E enjte, 25.04.2024, 09:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Gjon Keka: Negociata me të njëjtën monedhë

E hene, 10.05.2010, 09:59 PM


Negociata me të njëjtën monedhë

 

Nga Gjon KEKA

 

Çështja e negocimit të rasteve të vështira në mes palëve të involvuara në proces bëhet në dritën e pajtimit apo kompromisit të dallimeve të mëdha,por në rast se njëra palë ka qenë gjatë gjithë kohës jokooperuese,jokonstruktive dhe bllokuese në të gjitha çështjet atëherë çështja e negocimit mbetet si një pamundësi që prodhon rezultate jo të kënaqshme në mënyrë të vazhdueshme dhe normalisht se shkakton harxhimin e kohës.Për derisa shteti serb nuk arrin ta kuptoj dhe të pajtohet në tërësi me realitetin e ri në Ballkan çështja e negociatave të mëtejshme mbetet e padobishme dhe e pafrytshme,sepse siç dihet edhe nga historia e gadishullit ballkanik serbia ka qenë dhe ende mbetet një ndër konsumuesit më të mdhenjë të kohës së humbur,ajo pa një çlirim të brendshëm dhe pa një vizion të qartë brenda vetes dhe jashtë saj është e vështirë të arrij të hyj në marrëdhënie me realitetin e ri dhe pajtimin brenda këtij procesi të ri për ballkanin dhe rrugën e tij drejt integrimeve në strukturat euroatalantike.Zërat për negociata të mëtejshme në mesë të Prishtinës dhe Beogradit vijn për dy arsye; e para ka të bëjë me atë se deri më sot ndikimi i diplomacisë serbe ka luajtur një rol bllokues dhe pengues si dhe ka bindur disa nga akterët ndërkombëtare që sërish të shtrohet tryeza e pazarllëqeve ,ashtu që nëpërmjet negociatave teknike të arrihet te ato politike,e dyta ka të bëjë me pengesën që ekziston në rrafshin ndërkombëtar siç është mosmiratimit i një rezolute te re që pranoan realitetin e ri të krijuar në Ballkan me shpalljen e pavarësisë së Kosovës,si dhe të ndarjeve apo mospajtimeve që ekzistojnë brenda disa vendeve të bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me këtë proces të ri në ballkan.

 

Duke pasur parasysh kornizën e negociatave dhe procesin tepër të vështirë të rrugës së kompromisit nga të dy palët atëherë mundësit për një marrëveshje janë minimale apo edhe të paarritshme.Tanim është ditur se palët ashtu si më parë edhe tani në këto negociata(tekniko-politike) kanë dallime të mëdha dhe se qëllimi i daljes në breg të malit të pakapërcyeshëm është i vështirë dhe i mbushur me ndjenja të përziera dhe jorracionale nga pala tjetër siç është ajo serbe,sidomos në kërkesat e saj tepër të paarsyeshme.

 

Ndërsa është e ditur se pala serbe edhe gjatë negociatave të mëhershme ka qenë jokooperuese ,jokonstruktive dhe e papapjtueshme me fatin e ri të ballkanit dhe realitetin e krijuar pas viteve të 90' ajo këtë avaz do e vazhdoj edhe më tej,edhe në këto negociata tekniko-politike që priten të zhvillohen së shpejti.Gjatë këtij procesi do të mund të vërejm edhe disa mundësi trilluese(të dala nga mendësit e vjetëruar dhe tanim të ditur gjatë këtij procesi) në terrenin e negociatave në mes Prishtinës dhe Beogradit,kjo mund të sjell palët më pas që të largohen edhe më tej nga pozicionet e tyre tanim të njohur për shumë çështje qofshin ato teknike apo edhe tjera.Në këtë terren roli i ndjenjave dhe i irracionales do të përshkojnë gjithë procesin e negociatave përpara se të vendoset ose jo për zgjidhjen e problemeve brenda kornizës së parashtruar të këtij procesi negociator.

 

Në manualin e kësaj kornize negociatash dhe të zgjidhjes së kontradiktave apo dallimeve në mes palëve do të jen të mbushura edhe emocionete padobishme,largimi nga pika e nisur dhe mosafrimi i palëve në pikën përfundimtare asnjëherë dhe kjo normalisht se do e largonte rrugën e këtyre negociatave drejt mbërritjes te një „PO „ e madhe që do t'i vënte pikë këtij procesi të stërzgjatur negociatash si dhe do të thoja tepër të mërzitshme në fjalorin e diplomacisë bashkëkohore.Prandaj është shumë e arsyeshme që negociatat nuk duhet të jenë në mëshirën e ndjenjave, por të ketë një superracionalizëm i cili është mbi pjesën e shqetësimeve thelbësore dhe emocionale brenda kornizës së negociatave ashtu që të ketë një stimulim për të arritur deri te një zgjidhje e problemeve në mes të palëve.

 

Sidoqoftë është shumë e rëndësishme që gjatë këtij procesi negociator pala e Kosovës të vendos parakushtet ,pastaj kauzën e shprehur me anë të deklarimit të pavarësisë saj si të paprekshme gjatë procesit negociator ,gjithashtu duhet të mos pranoj asnjë nga ato patate të skuqura që janë gjuajtur gjatë procesit për pazarllëqe si më parë ashtu edhe tani e që do të mund të hyjn në rend dite gjatë këtyre negociatave tekniko-politike,si dhe shmangja nga procesi i kombinuar i negociatave ,sepse do të mund ta qonte procesin në një udhë qorre dhe në një komplikim edhe më të mëdha të tërë procesit.

 

Dhe krejt në fund është tepër e rëndësishme dhe tergon një seriozitet e vendosmëri të madhe nëse pala e Kosovës gjatë këtyre nëgociatave tregon qëllimin e saj të prerë dhe të padiskutueshëm se ajo është palë e barabartë dhe se në këto negociata tekniko-politik që nuk do të duhej fare të zhvilloheshin ajo të hyj vetëm si shtet dhe në asnjë mënyrë tjetër apo modele të sajuara. Sepse nëse të dy palët nuk tregojnë aftësinë e të qenit të barabartë atëherë dëmet dhe defektet gjatë procesit negociator do të jenë të mëdha dhe të pariparueshme ,por do të jenë edhe rrënuese të gjithë asja që është ndërtuar.E gjithë filozofija e këtyre negociatave tekniko-politike është se nëse pala serbe nuk largohet nga pozicioni i saj irracional tanim më i njohur atëherë kemi të bëjmë me humbjen e vlerës së kornizës së negociatave ,me përmbysjen e rezultatit dhe suksesit si dhe shembje të të gjitha përpjekjeve të mëtutjeshme për të arritur te pika përfundimtare e një marrëveshje të dobishme për të dy palët.

 

Është për t'u nënvizuar se palët negociatore gjithnjë fillojnë nga dy pozicione pikënisëse por që në fund takohen me një seri lëshimesh,në lidhje me këtë mendoj se lëshimet pala e Kosovës i ka bërë në kohën e negociatave të mëparshme,prandaj ajo nuk do të duhej që tani gjatë këtyre negociatave tekniko-politike te arrij të bëjë lëshime tjera,sepse do i kushtonin shtrenjtë më pas dhe do silleshin si një bumerang për të,tani është koha që pala serbe të arrij tek ajo pikë e lëshimeve të mëdha dhe e zhbllokimeve të procesve që ka ngulfatur në shumë çështje.

 

Megjithkëtë edhe në këto negociata do të vërëjm skenarin e njejët ,pasi që qëndrimi i shtetit serb ende nuk ka ndryshuar dhe se do përcillet me nje paradoks në njërën anë do të kenë mundësin për të arritur deri te pika e marrëveshjes ose në anën tjetër për t'u larguar gjithnjë e më largë kësaj pike.Edhe pse gjatë këtij procesi negociator palët do të mendojn se janë duke vepruar racionalisht por që në anën tjetër faktet do t'i qesin në një irracionalitet të tmerrshëm dhe në një udhë qorre duke ditur qëndrimet e kundërta të palëve,prandaj të dyja palët do shkojnë drejtë pikës së mosmarrëveshjes dhe rezultatit të paarsyeshëm.Në lidhje me këtë mendoj se si Kosova ashtu edhe bashkësia ndërkombëtare nuk kanë kohë për të humbur prandaj nëse edhe një herë gjë që do të ndodhë pala serbe prap vazhdon largimin nga korniza e arsyes dhe e zgjidhjeve racionale atëherë do ishte e udhës që bashkësia ndërkombëtare të shkoj më pas drejtë ndëshkimit(shkopit) të shtetit serb si palë në proceset tjera që ajo ka si dëshirë para vetes si në rrugën e integrimit në strukturat euroatlantike ashtu edhe në proceset tjera etj etj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora