E premte, 19.04.2024, 07:08 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet këngëtarja çame Enkelejda (Alushi) Arifi

E enjte, 13.05.2010, 08:31 PM


Flet këngëtarja çame Enkelejda  (Alushi) Arifi

 

Tropoja dhe camëria janë një

Tani koha punon për camërinë

Kënga është gjuha më e bukur e mirëkuptimit, mirësisë, dashurisë traditave, zakoneve, kulturës së një kombi.

 

Nga Albert Zholi

 

Para disa ditësh në TOB u zhvillua koncerti recital i këngëtares së mirënjohur tropojane Fatmira Breçani, me rastin e 50-vjetorit të lindjes së saj. Në këtë koncert ishte e ftuar dhe këngëtarja çame Enkelejda (Alushi), Arifi (e martuar në Kosovë), së bashku me xhaxhanë e sajë Hysni Alushi. Në këtë koncert, ata kënduan dy këngët hit për çamërinë  “Vaj e mall për Çamërinë” , “Lermë  të të shikoj” që bënë që spektatorët e TOB të ngriheshin në këmbë. Ishte një koncert interesant, jo vetëm se u këndua live, por kryesorja ishte se u kënduan këngë nga dy këngëtare nga viset më skajore të kombit shqiptar, nga Camëria dhe nga Tropoja. Ndaj dhe ky koncert i ideuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, ngjalli shumë interes dhe debat. Pas koncertit për “Telegraf” zhvilluam këtë bisedë me këngëtaren çame Enkelejda Alushi.

Znj Enkelejda, ishte dëshira juaj, apo ftesa e Fatmira Breçanit që të merrnit pjesë në këtë koncert recital, me rastin e 50-vjetorit të lindjes së këngëtares tropojane Breçani?

-Qesh). Në fakt kërkesa ishte nga ana e Presidentit të Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, z. Haklaj, por dhe të mos ishte kjo ftesë, unë do të vija vetë në këtë koncert.

 

Përse?

 

Janë shumë arsye. Njëra prej tyre është se kam kohë që njihem me këngëtaren Fatmira Breçani dhe më ka pëlqyer zëri i saj, mënyra e veçantë e të kënduarit, tekstet e këngëve, potenca e saj e zërit, etj…Me Fatmirën unë kam marrë pjesë në shumë koncerte që ka zhvilluar Unioni Artistik I Kombit Shqiptar, në të gjithë trevat e kombit shqiptar. Kemi marrë pjesë në koncertet e zhvilluara në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, sarandë etj..pa diskutuar për në Tiranë. Kemi bi 3 vjet që këndojmë bashkë dhe ajo më ka pëlqyer edhe si karakter, si njeri, si femër tradicionale. Pra këto ishin disa nga arsyet që unë do të vija patjetër në këtë koncert të saj.

 

Si u ndjetë në këtë koncert?

 

Cdo koncert ka të veçantat e tij, ka bukuritë e tij. Pork y koncert ishte I veçanta sepse salla dhe pse ishte me ftesa, ishte mbushur plot, kishte shumë personalitete të të gjitha fushave dhe të gjitha këngët ishin të shoqëruara nga fillii në fund me duartrokitje. Dhe ajo që do veçoj ishte se Fatira si gjithonë këndoi live, ashtu siç kënduam dhe unë me xhaxhain. Pra ne jemi tre këngëtarë që këndojmë që këndojmë gjithmonë live, ndryshe nga shumë këngëtaë që spërdorin këtë mënyrë të kënduari.

 

Në repertotin tuaj gjithmonë znë vend dhe dy këngët pë çamërinë, origjinën tuaj. Si priten nga publiku këto dy këngë?

 

Ju e patë vetë se si u pritën. Dua tju them se këto dy këngë janë këngë hite që sa më shumë kalon koha ato bëhen më të dashura, më të dëgjuara, më të bukura. Ju ishir se si u ngrit në këmbë gjithë TOB dhe kënga u shoqërua vetëm me duartrokitje. Populli ynë është një popull shummë  I ndjeshëm ndaj historisë. Tashmë dihet nga të gjithë ashtu sikundër e thonë dhe dy këngët tona se sa kanë vuajtur populli I çamërisë nga andartët grekë, se si ata u zbuan padrejtësisht nga tokat e të parëve të tyre. Camëria është si Kosova. Ajo ëshët pjesë e kombit shqiptar. Nqs koha e vuri në vend padrejtësinë ndaj Kosovë, tashmë ka ardhë koha e krahinës së camërisë. Po ju them se kur kam kënduar këngën e parë për Camërinë në Kosovë aty ju pë promovimi) salla u ngrit e gjitha në këmbë, sa u duk sikur nga duartrokitjet, ndërtesa ku bëhëj koncerti do të shembej. “Vaj e mall për Çamërinë””, edhe sot dëgjohet me shumë kureshtje dhe në çdo shtëpi kosovare. Kosovarët që e dinë çdo të thotë të jetosh jashtë strehës tënde qoftë dhe përkohësisht, I japin vlerën që duhet Camërisë dhe popullit të saj.

 

Në këtë koncert ju ishit dy këngëtare, një nga skaji më verior I Shqipërisë dhe tjetar nga pjesa më jugore. Ishte rastësi?

 

Edhe po edhe jo. Por dua të them se ishte shumë domethënëse në të dy rastet. Ishte domethënëse sepse jemi në një monet që kombit shqiptar I duhet unitet më shuë se kurrë. Vetëm me këtë unitet ne miund të kërkojmë të drejtën e Camërisë që koha e ka mbuluar me pluhurin e harresës, por që sot, djemtë dhe vajzat çame, intelektualët e vetë shiptarë, politika shqiptare po e heq këtë pluhur, për të vënë padrejtësitë në vend. Tashmë është koha e Camërisë. Në këtë koncert ne donim të tregonim se shqiptarët nga veri në jug janë një dhe të pandarë. Kënga është ajo që e bashkon më shumë një komb. Kënga është gjuha më e bukur e mirëkuptimit, mirësisë, dashurisë traditave, zakoneve, kulturës së një kombi.

 

A keni ndonjë projekt për të kënduar edhe në jug, në pjesën e camërisë shqiptare?

 

Po. Dihet tashmë se Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, çdo vit, në verë organizon në Sarandë dhe Konispol një spekakël kushtuar Camërisë, këngëve të kësaj krahine. Eshtë i katërti vit radhasi që ne do këndojmë për camërinë në skajin më jugor të saj. Dhe kjo është shumë sinjifikative, pasai mban ndezur ëndrrat shumëvjeçare të popullit çam.  Unë kam tashmë një ide të re për një këngë ndryshe për çamërinë, por ende është projekt. Le t’ja lëmë kohës këtë project (qesh).

 

Egjithatë kënga juaj e parë mbetet si himn për Camërinë?

 

Për mua të dyja janë njësoj. Secila ka rëndësinë dhe mesazhin e vet. Ajo është e para ndaj dëgjuesi si duket mësohet më shpejt, por ajo I la vend këngës tjetër, po aq të bukur…

 

Mund të na thuash dy vargje të këngës së parë?

 

. Do ti them duke kënduar:

Kur të shoh kështu moj xhane 

Me jelek e çitjane

Borzilok e manxurane

Çame  e kaluar çame.

 

Vite të tëra e martuar në Kosovë. Jeni ambientuar?

 

Qesh. Më duket se kam lindur aty. Kosova më duket si pjesë e Shqipërisë, ku s’kam asnjë dyzim, hamendësi, se ndodhem në vend të huaj. Më duket se jam në Rrogozhinë, në Durrës, në Prishtinë,  Gjithçka më duket shqiptare. Gjuha, tarditat, zakonet, kënga etj…Më duket se jam në shtëpinë e prindërve të mi. Por do të doja të isha këto ditë në Camëri (loton).

 

Pra e keni një peng në jetë?

 

Eh. Nuk mund të them se është peng, është një ëndërr që pres të realizohet. Dua të shkoj në vendlindjen e gjyshërve të mi…

Lermë  një si të të shikoj

Sa herë malli të më marrë

Lermë një baçe ta punoj

Që kur të vdes të kem një varr.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora