E merkure, 24.04.2024, 08:36 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Irani xheloz ndaj Tiranes per centralin berthamor

E diele, 18.11.2007, 07:36 PM


Nga Shaban Sulçe

Ambasada e Iranit ka kundershtuar mundesine e ndertimit te nje centrali berthamor ne vendin tone. Sipas ambasadorit te Iranit ne Shqiperi, Alibeman Eghbali Zarch, te njejtat standarde duhet te ndiqen per te gjitha vendet. Ambasadori u shpreh nepermjet nje komunikate per shtyp se nuk duhet te ndiqen standarde te dyfishta per vende te ndryshme. “Standardet duhet te jene te njejta per te gjitha vendet”, - u shpreh ambasadori Alibeman Eghbali Zarch. Irani pozicionohet kunder çdo vendi, i cili kerkon te ndertoje centrale berthamore per shkak se vendi i tyre eshte ndaluar te pasuroje uraniumin. Deklaratat e kryeministrit Sali Berisha po kundershtohen nga Irani me idene se standardet duhet te jene te njejta, qe ne rastin konkret i bie qe centrali berthamor ne vendin tone eshte i pamundur te ndertohet. Ambasadori iranian Alibeman Eghbali Zarch u shpreh kunder edhe disa iniciativave te vendeve te rajonit, te cilat kane ne plan zhvillimin e teknologjise berthamore. Ai permendi rastin e Turqise dhe te Italise, te cilat kane kthyer ne axhenden e tyre ndertimin e centraleve berthamore per te prodhuar energji te lire.

Firma italiane “Camuzzi”, e cila ka ofruar projektin per ndertimin e centralit berthamor ne Shqiperi dhe madje eshte inkurajuar edhe nga vete kryeministri Berisha me deklaratat e tij, rezulton te jete e perfshire ne kontradikta me shtetin e Argjentines ne vitin 2001. “Camuzzi”, e cila kontrollon tregun e furnizimit me gaz ne vendin amerikano-jugor, ka “perfituar” nga kriza ekonomike e Argjentines dhe per shkak te pamundesise se saj per ta subvencionuar e ka paditur ne nje gjykate arbitrazhi si dhe ne Qendren Nderkombetare per Rregullimin e Konflikteve te Investimeve ne Uashington. Madje, duke pretenduar se eshte demtuar edhe nga zhvleresimi i monedhes argjentinase, perfaqesuesit e kesaj firme kane kerkuar nje demshperblim financiar prej 172 milione dollaresh. Por shteti argjentinas, ne kunderpergjigjen gjate ballafaqimit gjyqesor, ka pretenduar se “Ne rast se do te kishte pasur ndonje dhunim, argumentohet se ajo do te prekte vetem licencen dhe jo firmat “Sodigas Sur” apo “Sodigas Pampeana”, te cilat jane aksionere te licences. Po keshtu nuk do te ishin prekur as kompanite e kontrolluara apo ne pronesi te “Camuzzit”, te cilat nga ana tjeter nuk plotesojne kerkesat e percaktuara ne nenin 25(2)(b) te Konventes”, - thuhet ne objeksionin e shtetit argjentinas prane kesaj gjykate”.

“Camuzzi”, probleme me pagesat e aksionereve

Ndersa Argjentina prej disa vitesh ka perjetuar nje krize te thelle financiare, pamundesia e saj per te subvencionuar italianet e “Camuzzit” dhe firmave perfaqesuese te saj, “Camuzzi Gas del Sur” dhe “Camuzzi Gas” si distributore te gazit, ka sjelle pamundesine e saj per te paguar aksioneret dhe furnitoret. Duke fajesuar pikerisht mungesen e subvencionimit nga ana e qeverise argjentinase, perfaqesuesit e kesaj firme jane justifikuar per pamundesine e pageses se aksionereve dhe furnitoreve. Hugo Krajnc, drejtori i marredhenieve me publikun i “Camuzzi Gas del Sur”, ka thene se distributori i gazit natyral nuk ka paguar dividendin prej 30 milione dollaresh amerikane aksionereve te vet nderkohe qe edhe ka refuzuar te paguaje furnitoret. Kjo behet e ditur nga “Business Nees Americas”. Sipas Kranjc's, kompania i kishte derdhur parate per dividendet shtese te vitit te shkuar. Gjithsesi, aksioneret kane marre nje pagese prej 26 milione dollaresh ne formen e dividendit ne mars te vitit 2001, ne baze te rezultateve fiskale te vitit 2000. “Kjo ka qene e vetmja pagese e dividendeve nga ana e “Camuzzi Gaz del Sur’ per aksioneret e vet gjate vitit 2001, çka mund te verifikohet nga dokumentet e derguara nga ana e kompanise autoriteteve rregullatore lokale gjate asaj periudhe, per me teper shperndarja ndodhi ne kohen kur nuk kishte vonesa nga ana e “Camuzzit” per pagesat e detyrimeve te saj tregtare dhe financiare”, - eshte shprehur Krajnc. “Shtatorin e shkuar, qeveria argjentinase pezulloi subvencionet e saj ndaj “Camuzzi Gaz del Sur”, mase kjo qe shkaktoi nje situate te veshtire financiare per kompanine, e cila nga ana e vet u detyrua te vonoje pagesat per furnitoret e gazit”, - eshte shprehur menaxherja e marredhenieve me publikun e kompanise, Carina Carrasco.
Pas nje periudhe bisedimesh, kompania beri nje marreveshje me qeverine qe atehere drejtohej nga presidenti Fernando de la Rua, i cili u zotua qe te paguante subvencionet e vonuara per periudhen nga dhjetori 2001 deri ne maj 2002. Por ne fund te dhjetorit 2001, De la Rua u detyrua te jepte doreheqjen per shkak te trazirave te brendshme politike. Qe prej asaj kohe, subvencionet nuk jane paguar ende dhe si rezultat ka pasur vonesa te metejshme ne pagesat ndaj prodhuesve. Qellimi i subvencionimit te shtetit eshte qe te mbaje te ulet çmimin e gazit per perdoruesit e Argjentines Jugore. Nderkohe, kompania ka mohuar gjithashtu nje deklarate te shtypit lokal ku thuhej se pagesat e vonuara te firmes “Camuzzi Gaz” ndaj furnitoreve te vet te gazit shkojne ne nje total prej 100 milione dollaresh. “Nuk jane 100 milione dollare, jane te pakten gjysma”, - tha Carrasco por pa e percaktuar shifren e sakte.

Prokuroria e Romes hetoi “Camuzzin” ne vitin 2002

Prokuroria e Romes ka hetuar ne vitin 2002 firmen ‘Camuzzi GAS’’ sepse kjo firme dyshohej se kishte perfituar ne menyre te paligjshme dhjetera milione euro si pasoje e manipulimit te çmimit te gazit dhe ofrimit ne treg te çmimit maksimal. Ne fakt, e gjithe historia e shtrenjtimit te çmimit te gazit perfshin disa firma, por ‘Enel’ dhe ‘Camuzzi’ duket se duke qene dhe dy kompani lider ne tregun e gazit ne Itali kane patur dhe nje pergjegjesi me te madhe ne krahasim me te tjerat. I gjithe hetimi i Prokurorise se Romes mbeshtetej ne nje deformim te kerkese-ofertes ne treg dhe mbajtjes se ofertes me te shtrenjte ne treg nga grosistet e gazit ne kundershtim me ligjin. Prokuroria ngritit atehere akuza se firmat e gazit kishin krijuar nje lidhje trusti duke rene ne heshtje dakord per mbajtjen e çmimit te gazit sa me te larte pikerisht ne muajt me te ftohte duke krijuar situata te favorshme financiare dhe fiskale per te ardhurat e tyre. Hetimi i prokurorise italiane mori shkas asokohe nga nje reagim i Zyres se Mbrojtjes se Konsumatoreve ne Itali, e cila kishte faktuar se çmimi i gazit ne Itali ishte ne nivelet me te larta ne BE, ndersa ky çmim sipas Zyres se Mbrojtjes se Konsumatoreve nuk korrespondonte me nivelin real te kerkese-ofertes ne treg.

SHTYPI ITALIAN
Berisha: “Ndertojini ne Shqiperi centralet tuaja berthamore”

Shtypi italian i ka bere jehone deklarates se forte te kryeministrit shqiptar, Berisha, per ndertimin e nje impianti te centralit berthamor ne Shqiperi, qe do te prodhoje energji elektrike, duke e bere Shqiperine nje superfuqi energjetike ne Ballkan. Ne faqen ekonomike te gazetes “Corriere della Sera”, nje vend te rendesishem ka zene artikulli “Shqiperia, Italise: Bejini ketu centralet tuaja”, i cili shoqerohet me nje foto te kryeministrit Berisha dhe dy nentituj: Tirana do te investoje tre miliarde ne fushen e energjise dhe kryeministri Prodi do te jete ne Shqiperi me 3 dhjetor. Shqiperia fokusohet drejt berthamores, citohet ne artikull. Dhe, sipas fjaleve te kryeministrit Berisha, me nje objektiv ambicioz qe te “behet nje superfuqi e vogel energjetike e krejt rajonit ballkanik”. Gazeta prestigjioze ne fushen e ekonomise “Il Sole 24 ore” e titullon artikullin e saj: “Edhe Shqiperia mendon per centralet atomike”. Ne kete shkrim shenohet se pika e dobet e investimeve te huaja mbetet energjia. Kryeministri siguron se “ka nje plan te madh investimesh per ta zgjidhur” kete problem, deklarate qe ai e ben para 30 investitoreve italiane, qe mblidhen ne Tirane te organizuar nga Italbania (shoqata per zhvillimin dhe bashkepunimin italo-shqiptar e kryesuar nga Raffaele Rio dhe e cila do te firmose edhe nje marreveshje me Konfindustrian shqiptare dhe te ciles BIA i ka ofruar mbeshtetjen bankare).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora