E enjte, 25.04.2024, 01:47 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Opozita dhe mendimi publik

E diele, 16.05.2010, 09:58 PM


Opozita dhe mendimi publik

 

Nga Gjon KEKA

 

Siç dihet tanimë shtetit Shqiptar po kalon një gjendje tejet të vështirë në procesin e saj të demokartizimit dhe të integrimit.E ardhmja e demokracisë në shtetin shqiptar tani është e rrezikuar që në themel dhe udhët thuajse janë bllokuar në të gjitha drejtimet si psh;udha e një demokracie të konsoliduar dhe shteti juridik ashtu edhe udhën e procesit të integrimeve europiane.Gjendjen në të cilën ka mbërritur politika shqiptare tregon qartë se andjepari nuk po punohet në promovimin e demokracisë dhe të proceve të ndërtimit të një shteti juridik e europian,por të një shteti që ka në rend të parë pasionet politike të akterëve apo elitës politike për ta kapur pushtetin dhe zotëruar të gjitha.Lakmia për pushtet është bërë „mollë sherri“ dhe pengesë e madhe e rrugës së shtetit shqiptar në proceset e saj integruese.

 

Këta(lakmitarët e pushtetit si të opozitës ashtu edhe të pozitës) duhet ditur se demokracia lind në shtratin e sigurtë të popullit dhe del e promovohet me anë të vlerave duke sjell kështu në rend dite zgjedhjen e njerëzve të cilët menaxhojnë vendin dhe e drejtojnë atë në rrugët e sigurta duke i treguar me anë të veprave se ç'e ardhme e pret vendin.Janë pikërisht këto pasione kafëshërore për pushtet që po e sjellin në pikëpyetje rrugën e ndërtimit të një shteti juridik demokratik e modern europian si dhe të procesve të ndërtimit të së ardhmes europiane të shtetit shqiptar.

 

Greva e përfaqësuesve të opozitës nuk është grevë për transparencë të zgjedhjeve apo për të sjell në vend qeverisjen demokratike apo një lloj qeverisje më të mirë dhe efektive,duke ditur se kjo grevë është kundërshtuar nga shumica e intelektualëve dhe popullit,atëherë kjo grevë mund të emërohet si grevë për të arritur në majën e pushtetit apo më mirë grevë e lakmisë për pushtet.Pavarësisht nga cilësitë e saj, një qeveri e dështuar është ende një formë e qeverisjes,edhe nëse kjo qeverisje sipas opozitës është e tillë ateherë mënyra më e mirë për të ndal këtë keqçeverisje është rruga demokratike dhe parlamentare,aty ku bëhet politika është kuvendi dhe institucionet e vendit e jo nëpërmjet rrugëve dhe grevave që bllokojnë proceset e vendit në rrugëtimin e tij drejtë integrimit në bashkimin europian.

 

Prandaj detyra e opozit?s ?sht? pra mbrojtja nga zhvillimet negative, por jo me mjete jodemokratike dhe që pengojnë proceset e vendit,as nëpërmjet grevave por pikërisht në parlament aty ku mund edhe të shpëtohet demokracia dhe qeverisja nëse ajo është joefektive dhe e dëmshme.Gjithashtu opozita duhet ta ruaj lirin dhe deytrat që i janë dhënë në kuadër të institucionalizimit të saj e sidomos në ngritjen e nj? mase kultivimi dhe zhvillimi të brendshëm, detyr? e opozitës duhet të jetë gjithnjë parandalimi i shnd?rrimit t? liris?(si të saj që iu është dhënë ashtu edhe lirisë së përgjithmshme) n? anarki apo despotiz?m.Opozita socialiste më anë të grevave të lakmisë për pushtet dhe bojkoteve të institucioneve të saj ,apo edhe me anë të protestave pa mbështetje të mendimit publik mund të konsiderohen të kota dhe se ajo duhet ta dij se n? kushte normale, nuk ka mund?si ta rr?zojë qeverin? aktuale gjat? kësaj perudhe.Ideja e opozit?s shqiptare do të duhej të ishte që në këto procese historike që po kalon vendi të bëjë p?rpjekje si një opozitë konstruktive p?r mposhtjen e t? metave t? qeverisjes aktuale në rrugë demokratike p?rmes veprimit, ekuilibrimit, kritik?s ,por jo përmes protestave dhe grevave apo bojkoteve të institucioneve në vend. Ajo(opozita socialiste)n? k?t? m?nyr? do mund të shndërrohet dhe të kryej nj? funksion t? udh?heqjes politike dhe të kontriboj në proceset demokratike duke mbështetur rrugën e integrimit të vendit në institucionet e unionit europian.Sepse është shumë e rëndësishme të theksohet se pikërisht n? k?t? kontekst opozita socialiste ?sht? e varur kryekëput nga gjendja e mendimit publik dhe çdo veprim kundër këtij mendim është kundër demokracisë dhe të ardhmes së shtetit shqiptar në rrugën e tij drejt proceseve integruese.

 

Dhe krejt në fund nj? publik i sigurt? n? vete dhe kritik do të ishte dhe do të duhej të jetë ndihma m? e madhe p?r opozit?n socialiste, e cila nga ana e saj v? theks t? veçant? n? opinionin politik t? vendit, i cili mund ta b?j? forc? krijuese t? demokracis? moderne,por nëse opozita socialiste nuk merr parasysh mendimin e publikut dhe sigurinë e tij ,pastaj fjalën e tij ,kritikën e tij ndaj rrugës që po ndjek opozita në rastin e tanishëm ,pra në grevë ,atëherë opozita mund edhe të vdes politikisht dhe institucionet do mund të mbesnin pa krahun e tyre të përmirësimit dhe të punës së përbashkët të drejtimit të shtetit në rrugët e sigurta të zhvillimeve të gjithmbarshme ,poashtu edhe do të humbë forca e demokracisë e cila është shumë e rëndësishme në një vend që aspiron të bëhet pjesë e kombeve demokratike dhe moderne.Por duke parë realitetin dhe vështirësit e pengesat që po i hedhin rrugës së shtetit shqiptar drejtë ndërtimit,zhvillimit ,modernizimit dhe integrimit në familjen europiane, atëherë mund të themi se armiku i brendhshëm i vetë pjesës së trupit politik dhe kombëtar është pengesa më e madhe e ecjes se sigurtë të shtetit shqiptar në proceset integruese.Vlen të thuhet dhe të nënvizohet shpesh në këto situata komplekse dhe të çoroditura ,se çdo herë kombit Shqiptar i ka kushtuar shtrenjtë koha e humbur ,ai gjithnjë ka pasur dhe e ka ende në vetvete armikun që edhe nëse kombi ka arritur në oborrin e familjes europiane ,kjo e keqe e brendshme e ka tërhequr sërish prapa dhe do e tërheq për derisa nuk bëhet një transformim i thellë në brendësin e qenjes së kombit në tërësi.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora