Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Frank Shkreli: Nuk jemi popull krahinash as fisesh por një Komb Shqiptare

| E marte, 11.05.2010, 09:58 PM |


NUK JEMI POPULL KRAHINASH AS FISESH POR NJE KOMB: SHQIPTAR

 

Nga Frank Shkreli

 

Disa media shqiptare njoftuan lajmin e dhene nga agjencia e lajmeve italiane Ansa, e cila citonte zevendes prokurorin serb Vladimir Vukcevic se serbet paskan "zbuluar" nje varr masiv me eshtrat e nja 250 "kosovareve". Ky lajm ne vete-vete eshte i hidhur, por kur vete media shqiptare bie ne gracke te politikes shoviniste serbe, duke i cilesuar te masakruarit ne varrin masiv si "kosovare" e jo si shqiptare, kejo eshte ofenduese per te afermit e ketyre te shkreteve, per Kosoven  por dhe per mbare kombin shqiptar, mbasi sllavo-fashistet serbe i vrane ata te pafajshem per te vetmen arsye absolute se ishin shqiptare, dhe per asgje tjeter. Per nje shekull, propaganda serbe nuk ka prajte duke u perpjekur per te percare kombin shqiptar, duke na cilesuar ne qe jetonim ne trojet tona nen-ish Jugoslavine me termin denigrues "shiptari" ose edhe me ofendues "shiftari", kur flisnin per shqiptaret ne ish-federaten e jugpslave, ndersa shqiptareve mbrenda kufirit politik te Shqiperise iu referoheshin si "albanci" d.m.th. duke i cilesuar ata si shqiptaret e vertete. Qellimi i Serbise ishte per te formuar nje opinion, sidomos, para botes se kemi te bejme me dy popuj te ndryshem, per te justifikuar rrembimin me force te Kosoves, duke e bere ate pjese te ish-federates jugosllave.

 

Nuk eshte hera e pare qe media shqiptare dhe politikane shqiptare si mbrenda ashtu edhe jashte Shqiperise, u referohen shqiptareve jashte kufijve politike te Shqiperise si "kosovare". Per kete jam deshmitare edhe vet, si i lindur jashte kufijve te Shqiperise, megjithse me babe gjysh kane lindur ne Shkrel te mbi-Shkodres. Ky vazhdim i percarjes dhe diferencimit te shqiptareve nuk po behet nga sllavi ose greku por nga media e lire shqiptare dhe nga politikane te zgjedhur, perfaqsues legjitim te shqiptareve, detyra kryesore e te cileve duhej te ishte mbrojtja e kombit. Duket se nuk kemi mesuar gje nga historia e re as e mocme, mbasi nderkohe qe gjaku i derdhur i shqiptareve ne Kosove (une do te preferoja Dardani, sic preferonte i ndjeri President Ibrahim Rugova), ende qet avull nga varrezat masive te shqiptareve -- kemi media qe mendojne se dine gazetarine, e kemi politikane qe pretendojne te dine e te praktikojne qeverisjen, por jo te duan e te mbrojne interesat kombetare te shqiptareve.  Interesat personale dhe deshira per tu pasuruar sa me shpejt qe te jete e mundur nga ana e politikaneve te sotem shqiptare si dhe medias shqiptare -- ne kurriz te te mires se perbashket-- eshte duke vene ne loje fatin e kombit. Gjendja e soteme, per te grumbulluar pasuri nga elita shqiptare, fatkeqesisht, te sjelle ne mend rreshtat nga "Gomari i Babatasit" i Pater Gjergj Fishtes:

                           

                            Po, po: sod Shqyptar un jam

                            'dhe Shqyptar per t'mbetun kam:

                            Fjeshte Shqyptar e zog Shqyptarit

                            Mjaft qi t'm' hece mu rroga arit.

 

Trojet shqiptare ne Ballkan mund te jene nder me homegjenet ne Evrope e ndoshta ne bote. Sido qe ta ndajshe e percajshe, ne jemi nje. Cdo perpjekje tjeter, duke u munduar te cilesojme shqiptaret e Kosoves si "kosovare" eshte i rrezikshem dhe shkon kunder identitetit te kombit shqiptar, posacerisht kur nje gje e tille -- dashte e pa dashte-- behet nga vete elita intelektuale dhe politike shqiptare. Ne kemi shqiptare ne Maqedoni, ne Mal te Zi, ne Greqi dhe ne Serbi. A duhet t'i quajme keta maqedone, malazeze, greke apo serb? 

 

Ernest Koliqi, shkrimatri i madh shkodran ne nje prej komenteve te tij ne revisten Shejzat shkruante: "...Per ne cashtja parashtrohet, si gjithmone, ne qark te interesit arbnuer. Le te na lejohet ketu me perserite se kur thomi "Shqiptar", shenjojme njerin bashkekombtar te Shqipnise se vjeter dhe te Kosoves, e - per te qene i qarte - edhe ate te Malit te Zi e te Maqedonise: thrrasim "Arbresh" vellaznit fisnore te Italise e te Greqise e te Zares; perdorim skajin arbnuer -- nga Arbri - tue perfshi ne te mbare gjinden e gjakut tone, d.mth. Arbereshe e Shqiptare bashke."

 

Zbulimi i nje varreze tjeter masive te eshtrave te bashkombaseve tane ne Serbine jugperendimore na sjelle edhe njehere ndermend vuajtjet e sakrificat e kombit tone, sic ndodhi edhe me zbulimin koheve te fundit te varrezave masive ne Shqiperi te te perndjekurve te regjimit komunist te Enver Hoxhes. Arritjet e deritashme te kombit jane realizuar me vuajtje e mundime,  dhe me kundershtime te jashteme, por fatkeqsisht nganjehere edhe te mbrendshme.  Per 50 vjete sundoheshim nga nje regjimi komunist per te cilin me me rendesi ishte levizja e proletariatit nderkombetar se sa interesat komebtare shiqptare. Prandaj per brezin e sotem, lind pyetja: A do te qendrojme  me te vertete shqiptare, apo banore te tokes shqiptare qe nuk kemi asgje te perbashket me eshterat e bashkombasve tane te zbuluar kohet e fundit, d.m.th a do mbesin femije te humbur, apo do te riperterijme pervojat e qindra breznive te gjakut iliro-shqiptar?

 

 Keta bashkombas tane, e mijera te tjere si keta qe mbaruan ne varreza masive, te mbytur nga bajonetat sllave, u flijuan per lirine e kombit shqiptar; ata e kryen detyren e tyre ndaj atdheut e kombit me sakrificen maksimale: jeten e tyre. Mos te neperkembin kete sakrifice. I beje thirrje medias dhe politikaneve shqiptare, qe te gjithe ne, keta heroj t'i njohim per ate qe jane: bashkombas shqiptare, te cilet u vrane e u prene vetem e vetem se lypen lirine per vete dhe per kombin shqiptar.