Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Keze (Kozeta) Zylo: Nje mbasdite me Kompozitorin e madh Akil Kocin

| E merkure, 18.07.2007, 11:39 PM |


Nga Keze (Kozeta) Zylo, NY

Emigrantet sot me shume se kurre kane nevoje te mblidhen se bashku, te ndajne brengat e mallit, e keto me mire se me cfaredo ndahen me muziken, me gjuhen e shpirtit, me tingujt melodioze qe te trokasin pakuptuar ne porten e zemres.
Ja ashtu pas nje dite rutine, here te lodhshme e here jo, njeriu ka nevoje te marr here pas here nje fllad pranvere, nga muzika e embel shqiptare.
Ne nje ore mesimi, ne nje nga punet e pavarura te studenteve ishte qe te benin kerkime per nje njeri famoz nga vendi i tyre, kryesisht ne boten e Muzikes.
Papritur nje studente simpatike nga Kosova ngre doren dhe thote:
Une sot lexova ne kohen e pushimit, gazeten ‘’Illyria’’ qe ju e kishit lene mbi tavoline, per kompozitorin me ne ze te Shqiperise, Prof. Akil Kocin, i cili ka 70 vjetorin, qe dhe pse ne kete moshe po punon me mish e me shpirt me Komunitetin shqiptar ne Angli, po i ben vogelushet, studentet e tij te kene suksese ne skenat e botes.
OK, OK, hidhet studentja tjeter, ka dhe kompozitore te tjere.
Ne pak debat te kendshem, e nderpres dhe ju them: - ju lutem le te lexojme artikullin shkruar nga gazetari i mirenjohur Fatmir Terziu dhe pastaj shikojme ne Google, per punen e Prof. Akil Kocit.
Pasi u njohem me kete shkrim per nje pune dinjitoze te Prof.Akil Kocit, klikim ne Google.
Sa klikem ne Google, si me shkopin magjik, u hapen menjehere disa faqe qe te rrembejne te teren dhe ti mundohesh qe ta transmetosh kete emocion dhe tek studentet, por ne kete kohe papritur nje vajze me floket si ujvare mbi supe, e cila sot e kishte thyer rregullin duke sjell vajzen 6 vjecare, (ne fakt une I kishja dhene leje jo pa qellim) kishte ngritur volumin e mikrofonit tek kompjuteri tjeter, dhe ne klase u hapen tingujt e kenges aq te njohur per publikun shqiptar dhe gjithe Diaspores: O Zambaku I Prizrenit.
Kaq u desh, dhe u thyen totalisht rregullat akademike te mesimit, se zeri I Nexhmije Pagarushes jehonte, jehonte, dhe te gjithe ne kenduam se bashku ate kenge te magjishme, ate kenge qe te mbush shpirtin, dhe te sjell prane aromen e Zambakeve te bardhe te Prizrenit dhe te gjithe Shqiperise.
Studentja capkene nuk e mbylli me mikrofonin, por vazhdoi me kenget e tjera te Nexhmije Pagarushes, ku ne kompjuter ilustrohej me piktura, qe jepnin qarte origjinen dhe autoktonine shqiptare, mijravjecare.
Duke qene ne kete rrembim emocional per momentin, (si dukej degjohej zhurme, por ne kete rast nuk ishte zhurme, ishin tinguj tejet melodioze) papritur hapet dera dhe ne klase gjendet nje djalosh amerikan, ku syte e tij blu te thelle, ndrisnin nga hareja, po student ne nje universitet tjeter, por qe kujdeset ne mbasdite per laboratorin e billdingut, ketu ne Staten Island, dhe tejet I prekur se si ne ishim bashkuar se bashku duke kenduar, merr per dore vajzen 6 vjecare, dhe fillon te marr pjese ne ate kompleks muzikal te vertete.
Muzika dhe kenget e bukura I perkasin gjithe botes, ajo prek gjithe shpirtrat me notat e saj, nuk ka rendesi se te cfare gjuhe jane, rendesi ka qe ta ndjesh melodine e saj, shprehet studenti amerikan, I rrembyer nga ky cast muzikal shqiptar!
( Ju lutem Prof. Akili, mundet qe te kemi vesh muzikor, dhe mbase jemi te pershtatshme ne ndonje koncertin tuaj, (per humor) sigurisht kjo mund te realizohet, kur ne te ju bejme ftese, dhe ju te jeni midis nesh, me energjine tuaj, kompozimet tuaja, por mbi te gjitha me boten tuaj shpirterore, qe eshte aq e domosdoshme ne keto rruge te cakerdisura te mergimit).
Ja ashtu ate mbasdite ne kerkim te nje figure madhore per muziken, studentet gjeten te pershtatshme te sillnin per mesimin tjeter, jeten dhe biografine e Prof.Akil Kocit.
Ndruhem se mos dhe leksionin tjeter, do te kete nje pjese te mesimit te shoqeruar me notat melodioze nga ky kompozitor, por sigurisht kete radhe nuk do ti prish rregullat, por te pakten nje ore pas mesimit do te qendrojme dhe do te jemi te gjithe se bashku me Kompozitorin e madh, Z.Akil Koci, ndoshta, ndoshta me ndonje bahce me zambak te bardhe, qe nuk mungojne dhe ketu ne Amerike.