| E enjte, 13.05.2010, 10:00 PM |
Pse ka munguar dhe mungon bashkëpunimi i Bashkësisë Ndërkombëtare me Qeverinë e Kosovës?
Nga Prof. Hilmi Saraçi
Kosova ka pranuar dokumentin e Ahtisarit dhe zgjedhjen që Kosova të këtë pavarësinë , por edhe disa segmente të kësaj pavarësie , siq është gjyqësia dhe drejtësia të ndihmohen me konsensues për t’u konsoliduar nga një mision i BE-së. Prandaj nuk duhet që institucionet tona (Qeveria) të kenë ferkime me bashkësinë nderkombëtare por të respektohet autoriteti i EULEX-it dhe mos të mungojë bashkëpunimi i ndërsjellë…, sepse në këtë fushë ka pasur disa ferkime, paqartësi dhe “probleme” të panevojshëm rreth angazhimit të EULX-it në disa raste gjatë ndërtimit të institucionëve tona shtetërore, sidomos tani se voni me rastin ”Limaj” . Mendoj se bashkëpunimi dhe sqarimi reciprok në disa raste të mëhershme dhe në rastin e tanishëm “Limaj” ka munguar, sa i përket ecurisë se masave të mara dhe sqarimit para opinionit të gjerë. Kjo dukuri e Bashkësisë Ndërkombëtare (UNMIK dhe EULEX) ka qenë e pranishme më herët , ku në disa raste janë tejkaluar (toleruar) pa ndonjë arsye të nevojshme kompetencat në fushën e ligjëshmërisë , drejtësisë dhe zbatushmërisë, pa një bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, sidomos kur kemi të bëjmë me veriun e Mitrovicës,UNMIK-u e më vonë EULEX-i nuk kanë treguar angazhim të duhur në ruajtjen dhe zbatushmërin e rendit dhe ligjëshmërisë , marrjen e masave ndaj të gjithë atyre që kanë prishur rendin dhe qetësinë, respektivisht ndaj luftimit të krimit të organizuar , kontrabandës dhe korropsionit. Megjithë angazhimet e Qeverisë së Kosovës për ndërmarjen e hapave konkret në këto fusha, kjo sikur ka munguar dhe po mungon edhe më tutje.. .
Stratëgjia e Qeverisë së Kosovës për veriun pa ndonjë rezultat
Në kohet e fundi janë “ndërmar” disa hapa konkret në këtë fushë në kry me Ylber Hysën, koordinator dhe udhëheqës për realizimin e stratëgjisë së Qeverisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës. Hysa në bashkëpunim me institucionet komunale në Mitrovicë ,kohë më parë kanë marë iniciativën për pastrimin e varrezave të shqiptarëve (myslimanëve) në veri të Mitrovicës dhe të varrezave të serbëve (ortodokse), në jug. Për këto të fundit si duket nuk ka hasur në mirëkuptim nga pala serbe . Kjo është një nismë e mirë , por që nuk ka një peshë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve madhore në këtë pjesë të teritorit tonë , ku Beogradi dirigjon dhe vepron pa ndonjë pengesë të veçantë me pushtetin paralel. Këto ditë Beogradi ka organizuar zgjedhje të reja lokale paralele, prandaj si do të realizohet stratëgjija e Qeverisë së Kosovës nese edhe më tutje tolerohet pushteti paralel i Serbisë?. Këtu duhet të gjejmë metoda dhe forma të tjera , në rend të pare në pengimin e këtyre zgjedhjeve dhe shurjen e pushtetit paralel nga Serbia dhe mos të shkojmë skajeve të ngjarjeve por të veprojmë pa ndonjë hezitim në thelb të ngjarjeve. Serbia përpiçet në forma të ndryshme, me propogandën e saj tani të njohur kundër pavarësisë së Kosovës, të përfitojë diçka nga e gjithë kjo përpjekje propoganduese , respektivisht të realizojë ndarjen e veriut të Mitrovicës. Në këtë fushë Bashkësia Ndërkombëtare sikur ka qenë tolerante (e shurdhet) dhe nuk është përpjekur sa duhet që të marrë masa në kohën e duhur ndaj kësaj dukurije antikushtetutare . Mirëpo ndarja e Kosovës që po flitet në kohet e fundit nuk është e mundur , sepse Kosova ka shtetin e pavarur demokratik dhe teritorin e saj në kufijt e caktuar të pranuar ndërkombëtarisht.
Çka flitet për ndarjen e Kosovës
Kancelarja gjermane Merkel në një deklarim, në mes të tjerave ka thënë: çështja e Kosovës është vendosur njëherë e përgjithmonë dhe se integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm…” Ndersa kongresmeni amerikan Eliot Engel bashkëpunëtor i Grupit për Çështje Shqiptare në mes të tjerave ka thënë: po të fillosh të shkëmbësh territore në Ballkan kjo nuk do të ket fund dhe mund të çojë në luftra ose vështirësi më të mëdha . Kosova nuk duhet të ndahet. Serbët në Beograd po luajnë një lojë të rrezikshme ..” Mirëpo nënkryetari i Serbisë ,Ivica Daçiç ka deklaruar se ndarja e Kosovës për momentin nuk është zgjidhje për askend, dhe ka vlerësuar se për këtë ndoshta do të duhej të bisedohej më herët…dhe se në nivel shtetëror asnjëherë nuk është biseduar për mundësinë e ndarjes së Kosovës …” Këto janë përralla dhe kamuflime të Daçiçit, sepse dihet se çka mendon dhe çka flet Serbia për ndarjen e Kosovës…
Qeveria Britanike (Sparsk) shton se vendimi i GJND-së do të ishte si bazë pikënisje për bashkëpunim të Beogradit dhe Prishtinës dhe atë në fushat vitale për qytetarët të cilat nuk kanë lidhje me statusin e Kosovës …
Ndersa komisonieri i BE-së për zgjerim Stefan Fule gjatë vizitës që i bëri veriut të Mitrovicës nuk ka dashur të flasë për çështje politike as për të kaluarën, por ka biseduar për përspektivën evropiane të Kosovës për të parë se çka mund të bëjë BE-ja për të lehtësuar mundësitë e zhvillimit ekonomik në këtë rajon (veriu të Mitrovicës), duke njohtuar se në këtë pjesë deri me tani janë investuar rreth 20 milion euro. Megjithatë Serbia nuk angazhohet për një të ardhshmë më të mirë të serbëve në këtë pjesë të Kosovës, por angazhohet për probleme që do të ngadaklsonin përspektivën dhe jetën e qytetarëvë , në veçanti atë të minoritetit serb…
Mendoj se siguria dhe liria për serbët e Kosovës që jetojnë këtu është shumë e mirë. Ata gëzojnë të drejta më të mëdha së shqiptarët dhe të tjerët. Shumica e njerëzve në Beograd mendojnë kështu . Kosova tani ka shans që për një vit të bëhet antare e OKB-së. Kjo do të pengojë konfliktet e reja në rejon, sodomos me Serbinë , prandaj në këtë fushë duhet një lobim dhe angazhim më i madh diplomatik i Qeverisë së Kosovës për njohje të tjera (të reja).
Minoriteti serb gëzon privilegje të veçanta
Pa marr parasyshë në të drejtat ligjore të priveligjuara për serbët megjithate për shkak të pasojave të konfliktit të më hershëm , sidomos gjatë luftës ende është i pranishëm një disponim antipajtues , pikërisht për shkak se ndaj kriminelëve të luftës sikur nuk janë marrë masa të nevojshëm, ata qarkullojnë lirshëm në teritorin e Kosovës dhe kurkush nuk merr masa ndaj tyre , prandaj në këtë fushë do të mungojë suksesi për një pajtushmëri në mes të komunitetit serb dhe shqiptar, për një kohë më të gjatë . Në këtë fushë duhet reaguar ndaj këthimit të të gjithë atyre serbëvë që kanë bërë krime dhe kanë qenë pjesëmarrës në vrasjen e shqiptarëve të pafajshëm gjatë luftës . Serbët sipas ligjit kanë të drejt të këthehen , kurkush nuk do t’i pengojë ata që nuk janë të involuar në krime dhe vrasje të shqiptarëve të pafajshëm… Ata, Qeveria e Kosovës i ka përkrah në disa fusha , u janë ndërtuar shtepitë dhe u kanë dhënë mundësi që të përfitojnë dhe të gëzojnë shumë privilegje të tjera , të cilat shqiptarët nuk i posedojnë . Mirëpo megjithkëto disa nga ata (serbët) nuk dëshirojnë të këthehen, shtepitë e ndërtuara i kanë shitur…, sepse u konvenon të marin para dhe të jetojnë në Serbi.…
Serbia duhet të kërkojë falje për krimët që ka bërë në Kosovë
Serbia deri me tani asnjëherë nuk është penduar dhe asnjëherë nuk ka kërkuar falje për krimet që ka bërë në Kosovë ndaj shqiptarëve . Përkundër përpjekjeve që janë bërë dhë po bëhen, ende nuk kemi një angazhim të duhur për këthimin e të vrarëve dhe të zhdukurve shqiptarë që tani gjenden nëpër varresat masive në Serbi. Serbia nuk deshiron (nuk angazhohet) për zbardhjen e fatit e tyre. Kjo është një brengë e madhe për familjarët. Ata janë të traumatizuar , me dhembje e lotë presin që një ditë të gjenden eshtrat e tyre. Qeveria e Kosovës në këtë fushë nuk ka treguar angazhim të mjaftueshëm për zbardhjen e fatit dhe këthimin e trupave të pajetë të shqiptarëve të vrarë nga kriminelët serb. Bashkësia Ndërkombëtare, gjithashtu sikur nuk ka bashkëpunuar me Qeverinë e Kosovës dhe me Qeverinë e Beogradit . Kjo do të ishte arritur më lehtë, sikur Bashkësia Nderkombëtare të parashtronte disa kushte për Serbin për zgjidhjen e këtij problemi të papresedan njerëzor…
Në këtë fushë kemi sfida dhe vështirësi, mirëpo mendoj se sfidat nuk tejkalohen vetëm me miratimin e ligjeve , por me zbatimin në praktikë të tyre, sepse në këtë fushë dhe në fusha të tjera kemi probleme të mëdha sidomos në stabilitetin politik , por edhe ekonomik . E terë kjo nuk e zvogëlon faktin dhe obligimin që kemi ndaj të zhdukurve dhe të vrarëve nga dora kriminale serbe.
Minoriteti serb ngadal po vetdisohet dhe po angazhohet në ndërtimin e institucioneve shtetërorë të Kosovës
Shumica e serbëve në Kosovë e kanë kuptuar se në të mirën e tyre është përkrahja e institucioneve shtetërore dhe pavarësia e Kosovës, prandaj përveç që kanë dalur në zgjedhjet lokale , ata tani kanë formuar disa subjekte politike duke u përpjekur që në këtë formë institucionale të ndihmojnë dhe të realizojnë të drejtat e tyre, prandaj formimi i partive politike sipas zyrtarëve të KQZ-së nuk është vetëm fenomen i minoriteteve , por ka edhe disa subjekte të reja politike nga shumica e shqiptarëve që janë regjistruar se fundi në KQZ dhe vazhdimisht raportohet për regjistrimine subjekteve të reja , të cilat ndjekin procedurat ligjore për aplikimin dhe regjistrimin, pavarësisht se profili i tyre është një çështje tjetër. Në këtë fushë është brengosëse formimi i dy partive politike të pensionistëve të Kosovës . Ata në vend që të jenë të bashkuar dhe të japin kontributin për zgjedhjen e problemeve të tyre që kanë mbetur të pazgjidhura duke jetuar në kushte të vështira , ata janë ndarë dhe luftojnë për interesa t e tyre personale…
Është një tendencë që partitë e vogla të cilat memzi kanë kaluar, progun dhe që e kanë një numër të caktuar të deputetëve , relativisht të vogël e që ndërkohë nuk kanë mundësi të stabilizohen , ngadalë po shkrihen dhe po kalojnë në parti të tjera . Kjo megjithatë e ka një anë të mirë , sepse krijon tendencën e zvogëlimit numerik të subjekteve politike dhe krijon blloqët e reja më të fuqishme që mund të luajnë një rol më me peshë në skemen politike …
Nevoja për transion dhe pjekuri politike
Duhet pasur në dijeni se ne ende jemi në transion dhe kemi shumë probleme të pranishme , prandaj kemi nevojë edhe për transion politik dhe pjekuri ashtu që të merremi me sfidat që na parashtrohen. Fatbardhësisht kemi një klasë politike e cila është meritor për atë se ku gjendet Kosova sot dhe qellimi i se cilës ka qenë realizimi i pavarësisë së Kosovës . Por tani kemi edhe një klasë tjetër politikanësh të cilët kanë sfida të reja , e cila ka nevojë për disa freskime . Kemi nevojë për rini të arsimuar edhe përmes programit të qeverisë , të cilët janë ekspertë për zhvillimin evropian. Prandaj është konstantim i mekanizmave kompetente të institucioneve të BE-së dhe institucioneve të tjera relevante vendore dhe ndërkombëtare , se si institucionet shtetërore nuk kanë qenë në nivel të detyrës lidhur me përmbushjen e kriterëve dhe objektivave të kërkuara nga BE-ja .
Qendrimi i 27 vendeve të BE-së që Ballkani Përëëndimor në një moment duhet t’i bashkohet BE-së nuk ka të bëjë vetëm në mundësinë praktike për individë , por ka të bëjë me egzistencën e stabilitetit dhe paqen për të gjithë qytetarët ka thënë kryetari i BE-së , Herman Van Rompej. Sipas tij politikanët duhet të japin përgjigje bindëse në çështjet e vështira : pse ne , 27 vendet antare të BE-së, konsiderojmë që Ballkani Përendimor, një rajon i cili mjaft ka psuar gjatë luftrave të kaluara në një moment duhet të jenë antare të BE-së …