E premte, 19.04.2024, 10:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Flet këngëtarja e mirënjohur e këngës popullore Fatmira Breçani

E diele, 09.05.2010, 06:58 PM


Flet këngëtarja e mirënjohur e këngës popullore Fatmira Breçani

 

Recitali im titullohet “Bilbil mes zogjve të Bjeshkëve”

 

Nga Albert Zholi

 

Më datë 8 ajo mbush plot 50 vjeç. Në këtë datë do të realizojë dhe një recital. Moshën nuk e tregon, pasi kënga e ka lënë atë gjithmonë të re. Në këtë rrugëtim jetësor, të 5 dekadave, ajo ka shëtitur platetë më të mëdha të Evropës, ku zëri i saj plot timbër, virtuoz, i ka lënë spektatorët të mrekulluar. Ajo ka ecur bashkë me këngën, ku kënga i ka dhënë asaj freskinë dhe rininë, ndërsa ajo këngës melodinë më të bukur të shpirtit. Repertori i saj është  i pasur, ku ajo në çdo këngë ka hedhur nektarin më të bukur të kordave të zërit, ndërsa ajo vetë në gjithë këtë repertor ka marrë duartrokitje frenetike. Ajo dhe kënga, një duet magjik, që nuk mund ta kuptojnë jetën, qoftë edhe një minutë larg njëra-tjetrës.

 

Znj Fatmira, në këtë 50-vjetor të jetës ju vini me një koncert recital krejt të veçantë me një titull sinjifikativ “Bilbil mes zogjve të Bjeshkëve”. Përse është titulluar kështu?

 

(Qesh). Këtë titull nuk e kam vendosur unë, por drejtuesit e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar që morën në dorë drejtimin e këtij recitali. Për mua është një ditë e veçantë, pasi mbush 50-vjeç dhe në këtë recital ndjehem dy herë e përgjegjëshme, së pari se është recital ku pjesmarrja do të jetë e madhe, do të këndoj live, dhe se është 50-vjetori i moshës sime, ku festimi në sallën e TOB-it, mes qindra miqve, personaliteteve të politikës, artit, kulturës, është një respekt i madh që më bëhet. Edhe titulli duket se është i gjetur, pasi unë jam rritur në bjeshkë, ku natyra është treguar aq bujare, aq zemërgjerë, ku në pyjet e bjeshkëve bilbilat këndojnë aq bukur, ku siç duket edhe ata magjepsen nga bukuria e natyrës.

 

Pa, ky recital është i veçantë në jetën tuaj?

 

Po.  Sa për arsyet e mësipërme po aq dhe për ndihmën e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar, i cili në bashkpunim e TOB dhe nën mbështetjen e MKTRS, po realizojmë këtë recital që për mua do të mbetet specific. Kjo tregon se edhe politika po i kthen sytë nga artistët dhe po ashtu artsitët duhet të jenë gjithmonë në shërbim të kulturës së vendit të tyre.

 

Afërsisht 35 vjet në skenë ndjeheni e lodhur?

 

E lodhur? Skena mua më kënaq, më jëp frymëzim, më bën më të re, më të dashur me njerëzit, më të afrueshme, më të përgjegjshme. Sa më shumë kalojnë vitet aq më shumë kuptoj se skena për mua është e shenjtë, është pjesë e pandashme e jetës sime. Pra, kur them skena, domethënë kënga. Do të thoja të kundërtën në pyetjen që më bëtë. Skena nuk më lodh, por më çlodh, më rinon, më bën më të lehtë, më bën më të fortë. Pa këngën, skenën, ndihem e lodhur.

 

Në këtë rrugë të bukur, kush ju ka qëndruar më pranë?

 

Bashkshorti im, që me qetësinë, me nxitjen, me përgjegjësinë për familjen, ma ka bërë punën më të lehtë dhe më të bukur. Po ashtu edhe fëmijët e mi që më kanë kuptuar kur u kam munguar. Dhe unë kam munguar shpesh, por ata asnjëherë s’janë ndjerë, s’janë ankuar. Bashkshorti shumë herë ka qenë nënë dhe baba për ta.

 

Një nga këngët më të bukura të repertorit tuaj është “Në dërrasë të vekut kush po qan”. Përse pëlqehet nga publiku i zonës suaj, kaq shumë kjo këngë?

 

Eshtë e vërtetë, pasi kjo këngë është një këngë e vjetër tropojane që ka një fabul të gjetur. Në këtë tekst të kthyer në këngë i këndohet dashurisë njerëzore.Asaj dashuri që në momente të caktuara nuk e shfaqim si duhet ose harrojmë ta shfaqim. Sot të gjithë ku jemi, shqiptarë në të katër anët e botës, duhet ta respektojmë më shumë njeri-tjetrin, duhet  ta duam më shumë njeri-tjetrin. Duhet të bëjmë më shumë për dashurinë njerëzore. Ky është urimi im, për urimin që më japin shqiptarët në këtë 50-vjetor.



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora