Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, zëri i të humburit në shkretinë!

| E hene, 19.11.2007, 07:34 PM |


Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, zëri i të humburit në shkretinë!

 

Nga Kadri Mani

 

Çka është durimi?

 

Durimi është një veti e mirë njerëzore, vetëm kur i ka kufijtë e vet përkatës të përcaktuar, durimi i pakufishëm, nuk është më as “veti” as “njerëzore”, por topitje shtazore!

(Autori i këtij shkrimi)

 

Të nderuara lexuese dhe lexues, ka një kohë të gjatë që Gafurr Adili dërdëllit si një haner(somnambul) që çohet jerm natën nëpër errësirë dhe bën shëtitje mbi çati!  Adili ende nuk e ka informuar opinionin se ku i ka dy shokët e vet: Idajet Beqirin dhe Brahim Avdylin!?!

Para pak ditësh Adilit ia pata dërguar do “përshëndetje”: GOGOLËT E INTERNETIT

/Përgënjeshtrojmë avokatët e ngathtë të Gafurr Adilit, socialistët Zeqiri-Shyti/ Mirëpo ky xhagajdur po vijon me deklarata dhe “naliza” si në muhabete te halla zize!! Që merren me lloj-lloj paçarize!!

Vetë shkrimet e tij nën çdo nivel, tregojnë nivelin e “patriotizmit” të tij të mefshtë! Ja se çfarë na përrallisë Zëdhënësi Politik i FBKSH-së, zëri i të humburit në shkretinë: dhe u mbushen kutite e votimeve nga organizatoret e kesaj farse zgjedhore), deshmoi se populli shqiptar i Kosoves Kreshnike shume rende e ndeshkoi politiken e deshtuar koloniale te UNMIK-ut dhe mafiozeve politik te Prishtines, si dhe nga ana tjeter mafiozeve politik te Prishtines, te cilet koheve te fundit na jane imponuar si "Grupi i Unitetit" te Kosoves, perfundimisht ua morri autorizimin (mandatin) qe te nenshkruajne (firmosin) ne emer te Kosoves dhe popullit heroik te saj, permes te cilit nenshkrim apo firmosje do te mund ta tradhtojnë Kosoven dhe popullin e saj, siç kane bere deri me tani ne bisedimet e deritanishme te Vjenes dhe gjetke.”- lavdi Servantesit! Këta don kishotër bashkëkohorë mbi rosinantët e sançopamçot mbi gomarë, keq po na bezdisin me pëllitjet e tyre në garë! Dallimi është aty, se këta janë dykëmbësh dhe pa samarë!! I sëmuri i rëndë, haner-skizofren-maniak, dy herë e ka përsëritur të njëjtën fjali: “mafiozeve politik te Prishtines- mafiozeve politik te Prishtines”!! Duke qenë naiv e primitiv, ambicioz e tekanjoz, dështak në çdo plan, i përjashtuar nga familja e vet, nga Tirana i skërmit dhëmbët prej miu të kapur në qark! Kur dhelprës po i sosej bishti, po këlthiste: po digjet bota!- kishte bërtitur dhelpra e hallakatur- jo i thanë, bota është shumë e qetë, por të digjet vetëm bishti yt!

Në shkrimin e vet, Adili një morr e ka shti, sepse morra ka në krye!! Dekada më parë Adilin e patën burgosur në Rinas-na përralliste ai-dhe papandehur i shpëton në tokë njëri nga libri i xhaxhait të tij-Enverit, dhe për çudi libri nuk shtrihet përdhe, por qëndron me kapakë të hapur ku shihej fotografia e Enverit dhe Adili merr një pozë gatitu përpara komandantit legjendar! Një plakë afrohet dhe e puth Adilin në të dy faqet (e zeza!!) duke i thënë:  Oh lumja nëna për këso djemsh! Dhe populli i Rinasit (brenda aeroportit as ka popull!!) sakaq tubohen dhe e nxjerrin nga duart e policisë!!

Edhe me këso gënjeshtrash dhe edhe me këso improvizimesh tentonte të popullarizohej e të rrëmbente merita që nuk i takonin: unë kam qenë epror i tij në ORSH (Organizata Revolucionare Shqiptare), dhe pas një viti dallaveresh të Adilit me kompani, jam ndarë nga jo bandë që shkruante trakte fashiste dhe trakte kundër Dr. Sali Berishës (këtë mund ta dëshmojë kryetari i Gjyqit-Rrustemi), ju pata shkruar:

“Në vend të Urimit për Vitin e Ri 1993!

DOSJA E ZEZË E GAFURR ADILIT ME KOMPANI!”

Dhe tash, dike e quajtur Kosovën “kreshnike”, aludon hapur për vetveten, “kreshnikun” - Gafurr Adili!! Të tjerët që nuk janë të manipuluar në FBKSH-në e tij, janë të shitur, tradhtarë!! Dhe edhe unë jam me ta, përkrahës i zjarrtë i institucioneve tona të dala nga votimet e lira dhe demokratike.

Në votime nuk dalin 100% në asnjë vend të botës, dhe kësaj radhe vërtet që votuan pak, ama mjaftueshëm dhe të pranueshme, për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe zhgënjimeve të tjera të disa keqpërdorimeve me tenderë nga disa beterë!!   

Ama Evropa dhe Amerika e bërën një luftë për ne dhe na shpëtuar nga kama gjakatare çetnike, dhe vetëm mosmirënjohësit mund të sillen kështu, dhe këtu ti nuk je i vetëm!! gjithe aleatet e tij, qe u mobilizuan ne aksionin politik te bojkotimit te zgjedhjeve,”- dhe aleatët tuaj janë edhe qarqet çetnike të Koshtunicës!! Përse nuk i përshëndet hapur, kur nënkuptohet e vetëkuptohet se kush ishte kundër votimeve të lira dhe demokratike në Kosovës!?! ne nje shtet te vetem kombetar shqiptar ne Ballkan, me emrin Shqiperi”- dhe pikërisht, o fatzi e faqezi, këtë po e kërkon edhe Putini i hutini!! Dhe kjo do të thotë ndarje e Kosovës me përqindje: këtu ju me kompani puqeni ma sllavët!!

Për mosmirënjohësit thuhet gjithandej: qiti qenit hallvë!! Çka do të thotë kjo thënie?- se goja e qenit nuk është për hallvë, po për diçka më të vrazhdë, dhe edhe pas ngrënies së hallvës, qeni nuk e lë gojën ëmbël, por shkon e ha mut!!

Nuk po e zgjat më tepër, se e di që më lehtë e kam ta mbush një plevicë me kashtë, sesa kokën tënde me mend, o i pamend!

Shpallja e pavarësisë e Kosovës, krijon gjendjen e dy gjermanive pas luftës ës Dytë Botërore dhe procesin për ribashkim në Shqipërinë etnike. Sakaq, fët e fët na del “këshilltar”- kombëtar e ndërkombëtar!!

Shporruni bre gjinkalla të gjalla! Mjaft se mos tallet bota me ne, duke menduar se keni përkrahje!! “Patriotë” sikur ju nuk i nevojiten Kosovës. Shporruni në theqafje! Gjinkalla të bezdisshme verë e dimër!!

--------------------------

 

Lexoni e (mos) besoni!

 

  

DEKLARATE PUBLIKE NR. 17 E ZEDHENESIT POLITIK TE FBKSH



POPULLI SHQIPTAR I KOSOVES KRESHNIKE NDESHKOI POLITKEN E DESHTUAR TE UNMIK-UT DHE TE MAFIOZEVE POLITIK TE PRISHTINES…!

- Zgjedhjet e dites se djeshme, te 17 nentorit 2007, per pushtet pa pushtet, per te ashtuquajturin pushtet qendror dhe lokal ne Kosoven protektorat (deri ne ora 17:00 nuk ishte as 25 %, te cilat u zgjaten deri ne ora 22.00 dhe u mbushen kutite e votimeve nga organizatoret e kesaj farse zgjedhore), deshmoi se populli shqiptar i Kosoves Kreshnike shume rende e ndeshkoi politiken e deshtuar koloniale te UNMIK-ut dhe mafiozeve politik te Prishtines, si dhe nga ana tjeter mafiozeve politik te Prishtines, te cilet koheve te fundit na jane imponuar si "Grupi i Unitetit" te Kosoves, perfundimisht ua morri autorizimin (mandatin) qe te nenshkruajne (firmosin) ne emer te Kosoves dhe popullit heroik te saj, permes te cilit nenshkrim apo firmosje do te mund ta tradhtojnë Kosoven dhe popullin e saj, siç kane bere deri me tani ne bisedimet e deritanishme te Vjenes dhe gjetke.

- Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) dhe te gjitha strukturat e tij, si dhe te gjithe aleatet e tij, qe u mobilizuan ne aksionin politik te bojkotimit te zgjedhjeve, perzemersisht e faleminderojne popullin shqiptar te Kosoves Kreshnike per besimin qe na ka dhene qe te vazhdojme rrugetimin dhe veprimtarine tone atdhetare per ribashkimin e Kosoves dhe te gjitha trojeve te saj: nen Serbi (Presheve, Medvegje, Bujanoc dhe Toplice), nen IRJM (Lugina e Vardarit) dhe nen Mal te Zi (Tivar, Ulqin, Tuz, Plave dhe Guci) ne nje shtet te vetem kombetar shqiptar ne Ballkan, me emrin Shqiperi, qe ka qene aspirata shekullore e popullit shqiptar dhe amaneti i deshmoreve te kombit shqiptar qe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri te deshmoret e tri betejave te fundit te Ushtrise Çlirimtare te Kosoves (UCK) dhe te deshmoreve qe po bijne nen uniformen dhe emblemen shume te bukur te Armates Kombetare Shqiptare (AKSH).

- Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) paralajmeron (paralejmerimi nuk eshte kercenim, siq e paten cilesuar paralajmerimin e mehershem qe FBKSH ua beri "Grupit te Unitetit"), qe institucionet fiktive te Kosoves te mos gabojne te shkojne ne bisedime me Serbine, sepse nuk e kane besimin e Kosoves martire. Per kete duhet te jene bindur dje, me 17 nentor 2007, dhe shume shpejt do te binden edhe mafiozet poltik(ë) shqiptar te Shkupit, te Podgorices dhe te Presheve-Medvegje-Bujanocit.

- Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH) paralejmeron bashkesine nderkombetare, se nese vertete eshte e intereseuar qe te evitoje Luften Ballkanike, kete mund ta arrije vetem me FBKSH-ne qe ka nje Program Taktik dhe Strategjik per zgjidhjen perfundimtare te krizes ballkanike, qe eshte nje dhe i vetem -
krijimi i komb-shteteve etnike ne Ballkan, gje e cila duhet te realizohet sa me shpejt, sa nuk eshte bere teper vone, sepse Ballkani "fuçi baroti" eshte perpara nje shperthimi shume te rrezikshem, jo vetem per Ballkanin por edhe me gjere, gje te cilen as FBKSH dhe as populli shqiptar nuk e ka dashur dhe as nuk e deshirojne qe te ndodhe.

Zedhenesi Politik i FBKSH-se,
Mr. Gafurr ADILI (d.v.) ;
E-mail: gafurradili@hotamil.com

Tirane, 18.11.2007