E enjte, 25.04.2024, 02:23 AM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Rrahman Dedaj – In Memoriam (1939-2005)

E diele, 16.05.2010, 09:59 PM


RRAHMAN DEDAJ-IN MEMORIAM/1939-2005/

 

Me rastin e 5 vjetorit të vdekjes

 

Nga Halit Bogaj

 

Pas një ekzili të gjatë, në Londër , 5 vjet më parë  vdiq poeti ynë i madh Rrahman Dedaj me emrin e të cilit  është  e lidhur një periudhë e ndritur e mbarëvajtjes së poezisë shqiptare në pesë dekadat e kaluara.

Rrahman Dedaj i përket plejadës së  shquar të shkrimtarëve tanë i cili bëri emër të nderuar në krijimtarinë tonë letrare  nga e cila dolën  edhe krijues  të mëdhenj si: Esad Mekuli, Din Mehmeti, Azem Shkreli, Fahredin Gunga , Ali Podrimja, Rifat Kukaj dhe të tjerë që shprehjen letrare shqipe e latuan në mënyrën më të përsosur.Dedaj bëri shumë për vargun poetik, duke pasur parasysh që ai të mbetej i paharruar edhe në kohrat që do të vinin.Shumë poezi të tij të njohura janë të lidhura ngushtë me jetën tonë të përditshme, me truallin, vendin dhe njeriun e kësaj treve.Ai ishte poet i veçantë që shkëlqente me një  dritë të pashterrshme.Nuk shkruante vetëm sa për të shkruar, por krijimet e tij kishin një peshë të madhe, sidomos ato që ishin të lidhura  me ambientin dhe tabanin tonë kombëtar..Ta zëmë vetëm poezia antologjike,”E marta”, siç e theksoi në një rast Sabri Hamiti, është ndër realizimet më të bukura që i skaliti dora mjeshtërore e poetit të rryer Rrahman Dedaj i cili në vitet e autonomisë sonë ushtroi disa detyra shoqërore politike, në mesin e të cilave edhe postin e Kryetarit të Kuivendit të Kulturës kosovare dhe atë të Drejtorit gjeneral të Edicionit”Rilindja” e cila asokohe ishte një gjigant i vërtetë në të cilën botoheshin qindra tituj dhe dhjetra gazeta dhe revista të ndryshme.Ato detyra shoqërore Rrahman Dedaj i udhëhqete me mençuri të madhe, me modesti dhe me dinjitet njerëzor, duke qenë i  afërt me të gjithë dhe duke punuar për mbarëvajtjen tonë të përgjithshme në  çdo aspekt.Ka edhe zëra të tillë që mundohen ta njollosin Dedajn në pikëpamje ideologjike dhe patriotike por edhe ai, si edhe shumë të tjerë, mundohej që deri në  fund ta ruante autonominë që e kishim fituar me mundime të mëdha dhe të përgjakshme, prandaj vetëm ne si duket nuk mund të falim asgjë dhe ndonjë gabim të vogël i  cili, krahasuar me gjërat e mëdha, as që duhet përmendur fare.Mbase sa i përket këtij aspekti, duhet të marrim mësim nga sllovenët dhe kroatët të cilët nuk i hedhin anash njerëzit e tyre, anipse ata dikur kishin detyra të larta partiake dhe shtetërore ish jugosllave .

Më poshtë po i japim vargjet e poezive: ‘’E marta’’,’’Një trekëndësh në jetën tonë’’,’’Pa biografinë time’’,’’E fundme’’dhe’’Dhembje’’.

 

/E martë është/Sot vijnë fshatarët e mi/Dhe sjellin në treg/Zemrën e vendlindjes sime/Të martën e blertë/Të martën e verdhë/Të martën me shi/Na dalim në treg/Dhe blejmë /nga një pjesë/ të verës së pjekur/Nga një pjesë /të martës/ prej fshatarëve të mi/Kur kthejnë në  shtëpi/Me nga një yll /të ndezur në plis/janë më të pasur/ për një të martë/E më të mëdhenj /për një dashuri/Që na e lanë /në sofrat e qytetit të bardhë/E marta në sytë e vashave/Që blejnë në treg/Lulet e vendlindjes sime/E marta e fëmijve që blejnë/Mollat e arta të gjakut tim./Kur kthejnë në shtëpi/Me nga një yll të ndezur në plis/Janë më të pasur për një të martë/E më të mëdhenj për një dashuri/Që na e lanë në sofrat e qytetit të bardhë/E marta në  sytë e vashave/Që blejnë në treg/Lulet e vendlindjes sime

 

Një trekëndësh në jetën tonë

 

I tërheqim nganjëherë gishtat në rërën/E kujtimit/Si në lojë, nëpër hirin që flet gjuhën e etërve/Dhe vizatojmë një trekëndësh të kuq./Katetës A mbi bar

Ia kemi dhënë emrin e kafkave tona/Dhe të erës së bukës./Katetës B ia kemi dhënë  emrin e trëndafiles/Kur jemi bërë fenerë/Nëpër piramidat e ëndrrave/Në hipotenuzën  C-e/Kështjella e fjalës na ka mbetur/Nëpër shtigje duke u munduar ta gjejë/Rrënjën katrore të jetës.

 

Pa biografinë time

 

E lakoj kohën nëpër rasa/Në emëroren gjithnjë koka ime/Gjinorja pa mua/

Lakoj gjakun tim nëpër rasa/Në dhanoren gjithnjë emri im/Kallëzorja pa mua/Lakoj jetën time nëpër rasa/Në thirroren gjithnjë unë/Rrjedhorja pa biografinë time.

 

E funtme

 

Edhe kjo është  histori/Të cilën s’do ta mësoj/Fëmijët nëpër shkolla/S’do ta shënojnë kronikët/E kohëve moderne/Asbnjë fjalë e saj s’do të shërbejë/Të shkruhet hartim për atdheun/E fëmija i gjakut tim/Që vizaton hartën e Kosovës/Me qëllim do të harrojë/Që drurin më të blertë/Ose rrugën e fshatit ta emërojë/Me emrin e tim të shkelur

 

Dhembje

 

Kurrë s’do të jesh aq e fuqishme/Sa të vdesësh/me emrin tim



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora