E merkure, 24.04.2024, 08:29 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Vrasja e Gazmend Begës, një krim që duhet zbardhur

E hene, 19.11.2007, 05:33 PM


Nga Maze Picari

Unë njoh një njeri
Emigranti, apel për ndriçimin e rrethanave të vrasjes së të riut në Athinë

Letër në redaksi (Shekulli)

Një emigrant në Greqi, solli në redaksinë e "Shekulli-Kontakt" një letër të mbushur plot dhimbje për humbjen tragjike të të riut shqiptar, Gazmend Bega, i vrarë në Athinë një muaj më parë, pas një sherri banal. Emigranti, njohës i familjes së vuajtur Bega, e cila mezi kishte siguruar jetesën dhe punën në Greqi, apelon për nxjerrjen në dritë të autorëve të vrasjes së të riut nga Tepelena.

Kohët e fundit. krimi ka marrë përmasa të mëdha. Mediat elektronike dhe ata të shkruara, paraqesin raste nga më të ndryshmet që lidhen me krimin. Përqendrimi në këtë shkrim nuk ka të bëjë me krim për larje hesapesh, nuk ka të bëjë me armiqësi, një krim fare për asgjë. Nuk është krimi i parë që ndodh në mes të Athinës dhe më e keqja, është midis shqiptarësh, midis moshave të reja. Krimi makabër i datës 16 tetor 2007, kur u vra Gazmend Bega, ndodhi në një vend të populluar, në prani të dy grupeve të rinjsh, që sipas policisë ishin mbi 15 veta. Enigmat e krimit ndofta duan kohë që të dalin. Duhet kohë që të dalë realiteti i asaj nate tetori. Dhe pse? Sepse heshtin të gjithë ata që e kanë parë atë skenë të tmerrshme.

***

Vetë emri, Gazmend, tregon se ka gëzuar ndonjë familje të varfër. Është një realitet i këtij emri pasi ka lindur në një familje tepër të varfër në Sinanaj të Tepelenës. E gëzoi jashtë mase këtë familje pasi e ëma, Margarita, nuk do të lindte më shumë nga tre fëmijë, që dy prej tyre ishin vajza. Për të rregulluar disi jetesën, për ta rregulluar sadopak fukarallëkun, pas viteve që kjo familje e la krahinën e Lopesit dhe u sistemua në afërsi të Tepelenës. I ati i Gazmendit, Nekimi iu bashkua armatës së madhe të emigrantëve që kapërcyen trarin e fufirit dhe iu desh të përballte sfida të mëdha drejt shtetit helen. Me dhjetëra herë i bëri rrugët në këmbë, për ditë të tëra. Provoi shkopinjtë dhe rajonet policore deri në vitin 1997. Do të ishte mesi i atij viti kur familja e varfër do të linte mbrapa përveç varfërisë, gjëmimet e predhave, oshtimën e armëve, flakët që u përhapën në të gjithë Shqipërinë e do të bashkoheshin me babain dhe me të afërmin e tyre. Atje në Athinë filloi një jetë tjetër me këtë familje. Do të mbushim barkun me bukë, shprehej Vojsava, vajza e madhe. Të sistemuar në "Kalithea", një lagje e Athinës, Gazmendi do ta kishte të vështirë shkollën pasi 3-4 vjet mësim kishte bërë në Shqipëri dhe vetëm 2 vjet i duheshin të mbyllte ciklin 8-vjeçar.

Duke parë ngarkesën familjare, sapo mbushi 12-vjeç u fut në moshën e burrave dhe iu bë krah të atit. Edhe pse prindërit nuk donin, ai ishte i vendosur të ndihmonte babanë.

Ndërpreu lojërat fëminore dhe iu fut zanatit të hidraulikut me aq pasion, saqë me pasion thoshte: "Zanati s'ka fund". Për dy-tre vjet do të zhvendoseshin në ishullin e Kretës dhe përsëri do të ktheheshin në Athinë.

Më vinin në punë të vështira, thoshte djaloshi, pasi më shikonin me trup. Bindëse është kjo thënie pasi kush e ka njohur atë djalosh, e di mirë se atë e karakterizonte çiltërsia, urtësia me moshatarët, nuk dëgjoje kurrë "jo" prej tij. Për çdo gjë, thoshte do ta bëj. Nuk rendej jashtë orëve të vona të mbrëmjes dhe do të ishte i rregullt në familje. Kishte një të keqe dhe pikërisht ajo e keqe i mori jetën. Zinte shoqëri kur të doje dhe sa të doje. Kishte besim te shoqëria, dilte për kafe me ta dhe ishte i sinqertë. U besoi shokëve, u qëndroi korrekt edhe atë natë, që dora gjakatare në mënyrën më makabre i mori jetën.

***

Po ligjet, si reagojnë ndaj këtyre krimeve makabre? Faktorët në kryerjen e krimeve janë të shumtë, ndërsa ligji mendoj se është disi maniak, qoftë në dhënien e masës, qoftë në ndarjen ose veçoritë e krimit. Në shumë raste mangësitë e ligjeve kanë bërë të shtohet hakmarrja, gjë që duhet parandaluar, pasi në të ardhmen do të ketë kosto të lartë. Një person ose grup i kapur me drogë ose lëndë narkotike, dënohet më shumë vite sesa një njeri që bën krim. Dukuri është dhe zbutja e dënimeve të këtyre kategorive gjer në marrjen e raporteve mjekësore. Nuk ka si shpjegohet fakti që krimi në Greqi ka marrë përmasa të papara. Nuk ka si shpjegohet që nga 5253 të burgosur të huaj në Greqi, 2668 janë shqiptarë. A do të vazhdojë kjo situatë? A do të zbutet kriminaliteti? A do të gjenden rrugët për zbutje dhe si e kur?! Mos duhet që të provojë këto fakte i tërë njerëzimi. Jo, reduktimi në veçanti i këtij lloj krimi që përmendëm duhet sa më parë. Ka një fshehtësi në organet kompetente greke, që merren me çështjen në fjalë, duke u shprehur të afërmve të viktimës: "Na ndihmoni dhe ju me të dhëna". Në një kohë kur kanë kapur vetë persona të pranishëm në ngjarje. Në një kohë kur njerëzit janë në kompjutera dhe sidomos emigrantët.

box

Ja si e citojnë dy gazeta ditore greke atë ngjarje, më datë 17 tetor

-Gazeta "Kathimerini"

Një sherr filloi në "Peristerja" me një 17-vjeçar për origjinat. -Unë nga fshati, ti nga qyteti, ju fshatarët jeni kështu e ne qytetarët jemi kështu. Debatet mes të rinjve ashpërsoheshin. Largohen prej andej, për të lënë takim "gjakatar" në Kollono "Agjio Jorgjio". Pas diskutimeve të katër të rinjve, qëllohet me thikë për vdekje i riu Gazmend Bega. Dy persona u kapën dhe u mbajtën në polici, ndërsa dy të tjerë u lëshuan ...

Gazeta "Ekspreso", 17 tetor 2007

Në Likio nr.2 (shkolla e natës) erdhën një grup të rinjsh, të cilët filluan të bënin sherr. Kur sherri filloi të trashej falë mësuesve që ndërhynë dhe përkohësisht u zbut, u la takim në Kollono. Ishin 20 veta me rripa, shkopinj e thika. Aty filloi sherri i dytë, i cili ishte më i fortë se i pari. Të riun Gazmend Bega e nxorën nga makina dhe e goditën me thikë. Dy prej shokëve e nisën po me makinën e tij për në spitalin ELIPS, ku nuk arriti të shkonte gjallë nga goditjet e marra. Në polici u futën 2 persona dhe kërkohen 3 të tjerë. Gjithë të rinjtë e tjerë u zhdukën dhe asnjë nuk tregon nga frika.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora