E enjte, 02.02.2023, 06:39 PM (GMT)

Faleminderit

Alma Papamihali: Kur rapsodi, këndon edhe mbi letrën e bardhë...

E premte, 14.05.2010, 09:00 PM


Kur rapsodi, këndon edhe mbi letrën e bardhë...

 

Nga Alma Papamihali

 

Nuk është e rastësishme, që një artist ta njohësh në disa imazhe të ndryshme. Ndërkohë që ti i njeh njërin aspekt, ai të shfaqet dhe të surprizon me prezantimin e tij.

Bëhet fjalë për raspsodin e njohur popullor, z. Agim Gashi.

Ishte hera e dytë që u takuam në një takim letrar, në një qytet të Gjermanisë Ndërkohë që në takimin e parë, më 17 shkurt 2008,  kur Agimi pranoi me kënaqësi ftesën e bërë nga unë, për të qënë pjesë e shfaqjes së madhe me rastin e shpalljes së pavarsisë së Kosovës...ku ai prezantoi vetëm dy këngë nga repertori i pasur i tij, në takimin e fundit letrar mbajtur në Koblenz të Gjermanisë, do njihja Agim Gashin e vërtetë...atë njeri të talentuar, që shpirtin ja ka falur tërësisht artit. Salla buçiti nga zëri i tij, edhe pse prej kohësh Agimi ishte paksa rënë në pesimizëm prej sëmundjes që e ka mbërthyer pa mëshirë.

Megjithatë, të tillë artistëve vështirë mund t´ju zbehet zëri,, kur bëhet fjalë për Kosovë, për Ibrahim Rugovë , për Adem Jashar per dëshmorë të luftës, për Çamëri,  për vendlindje...e mbi të gjitha, kur bëhet fjalë për shqiptarizëm.

 

“Çamëri moj çamëri,

Kosovari qan për ty...”

 

Të njohësh nga afër një artist si Agim Gashi, motoja e të cilit është “Ta bajm shqipnin shqypni”, ndihesh i favorizuar, mbushesh me frymë dhe ndjenja patriotike të rigjenerohet, nëse të ka rënë disi në heshtje.

Agim Gashi ndryshon nga artistët e tjerë. Ai jo vetëm këndon, por edhe reciton, shkruan...dhe mbi të gjitha, është një shqiptar i vërtetë.

Edhe pse jeta e tij private, ka pasur një rënie të cilat e kanë ndikuar jo pak rapsodin tonë, (siç është sëmundja e tij e parakohshme),  përsëri në sytë e tij, duket një besim dhe dëshirë për të qënë i pranishëm kudo, që bëhet fjalë për çështje shqiptare...kudo që flitet shqip, edhe pse larg vëndlindjes.

“Me grykë pushke këndon Kosova”, është libri i tij i parë, ku rapsodi na prezantohet edhe si poet....për të na lënë duarve vargje të shkruara me aq dashuri dhe ndjenjë, për heronjtë, dëshmorët e rënë për çështjen e madhe dhe fisnike, siç është liria.

 

“Për liri e për atdhe,

Gjakun trimat derdhin rrëke

Po në këtë luftë kush është më i pari,

Kryetrimi Adem Jashari”

 

 

Edhe nëpër vargje, jehon zëri i rapsodit.

Jo rastësisht ai përdor jehonën e tij në to...

 

“E-heej ...Oo-hoo-uuuuu 

 

Atë do ta dëgjosh edhe nëpër vargje të këndojë, të kumbojë si  një zë majë maleve shqiptare. Zëri i tij do fluturojë si një shqiponjë që kërkon të çmallet me gurët dhe gjithçka nga vendlindja.

Edhe nëpër fletët e bardha të një libri, ai do të shoqërohet nga sharkia e tij...e cila e ka shoqëruar dhe vazhdon ta shoqërojë një jetë të tërë, hap pas hapi.

Ndërsa në skenë, Agimi nuk është më i zakonshmi. Ai shndërrohet i gjithi në një zë të fuqishëm, që depërton tek të pranishmit në sallë...që do të përjetojnë për të parën herë emocione, të cilat di ti falë vetëm recitimi i rapsodit Gashi.

 Me sa duket disa njerëz lindin artistë dhe nuk është jeta, ajo që i shndërron në të tillë.

Agim Gashi është një i tillë.

Ai ka lindur për të mos heshtur, por për të mbetur gjithmonë pjesë e këngës, folklorit dhe patriotizmit, me të cilat një ditë do mburren edhe brezat e ardhshem.

 

Me respekte,

Alma Papamihali



(Vota: 32 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora