E enjte, 28.03.2024, 01:18 PM (GMT)

Faleminderit

Ramiz Dërmaku: Arsimtari Shaban Dërmaku, shëmbull për brezat e ardhshëm

E shtune, 15.05.2010, 06:59 PM


NJË  PËRKUJTIM  PËR  ARSIMTARIN  E NDJERË SHABAN H. DËRMAKU

 

ARSIMTARI  SHABAN , SHEMBULL  PËR  BREZAT  E ARDHËSHËM

                             

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Vdekja e papritur e arsimtarit, aktivistit dhe atdhetarit Shaban H. Dërmaku,në kohën më të mirë ishte një lajm tronditës e dhembës. Me 6 shkurt të vitit 2010, mbylli sytë përgjithmonë njëri nga arsimtarët më të mirë në Dardanë e më gjërë. Pasë 3 muajve ndiejmë një dhembje të madhe për mungesën e shokut, kusheririt, arsimtarit, intelektualit, aktivistit e atdhetarit Shaban Halil Dërmaku. Arsimtari Shaban, tërë karirën e tij e kaloi në edukimin e arsimimin e gjeneratave të reja.  Shaban H. Dërmaku u lind më 1945 në fshatin Shipashnicë e Epërme, nga një familje me traditë të gjatë patriotike. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe në Hogosht, kurse shkollën e mesme gjimnazin e kreu në Gjilan në vitin 1967. Po në këtë vit për herën e parë filloi të punoi me ditar në dorë në shkollën fillore “Skënderbeu“ të Hogoshtit, ndërsa gjatë vitit 1969 deri në fund të vitit 1971 punoi në shkollën fillore të Desivojcës (komuna e Dardanës) dhe këtu u mishërua në profesionin e shenjtë të arsimit. Shaban Dërmaku duke qenë i etshëm për dije, i vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, në grupin e Arsimit Teknik dhe ishte njëri ndër studentët më të mirë dhe diplomoi në vitin 1974. Po nga ky vit e deri sa u nda nga kjo botë, punoi në shkollën e plotë fillore“ SADRI MISINI“ në Shipashnicë të Epërme, e cila deri në dhjetorin e vitit 1992 ishte paralele e ndarë e shkollës fillore Skënderbeu të Hogoshtit. Arsimtari Shaban për 40- vite, sa punoi me nxënës, ka qenë arsimtari më i mirë, më i dalluari dhe më i respektuari jo vetëm nga kolektivi i shkollës, nga nxënësit, prindërit, por edhe nga drejtorët e shkollave kudo që punoi dhe për këtë sukses të dalluar jo vetëm në procesin mësimor, por edhe në aktivitetet e lira ka qenë i shpërblyer më lavdërata dhe mirënjohje, si nga shkollat ku punoi, Komuna, Drejtoria e Arsimit, Enti Regjional-Gjilan, etj

 

       Mirëpo, përkundër të gjitha këtyre mirënjohjeve e sukseseve te arritura, në dhjetorin e vitit 1987 deri në maj të vitit 1990 nga qëndrimet e ish-komitetit komunal të LK-së u përjashtua nga procesi edukativo-arsimor si nacionalist, separatist dhe i pa përshtatshëm për të punuar në arsim. Pas tri vitesh u kthye në vendin e punës, kur filloi vetësimi i shkollës shqipe dhe me angazhimin e arsimtarit Shaban, u kryen shumë aksione të shumta vullnetare në rregullimin e infrastrukturës së fshatit dhe të shkollës. Arsimtari Shaban për disa vite ka qenë përgjegjës i shkollës sonë, dmth deri sa ishte shkolla jonë paralele e ndarë e shkollës së Hogoshtit. Ka qenë kryetar i Klubit Futbollistik  “Besa” për fshatin Shipashnicë të Epërme. Gjatë tërë kohës së okupimit serb, disa vite e suspenduan nga detyra e arsimtarit, por ky edhe më tepër e shtoi aktivitetin e tij, ka përkrahur dhe ndihmuar aksionin solidar për minatorët e Trepçës, në Këshillin Lokal të Financimit në përmbushjen e obligimeve të qytetarëve ndaj Këshillit Komunal të Financimit dhe ndaj Qeverisë së Kosovës, në komisionin solidar në grumbullimin  dhe shpërndarjen e të mirave materiale dhe ushqimore për familjet e rrezikuara brenda dhe jashtë fshatit, si dhe ka qenë njëri ndër themeluesit dhe udhëheqës për disa vite i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nëna Terezë” për fshatin tonë, e cila për ato vite ka qenë mjaft aktive në grumbullimin dhe ndarjen e ndihmave humanitare dedikuar familjeve të varfura, të rrezikuara, familjeve të dëshmorëve, strehimin e familjeve të dëbuara nga okupatori serb, ndihmoi e strehoi luftëtarët e UÇK-së me të mira materiale ushqimore etj. Aktiviteti e vullneti i Shaban Dërmakut, mbetet shembull i mirë për brezat e ardhshëm se si duhet punuar me vullnet e përkushtim të madh. Mbi dyzet vite punë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja si një mësimdhënës e pedagog i mirë. Ai ishte një arsimtarë me një origjinalitet të papërsëritshëm. Mund të themi se arsimtari Shaban, kishte një jetë interesante, i cili gjatë jetës së tij e kundërshtoi dhe kurrë nuk e njohu regjimin serb, pa asnji lloj ndrojtjeje por çdo herë me guxim, vendosmëri, modesti, thjeshtësi dhe me një përkushtim shembullor. Ai njiherit ishte arsimtarë i pjekur, njeri me kulturë të gjërë, me sens estetik të gjallë, me një guxim qytetar, me një dashuri magjepse për nxënës, pra thënë shkurt ishte një intelektual, me një kurajo të papërkulur. Atë sot nuk e kemi fizikisht midis nesh, shkolla shqipe ka humbur aktivistin të denjë ndersa fëmijët kanë humbur arsimtarin më të dashur, më të urtë. Arsimtari  Shaban kishte një kujtesë të habitshme, të pleshme ishte njëri ndër arsimtarët më të dashur në shkollë. Ata që e kanë njohur arsimtarin Shaban, e dinë se ai kurrë nuk e ngriste vehten,kurrë nuk fliste për veten, kurrë nuk i akuzonte të tjerët, por ishte i afërt, komunikues dhe transparent me të gjithë.  E përkujton me mallë e respekt kusheriri, kolegu i tij me familje Ramiz Dërmaku me bashkëshortën Naimen si dhe nxënësit e tij; Elbasani e Valoni. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora