| E hene, 19.11.2007, 06:10 PM |
Jeta 63 vjeçare teatrore e Gjilanit
Teatrit professional të Gjilanit e rikujton vetëvetën skenën tradicionale dhe moderne
Nga Nijazi Ramadani
Nijazi Ramadani |
Teatri dje dhe sot e rikujton vetëvetën, skenën tradicionale dhe moderne
Viti 1993, shënon një fazë tjetër, kur të larguar nga puna e edhe nga salla e teatrit, aktorët gjilanas arritën që ta mbajnë kontinuitetin e vet, duke përgatitur shfaqje edhe nëpër shtëpi private e duke i vënë në skenë nëpër shkolla e shtëpi të kulturave nëpër fshatrat e Gjilanit.Nga shfaqjet e realizuar më së miri është parqitur me dramën origjinale të autorit e aktorit, Naser Zymberit, të shfaqur në salën e kulturës së fshatit Përlepnicë në vitin 1998. Komuniteti teatror i Gjilanit i ndihmuar edhe nga intelektualët, artdashësit gjilanas, si entuziastët dhe veprimtarët tjerë të Gjilanit, arritën që nga viti 1991 e këndej, të mbajnë ritmin teatral gjilanas me nga 2-3 premiera në vit, por edhe mbajtjen e shtyllës teatrore të “Flakës së janarit…” duke e zgjeruar në Festival të dramës shqiptare vendor të teatrove.
Gjatë kësaj periudhe 60-vjeçare, ky teatër në një stinor ka përgatitur dhe shfaqur 3-5 premiera mbi 130 dhe 890 repriza të tyre, para shikuesve gjilanas dhe më gjerë. Vetëm gjatë vitit 2003, realizoi 3 projekte të reja, me dhjetëra repriza, si dhe mori pjesë në tetë festivale e manifestime të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar në të cilat u vlerësuan vlerat e arrira artistike. Gjilani ka traditë në sferën e zhvillimit të veprimtarive kulturore dhe artistike. Gjatë viteve të pasluftës u konsolidua edhe trupa artistike, si institucion i tretë kombëtar në Kosovë. Me gjithë baticat dhe zbaticat që përjetoi ky teatër, i cili zënë fillin me krijimin e institucioneve profesioniste në Kosovë dhe rajon, ku gjatë kësaj karriere ka arritur që të arsyetojë të qenit e një teatri profesionist falë punës dhe të arriturave të këtij teatri, i cili ka krijuar mundësi për të ecur ne këmbë të veta, sikur në situate të ndryshme të mos instrumentalizohej për lojëra, jo të sinqerta, pikërisht nga veta ata që bënin teatrin dhe kulturën në institucionet përkatëse me qëllim profitabile dhe klanore, pse jo edhe politike të përcaktohet edhe repertori sipas diktatit. Teatri profesionist do të duhej të ishte tërësisht në duart e profesionistëve, si dhe klaneve dhe politikës ditore. Ai do të duhej të bënte vetveten si institucion profesionist, duke mos injoruar kuadrat që kanë bërë karrierë në këtë teatër, ata të sapo dal nga akademi teatrore. Thjesht, do të duhej që të jetë një strumbullar i atyre që kanë për zanat këtë zeje të moçme, që të jetë vërtetë tempull Talie me perspektiv në të ardhmen. Për njohësit e teatrit, krijimi i institucioneve kulturore dhe veprimtaria stabile e tyre në Kosovë po neglizhohet pa fajin e tyre. Ata sikur i brenë ndërgjegjja se si duhet ta bëjmë teatrin, që të jetë vërtetë një tempull Talie, të cilët konsiderojnë se teatër profesionist është ai institucion i cili ka repertorin dhe trupën profesioniste, që merret me vlera dhe shfaqje profesionale. Ky institucion kulturor, i cili është shpallur institucioni më i mirë në dy tre vitet e fundit në komunë dhe në disa manifestime teatrore me karakter garues, si në Festivalin e teatrove të dramës shqiptare në Gjilan etj.
Me çfarë problemesh ballafaqohet sot teatri?
Teatri i Gjilanit, sikur edhe shumë teatro të tjera në një fazë tranzicioni siç është shoqëria jonë është ballafaquar me probleme financiare të natyrave të ndryshme, sidomos të sigurimit të pagave dhe financimit të projekteve të parapara me repertorit. Teatrit i duhet një fond i konsoliduar, ashtu siç është premtuar në janar kur është bërë zyrtarizimi i statutit të këtij teatri i avancuar në radhët e tre Teatrove profesionale në Kosovë. Teatri i Gjilanit i garanton të gjitha kushtet për të qenë teatër kombëtar, pasi që sivjetë pritët që tërealizohet një projekt pë meremetimin e sallës së Teatrit në vlerë të mjeteve të siguruar nga Qeveria dhe komuna prej 160 mijë euro, të cilat do të konkretizohen në mënyrë susesive, ka bërë të ditur drejtori Jahi Jahiu, andaj ky është një realitet që nuk duhet t’i mohohet duke përmendur vetëm disa nga shfaqjet e pesë viteve të fundit, si: ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Romeu dhe Zhulieta”, komeditë; “Miza në vesh”, “As parë, as njohur”, “Ëndërr apo zhgjëndërr”, Úra e sakrificës”, “Vegullia”, “Ligatina”, etj, të cilat shfaqje kanë bërë, që jeta skenike dhe publike të kalojë si zakonisht. Ndërsa këto shfaqje , nga kompetentët e kulturës së komunës sonë u cilësuan si ngjarje të dorës së parë në sferën e kulturës dhe arteve skenike teatrore. Pozita gjeografike e qytetit të Gjilanit i siguron këtij teatri produktet e artit skenik që ofrojnë edhe komunat e Vitisë, Dardanës, Artanës, si dhe të Bujanocit, Preshevës e Kumanovës, që janë në juglindje të Kosovës, përkatësisht duke përfshirë edhe të Maqedoninë veriperëndimore, të cilat janë të banuara kryesisht me popullatë shqiptare . Teatri i Gjilanit tashmë ka edhe disa breza të aktorëve, që e bartin mbi supe përvojën dhe trashëgiminë e pasur teatrore, nga brezi i parë: Muharrem Shahiqi, aktor dhe realizator i shumë shfaqjeve, Ruzhdi Mehmeti, aktor, Jahi Jahiu, dramaturg, Nuhi Matoshi, regjisor, Naser Zymberi, aktor dhe autor i disa skenarëve për skenë etj, si dhe repertorin që prej 35 vitesh me një brez të ri, të shkolluar nëpër akademi të ndryshme të arteve të diplomuar viteve te fundit, dhe me dhjetëra të tjerë që gjendën nëpër Akademi të arteve dramaturgjike në Prishtinë, Tiranë e Tetovë. Teatri i Gjilanit edhe në këto katër vitet e pas luftës, realizoi 21 premiera dhe qindra repriza te tyre, si në Gjilan, po ashtu edhe ne qendrat tjera të Kosovës, Maqedonisë e me gjerë. Nga viti 1971, ky teatër punon e vepron sipas parimeve vetanake, me 10-21 punëtorë. Administrata e Përkohshme e Kosovës si dhe Kuvendi i Komunës i kishte njohur fillimisht statusin profesionist, i cili aktualisht ndanë paga mujore për 21 punëtorë të stafit drejtues, menaxhues, mirëmbajtës, atij teknik dhe artistik. Me realizim e projekteve të ndryshme,Teatrin i Gjilanit, krijon fonde të pavarura, i cili ka bërë të mundshme mbajtjen e vetvetes në këtë kohë kur ende nuk ndahen mjete te domosdoshme nga institucionet, kjo rrjedh ndoshta nga që në përgjithësi në Kosovë nuk ka mjete te mjaftueshme, kryesisht për asnjë lami. Me sa dimë askund në botë nuk mbahen teatrot nga fonde të veçanta, dhe vetëm duke siguruar mjete të nevojshme teatrot janë të qëndrueshme dhe të arrira. Nga ky këndvështrim, pos qytetareve që ta mbajnë atë, (Teatrin e Gjilanit), deri tashti nuk ka pasur fare interesim nga instancat komunale, as Ministria e KRS nuk ka ndihmuar as nuk ka derdhur mjete në këtë teatër, së paku deri tash. Pra, teatri ka mbijetuar përmes disa donacioneve, ka vepruar sa për aktivitet dhe ka lënë hije në historikun këtij rajoni, pavarësisht se në disa raste ka ecur edhe keq. Gjilani ka kërkuar vazhdimisht nga Ministria përkatëse që t`ia njohë statusin profesionist teatrit të Gjilanit, i cili në mënyrë aktive vepron që nga viti 1944 dhe posedon një galeri të tërë të aktorëve, regjisorëve, dramaturgëve, që kanë filluar dhe ndërtuar karierën artistike në këtë teatër, sikur që ka edhe një fond të madh të shfaqjeve të realizuara.
Teatri profesional i Gjilanit
Deri tash ka realizuar ky teater mbi 130 shfaqje teatrore dhe mbi 1.000 repriza me autorë të vendit dhe të huaj. Së fundi ishte në festivalin e aktrimit në Fier. Do të marrë pjesë në festivalin ballkanik të komedisë në Korçë, në festivalin ndërkombëtar të fëmijëve në Pogradec, në festivalin e dramaturgjisë shqiptare në Vlorë, në festivalin ballkanik të Elbasanit etj. Të gjitha këto veprimtari do të organizohen gjatë muajve qershor e korrik, ndërsa këtu në Gjilan do të shfaqen edhe disa premiera dhe projekte të reja teatrore. Ky është njëri nga letërnjoftimet e shkurtra të veprimtarive skenike që ka përgatitur teatri profesionist i Gjilanit. Në Gjilan dhe më gjerë tashmë ka marrë fizionominë e vërtetë dhe po kuptohet se në këtë qytet funksionon teatri profesionist, dhe ai po vepron si i tillë . Teatri i Gjilanit i ka të gjitha kushtet për të qenë teatër i nivelit kombëtar, andaj ky është një realitet që duhet të pranohet edhe nga të tjerët Por, megjithatë shfaqja teatrore “Musafiri i mallkuar” ka ngjallë shumë polemika, por edhe shfaqja e fundit e Tatrit të Gjilanit parafundit“I burgosuri” nga Fadil Hysaj, ka bërë, që jeta skenike dhe publike të kalojë ashtu si zakonisht, ka lënë përshtypje te një auditorium më i gjerë, apo së paku u reflektuar si ngjarje e dorës së parë në sferën kulturës, arteve skenike, pamore apo edhe të letërsisë.
Ngjarjes aktuale dhe komike në komedinë e Ilir Bezhanit, nuk i ka munguar asaj një qasje më reale regjisoriale, humori dhe satira e lehtë, dhe herë edhe sarkazma, gjuha dhe interpretimi skenik, që përmban teksti. Ka pasur edhe mungesat tjera; në skenografi, ndriçim dhe kostumografi, të cilat i ka vërejtur edhe vetë regjisori i shfaqjes Muharrem Sylejmani pas premierës së dhënë, pra një ndriçim i çiltër, skenografi më ambientale e të përpunuar me mjaft mjeshtri nga mysafiri prej qytetit të Durrësit, do ta bënte shfaqjen më të realizuar artistikisht. Mjerisht libri, filmi dhe teatri që janë të lidhura shumë me njëra tjetrën ka ngelur ende larg auditoriumit të gjerë, dhe askush nuk pyet pse ndodh kjo, dhe cilat mund të jenë pasojat e një gjendje të tillë shpirtërore dhe edukative për të krijuar një kulturë te lexuesit. Shumë studiues e kanë thënë , por edhe kjo po shihet,se së fundi po ballafaqohemi me krizën e publikut. E njëjta pasqyrë është reflektuar edhe në disa paraqitje në lëmit muzikore dhe teatrore, që shumica prej tyre janë regjistruar si kronikë e rëndomtë, pa u vërejtur fare nga qytetarët dhe artdashësit gjilanas. Qytetarët pyesin më të drejtë, se kur do të kemi një kinema në qytet, në teatër një shfaqje të mirëfilltë skenike apo një festival të dramës, pantomimave, komedisë,e jo kopje e festivaleve të tjera, por tablo të natyrshme artistike origjinale. Apo, ndoshta, aq u bën atyre që merren me këto gjëra, që janë aq të ndjeshme, me peshë dhe përgjegjësi profesionale në sferën artistike, sociale dhe kulturore. Kësaj pune, as që ia varin fort edhe institucionet kulturore, sepse u bë çka u bë është punë e papërgjegjshme e atyre që merren me to, pavarësisht se kanë ecur keq dhe kanë lënë hije sa për të thënë. Është kohë e përgjumjes kulturore kjo, apo… Si përfundim: gjithë veprimtaria kulturore është bërë për hir të formës, se sa për vlerë dhe qëllime artistike. Këto, pra janë kryesisht ato ngjarje që e karakterizojnë sferën e kulturës në Gjilan. Shekulli, Tiranë, korrik 2003 N.R.
Sipas një vendimi të 18 dhjetorit 2003, Kuvendi i Komunës, i cili ndanë paga mujore për 21 punëtorë të stafit drejtues, menaxher, mirëmbajtës, teknik dhe artistik. Po sipas kësaj, KK-ja i jep në shfrytëzim Teatrit hapësirën e objektit që ka pasuar më herët, por edhe pas luftës së fundit në Kosovë, ndërtesë e cila është rinovuar sivjet me një pamje simbolike. Ajo ka sallën e shfaqjeve të përgjegjshme, një skenë përmasash të një gjërsie dhe një thellësie standarde, ka edhe skenën e vogël, katër grimore, punëtoritë e garderobierit, parukierit, skenografit, si dhe hapësirë tjetër për nevoja të tjera, që i duhen një institucioni të mirëfilltë teatror. Jahi Jahiu, dramaturg, i cili ka realizuar tri projekte madhore dhe të adaptuara për skenë me të cilat gati se identifikohet ky teatër, ka punuar gjatë viteve të ’80-ta në Televizionin e Prishtinës në programin e dramës, ndërsa aktualisht është drejtor i Teatrit Kombëtar të Gjilanit. Jahiu, dramaturg dhe njohës i teatrit, e konsideron se “krijimi i institucioneve kulturore dhe veprimtaria stabile e tyre në Kosovë po neglizhohet pa fajin e atyre të cilët merren me këtë punë profesionalisht, dhe këta sikur i bren ndërgjegjja që nuk po mund ta bëjnë teatrin që të jetë vërtetë një tempull i Talie”. Ai thotë se “teatër profesionist, është ai institucion, i cili paguhet dhe është i përgjegjshëm për këtë veprimtari artistike, ka repertorin dhe trupën profesioniste, i cili merret me vlera dhe shfaqje profesionale”. Teatri i Gjilanit shpallët edhe formalisht, teatër profesionist, andaj kjo është më shumë se simbolikë, sepse ky qytet ka një traditë të gjatë të zhvillimit të teatrit, ngase me vite është rritur dhe ngritur gjithnjë e më shumë duke i ofruar publikut shfaqje të suksesshme që gjithmonë janë pëlqyer dhe kanë marrë pjesë në shumë festivale teatrore. Prandaj, pikërisht për këtë qëllim bëhet avancimi i tij në teatër profesionist, sepse ka ardhur koha t`i njihen sukseset, dhe Ministria KRS me të drejtë ka marrë obligim ta financoj në koordinim me komunën”, u tha me rastin e shpalljes së Teatrit të Gjilanit, teatër profesionist. Kosova, tash e tutje, ka edhe zyrtarisht tri teatro të këtilla, ku sipas zyrtarëve, Teatri i Gjilanit i ka plotësuar disa kritere themelore për statusin e fituar të teatrit profesionist, pra i plotëson kushtet për t’u ngritur në një rang të tillë. Ministria për ta njohur si teatër profesionist, ka pasur parasysh në rend të parë të udhës se janë përmbushur kushtet e parapara, andaj është vendosur që të përkrahet ky teatër, megjithëse bëhet e ditur se që nga vitet e ’80 e këndej ky teatër ka pasur statusin gjysmëprofesionist. Pas luftës ka realizuar projekte profesioniste, me të cilat shfaqje ka mbuluar tërë rajonin. Trajtimi i këtij teatri do të jetë, si statusi i teatrit të Gjakovës, si teatër kombëtar. Ministria e Kulturës përkrah financiarisht vetëm një staf menaxhuar, tre deri në pesë punëtorë, por kjo do të varet edhe nga mundësitë financiare që ka Ministria, sepse përpos Teatrit Kombëtar, që kryekëput mbulohet nga Ministria, pjesërisht do të financohen dhe do të ndihmohen edhe dy teatrot të Gjakovës dhe ai i Gjilanit, në bashkëpunim me komunat përkatëse. Por për vitin kalendarik 2003-2004 e ka lënë jashtë buxhetit, dhe nën mëshirën e dorëdhënësve dhe me paga që nuk dallon nga ai i statusit të më hershëm. Një avancim i tillë nderon edhe plejadën e shkrimtarëve dhe artistëve me në elitën krijuese dhe artistike të Gjilanit, që aq shumë kontribuuan për këtë teatër. Gjithashtu, i është premtuar se Gjilani gjithmonë ka për të mbështetur këtë institucion kulturor tepër të rëndësishëm, se këtë vërtetë e meritojnë qytetarët, artdashësit, artistët e Gjilanit dhe e tërë Kosova juglindore, pra me këtë rast po u shpërblehet puna aktorëve , që nga plejada e parë e deri tek ata më të rinj, që kanë dal nga akademitë e arteve. Ne kemi potencial dhe kuadro më shumë se kushdo tjetër, dhjetra studentë janë nëpër Akademi për teatër dhe film, ndërsa potencialin më të madh publikun artdashës, që gjithherë mbushë sallën, do shkëlqejmë edhe më shumë përmes lojës sonë aktoreske” shprehet Jashar Shahiqi, artistë i skenës gjilanasve, duke shtuar, se “Ëndrra e kamotshme e aktorëve të këtij teatri, në fund të fundit i është bërë realitet”, ndërsa Jahiu, kthimin e tij në teatër, në të cilin vepronte që nga vitet e 70-ta, së bashku me artistët: S. Shahiqin, N.Matoshin, F. R. Mehmetin, M. Shahiqin, N. Zymberin, etj Jahiu thotë se, ishte një obligim më shumë moral se sa material, por një situatë mjaftë konfuze ndodhi pastaj, ku për hir të do farë interesave të ngushta, si pasojë e hyrjes së politikës si kriter profesional në vend të kriterit artistik profesional, e të cilat u reflektua negativisht në vazhdimin e punës së artistëve .
Mbase në fund, a do të mund të bëjë dhe mbajë veten si teatër profesionist pa kuadro të tilla, kur në teatër kenë mbetur vetëm disa aktorë më shkollë të lartë të aktrimit, të tjerëve që kanë edhe përvojë në këtë skenë, si dhe tre katër kuadro tjera të akademive të artit.
Jeta teatrore pas manifestimit mulit-kulturor ”Flaka e Janarit 2007”, ku pjesa skenike ishte rrudhur ne minimum për vetëm tre-kater shfaqje që do ringjallët. Repetori i Tetarit të Gjilanit në të cilën në këtë sezon 2007, kanë hyrë tri projekte dramatike, duke përfshirë edhe një pjesë sekenike për fëmijë.
Teatri Kombëtar të Gjilan si projekt të tretë e realizon në skenë komedinë “Kumbara”
Komedia “Kumbara”, e autorit Angelo Beolko Ruzzante, në regji të Ernest Zymberit, vihet në skenë nga Teatri profesional i Gjilanit , komedia “Kumbara”, është përkthyer nga Hasan Bunjaku. Projekt ky i mbështetur nga Ministria e Kulturës, e cila është realizuar nga Erson Zymberi, regjisor, Muharrem Sylejmani, asistent regjie, luajtur nga aktorët: Kushtrim Sheremeti, Adriana Matoshi, Ard Islami, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi dhe Ramadan Kurti. Vepra e kjo e këtij autori, që për herë të parë po vihet në njërën ndër skenat e teatrove shqiptare, në regji të regjisorit Erson Zymberi. Erson Zymberi, regjisor thotë se “vepra e autorit Angelo Beolko Ruzzante, që i takon autorëve të shekullit XVI-të, vjen për herë të parë në Gjilan, vepër që ka për subjekt që të thumbohet gjuha e një shtrese të caktuar njerëzish, duke mos i lënë anash sjelljet dhe veset e tyre në raport me gruan.Risi që sjell shfaqja enë regji të Erson Zymberi, duke u futur elemente të kohës si edhe elemente më moderne, gjuhë që është përdorur dhe ka bërë shfaqjen aq aktuale sa që pret të komunikon shumë lirshëm me publikun, duke që problemet e asaj kohe janë universale në kohë dhe hapësirë dhe janë aktuale edhe tani. Në skenë gjuha dhe elementet tjera përbërse të skenës ka bërë që t’i thumbojë e të jap një mesazh për këto probleme që po vazhdojnë të ndodhin edhe tani sidomos kur është pyetje mardhënjet me gruan. Shfaqjen e ka shpërfaqur, duke e përkap dhe bartë shumë mirë në atë kohë që trajtohet në veprën e autorit Angelo Beolko Ruzzante, për faktin që këta aktorë të rinj e kanë marrë atë temë mjaftueshme e mirë dhe loja e tyre është bërë interesante, duke përfshirë edhe kostumografinë Fitore Isufi, për koreografinë, Bekim Korqa, muzika, Florim Gagica, dritat, Fatmir Halili, realizator të skenografisë, Medi Hoti, Haki Aliu dhe Fehmi Hoti, rrobaqepëse, Bahrije Kurtalani dhe organizator, Raif Haziri.