E premte, 03.04.2020, 09:55 PM (GMT+1)

Aktualitet

Universitetet me te mira te botes ku ia vlen te studioni

E marte, 20.11.2007, 06:59 PM


Universiteti i Harvardit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes kryeson klasifikimin, duke u rikonfirmuar si universiteti me i mire dhe me i vleresuar ne bote

Eshte publikuar dje klasifikimi i universiteteve me te mira ne bote per vitin 2007, sipas “The Times Higher Educational Supplement”. Universitetet amerikane dhe britanike dominojne listen, madje tre universitete britanike jane ne listen e 5 me te mireve. Universiteti i Harvardit ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes klasifikohet i pari ne kete liste, duke u rikonfirmuar si universiteti me i mire dhe me i vleresuar ne bote. Nderkohe, ne vendin e dyte, jane tre universitete qe klasifikohen ne kete pozicion, perkatesisht universitetet angleze “Oxford” dhe “Cambridge” si dhe universiteti amerikan i Yales. Interesant eshte fakti se ne kete klasifikim, perveç universiteteve britanike, nuk ben pjese asnje universitet tjeter europian, te cilet mungojne ne klasifikimin e 20 me te mireve. Surpriza e ketij viti eshte “University College London”, qe ne krahasim me vitet e kaluara ne 2007-n eshte vleresuar maksimalisht nga specialistet, duke u renditur ne listen e dhjete universiteteve me te mira te botes. Nga ana tjeter, jane universitetet “Massachusets Institute of Technology” dhe “Stanford University”, te cilet, ne krahasim me klasifikimin e vitit 2006, kete vit kane pesuar renie ne kete klasifikim, duke u pozicionuar respektivisht ne vendin e 10-te dhe ne vendin e 19-te. Nderkohe, ne listen e 20 universiteteve me te mira te botes dominojne universitetet anglo-amerikane perkatesisht 13 amerikane dhe 4 angleze, ne klasifikimin e 2007-s jane renditur edhe universiteti kanadez i “McGill” dhe universiteti australian “Australian National University”. Vend ne 20 me te miret ka patur edhe per dy institucione arsimore nga kontinenti aziatik, perkatesisht universiteti japonez i Tokios dhe Universiteti i Hong-Kongut.

Klasifikimi

1. Harvard University Shtetet e Bashkuara te Amerikes
2. University of Cambridge Mbreteria e Bashkuar
2. University of Oxford Mbreteria e Bashkuar
2. Yale University Shtetet e Bashkuara te Amerikes
5. Imperial College London Mbreteria e Bashkuar
6. Princeton University Shtetet e Bashkuara te Amerikes
7. California Institute of Technology Shtetet e Bashkuara te Amerikes
8. University of Chicago Shtetet e Bashkuara te Amerikes
9. University College London Mbreteria e Bashkuar
10. Massachusets Institute of Technology Shtetet e Bashkuara te Amerikes
11. Columbia University Shtetet e Bashkuara te Amerikes
12. McGill University Kanada
13. Duke University Shtetet e Bashkuara te Amerikes
14. University of Pennsylvania Shtetet e Bashkuara te Amerikes
15. Johns Hopkins University Shtetet e Bashkuara te Amerikes
16. Australian National University Australia
17. Tokyo University Japoni
18. University of Hong Kong Hong Kong
19. Stanford University Shtetet e Bashkuara te Amerikes
20. Carnegie Mellon University Shtetet e Bashkuara te Amerikes
20. Cornell University Shtetet e Bashkuara te Amerikes



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT