonte me gjobë dhe burg raste të tilla të ngjashme, mbetem skeptik se kjo mani ka të bëjë dhe aq me rrugët e bindjes se sa më nevojën e një kujdesi emergjente të shëndetit mendor nga një depersonifikimi që ka rrokur si civilizim, femra shqiptare. Sado që verat e viteve të fundit kanë qenë kapriçoze me temperaturat duke e ngjitur gjithnjë e më lart zhivën e termometrit, dhe dimrat lajkatar me përvojën, kjo nuk përligj shëndërrimin e ambienteve tona publike në paradhomas të shtëpive publike. Qasja për të hedhur një vështrim nga tradita e derisotme e modës, dhe në tërësi e garderobës së femrës shqiptare, ka pak gjasa të mbetet argument, me të cilin do të mund të sfidosh një betejë kaq të përbindshme kundërshtishë dhe logjikimesh globaliste. Por ajo që të shokon është jo aq promovimi ndryshe nga gjithë dynjaja që bukuranet shqiptare i ofrojnë hireve të tyre, se sa pasoja që mbart me vete kjo dëshirë e shpenguar për ta kthyer veten në një mallë në tregun e seksit, apo viktimë në kthetrat e krimit.
Askush nuk do ta vriste mendjen se pse “infermieret e ndjenjave” siç i ka quajtur një poet prostitutat, ka një kujdes kaq delikat në veshjet e tyre, të cilat qëllimshëm mundësojnë nxjerrjen në pak të territoreve tunduese. Një gostisje e tillë do të shtronte në tryezë gjithnjë meshkuj të babzitur, të gatshëm të ofrojnë gjithçka, të pahezituar ta marrin me çdo çmim, qoftë edhe atë të krimit, atë që natyra dhe përkujdesi ka vënë para tyre.  Zelli për të dëshmuar me lakuriqsi civilizimin na shtegton në një udhë mjerane të formimit qytetar, si të armatës së femrave që janë promotori i kësaj tendence, ashtu dhe ndaj konsumizmit mashkullor që reket të ndjehet i përkëdhelur deri në eksitim nga ky mall. Paniku që ndjell kjo e ashtuquajtur traditë bashkëkohore e prezencës në të përditshmen shqiptare, nuk është dhe aq çmimi që duhet të paguaj xhepi i shpuar i mundësisë ekonomike të shumicës, se sa domosdoshmëria e garantimit të mundësive monetare dhe turravrapi për të garantuar këtë preventiv kundrejt çfarëdo kushti. Është i përligjur vullneti i çdo femrë të ndjehet e barabartë në këtë larushi modelesh dhe kumtesh lakmuese, por nuk gëzon atributet e principeve kurrnji nga paktet, që sejcila nga të pamundurat për të qenë në sintoni me realitetin miklues bën me veten dhe shanset për të përmbushur një hendek që e ndan atë më pjesën tjetër të panoramës tunduese. Femra është e krijuar për të rezatuar shkëlqim dhe hire, për të ngrohur penelatat e acarta të tablosë mashkullore, për të paraprirë motivin e jetës dhe garantuar me bukurinë e saj rregullatorin e peshave të ndryshme që sfidat e jetës ua kanë vënë burrave mbi supe si një Gur Sizifi. Ajo me të cilën ata duhet të bashkëpunojnë është obligimi që kanë ato me të qenin femër dhe pakti hyjnor i tyre me finalizmin shënjërues, bërjen nënë. Tek çdo vajzë apo gru pagëzimi femër nuk ka qenë përzgjedhja e tyre, por kjo nuk privon sejcilen prej tyre të jetë mishërim i një shënjtoreje për të dashurin e saj, bashkëshortin, fëmijën dhe gjithë çfarë përmbush trajektoren e saj tek të qenit si e tillë. Mbase skeptikët do të ndjehen të tulatur ballas kësaj kundërshtie, pasi ata ndjehen komod në prehrin e këtij realiteti, kaplojnë qiejt e shtatë nën pushtetin e këtij vezullimi. Por ata kësisoj kanë vendosur të dëgjojnë vetëm zërin e instinkteve, zërin e pasionit, zërin e epshit dhe asnjëherë atë të arsyes. Harrojnë apo nuk e pranojnë si shumë në llogarinë e tyre faktin se është arsyeja, ajo e cila merr përsipër të bëjë dallimin gjeneral të kreaturës humane nga ajo e kafshës. E nëse vendosim të dëgjojmë këtë zë që çirret në shkretëtirë, të qenit pro një praktike të modeluar në formatin e admirimit, shumë pikëçuditëse do të ngulen përreth tij duke e kyçur në rrethin e alarmit. Veshja është një tregues e pagabueshëm i karakterit dhe personalitetit. Përpjekja për të demonstruar një vetvete që tejkalon atë e transformon personazhin ose në një viktimë të vetes ose në një klloun. Ka një fund të parathënë dhe kategorik konkluzioni se “moderniteti” nuk mund të bëhet dëshmitar i kapaciteteve intelektuale, civilizuese dhe devotshmërie që mbart protagonisti. Si kundër sharmi i një femre dhe potenca e saj në dinamikën e veprimtarisë së përditshme nuk struket tek petkat, tatuzhet, trukimet apo lajkatimi me prezencën e saj përplot me tundim e joshje. Nëse do të ishte kaq e thjeshtë shumë femra nuk konsumojnë vite të tëra jetë për shkollim, ego profesionale dhe sfida të mëdha. Ata do ta mbërrin qëllimin final të jetës si me magji, pa mund, pa djersë, pa nerva të cingëritura, pa orvatje rraskapitëse, pa vramëndje për të zgjidhur ekuacionet e vështira të triumfit mbi jetën. Do të mjaftoheshin me armën e tyre potente të të qenit femër, do të mjaftoheshin me orë para pasqyrës, do të mjaftoheshin me një garderobë larushane dhe bota sakaq do të jetë në duart e tyre si një trofe. Por fatkeqësisht nuk është kështu. Përballja me jetën ka qenë, është dhe do të vijojë të jetë në jetë të jetëve një kacafytje dhëmb për dhëmb, një serial betejash, aspak të ngjashme me ato të telenovelave. Nëse sekretin e jetës e gjejmë në varse apo në kutinë e tualetit, atëherë do të merrnin fund të gjithë brengat dhe përpjekjet titanike për të cekur në nivelet e larta të adrenalinës që ofrojnë sfidat. Bukuria e sejcilit fshihet brenda vetvetes. Ajo del në sipërfaqe, mjafton të dëgjojmë zërin e thellë që na ysht natyrshëm dhe që i përgjigjemi instinktivisht. Përpjekja për ta tejkaluar këtë vullnet, është ajo tendencë që porsi metastazat tumoriale kaplojnë me vrull trupin e shoqërisë.
Përballë moralizimesh të tilla shumë femra do të ndjehen të kërcënuara, për sa kohë që ata do vijojnë të mbeten në ujrat e cekta të kësaj problematike. Të jesh një bashkëshorte e devotshem, një nënë e përkushtuar, një artiste e talentuar, një administratore e aftë, një mësuese e denjë, një shkenctare arritjesh, do të thotë të jesh një qytetare që shëmbëllen civilizim, të jesh vetvetja, e natyrshme sipas vullnetit që krijuesi ka përzgjedhur të jesh. Tej kësaj, toka të dridhet nën këmbë, jeta të kthehet në një makth, mosha në një lukuni hijenash që të çaplojnë copë pas cope. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora