E enjte, 22.04.2021, 03:19 PM (GMT+1)

Mendime

Interviste me zonjën Luljeta Selimi Berisha, drejtuese e Organziatës Humanitare ''Jeta ne Kastriot''

E merkure, 21.11.2007, 11:24 PM


Interviste me zonjën Luljeta Selimi Berisha, drejtuese e Organziatës Humanitare ''Jeta ne Kastriot'' Kosovë, e cila ka marrë nën mbrojtje dhe trajtim Humanitarë` gratë e përdhunuara nga okupatori serb` gjatë luftës në Kosovë.

Hyrje:
Shpesh kemi dëgjuar për punën Humane që ka ndërmarrë një grua shqipëtare për shërim dhe rehabilitim në jetë, në shoqërinë Kosovare, të viktimave të luftës, të qindra grave apo vajzave si dhe fëmijeve shqipëtarë të përdhunuar e të keqtrajtuar nga terrori Serb.
Në një kontak dhe komunikim të drejtpërdrejtë me atë zonjë morëm këtë intervistë, të cilën po e botojmë, si një shënjë mirnjohje për punën e sajë dhe të ekipit të sajë, si dhe si një thirrje ndaj të gjithë shqipëtarve kudo që janë, që të ndihmojnë dhe të përkrahin misionin Human të kësajë zonje shqipëtare!

Intervistoi Llemadeo

Pyetje:
Kush është z. Luljeta Selimi, a mund të na tregoni diçka rreth jetës tuaj?

Përgjigje:
Luljeta Selimi punon vullnetarisht në organizatën *JETA NE KASTRIOT* në Kosovë si drejtuese e sajë. Por njekohesisht bëj punen time funksionale si punonjese në Entin e Statistakve të Kosovës, në Statistikat e Shendetësisë. Për shumë vite kam punuar si gazetare në mediat e shkruara dhe ato elektronike, por për shkak se gazetaria nuk më linte shumë hapsirë që ti përkushtohesha grave dhe vajzave të përdhunua atëherë hoqa dorë nga profesioni im që` e dua shumë. Atë e bëra për të pasur kohë më shumë për të ndihmuar. Aktulisht kamë të botuar librat „Linde pa emer“, me poezi. „ Tre muajt e Anites“, roman, pastaj „Rrefime tronditse, femrat e dhunura gjatë luftës në Kosovë“, publicistike, i cili është botuar përveç në gjuhën shqipe, ashtu edhe i përkthyer është botuar dhe në gjuhët gjermane, angleze dhe italiane. Njëkohësisht jam bashkautore me një gjerman dhe suedez në Publikimin statistikor 2004. Këto ditë ditë shtëpia botuse „Buzuku“ nxjerr një roman të ri timin me titull „Enigma e të vdekurës“.

Pyetje:
Si i keni përjetuar ju ngjarjet në Kosovë që nga viti 1989 e deri në kohën e luftës, ku ju gjeti ju lufta në Kosovë, në çfarë pozicioni apo aktiviteti njerzorë?

Përgjigje:
Gjatë kësajë kohe isha studente, mandej në gazetari diplomava dhe gjatë periudhës së luftës punoja si gazetare tek „Bota sot“, mandej kalova tek „Gazeta shqiptare“ dhe „Fokusi“ dhe po ashtu isha studente e mjekësisë dhe jam shumë mirë e njoftuar me të gjitha ngjarjet dhe rrethanat e luftës. Gjatë punës time në terren kam arritur ta shoh gjëndjen reale dhe përveçse kam shkruar në gazeta, kam ndihmur popullaten civile gjithandej. Kam ndihmuar shumë gra të lindin në male, shumë të tjera i kam marrur në qytete dhe i kam strehuar e i kam ndihmuar aq sa kamë pasur mundësi. Më vonë kur fillun debimet edhe unë bashkë me shumë qytetarë u dëbova nga Kosova. Shkova në Holandë dhe pasi thirrjet e atyre që ishin mbrënda në Kosovë ishin shumë të mëdha, për tu dal në ndihmë me mjek dhe gazetarë, unë u ktheva në luftë në Kosovë. Ndihmova aq sa munda për 9 ditë dhe me një kamionet, bashkë me gjashtë gra Lehona(të sapo kishin lindur-a) dhe disa të plagosur, kalova në Shqipëri për ti ndihmuar ata njerëz me mjekim e strehim të sigurtë.

Pyetje:
Mbas luftës, çfarë ndodhi me ju, si e shikonit ju Kosovën e mbas luftës?

Përgjigje:
Kosova ishte e shkatrruar, njerzit ishin kthyer, por jeta vazhdoi. Serbët dogjën mbi 400 000 mijë shtëpia të shqipëtarve, shumë shkolla e fabrika , plaçkitën spitale e dukomentacione të rëndësishme. Morën me vete gjithçka të vlefshme që gjetën dhe morën me vete mbi 5000 njerëz peng. Po ashtu në burgjet serbe ishin mbi 2000 të tjerë dhe shumë nga ata që edhe sot e kësajë dite nuk u kthyen kurrë. Por njerëzit sado që e patën vështirë u kthyen edhe në tenda vetëm të jenë në vëndin e tyre. Ata filluan ta rregullojnë jetën edhe pse plagët kullonin dhe kollojnë gjak ënde... Unë u ktheva, kisha shtëpinë e djegur në fshat dhe banesën e babit na e kishin ozurpuar një familje që po ashtu iu kishte djegur shtëpia. Ma vonë ata shkuan në shtëpinë e tyre dhe ne u kythem në shtepin tonë.

Pyetje:
Çfarë u bë shkak, nga lindi ajo ide që ju të merrni një udhë të tillë humane, të merrni nën mbrojtje dhe trajtim për të rehabilituar një masë aq të madhe njerzish të dhunuar, të keqtrajtuar nga lufta sic janë gratë e dhunuara, në një kohë kur ato gra, nëna dhe motra, u braktisën deri dhe nga familiaret e tyre ne ato rrethana, familiarë të ndikur nga moskuptimi që patën ndaj atyre grave, një moskuptim që rrjedhë nga mentlitetet injorante ballkanike ?!

Përgjigje:
Më shtyri vujtja e këtyre femrave që kishin mbetur pa asnjë përkrahje, burrat i braktisën, familjarët iu kërkonin që ato ti braktisinin fëmijët e burrit e ato` normal që atë nuk mund ta bënin. Politikanët merreshin dhe ende merren vetëm me punë të mëdha… si statuesi… Shoqëria po i shikonte me përbuzje ato gra të përdhunuara. Unë nuk munda të ua kthej shpinën. Ashtu vëndosa me një grup shoqesh që të u dalim në ndihmë, sado që të jetë e veshtirë. Dhe sot e asajë dite ne e bëjmë këtë punë sepse unë nuk mund të ia kthej shpinen një gruaje që vendosi ti ruajë e ti rrisë fëmijët e vet edhe pa përkrahjen e burrit dhe të famijes së sajë. Nuk mund të ia kthej shpinen një të reje që e ka braktisur i fejuari apo i dashuri pse serbët e kanë përdhuanuar. Nuk do ta bëj këtë derisa të gjitha këto gra të shërohën, të mund të punojnë dhe nga puna e tyre të jetojnë pa ndihmën time .

Pyetje:
Si e keni filluar, mbi ç`baza u mbështetët, nga ja nise së pari?

Përgjigje:
Nuk ishte aspak e letë, e dija se do ta kem shumë vështirë, por me ndihmën e shoqeve, përkrahjen e familjes dhe duke e përdorur emrin tim si gazetare e njohur aq sa isha, u dilja në ndihmë. Ta them të drejtën se menjherë pas luftës ishte më e lehtë, sepse kishte shumë organizata që na siguronin gjërat ushqimore dhe veshmbathjet, ndaj e kishim shumë ma lehtë se sa e kemi tani. Ne u bënim trajtimin mjeksor dhe ua siguronim barant fillimisht, por ma vonë filluan të dalin problmeme njeri pas tjetrit. Ndërsa për sa i përket asajë pjesës së pyetjes; “në ç`baza…?” Dua të them se vetëm në vullnetin e mirë dhe ndihmën e atyre që kishin bizneset tyre dhe na dilnin në ndihmë, që nuk ishte aspak e mjaftushme.

Pyetje:
Kush ju përkrahu, a gjetët mbështetje ligjore, shteti apo organizmat ndërkombëtare si ju përkrahen, a iu përkrahin apo jo?

Përgjigje:
Fatkeqësisht` ndihmat nga qeveria ishin të vogla, qeveria jonë nuk ka mundesi të bëjë shumë sepse buxhetin e ka të lemituar por na ndihmuan aq saqë gratë e dhunura të mund ti bëjnë analizat mjeksore pa pagesë, në spitale. Nënave që nuk kishin kurorzim ua ndanë ndihmën prej 32,00 €, ndërsa shumë nëna me fëmijë i strehuan aty ku mundën, por jo të gjitha.

Pyetje:
Religionet, qëndrat fetare a ju kanë përkrahur dhe nëse po; konkretisht si dhe në çfarë drejtimi?

Përgjigje:
Jo! Shumë pak na kanë përkrahur dhe habitem se si ka mundësi që njerëzit që janë besimtarë dhe për çudi nuk kanë aspak mëshirë, me vjen keq që nuk e shohin këtë pjesë të shoqërisë Kosovare të mbasluftës, sepse të dhunuarat janë viktimat më të rënda të çdo lufte.

Pyetje:
Biznesi shqipëtarë në Kosovë, organizatat humane a ju kanë përkrahur, diçka konkrete na tregoni?!

Përgjigje:
Po! Ka shumë beznismenë që na ndihmojnë herë pas here, por përveç zotit Behgjet Pacolli që na ndihmon me 500 euro vazhdimisht në çdo muaj, nuk na mbështet asnjë Biznesmen tjetër ashtu çdo muaj!
Po ka edhe disa donator qe na mbeshtesin herë mbas here.

Pyetje:
Po mediat shqipëtare në Kosovë e më gjërë a ju kanë mbështetur dhe si konkretisht?

Përgjigje:
Mediat nuk na përkrahin aq sa ne kemi nevojë. Por pasi vetë jam edhe gazetare, herë pas here shkruaj edhe vetë. Por mbeshtetje më të madhe na bën shteti Shqiptar dhe mediat nga Shqiperia. Nuk kërkon kotë çdo kush që të ketë nënën e vet!

Pyetje:
Forumet dhe orgnizatat jo politike, studentët, org. e gruas, ju kanë përkahur apo jo?

Përgjigje:
Forumet dhe organziatat jopolitike ka shumë nga ato që na përkrahin, së paku moralisht, ndërsa sa iu përket organizatave të gruas nuk mund të them se na përkrahin aspak.

Pyetje:
Mërgata Shqipëtare“diaspora”, ju ka përkrahur, biznesmenët shqipëtarë në diasporë, po apo jo, konkretisht?

Përgjigje:
Nuk ka një biznismen që është në diasporë që na ka thanë se në çdo muaj do të na dërgojë se paku nga 5 €uro, andaj nuk mund të them se kemi ndopnjë donator nga dispora. Por mendoj se shumë nga ata nuk e dinë se ne egzistojmë dhe mendoj se konferencat e mia në Gjermani me 28 nëntor në Konstanz dhe me 1 dhjetor në Hajdelberg do të krijojnë një munësi me u njoftue nga afër për shumçka. Pres që këtë herë të gjejë ndonjë donator, që do të na dali në ndihmë për ndonjë kohë së paku.

Pyetje:
Ku janë nevojat me urgjente, a keni te sëmurë që nuk shërohen dot në Kosovë?

Përgjigje:
Po dhe arsyeja kryesore pse jam këtu është për të krijuar marëveshje me spitale në Evropë për të sjellur këtu ato paciente. Kemi edhe të smura që nuk shërohen dot, kemi nga ato që janë çmendur, por nuk ka vënd në sptalet e çmendisë në Kosovë. Nevojat janë të shumfishta, ka nevojë për shërime, ka nevoja për gjëra elementare, ka nevoja për dru zjarri e thengjill për ngrohje, sepse mbi 200 gra me femijë jetojnë në kontenjera metalike dhe mund ta mirrni me mend se sa u ngrohet trupi atyre në këto temperatura të ulta. Pra, nevoja ka për gjithçka, por ndihmat janë shumë të vogla.

Pyetje:
Sa janë të sëmurët, gra apo fëmije, çfare u mungon konkretisht, veshje, medikamente, ushqime, strehimore apo çfare?

Përgjigje:
Mbi 1700 te semura Gra` marrin medikamente rregullisht, sepse gjendja e tyre nuk është e mirë. 300 prej tyre i konsiderojm me gjendje më të rëndë. Ka edhe femijë që janë të sëmurë por për fëmijët` më lehtë gjindet rrugë për ti shëruar. Ndërsa për gratë është shumë e vështirë sepse ato duhet shëruar dhe duhet fshehur e vërteta se ato janë të dhunuara. Po na mungojnë veshjet, mbathjet, ushqimet e po ashtu na mungojnë edhe medikamentet.

Pyetje:
Sa është organizmi juaj si personel, a keni mundësitë dhe kushtet e nevojshme për punë, a keni mjekë në dispozicion?

Përgjigje:
Organizimi ynë është kështu:
Ne kemi 4 Gjinekolgë, 2 Psikologë, 4 Infektologë dhe 5 motra medicinale . Kushtet janë shumë të rënda por ne` deri më tash nuk u ndalëm nga vështirësitë që na u parqiten, mundohemi ta kryejmë punën sa më mirë edhe në mungesë të shumë gjërave.
Më duhet ta ceku, ta theksoj qartë se: Ne kot i ofrojmë një pacienteje barna dhe trajtim psikiatrik, kur asajë i mungon veshmbathja, gjërat ushqimore, strehimi etj. Pra ne na duhet që të përkujdesemi edhe për gjëra tjera që suksesi ynë të jetë i plotë.

Pyetje:
A keni lidhje dhe kontakt me organizata botrore që merren me rehabilitime të tilla të viktimave të luftrave, nëse po, ku dhe çfare arritjesh keni me ta?!

Përgjigje:
Tash për tash kemi lidhje vetëm me disa organizata në Bosnje dhe bashkpunimi ynë është shkëmbimi i përvojave .

Pyetje:
Çfarë ka nevojë konkretisht për ta zhvilluar punën e sjaë z. Luljeta Selimi?

Përgjigje:
Ooo; Ka shumë nevoja, por unë do të isha shumë e kënaqur ta gjenim një donator që do të na ndërtonte qendrën për të cilën e kemi lejën e ndërtimit, trollin, por nuk kemi donator. Tash e dy vite i kemi 15 ari truall që presin për një qendër ku do të ishte zyra jonë e përhershme dhe aty do të mund ti strehonim rastet më të rënda. Kam nevojë për më shumë përkrahje në të gjitha sferat!
E dini çka i nevoitet një shtëpie për të jetuar njerëzit aty, e dini çka i nevoitet një të sëmuri që nuk gjen qetësinë, e dini çka i nevoitet një ekipi mjeksor për të qenë sa me efikas?! Të gjitha këto na nevoiten!
Por, unë shpresoj se do të ketë njerëz të vullnetit të mirë që do të na dalin në ndihmë dhe se paku do të kemi mundësi që këtë dimer ti ngrohim pacentet tona, se paku këtë dimer fëmijet dhe pacentet tona do të kenë veshje dhe mbathje të mjaftushme, se paku këtë Bajram, Vit te ri dhe Krishtlindje nuk do ta kenë tryezen e zbrazët dhe ne nuk do të na mungojnë barnat dhe karburanti për të arritur deri tek pacientet tona.

Pyetje:
Kush është Thirrja juaj ndaj Diasporës shqipëtare, ndaj gjithë organizmave humanitare shqipëtare dhe të huaj, konkretisht simbas deshirës tuaj?!

Përgjigje:
U bëj thirrje të gjithë njerzve vullnetmirë që të na dalin në ndihmë dhe le ta pinë një muaj me pak` një pako cigare dhe le të ndajnë ato mjete për ato nëna të përdhunura, le ta gezojnë një femije që nuk ka pasur mundësinë ta vesh asnjëherë pas luftës një xhemper të ri, një pal kepuca të reja ose ta kenë një shall që gjithmonë iu ka munguar!
Le ta pin një got me pak alkol, dhe një kafe me pak, dhe me ato para le ti gezojnë femijet` që asnjëherë pas luftes nuk kanë pasur mundësi të kremtojnë ndonjë festë, ta gezojnë vetën dhe nënen me ndonjë gjë dhe mos të ndahen të turpruar para shokëve në shkollë pse rrobet e tyre janë të shqyra ose shumë të vjetra.

Por do të iu bëja thirrje atyre biznismenëve të mëdhenjë, që të na dalin në ndihme ta ndërtojmë qendrën tonë, sepse aty do të jetë shtëpia e të gjithë atyre femijeve që gjatë natës kanë frikë se mos po u bie tavani mbi fytyrë, që duart dhe këmbët e tyre për gjashtë muj të ftohët nuk arrijnë të u ngrohën kurrë. Le të bëjnë një strehë ku gratë e pëdhunura nga serbët` do të ndiejnë vetën të sigurta pa frikë dhe me përkrahje, ju lutem ipni kontributin tuaj për to.

Pyetje:
Si e sheh aktualitetin në Kosovë z. Luljeta Selimi dhe të ardhmën e Kosovës, çfarë mendon se do të duhej bërë ndryshe dhe çfarë mendon se nuk duhej bërë?

Përgjigje:
Pres që Zoti mos ta harrojë më` Kosovën dhe popullin e sajë.

Pyetje:
Kush ju mungon ju si partner i domosdoshem në punën tuaj që të jeni më e suksesëshme për të realizuar planet tuaja në veprimtarinë që keni ndërmarrë?!

Përgjigje:
Po thashë dhe më sipër; që më mungojnë mjetet finaciare, përndryshe stafin e kam të mrekullushëm dhe shumë të mirë.

Pyetje:
Luljeta Selimi, si grua, nënë dhe partnere, si e ndjen vehtën me ngarkesat që ka, si i përballon, çfarë e ndihmon më shumë, çfarë e pengon më shumë?

Përgjigje:
Po` në punë jam puntore, pa marrë parasyshë pozitën time, i kryej detyrat që kam. Në shtëpi jam bashkshorte dhe grua e kujdesshme, pa marrë parsyshë lodhjen dhe ngarkesat që kam. Kam një bashkshort të mrekullueshëm që më ndihmon dhe më përkrahë gjithmonë, kam përkrahjen e familjes time dhe të rrethit ku jetoj. Më shumë më ndihmon dashuria që kam nga njerëzit që më duan dhe që i dua, nga sukseset që kam pasur dhe kam tani.
Ndërkaq më pengon skamja dhe mjerimi që ka kapluar shqiptarët kudo që janë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të zi.

Pyetje:
Shoqëria Kosovare, si gjëndet Luljeta në atë shoqëri, si e shikon zhvillimin shoqërorë në Kosovë, mentaliteti Ballkanik ku detyrimisht pak a shumë përfshihen dhe shqipëtarët si pjesë e ballkanit, si ndihet një veprimtare e tillë si ju?

Përgjigje:
Më pak merrem me ata që kanë kohë të mirren me gjëra të kota, për mua është humbje kohe të merrëm me ata që më thonë; „ pse i ndihmon këto gra, pse zgjodhe mu këto viktima…“ etj.
Por unë kam një betim: *Nuk do të pushoj ti ndihmoj këto viktima, pa marrë parasyshë se sa vështersi do të kem!*.
Unë dhe shoqet e mia, nuk do të ndalemi derisa edhe viktima e fundit të shërohet dhe të mund të gjëndet në jetë edhe pa ndihmën tonë, pra duke u kthyer në gjëndjen e një gruaje të fortë dhe e dobishme për vetën, familjen dhe shoqërinë.

Llemadeo: A deshironi të shtoni diçka të veçantë në mbyllje?

Zonja Luljeta Selimi` Berisha: Në fund`dëshiroj të shtoj:
Ju lutëm mos harroni viktimat e luftës, këto gra dhe nëna të përdhunuara që kanë nevojë per ju, kanë nevojë për ndihmë të çdo njeriu që ndjen dhëmbje për dhëmbjet e viktimave më të dëmtuara, ndër të cilat janë kryesisht këto Gra, Nëna dhe Motra shqipëtare!

Ju faleminderit zonja Luljeta dhe ju uroj punë të mbarë në misonin tuaj Human!

Faleminderit dhe ju!

Shenim: Duke e mbyllur intervistën me zonjën Luljeta Selimi, këtu po sjellim të dhënat Bankare për lexuesit tanë, për çdo shqipëtarë që ka zemër e shpirt human për të ndihmuar ata njerëz ne nevojë, të cilet gjëndën nën kujdesin e një misioni human të drejtuar nga zonja Luljeta Selimi dhe stafi i sajë:

Xhirollogria e ogranizatës:
Nga jasht Kosovës, përmes kësaj llogarie në:
PROCREDIT BANK
Numri i pranuesit : 1110172740000153
Emri dhe mbiemri i pranuesit :
NGO- Shoqata e gruas *Jeta në Kastriot*

Adresa :
Rruga Hajdar Dushi hyrja 2,
numer 5, Prishtinë
Telefoni 00377 44 209651

Banka :
PROCREDIT BANK KOSOVO
Filialja e llogarisë përfituese :
Prishtinë SWIFIT CODE: MBKOCS22

Webseite e organizates:
www.vajzat.com

Intervistoi Llemadeo Dukagjini
Data: 19. 11. 2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora