E enjte, 18.04.2024, 11:58 PM (GMT+1)

Mendime

Zekeria Cana: Është domosdoshmëri rishikimi i disa periudhave të Historisë së Shqipërisë

E shtune, 17.11.2007, 04:41 PM


Në një intervistë të posaçme për gazetën “55”, akademiku i njohur kosovar Zekeria Cana rreshton disa nga periudhat ku është urgjente ndërhyrja, për të korrigjuar spekullimet e deritanishme, ndërkohë që flet edhe për rëndësinë e re që po fiton faktori shqiptar në Ballkan

Zoti profesor, ne radhe te pare ju uroj te shkuara dhe suksese ne punen tuaj studimore; -tashme ju jeni nje personalitet i njohur per opinionin shqiptar jo vetem ne fushen e historise, por edhe ne fusha te tjera,-desha t’ju pyes se cila eshte momentalisht puna juaj studimore?
Shpresoj qe te jem i ndjekur ne Shqiperi per punimet e mia ne shkencen e historise shumeshekullore te popullit tone, e cila eshte nje thesar i pafund dhe po shoqerohet me perpjekje te vazhdueshme nga historiane te vjeter e te rinj per ta nxjerre ate ne drite nepermjet fakteve e dokumenteve. Jam nder themeluesit e LDK, pastaj jam marre me pajtimet e gjaqeve, dhe si rregull ata qe merren me çeshtje humane, siç eshte pajtimi i gjaqeve duhet te jene jashte politikes, sepse e dehumanizojne veprimtarine e tyre, se populli nuk e ka kot kur thote se politika eshte lavire. Tashme ka ardhur koha qe edhe tradita e popullit tone duhet shtjelluar me teper nepermjet dokumenteve: tashme qe u hapen rruget me boten duhen pare dhe arkiva te huaja, nuk po them se ne nuk kemi dokumentacion, por kur e shikon nje pjese te historise, nje ngjarje apo moment, nepermjet shume dokumenteve behesh me i besueshem. Per keto probleme kerkohet nje pune me e madhe ne veçanti nga studjuesit e rinj. Aktualisht kam nje studim me rreth 600 faqe, me teme “Kryengritja Shqiptare e vitit 1912”, kam studiuar krejt arkivat ne Beograd, ne ate kohe, se tani keto dokumente nuk i merr dot, shpresoj qe po gjeta sponsor ta botoj deri nga fundi i vitit, dhe ky eshte libri im i 13-te ne radhe per Historine e Popullit Shqiptar, perfshi 200 punime shkencore-historike, neper revista te ndryshme, perfshi edhe ato qe jane botuar ne Shqiperi, ne Kosove, nga Akademite e Shkencave te te dy vendeve.
Natyrisht ndonje studim i imi mund te shkaktoje polemike, por une jam i gatshem per polemike. - A e kryen atdhetaret shqiptare detyren e tyre me 1912, per t’u perfaqsuar te gjitha trojet shqiptare, qe kerkesat e popullit te beheshin nga te gjithe perfaqësuesit e ketyre trevave. U be kryengritja, u be, sa perfaqësues moren pjese mbas perfundimit te kesaj kryengritje, po nga jugu kush ishte. Mustafa Kruja mori pjese nga Shqiperia e Mesme, Gjon Marka Gjoni u perpoq te shpalle republiken, Ismail Qemali shkoi ne Stamboll, pra ka shume momente per t’u evidentuar, do dale nje tekst shume i ngjeshur Shefqet. Po keshtu edhe per kryengritjet e Lumjaneve ne 1917. Ne kete periudhe ne Shqiperi eshte hapur nje debat per rishikimin e historise, madje per kete problem eshte shprehur dhe vete kryeministri, nderkohe per nxenesit e klasave te ndryshme kane hyre edhe tekstet alternative. Kam ndjekur me shume vemendje deklarimin e kryeministrit Berisha. Mendoj se kjo deklarate e tij ka hasur ne keqkuptime, nuk ka ndonje gje te keqe qe doktori del me kete kerkese, e kam thene edhe ne Tirane edhe ne Prishtine. Kjo eshte nje kerkese e kohes, historia jone kombetare duhet te behet nga e para, eshte deri diku e manipulueme, jo histori si ne e deshironim te ishte, por si ishte ne te vertete, ka kritere boterore per kete, te besh rikonstituimin e plote mbi baza shkencore, me argumente, objektivitet, me burime relevante dhe duke e pare historine ne thellesi dhe gjerësi. Ne nuk mund t’i afrojme plotesisht Evropes kete histori, me mire na e kane shkruar te huajt se ne vete, p.sh.Historia e Noel Malcolmit eshte me e sakta per mua. Te jete sa me shkencore dhe te shkruhet me germa reale, sepse nen regjimin e meparshem historia ka qene e politizuar, por edhe ne Kosove ka patur keto ndikime. Malcolm ka bere nje histori te mrekullueshme per Kosoven te cilen ende se ka shkruar asnje studiues i yni. Ne nuk kemi ende nje Histori shqiptare te shkruar sipas standardeve evropiane. Kemi edhe paradokse te tilla, qe botohen dy vellime te Historise se Popullit Shqiptar ne Tirane dhe ne te nuk marrin pjese historiane nga Kosova apo treva te tjera shqiptare, pra ne keto dy vellime nuk kemi asnje historian qe eshte angazhuar nga Kosova. Me mire seç mund te flase nje historian nga Kosova p.sh, per kryengritjet e vitit 1911, nuk mund te flase nje historian nga nje treve tjeter e jona, ose per kryengritjen e Malesise se Madhe mund te flase nje historian nga Shkodra etj. Tashme kane dale tekstet alternative, eshte edhe me keq, ne interpretimet e historise nuk ka kritere, derisa disa bejne interpretime qe kane te drejte, te tjeret mendojne te kunderten, tashme ne e veme nxenesin para nje lajthitje, cila eshte historia e vertete, kjo apo kjo? Eshte nje problem ky qe shtrohet dhe duhet zgjidhur me nje bashkepunim te ngushte midis Tiranes dhe Prishtines, ne mes dy Ministrive te Arsimit, te behet historia me nje ekip historianesh nga Kosova dhe Shqiperia, nga trojet e tjera shqiptare ne Maqedoni, Mal te Zi, Diaspora,etj. Ky eshte mendimi im, se dyti, duhet te perpiqemi qe ne te ardhmen historine, mos e shohim me kritiken bardhezi, figura negative e pozitive, patriote e tradhtare, te çlirohet nga glorifikimi, nga ngjarjet e paqena, te imagjinuara, heronj te paqene, mite te rreme, etj.
Ne na duhet bashkimi shpirteror ne radhe te pare, sepse ai do te na hape dritaret per ne BE. Çdo te thote bashkim shpirteror? - Qe ai shqiptari nga Jugu i Shqiperise te marre fryme njelloj si shqiptari i Shales, te puqet krahina njera me tjetren. A e pe cfare beri eksodi i ’99? Vertet ishte nje gjeme e madhe per nje pjese te kombit tone, por ajo beri edhe nje afrim madheshtor te te gjithe shqiptareve. Tash po shohim ne te ardhmen se si do shkojne punet, shpresojme qe te ecin mire, nuk eshte e lehte. Tash po dalim ne nje teme tjeter ndoshta. Pikësynimi eshte qe te pavaresohet Kosova, eshte nje proces historik qe duhet te realizohet. Te gjitha Republikat Jugosllave u shkeputen, tash ka mbetur vetem çeshtja e Kosoves. Ta shohim. Ka veshtiresi, ka pengesa se faktori nderkombetar ndonjehere nuk eshte krejt i favorshem per ne, por ne duhet te tregohemi te pjekur, dhe t’ia dalim mbane.

Si e shikoni kete procesin e pavaresimit me keto zhvillimet e reja?
Une jam pak kritik ketu, sepse faktori kosovar duhet te jete me kembengules, me unik, procesi do te pershpejtohet, mirepo mungesa e nje strategjie e nje taktike politike ka sjelle vonesa. Faktori shqiptar e ka vonuar kete proces, ne ceshtje kapitale nuk futet me shume opsione, por me nje opsion, sic eshte pavaresia. Dhe pavaresia ka vetem nje alternative, jo dy apo tre. Thashe faktori nderkombetar nuk eshte gjithmone i favorshem, ndersa Amerika dhe shtete te tjera evropiane po na mbeshtesin ne rrugen tone te vetëvendosjes, ka shtete te tjera si Rusia, Kina apo vende qe kane probleme me etnite brenda vendit te tyre, qe po perpiqen t’i bejne sfide faktorit nderkombetar. Por tashme eshte edhe problemi tjeter, qe me 10 dhjetor treshja duhet te dale para Kombeve te Bashkuara,-shtrohet edhe problemi tjeter, qe po s’u shpall pavaresia me 10 dhjetor, te shpallet ajo ne menyre te njeanshme. Shtrohet pyetja A duhet te shpallet kjo pavaresi apo te shpallet ne marreveshje me komunitetin nderkombetar? Me Ameriken ne radhe te pare. Une mendoj se nuk duhet rrezikuar, c’e do t’i pavaresine kur s’ta njeh askush? Kur je nen protektoratin nderkombetar, kur ke UNMIK, KFOR-in. Pavaresi sa per sy e faqe, formale.

Nqs nuk arrihet psh.pavaresimi ne dhjetor, si mund te zhvillohen ngjarjet ne Kosove?
Ka nje rrezik, une nuk jam vetem shkencetar apo historian, por dhe njeri i terrenit, e kam shkele pellembe per pellembe token e Kosoves, nuk ka fshat te Kosoves qe s’kam qene, di si merre fryme cdo fshatar, qytetar, punetor, student i Kosoves, dhe perfundimi eshte ky: populli i Kosoves eshte i lodhur, u be kohe e gjate, eshte shkelur ne cdo dege, eshte lodhur jo vetem ekonomikisht, por edhe shpirterisht, e ka humbur durimin, do shtegdalje. Gjithe kjo rini e Kosoves, ardhmeria e Kosoves, nje popull qe s’ka rini nuk ka ardhmeri; ne kemi rini me te shendoshe si ketu dhe ne Shqiperi, kjo rini lyp ekzistence, jete, don t’i hapesh shtegun, dhe nuk eshte çudi qe mund te shpertheje. Nuk eshte cudi, cdo durim e ka nje kufi. Me cfare te drejte mund te dal para rinise e t’u them ndal! Do te me thone: profesor, ju na keni mesuar ndryshe perpara, t’i duhet me e shty jeten perpara, si tash na thoni ndaloni, çfare kemi humbur ne me shume, çfare humbem me shume, pune s’ke, qeverisje s’ke, varferi, skamje, e nje varg problemesh te tjera. Kemi ardhur ne ate kohe, ne ate situate te mjerueshme, nje pjese e popullit jeton ne varferi te skajshme, vuan per kafshaten e gojes, keto thyerje tek cdo popull krijojne vlime, te pashmangshme.

Profesor eksiston mundesia e ndarjes se Kosoves?
Jane ato projektet e vjetra te ndarjes se Kosoves tash 100 e me teper vjet, projekte qe ka bere Serbia ne ate kohe, ne kete menyre apo ate menyre. Faktikisht veriu i Mitrovices, pjese e Kosoves eshte i ndare; - pertej ures se Ibrit ne Mitrovice sundon serbi, ke parasysh, me administrate, me te gjithe ato struktura qe ka nje shtet, te gjitha, po une nuk besoj se mund te behet nje ndarje, se po te zbatohet ai projekti qe Veriu i Mitrovices te ndahet, do kerkoje krahina e Presheves, Bujanocin, qe te ndahen, te bashkohen me Kosoven per kompesim. Tashti natyrisht kjo nuk i kombinon Serbise, nuk eshte krahine e vogel krahina e Presheves e Bujanocit, Kosova lindore. Atje kalon edhe nje nyje e rendesishme, prandaj kjo nuk mund te ndodhe, por per te qene afer realitetit, serbet e Mitrovices do te kene nje autonomi me te zgjeruar, kete do ta kene ata, por per ndarje s’ma ha mendja

Si i shikon problemet qe kemi perpara?
Ketu dominon faktori amerikan, ai u paraprin problemeve tona, por edhe ata kane problemet e veta, siç jane konfliktet e ndryshme qe kane karakter global, ndaj ne duhet te punojme qe çeshtjen tone ta afrojme, ta fusim ne axhenden e tyre. Une qe heret jam deklaruar se ne si popull i vogel duhet te lidhemi me me te fortin e botes.

-Profesor, si e shikoni futjen ne NATO te Shqiperise? Ne prill te 2008 mblidhet nje Samit ku do diskutohet kjo ceshtje.
Do te bej nje paralele, nqs nje burre shteti nuk nxjerr mesime nga gabimet, do bej nje faj historik. Te gjithe ata baballaret e popullit qe nga Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Bajram Curri, etj, thoshin, ku e ka shtegdaljen ky popull? Ka vetem nje shtegdalj, te lidhesh me te fortin, me te fuqishmin, jo me te dobtit. Tashti mqs raportet mes Rusise dhe Amerikes jane acaruar edhe me shume, prezenca USA ne Ballkan eshte e domodoshme, perkrah te fortëve. Ne kete kuader, hyrja e Shqiperise ne Nato eshte e domosdoshme. Kjo do ta ndihmonte jo vetem ceshtjen e Shqiperise por edhe te Kosoves, se nje prani e forcave USA ketu eshte ne favorin tone dhe ne duhet ta pergezojme, duhet ta mbeshtesim e ta pershpejtojme kete proces te hyrjes se Shqiperise ne NATO sa me shpejt.

A do te kete shanse thua?
Shqiperia tashme duhet te plotesoje ca parakushte, NATO-ja i ka kriteret e veta, ato standarde, ato kritere duhet t’i permbushe Shqiperia, dhe per kete duhet punuar shume, mbase une kam ndonje mendim subjektiv per kete, por uroj ta shoh nje dite e me pare Shqiperine ne NATO.

Profesor ju faleminderit per mendimet qe me dhate. Ju uroj jete te gjate dhe sa me shume krijimtari ne fushen e Historise se popullit tone, dhe mikut tuaj Lorik Cana, ndonje gol me kombetaren tone.

Intervistoi Shefqet Kercelli, Prishtine,Nentor 2007



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora