E marte, 19.03.2024, 02:01 PM (GMT)

Udhëpërshkrim

Lutuni pra dhe ju me mua, ju kerkoi Nene Tereza shqiptare Komisionit te cmimit Nobel!

E diele, 18.11.2007, 08:43 PM


Nga Keze (Kozeta) Zylo

O Zot, beme lajmetar te paqes Tende, qe te sjell paqe atje ku mbreteron urrejtja...atje ku ka pikellim te sjell gezim...

Lutuni pra dhe ju me mua, ju kerkoi Nene Tereza shqiptare komisionit te cmimit Nobel, ne kohen kur ajo po merrte vleresimin me te larte te Paqes me 10.12 1979 ne Oslo te Norvegjise.

 
Keze (Kozeta) Zylo me motrat e nene Terezes (Tetor 2007)
E ndersa po shfletoja me radhe dhe me nje ngazellim te brendshem, ashtu sic me ndodh perhere kur marr ne posten time, libra te rinj nga miqte e mi shkrimtare, gazeten amerikane“Mesuesi” etj..., gazeten “Illyria”, dhe me konkretisht sot, revisten “Jeta Katolike” te sapoardhur, butesia e veshtrimit te shenjtores Nene Tereza, ne kapakun e kesaj reviste dukej sikur bente drite, drite ne skutat e errta te shpirtrave njerezore. Ndriconte boten here-here te cakerdisur ne keto kohra moderne te shekullit 21 te bombes dhe te urise, e keshtu duke hapur deren e shtepise, qe ka pak erresire po nuk shtype butonin e drites, kete radhe nuk kishja nevoje, pasi ashtu sic ju thashe me lart, drita e syve te saj reflektoi si rreze dielli ne gjithe hollin e shtepise sime.
Me nje fryme lashe canten me librat dhe pa kryer asnje veprim tjeter, u ula te lexoja dhuraten e Zotit nen bekimet e saj!
“Eja te jesh drita ime, nuk mund te shkoj vetem” shkruhet ne reviste, kushtuar nje edicion i tere special me rastin e 10-vjetorit te vdekjes se Nene Terezes.
Faqja e pare hapet me predikimin qe u be nga Dom Pjeter Popaj, ne meshen perkujtimore per Nene Terezen ne Katedralen e Shen Patrickut ne Manhattan, me 3200 pjesemarres nga e gjithe bota.
Fjala e te perndritshmit Dom Pjeter Popaj u prit me nje emocion dhe dashuri te pakufishme per kete nene te gjithe botes dhe me gjak shqiptar.
Ajo e ka mbushur boten me aromen e embel te dashurise se Krishtit, do te predikonte ne kete katedrale Prifti i Kishes Katolike “Zoja e Shkodres” ne Amerike.
Por une si shqiptare e rritur dhe lindur nen diktature, e perjetoj teper dhimbshem dhe shpesh here me rrekeza loti, jeten dhe ndarjen nga nena e saj, familja, por qe Memedheu yne kur nuk e pranoi te vinte kete shenjtore per se gjalli ne token e lashte te te pareve tane. Ajo dhe pse kishte udhetuar pothuajse ne te gjitha vendet e botes pra kishte dyert e hapura nga pashaporta e miresise, qe rralle e kane ne bote kete, vetem Shqiperia ateiste nuk e njihte kete lloj pashaporte, me te vetmen arsye, se besonte tek Zoti.
E megjithate ajo nuk e njihte fjalen urrejtje, por lutej: Fali Zot se s’dine c’ka bajne!
Ajo nuk e dinte se kure vendosi te shkonte ne kete mision nga me fisniket ne bote, e kishte per here te fundit takimin me nenen e saj. Kurre nuk e takoi nenen sa ishte gjalle, pra nuk u la nga rregjimi qe Nena e gjithe botes me gjak shqiptar, te mos shkelte ne token e saj. Absurditet, marrezi, qe kane ndodhur dhe vazhdojne te ndodhin fatkeqesisht ne Memedheun tone te shumevuajtur!
Pra asaj i ishte kthyer ne enderr takimi me Nenen!...Ajo I shkruante nenes se sa vend i bukur ishte ne Kalkuta ne Indise, ku ajo po sheronte te varferit nga Lebroza, etj...
Ndersa zemra e pergjeruar e nenes i pergjigjej me butesi nene:
“Shume e dashura bija ime, ty te kane nise atje per t’ju ndihmuar te varferve”.
E duke vazhduar leximin me tej, eshte e pamundur qe mos te perjetosh sa e sa histori te dhimbshme vajzash, grash, burrash, te pushkatuar ose te internuar, qe nuk u takuan kurre, me nenat e tyre, ose shume prej tyre nuk ju jane gjendur eshtrat akoma!
E keto copeza te zeza e fusnin ne hone te thella veshrimin tim, ndersa Nene Tereza vazhdonte te me bente drite me butesine e veshtrimit te saj, me faljen, meshiren e ngjizur brenda shpirtit te saj hyjnor, brenda zemres femerore, marre vetem nga Hyu lart!
Ajo sherbeu me nje perulje te heshtur para Zotit, me nje dhimbje ne syte e saj per te varferit. Puna dhe virtyti i saj shpresoj ta kete tronditur boten, vecanerisht pas dhenies se cmimit Nobel. Fjala e saj para ketij komisioni ta shton krenarine si shqiptare edhe pse shteti ame ishte krejtesisht indiferent karshi kesaj pasurie me me vlere Kombetare.
Ne fjalen e saj nga me te thjeshtat qe kam lexuar dhe nga me poetiket, nuk ke se si mos te ndjesh prane kufomat e mjerimit, lypsaret, njerezit qe shkojne te lumtur drejt vdekjes, pasi kishin prane frymen e Zotit te sjelle nga ajo aq prane.
Ja si shprehet e vetmja grua nobeliste shqiptare gjathe gjithe shekujve ne Oslo te Norvegjise:
Kurre nuk e harroj se si e largova njehere nje njeri nga rruga. Ishte perlyer i teri. Vetem fytyra kishte mbetur e paster. E solla ne shtepine e njerezve per vdekje dhe me tha vetem nje fjali: “Kam jetuar ne rruge si kafshe, por tani do te vdes si engjell, i dashur dhe me perkujdesje.” Dhe ai vdiq i lumtur. Ai shkoi ne shtepine e Zotit. Vdekja nuk eshte asgje tjeter vecse rruga per ne shtepine e Zotit.

Reportazhe nga aktivitetet ne prag te shenjterimit te Nene Terezes

Revista “Jeta Katolike” po behet shume e dashur per Komunitetin shqiptar, pasi percon mesazhet e Paqes, punen dhe kulturen kristiane, por dhe tolerancen fetare, ne cdo vater shqiptare ketu ne Amerike dhe me gjere.
Pse ta fsheh kete radhe me perpiu te teren, ndoshta, ndoshta ngaqe kishja ne cdo rresht dhe faqe driten e syve te Nene Terezes, driten e gjakut tim!
Revista “Jeta Katolike” drejtohet nga Keshilli Botues:
Dom Pjeter Popaj, Mark K.Shkreli, Klajd Kapinova, Simon Vukel, Peter Saljanin, Ismer Mjeku, Martin Smajlaj, Pashko Rr.Camaj, Gjon Chota, Tome Paloka, Leke Perlleshi, Gjeto Turmalaj, Mehill Velaj.
Revista duket me me “peshe” se heret e tjera pasi sic e permenda me siper, i eshte kushtuar teresisht Nene Terezes, me rastin e 10-vjetorit te vdekjes se saj.
Ne faqen e pare gjen fjalen e te perndritshmit Dom Pjeter Popaj, ne Katedralen e Shen Patrickut, me rastin e meshes perkujtimore per Nene Terezen, i cili eshte nje personalitet Kombetar qe me besimin tek Zoti ka ditur te bashkoje mijra zemra shqiptare rreth trungut te Memedheut e te jete nje figure e dashur dhe teper fisnike ne gjithe Komunitetin shqiptar.
Nene Terezen e gjen kudo, duke u takuar me personalitetet me te larta ne bote, qe nga Kofi Anan, ish sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, e deri tek te semuret me lebroze, shenjtores qe ju ndalua takimi me nenen, me diktatorin, por dhe aty tek diktatori ajo erdhi, erdhi dhe u lut per te falur mekatet, jo duke i dhene doren atij, pasi Diktatori nuk e pranoi sa ishte gjalle, por erdhi kur ishte e lire, tashme pas vdekjes se tij, ne varr!
Pas ketij kryeartikulli do te lexojme nje shkrim nga shkrimtari Pandeli Pierre Simsia, i cili nuk e ka per here te pare qe sjell shkrime te ndryshme per aktivitetet e Komunitetit, pra, “Famullia jone ne 10-vjetorin e vdekjes se Nene Terezes. Njekohesisht eshe dhene dhe fjala e tij ne kete perkujtimore, ku shprehet:
Falenderojme Zotin e madh, qe na dhuroi Nenen zemermadhe, nenen e mbare njerezimit.
Ndersa shkrimtari Genc Leka, nje aktivist i njohur i Komunitetit sjell para lexuesit fjalen e mbajtur ne kete Kishe, “Nene Tereza dhe populli qe e lindi”. Ai me krenari pohon se librin qe ja ka kushtuar asaj eshte nje sfide qe ju behet disa pseudo biografeve te huaj qe tinezisht e kane mohuar origjinen e saj.
Shume impresionuese eshe fjala e Z.Fran Shkreli nje personalitet i shquar ne Diaspore, ku jep me fakte sondazhet qe jane bere nga institute te ndryshme ne botes, ku rezulton se Nene Tereza mbetet personi me i admiruar i shekullit te 20-te. Papa Gjon Pali i dyte e quajti Nene Terezen, motra ime, dhe i telefonoi Presidentit Clinton, duke i kerkuar qe te beje dicka per Kosoven.
Ne Vatikan dhe ne mbare boten ajo sensibilizoi opinionin boteror per te njohur me mire shqiptaret dhe hallet e tyre.
Po keshtu eshte dhene dhe reportazhi, “Ne katedralen Shenjt Patrick ne New York, ku moren pjese 3200 veta per te nderuar vepren e saj, ne prag te shenjterimit.
Z. Mark Shkreli, Kryredaktor i revistes, nepermjet punes se tij te palodhshme per Kombin, me mencuri dhe me fakte reale ka sjelle para lexuesit bashkepunetorin e ngushte te Papa Benediktit 16-te, Kardinalin Joachim Meisner, qe shuguroi Kishen e Shen Franit te Asisit ne Sukruq te Malesise, me 20 Qershor 2007. Kardinali do t’i transmetonte Papes se c’ka pashe dhe cfare perjetova gjate qendrimit tim ne Malesi.
Edhe punimet e Katedrales “Nene Tereza” ne Prishtine tregojne dhe flasin dukshem per dashurine e Zotit dhe mirenjohjen per njerezit qe e vene jeten e tyre ne sherbim te Zotit.

Analiste dhe studjues per vepren e Nobelistes shqiptare

Nje vend special me letren ne ngjyren jeshile i eshte dhene dhe At Zef Pellumbit, i fundmi i brezit te arte te franceskaneve shqiptare, sjelle nga gazetari i njohur Z.Blendi Fevziu, me titullin “Lamtumire At”!
At Zef Pellumbi u denua me dekada te tera, ne burgjet komuniste, por ai I mbijetoi torturave cnjerezore, si per te deshmuar: “Rrno vetem per me rrefye”
Nje liber i jashtezakonshem, ngjethes, por dhe reflektues...nje liber qe perben nje monument te rendesishem per gjithe vuajtjen e Klerit ne Europen Lindore komuniste.
Profili Biografik i Nene Terezes shkruar ne librin per te, nga Piazza San Pietro, 2003, te ngerthen te teren, para pamjes se saj imcake, me besim shkembor, te patundur, para veshjes me kostum tradicional shqiptar te Prizrenit, 1923.
Ajo, shkruhet ne kete liber, kishte nje deshire te vetme: “Te shuante etjen e dashurise se Tij per shpirtrat njerezore”.
Nje nga kulmet qe une do te citoja sjelle ne kete reviste eshte dhe nje fragment i saj dhene nga fjalimi me rastin e dorezimit te Cmimit Nobel per Paqe.
Mahnitem me thjeshtesine e saj, me punen titanike, marr drite nga syte e saj, dhe midis gjithe atij fjalimi te thjeshte dhe tejet njerezor do te vecoja, sepse e shoh fort te arsyeshme per ta sjelle qe tek akademiket dhe deri tek njerezit me te thjeshte, se cfare thote ajo para gjithe botes ne keto momente, dhe ja:
Meqe une sot po e pranoj kete Cmim te madh-edhe pse une vete nuk jam aspak e denje, jam e lumtur per te varferit, e lumtur pasi i kuptoj te varferit, ne te vertete varferine e njerezve tane. Jam fort mirenjohese dhe e lumtur ta pranoj kete cmim ne emer te te uriturve, te zhveshurve...te semurve nga lebra.
Edhe intervista nga Eduard W.Desmond publikuar ne nje nga revistat me prestigjioze ne bote, “Time”ne vitin 1989 me Nene Terezen, eshte nga me te arrirat, me profesinalet, me dometheneset.
Ndermjet shume pyetjeve qe gazetari i mirenjohur amerikan i ka drejtuar vecova kete pyetje dhe pergjigje, pasi te shkruash per Nene Terezen do te duhen shume nete, shume faqe, shume libra...
Time: Cfare mendoni per fene e Hinduizmit?
Nene Tereza: Une I dua te gjitha fete, por jam ne dashuri me fene time…Neqoftese njerezit fillojne te behen Hindu te mire, Myslimane te mire, Budiste te mire, nga veprimet tona te dashurise per njerezit, dhe fillojne qe te afrohen dhe t’I besojne Zotit, atehere eshte e drejta e tyre per te zgjedhur.
Nje vend te dukshem ze dhe fjalimi I shperndare nga Franz Llesh Grishaj ne Troy Community Center, me 2003 ne Michigan, se bashku me Ortodokset, Myslimanet, Katoliket, organizuan nje meshe ne prag te shenjterimit nga Papa Gjon Paul II.
Z.Grishaj kujton se kur reporteret e pyeten pas marrjes se cmimit Nobel, qe rregjimi komunist e kishte injoruar totalisht kete ngjarje…Ajo u pergjigj:
...”Popullin shqiptar e kam gjithmone ne zemren time, une lutem shume per ta...”
Nga Rev.Nikolin Pergjini, eshte sjelle shkrimi: “Cfare privilegji dhe nderi”
Ai pohon se si nje adoleshent ai e dinte qe Nena dhe motra e saj ishin vetem 10 minuta larg nga shtepia e tij, por asnjehere nuk I vizitova ato, sepse ato dhe familja ime ishin te persekutuar nga komunistet. Me vone mesova qe nena dhe motra e Nene Terezes nderruan jete.
Me mjaft dashuri dhe respekt ka shkruar shkrimtari dhe nje figurat e shquara te Diaspores ne Itali, Z.Engjell Koliqi me shkrimin: “E lumturuara Nene Tereze”
...Nene Tereza sapo kishte mberritur ne Tirane, me 15 Gusht 1989, bashke me te vejen Nexhmie Hoxha shkoi dhe u lut mbi varrin e Enver Hoxhes, duke u treguar keshtu te gjitha qenieve arberore, madje dhe njerezimit mbare, se Ajo nuk e njohu urrejtjen ...
Ndersa Znj.Merita Bajraktari paraqitet ne kete reviste me shkrimin: “E bekuara Nene Tereza”.
Ne nje aeroport te Irlandes ajo qedroi e shtangur kur lexoi ne mur, mbishkrimin: “Nene Tereza e Kalkutes lutu per ne”!
...U bera kurioze tek pashe foton e madhe te Nene Terezes dhe pyeta gruan tek banaku.
Ajo tregoi midis te tjerash se Vatikani e ka ratifikuar si vend te shenjte, Papa Gjon Pali II e ka vizituar vete ate vend dhe se prifti i zones, rreth viteve 1980 ngulmoi qe te ndertohej nje aeroport nderkombetar. Qeveria Irlandeze e mbeshteti, aeroporti u ndertua , dhe Nene Tereza, e vizitoi kete vend ne vitin 1993. Atehere e kuptova cdo gje...
Ne shfletimin e faqeve te revistes do te gjesh dhe nje shkrim nga Z.Peter Salljanin ne gjuhen angleze.
Ai shkruan se cdo dite qe kalonte aq me shum Ajo i kushtohej Zotit. Nene Tereza ishte nje shqiptare, nje katolike, nje sherbyese e Zotit, nje model i rolit gjenial, ajo ishte nje prej nesh.
Moderatori Dom Robert Jakaj, sjell zerin e Nene Terezes, ate ze qe po mban mua te ngulur sot me ore te tera per te sjelle kete shkrim para jush, ate ze qe te jep force dhe ti nuk ndjen lodhje, por vetem kenaqesi.
...Une jam nje laps i vogel ne dore te Zotit. Eshte ai qe shkruan. Ai qe mendon. Eshte ai qe vendos. E perseris. Une jam vecse nje laps i vogel, i vogel.
Dom Nike Ukgjini sjell fjalen e tij ne Konferencen Shkencore te Akademise se Shqiperise.
Do te vecoja midis te tjerash: Gonxhja e re, Nene Tereza, pas shume kacafytjesh me nderlikimet perzgjedhese te kohes, percaktimin e vet te paperseritshem jetesor, per t’u bere murgeshe, e beri duke u dorezuar vullnetit te Hyjit, sikurse Abrahami, me 26 shtator 1928.
Dom Kole Gjergji me nje profesionalizem dhe me kulture sjell studimin:
Pershpirteria eukaristike e Nene Terezes.
Ai shkruan: Mundimi dhe euharistia duhet te na celin syte pe vleresimin e te vegjelve..., Merrni, hani: ky eshte korpi im!-nje pjese e vogel buke. Per cdo dite mundohemi qe pervuejterine tone ta shohim para bukes se jetes.
Publicisti i njohur Tonin Cobani, nepermjet penes se tij i ka dhene lexuesit shkrimin: “Nene Tereza e Kalkutes, bija e mohuar e Shqiperise”
...Ne librarine “At Gjergj Fishta” te Shkodres, qe e kane hapur franceskanet, gjithcka mund te gjesh, por per Nene Terezen, jo. Asgje nuk kena per Nane Terezen:, te pergjigjet me keqardhje shitesja. As lutja per popullin e vet, qe Nene Tereza e shkroi ne gjuhen shqipe, nuk eshte diku e shkruar....
Shkrimtari i njohur Z.Agim Bacelli ka pergatitur disa lutje te Nene Terezes, qe ajo i perdorte ne lutjet e saj te zakonshme ditore. Me finese dhe dashurine per Zotin i jep publikut disa nga lutjet e saj. Pra eshte nje fotokopje, lutja qe ka bere Nene Tereza ne Oslo te Norvegjise duke na dhene nje faksimale te saj.
Midis shume lutjesh po sjell prane jush kete:
I dashur Zot, ti me ke dhene guxim permes besimit qe merr nga une. Me lejo t’I dua te gjithe te padeshiruarit, ashtu sic me do ti mua. Na ler te behemi pjese ne pasurine e dashurise tende. Atehere edhe ne do ta pranojme njeri-tjetrin.
Amen.
Revista mbyllet me vazhdimin e nje studimi per Jezuitet shqiptare: Nje shekull ne sherbim te Krishtit dhe Memedheut, nga studjuesi, shkrimtari, kritiku, prof.Peter Prifti.
Prof. Prifti, me elegancen e te shkruarit, me nje pune tejet shkencore studimore, ne hulumtimet qe ka bere, ka sjell prane nesh tolerancen fetare te besimeve ne Shqiperi.
Ai pohon se te tria besimet ne Shqiperi kane pasur nje kulture te komunikimit, cka eshte dhe nje gur i cmuar ne pasurine tone Kombetare.
Keshtu si njohes I mire I historise shqiptare, me nje kulture Perendimore ne Amerike, mbaruar studimet ne Penn State University, ku dhe sherbeu si professor ne Universitet Amerikane, jep me fakte dhe dokumenta te pakundershtueshme figuara dhe personalitete te shquara te Fese dhe Historise sone, qe tashme kane zene vendin e duhur ne eliten e Kultures shqiptare.
Midis gjithe atij studimi shkencor, do te vecoja punen e At Pashko Giadri, Jezuiti superior I kishes se Tiranes:
Ai beri nje lidhje te shkelqyer midis lexuesve amerikane dhe lutjeve, per te suportuar levizjen e Jezuiteve ne Shqiperi.
Puna e Jezuiteve eshte ne vemendjen dhe perkushtimin shkencor te prof Priftit, pasi Jezuitet punuan per nje bashkim dhe marredhenie te shkelqyera per njeri-tjetrin.
Keshtu nepermjet publikimeve, artikujve te ndryshem, qe ata shkruanin, pohohet se dialogu i mirekuptimit kishte ardhur qysh heret dhe qe fatkeqesisht u nderpre me ardhjen e pushtetit komunist me 1945.

Poezite kushtuar Nene Terezes

Para se te jap poezite kushtuar Shenjtores, po hedh disa rreshta nga komeni i Z.Tonin Cobani per poezine e Nene Terezes, ku shprehet se eshte nje poezi filozofike, dhe te mesohet permendesh nga shqiptaret, pra nje lutje per te na ndihmuar.

Me liro o Zot,
Nga deshira qe te me duan,
Nga deshira qe te me lartesojne,
Ng deshira qe te me nderojne,
Nga deshira qe te me lavderojne,
Nga deshira qe te me prapesojne,
Nga deshira qe te me pyesin per keshilla,
Nga deshira qe te me miratojne,
Nga deshira qe te jem e njohur,
Nga frika se jam e perbuzur,
Nga frika se jam nencmuar,
Nga frika se do te me qortojne,
Nga frika se do te me shpifen,
Nga frika se do te me harrojne,
Nga frika se s’do perballoj padrejtesite,
Nga frika se do te me perqeshin,
Nga frika se do te jem e dyshimte!
Amen.

Nje faqe i eshte kushtuar poezive te ndryshme, ku poetet me penen e tyre te arte shprehin krenarine dhe mirenjohjen per kete Nene Shenjtore.
Keshtu poeti Lezhian Z.Lek Gjoka ka krijuar kete poezi:

Me ler edhe pak o Ate

...Por nje dite Zoti te thirri e te mori ne Parajse,
Per pak sa edhe Zotit desh i kundershtove,
I the me ler edhe pak o Ate,
Te mjekoj shpirtrat e uritur te kesaj bote te lodhshme!...

Poeti Z.Gjeto Turmalaj ne poezine: “ E lumja Nane Tereze” do te shprehet,

...O Nane e lumnueshme Tereze,
Sa here te kujtojme,
Besojme se shpirti yt,
Rrezen e bekimit na leshon,
Me fiqine e Hyjit,
Zemrat tona i galdon...!

Ne poezine tjeter, “O Nene Shenjtore” K.Z. do te frymezohet nga perkushtimi i jetes se Saj, pra vetem te varferve:

...Dhimbjet e te mjereve,
Si gozhdet e Krishtit i mbaje,
Ne trupin tend te vogel femeror,
Nuk ndjeve lodhje, ne sherbimet e tyre,
Po fryme e jete u dhe, nga shpirti tend hyjnor.

Duke e perfunduar kete refleksion per revisten, ndjeva se u mbusha me driten e Shenjtores dhe ne buze peshperrisja vargjet lutese te poezise se saj: Me liro o Zot!

Nentor, 2007



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora