E enjte, 25.04.2024, 06:59 PM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Filozofia e kripës, madhështia e kitarës dhe Verrat e Llukës

E enjte, 06.05.2010, 09:58 PM


Sh p ë r p u th j e

 

Sejdi BERISHA:

 

FILOZOFIA E KRIPËS, MADHËSHTIA E KITARËS DHE VERRAT E LLUKËS...!

 

Ka shumë gjëra, ka edhe shumë sëmundje , ka edhe shumë ngjarje e sjellje ta zënë frymën. E, kur zihet fryma, dergja dhe ileti e sosin jetën kurse shpirtin e bëjnë çifut, zi. Kështu, historia përzihet me problemet rënda e dhembshme. gjitha bashkë, si brejturit, zakonisht ta shkatërrojnë harmoninë, kurse e vërteta, shpeshherë shndërrohet iritim dhe dashuri armiqësuar me vetveten. Nëse ka kështu,... atëherë,  kjo detyron për menduar thellë, drejtë e mirë. E,... kjo sështë gjë tjetër pos shpërputhje...!

 

1.

Muaji maj është muaj i çuditshëm, dhe, sikur kështu edhe gjithmonë ka qenë. Gjelbërimi dhe lulet, këtë muaj dalldisin mendjen dhe zemrën. Andaj, dasmat, gëzimet, hidhërimet, dhembjet e lumturitë, pothuaj se gjitha, maj, janë lidhura nyje me zgjidhje e pa zgjidhje, me mbamendje e me harresë, me data e me shenja,... me inat dhe inatosje!

Këtu e njëzetë vite parë, kisha marrë rrugën për një tubim historik, çdrejtim ia kishin mësyrë i madh e i vogël nga Llapi i Gollaku, nga Presheva e Gucia, nga Drenica e Podujeva, nga Gjilani e Hasi dhe nga tërë Dukagjini. Drejtë këtij tubimi, secili vete bartte dhembje, mall, histori, ngjarje trishtuese e tragjedi, por edhe shpresa për tiu dhënë fund gjërave liga njeriut. Për tiu dhënë fund ligave, , me shekuj gjakun e kishin quar peshë, e kishin derdhur pa kuptim, na kanë pedatur nevojë e pa nevojë. Dhe, mbi pesëqind mijë shpirtra, e bashkë me ta edhe shpirti im, atëbotë ishin tubuar tek Verrat e Llukës, për ti treguar vetvetes shumëçka, për ti dhënë korrigjim jetës dhe historisë. Ngase,... gjakmarrjes duhet shkulur rrënjët, e cila gjithnjë nëpër shekuj kishte hapur varre,... kishte lëshuar rrënjë thella, si bar gomari!

I tërë ky tubim, i ngjante atëherë amanetit për tu mos hasmëruar kurrë . Dhe, sa kujtohet, Verrat e Llukës me një faqe veçantë historie, shumë përpara, u shndërruan lapidar mesazhit dhe shtrëngimit duarve, rrugëtimit veçantë njeriut mbase edhe kombit. Ia falëm vetvetes njëqind e njëmbëdhjetë gjaqe dhe afro pesëdhjetë tjera aty për aty mënyrë spontane. Ishte kjo madhështia ndriti rrugën e ardhmërisë, ishte një nismë e re me përgjegjësi për ta ndërruar pasqyrën e shikimit, mënyrën e komentimit, për ta ndërruar pasqyrën e rrugës drejtë historisë. Për këtë gjë, mori vesh, u mahnit e lakmoi e tërë bota!

Tani, pas njëzetë vitesh, Verrat e Llukës, ende e kanë një mëllo, një dangë shpirt e një tjetër zemër. Ngase, amaneti nga këtu ende qorton. Por, nejse! Edhe tani u mblodhën këtu mijëra shpirtra për na përkujtuar se çfarë kishte ndodhur para njëzetë vitesh,... për na qortuar sërish për shtimin e ndërgjegjes, përgjegjësisë e kujdesit. Për na përkujtuar se çfarë e si ndodhi e rrodhi jeta deri me sot,... se çfarë po ndodhë sot, e si do jetë nesër. Dhe sikur troket fortë zemër, , duhet pasur kujdes se gjaku është rebel, e nganjëherë dinak, i padëgjueshëm, kurse hakmarrja një ligatinë shiton. Andaj, Verrat e Llukës,... hej,... a e dini historinë e Verrave Llukës?! Verrat e Llukës janë histori, dhe kanë histori,... kanë gojë e nuk flasin. Andaj, mos tua hapin gojën!

Pajtimi,... Po, pse ka nevojë edhe tash merr fuqi kjo fjalë?! Sa irriton, kjo...!

2.

Po. Gjërat e tilla edhe sot e kësaj dite irritojnë, cilat, gjithherë na kanë përthurur këmbë e duar,... edhe mendjen. Te Verrat e Llukës është përjetësuar një datë,... një ditë e rëndësishme për plagët e shekullit. Por këtë ditë, zemër tokës sonë, kësaj toke kaq lashtë, shih, pikërisht me një maj, tani, ndodhin edhe dy ngjarje kanë frymë dhe duhmë smirës, inatit dhe shkapërderdhjes. Një tubim proteste, ku derdhet e villet vrer për,... hajt, themi për gjithçka por rrjedhë tokën,... edhe tash, hajt, themi tokën me krenari,... tokën e shqipeve!

Ngjit me këtë protestë, rrjedhë tubimi tjetër për shënuar ditën e Një Majit. Edhe ky tubim tokën e shqipeve. Puqen dy tubime skajshmërisht ndryshe një kombi, një gjaku! Dhe, çfarë përthurje kur i bashkon mendimet e qëllimet e këtyre dy ngjarjeve sheshet e krenarisë kryeqytetit vendit me njëqind vjet përvojë shtetësie!!! këtë rast, shpirti e zemra bashkë ma rrahin mendjen: çfarë ecje brendapërbrenda kombit?!! Çfarë paradoksi, çfarë anakronie cilat sikur reflektojnë rrjedhën e helmit sindromës njeriut për ta mos dashur vetveten! Kështu, reflektojnë e bëjnë “dritë” përplasjet, mos durimi e mos uniteti, si sëmundja, dhembja dhe çoroditja e pashpjeguar këtë kohë. Çfarë shpërputhje, e cila kthen prapa vrap e vrap, kurse, bota na pret ti bashkangjitemi. Po,... ajo e pret dhe e sodit një popull kaq lashtë...!

 

3.

Dëgjoj njërin pushimoren e Gërmisë këtë thënë:

-Me festue?! Një Majin,... more,... e feston ai që e ka gjendjen e mirë për të kremtuar e për të festuar. Kështu,... nuk festohet. -kishte ngritur supet duke ikur dhe, sikur mbi vete mori një histori problemesh, tonelata kripë djerse të punëtorëve që kanë punuar, që punojnë e shfrytëzohen. Ani, se puna është madhështi. Ajo, të bën krenar...

Po ta elaborosh këtë “mesele” dhe bësh krahasimin me tërë ata njerëz kishin dalë për tu relaksuar këtë “pushimore”, do na detyrohej debati i pezmit dhe i dhembjes, i cili do shpaloste libra e libra me tregimet e kripës, me ëndrrën e bukës, me etjen e lojës fëmijëve dhe me marrinë time ngatërrohem me këto gjëra aq pakuptimta! Ndoshta, apo sigurisht, dikush kështu edhe do thoshte, mbase edhe thotë.

Por, duke shëtitur poshtë e lartë, dëshiroja ti harroj gjitha këto. U ndala tek një familje, e cila mbi barin e njomë e kishte shtruar sofrën e vet bereqetit dhe gëzimit familjar. Përreth sofrës, shumë kishte fëmijë. Nga një distancë i shikoja dhe ushqeja shpirtin me tërë atë begati tyre, me tërë atë kënaqësi dhe lumturi kishin. Tërë këtë “ceremoni” e bënte domethënës ushqimi kishin servirur pranë secilit anëtar. Sidomos, ishte sihariq flija, e cila, si duket edhe sot, nga familjet tona shumë gatuhet dhe përgatitet me rastin e festave:

-Po. Për këtë ditë maji kemi dalë këtu me fëmijë. E kemi gatuar një fli, e cila, besa do mund, kohë e durim. -thotë plaka me një buzëqeshje të çiltër dhe të sinqertë duke mos ia humbur mundin vajzës së saj:

-Vajza e ka gatuar,... por edhe unë jam “përzier” nga pak. E shihni. Të gjithë e hanë me lezet. Merreni një copë,... urdhëro dhe përvoje!...

Posa i doli fjala e fundit nga goja, dora me fli i ngeli e ngrirë ajër, sepse, si vetëtima ia ktheva  shpinën, sepse, lotët shpërthyen, çurg. Nuk e di pse. Ndoshta mu kujtua nëna ime dhe flija na gatuante për festa. Mu kujtuan ato duar praruara saja dhe aq ngrohta e me aq peshë mundit. Kështu i kanë ngrohta duart, gjitha nënat. -thash vet vete duke i fshirë lotët haptas dhe pa fije turpi. Disa atypari loznin me top, shikuan dhe u “ngarkuan” me dyshimin për lotët e mi!

erdhi keq ia prisha disponimin asaj familjeje. atyre fëmijëve nxora telashe me lotët e mi, cilët,... nuk kanë kurrfarë domethënie. Ama, bash kurrfarë peshe këtë ditë feste. Po, po...!

Sërish mu kujtua ai njeriu e ceka pak lartë, pat thënë: ...Kështu,... nuk festohet! Por, çfarë ka bëjë kjo me këtë tani...

 

4.

botë ka probleme ndryshme, cilat, ato tonat, siç thuhet, na i shkërdhejnë, na i bëjnë pulë. Edhe kjo shpërputhje e forcon jetën dhe kuptimin për te.

Kitara, gjitha kohërat dhe gjitha situatat, fisnikëron mendjen dhe kënaq shpirtin. Këngën e bën shtegtar dhe pjesën ngrohtë njeriut, edhe atëherë kur ai qan. Interesant. Për këtë arsye, ky instrument është i dashur. Ama, shumë i dashur. Andaj, kudo, qytet e fshat, shkollë e teatër, fushë e mal, kitara ta mbështjellë qenien me forcën dhe me madhështinë shtrenjtë njeriut. Ky instrument, edhe ruhet si histori, për rrëfyer për çdo gjë,... bukur.

Këto ditë kisha lexuar, një qytet Polonisë, shesh tij, ishin tubuar e ishin bashkuar mbi gjashtëmijë kitaristë nga i tërë rruzulli i botës. Ishin takuar mes vete, dhe çfarë është edhe interesant; ata, gjithë e kishin luajtur një melodi, e kishin kënduar një këngë. I kishin rrahur njëjtët tela. Çfarë madhështie,... çfarë uniteti shpirtrash! Sa mirë. Kitara ka tinguj zgjojnë...!

vazhdim dua them, se, asi mu imponua historia e Verrave Llukës, mu kujtua edhe mësuesi im, Ali Sutaj. Nuk e harroj mësimdhënien e tij, karakteristikat e jetës dhe as gazetarinë e tij, po ashtu karakteristike. Por, tërë historinë e kësaj ma kishte rrumbullakuar një qytetar nga Lluka e Deçanit, prej nga ishte edhe mësuesi im, i cili, derisa isha duke ndenjur me disa miq restorantin “Victory”, ma ndërpreu bisedën duke mu afruar kujdesshëm e me shenjë respekti veçantë:

-Të pashë nga larg dhe me qëllim erdha për të përshëndetur, por edhe për tu falënderuar për shkrimin që ke bërë për Ali Sutajn në librin kushtuar këtij intelektuali të rrallë e karakteristik. E di që e ke pasur mësues, por shkrimi i Juaj për te, ka diçka më shumë se për mësuesin. Të lumtë për mendjen dhe për dorën! Kaq pata!...

U stepa dhe u krenova njëjtën kohë. Por,... një drithërimë me përshkim ftohtit, ma ngacmoi tërë trupin, por edhe këtë mendjen time çuditshme për mësuesin, për mësimin e pësimin, për rëniet dhe ngritjet e njeriut, cilat mi ngjajnë lumit pashtershëm, furishëm e nganjëherë edhe frikshëm...!

Tash, dua them edhe diçka. E pakuptimtë është kur rri vetëm, kur e pi kafenë vetëm, kur vetëm mbyllet goja, kur flet me vetveten, kur mediton duke u sorollatur si rrethin e çmendurisë!

-E pi kafenë ngadalë, duke pritur se do të më shoqëroj dikush. Por, edhe këtu si në mërgim, thua se nuk më njeh kurrkush... I vetmuar atje,... i vetmuar këtu! Po, si bën kështu?! -më thotë një bashkëvendës, i cili nuk i kishte dy ditë që kishte ardhur nga kurbeti për t’i kaluar disa ditë në vendlindje.

-Po,... si nuk më flet askush as këtu?!...

-Je i zemëruar?! -e pyes me kureshtje.

-Po, si jo! Edhe i zemëruar, edhe i vetmuar, edhe i mërzitur, edhe i indinjuar. Nuk di si ta shpjegoj këtë mjegulli hidhërimi. Kështu, pothuaj se më iku jeta... -ma shtrëngoi dorën dhe me çykë të zorit më uli tek vetja.

-Ulu, të lutëm vetëm pakëz!

-Hë,... je mërzitur në vendlindje kaq shpejtë? -sërish e pyes pothuaj njëjtë e si me gjysmë ironie.

-Jo! Këtu ndjehem mirë edhe nëse s’më flet askush,... sepse, tek e fundit, unë flas me rrugët e qytetit,... flas me ujin e lumit,... flas me zogjtë, ose, në fund të fundit, flas me vetveten, duke kujtuar se po flas me të gjithë. -uli kokën dhe fshehu lotët që ia përlanë rrudhat e fytyrës, shumica e të cilave nuk ishin të pleqërisë!

Ndenja pak minuta si therra, dhe ika. Ika shpejtë, bile. Si ndiqte dikush. , nuk e pashë hidhëruarin kurbetçar. Ia kishte therur prapa...!

 

5.

Jeta, jo rrallë, është si katrahurë. Vërehet kjo. Vërehet edhe nga shkrimi i “tensionuar”. Çuditërisht, kjo sikur ma detyroi ta kujtoj një orë letrare një shkollë fillore, e kisha organizuar nëntorin e vitit kaluar kushtuar Ditës Flamurit. Atë ditë, ishin tubuar shumë nxënës-talent vargut poetik. O, Zot! Ata vogëlushë me ëndrra e dëshira mëdha, me padurim pritnin për ti lexuar vargjet e tyre kushtuar Flamurit dhe Atdheut. Atë ditë pata thënë:

-Po, sa shumë borxh u kemi gjeneratave!

Si kllapi rrodhen fjalët tërë kohën dëshiroja ti deshifroj disi ndryshe:

-Po, de,... se uniteti,... filozofia e kripës,... madhështia e kitarës dhe Verrat e Llukës janë revoltë e cila ka rrugëtuar e rrugëton, e që,... po them, ndoshta, askush dot nuk e kupton. Ecën e ecën revolta, bashkë me njeriun...!



(Vota: 13 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora