Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Lufta e Rahovecit dhe Gjenerali Agim Qelaj

| E hene, 10.05.2010, 09:59 PM |


HISTORIA MË SË MIRI DO TA VLERËSOJ PUNËN DHE VEPRËN E GJENERALIT E KOMANDANTIT TË BRIGADES 121 TË UÇK-së z. AGIM QELAJ

 

LUTFA  E  RAHOVECIT  DHE  GJENERALI   AGIM  QELAJ

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Liria e Kosovës në formën dhe mënyrën që është shtrirë sot në Kosovë, është një rrugë e gjatë e mundimshme dhe me shumë sakrifica. Janë bërë përpjekje shekullore është derdhur, djersë, energji dhe shumë gjakë për të arritur këtu ku jemi sot. Unë po shkoj SOT. Mua më thërret zëri i Atdheut, Mua më thërret KOSOVA, e cila më rriti dhe më aftësoi, që një ditë.., ta mbrojë. Si ndodhi që emri i gjeneralit dhe themeluesit  të bërthamave të para  të UÇK-së z. Agim QELAJ,nuk figuron në listën e dëshmorëve…

 

 Shkaku që më shtyri ti shkruaj këta rreshta, ishte vizita ime në Singen (në stacionin e trenave, ku çdo herë më priste intelektuali, gjeniu, gjenerali, strateku i luftës dhe komandanti i brigadës 121 z.  Agim Qelaj). Beteja e Rahovecit është njëra ndër luftat më të lavdishme të UÇK-së, të cilën e udhëhoqi me mjaftë suksesë gjenerali e komandanti i Brigadës 121 z. Agim Qelaj, me shokë. Kjo luftë i tregoi ushtrisë serbosllave se UÇK-ja është një ushtri e fortë, e organizuar mirë dhe mund ti rezistojë çdo armiku. Të shkruash për luftën e Rahovecit, e mos të shkruash për  strategun e artit luftarak dhe atdhetarin e devotshëm të çështjes kombëtare z. Agim Qelaj, do të bëshë një mëkat të madhë. Emri i gjeneralit Agim Qelaj, është sinonim dhe personifikim i guximit, atdhedashrisë, sakrificës, idealeve të Lirisë, por edhe i mistifikimit. Çdo herë kur e vizitoja (i ftuar në cilësin e gazetarit) qytetin e Singenit, më kujtohen bisedat e ngrohta e të sinqerta kushtuar organizimit e unitetit  të diasporës sonë, ndihmimit material të Kosovës dhe UÇK-së , me Agim Qelaj. Ndersa ..,kur shkoj tani në Singen ndjej një dhembje më të madhe, kamë emocione dhe para syve të mij qëndron ballë lartë, krenarë i buzëqeshur dhe i vendosur gjenerali z.Agim Qelaj. Aty para stacionit të trenave në Singen , çdo herë..,  dilte e më priste.., kush tjetër posë Agim Qelës. Por kur e vizitova qytezën e Rahovecit, dhe ecë në ato rrugë para syve mu paraqitën shumë dëshmorë të Lirisë, ushtarë të UÇK-së, pra me ta edhe anëtari i kryesisë së BISHM-im (Bashkimi i Intelektualëve Shqiptarë në Mërgim) z. Agim Qelaj. Aty më dukej se po e shihja duke luftuar me guxim, krenari dhe vendosmëri ; Agimin me ushtarë për ti dalë zotë Kosovës dhe për ta mbrojtur nderin, moralin dhe Atdheun. Aty  ndjeva  dhimbje dhe njëkohësisht krenari. Aty në Rahovecë mund të shohësh për së afërmi guximin e atyre luftëtarëve të cilët i dilnin ballë për ballë tankut të armatës çetnike. Kur sheh vendin se ku ka luftuar e rënë për liri, eprori Agim Qelaj, të ngjallen fuqishëm ndjenjat e atdhedashurisë dhe të idealeve të Lirisë. Idealet e  Lirisë mund t’i hasësh edhe tek ushtarë ndëkombëtarë, në varret e të cilëve ishte vendosur thënia që është personifikim  dhe tregues i motiveve të tyre për të luftuar për Lirinë e Kosovës, e mbi këtë konceptë për t’i shërbyer Lirisë univerzale si nacion. Kur njeriu mendon për të rënit në luftën e Rahovecit dhe i analizon përmasat e rëndësinë e kësaj lufte, dhe sheh varret e dëshmorëve kudo në Kosovë pa një përkujdesje institucionale, konstaton se nuk është derdhur asnjë lekë-euro, për dëshmorët e rënë për çlirimin e Kosovës…  Të vie të çaj. Po në anën tjetër të medales .., ti dëgjosh liderët e partive para fushatës elektorale, apo gjatë intervistave në televizion, radio, shtypë ., duke derdhur lotë krokodilli për të rënët, e sidomos liderët e skenës politike mbetesh i hutuar… ? ! Në histori rrallë ndodhë që të lindin  personalitete si Agim Çelaj, me një aftësi intelektuale e t’i rreken çlirimit të atdheut me shumë devotshmëri. Po ta analizosh kontributin që dha z. Agim Qelaj, si në përgatitjen fizike, psiqike e morale të bërthamave të parat ë UÇK-së, ponjashtu edhe përkushtimin e tij për ushtarët e vetë , kjo tregon  personalitetin e tij me vyrtyte të larta njerëzore. Shumë shpeshë po mbahen tubime, takime, akademi përkujtiomore kushtuar dëshmorëve të rënë në mbrojtje të Kosovës dhe çlirimin e saj nga robëria shekullore serbo çetnike. Aty po derdhen mjete të mëdha materiale, kjo asgjë nuk ka të keqe. Mendoj  se këto mjete do të ishte më mirë të ndahen për mirëmbajtjen dhe rregullimin e varrezave të luftëtarëve të rënë në luftën e Kosovës, e jo ato të mbushen me barëra e lecka të cilat i bartë fryma. Emisioni televiziv kushtuar dëshmorit të kombit Agim Qelaj, shpalosë pjesë shumë interesante të një strategu të aftë të artit luftarak, të një trimi, ai pasqyron një rrjedhë kronologjike të ngjarjeve prej ditës së kthimit të tij nga Gjermania, përgatitjet e tij për luftën, zellin dhe përkushtimin e tij liridashës, sukseset e aksioneve të tijgjatë vitit 1998.

 

Sot shtrohet pyetja ? Pse dëshmori, gjenerali dhe komandanti i brigadës 121 Agim Qelaj, nuk figuron në listën e dëshmorëve të luftës ? ! Pse ndodh kjo.., dhe si guxon të ndodhë kjo ? ! SHtrohet pyetja ? Ku janë  shokët.., ku janë ushtarët dhe eprorët e UÇK-së që lejojnë të ndodhin gjëra të tilla. Gjenerali e komandanti i brigadës 121, z. Agim Qelaj që nga ditët e para të vendosjes së tij në Gjermani, me të gjitha forcat e tij mendore, intelektuale, dhe materiale iu përkushtua internacionalizimit, zgjidhjes, ndihmimit të çështjes kombëtare dhe çlirimit të Kosovës. Ai ishte në të gjitha tubimet, protestat, aksionet humanitare, arsimore, tryeza të rrumbullakta, në takime të drejpërdrejta me deputet të Parrlamentit gjerman, ishte anëtar i kryesisë së Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Mërgim (BISHM-it). Ai në të gjitha takimet, tubimet, demostratat, protestat, tryezat e rrumbullakta…,  ishte roje deri sa kryhej manifestimi, tubimi, protesta, demostrata, etj. Personaliteti dhe vepra e gjeneralit të brigadës 121 Agim Qelaj, dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, kanë lënë gjurme të pa shlyeshme në historinë më të re të Kosovës. Ne mendojm se historia do ta vlerësojë më së miri punën dhe veprën e tij. Në fundë po citoj fjalët e tij të fundit me mua para se të shkonte në luftë në Kosovë. “ Ramiz.., unë po shkoj  SOT.., mua më thërret.., zëri i Atdheut, mua më thërret Kosova, e cila më rriti dhe më aftësoi për ta mbrojtur një ditë.  Unë po shkojë SOT, por ju shkruani dhe vetëm shkruani, por jo për mua“. Shkoi ai burrë , ai trimë, ai hero, dhe kurrë më nuk u kthye. Ne shokët e Agimit , kërkojmë që sa më parë emri dhe vepra e gjeneralit dhe komandantit të brigadës 121 të UÇK-së  të gjindet në listën e dëshmorëve të UÇK_së dhe të rradhitet në rreshtat e parë.

 

-Në emër të Bashkësisë Shqiptare për  Badenwürttemberg-sekretari ,Ramiz Dërmaku.

 

TRUPI  I  TIJ  PUSHOFTË  I  QETË     TOKËN  E  KOSOVËS.

 

Punuar me 9.o2.2010

 

Weingarten-Gjermani