E premte, 29.03.2024, 06:32 AM (GMT)

Faleminderit

Gani Qarri: Verrat e Llukës dhe Bac Anton Çetta!

E merkure, 05.05.2010, 08:58 PM


Verrat e Llukës dhe Bac Anton Çetta!

 

Nga Gani Qarri

 

Verrat e Llukës,ky vend historik, të shtunën përkujtoi plot krenari dy ngjarje të njohura me rëndsi Kombëtare;100 vjetorin e Beslidhjes shqiptare dhe 20 vjetorin e Aksionit për  Pajtimin e gjaqeve. Rasti i përkujtimit të përvjetorëve të këtyre dy tubimeve më të mëdha historike, bashkoi shqiptarët nga Kosova dhe të gjitha trojet shqiptare në një takim të përbashkët vllazëror ngase mu këtu Kuvendi kombëtar për pajtimin e gjaqeve, arriti kulmin e të gjitha  sukseseve të veprimtaris së tij.

 

Vendi ku u krijua Besëlidhja më e madhe shqiptare, po përsëriste historin e faljes dhe ribashkimit kombëtar,dhe në ballë të Aksionit më të madh që njef historia jonë kombëtare,qëndronte  njeriu i ndërgjegjes popullore, i nderuari Anton Çetta, i shoqëruar nga Zekeria Cana, Nurije Zekaj Have Shala dhe shumë  bijë e bija të kombit që u bashkuan në aksionin e Pajtimit të gjaqeve duke mos u ndalur deri në luftën  për çlirimin dhe pavarësin e Kosovës.

 

Në Kuvendin e Verrave të Llukës, në çastet më  vendimtare, Populli ynë mori vendim të madh Historik dhe shumë të drejtë kombëtar ,duke  falur vëllai - vëllanë, që të bashkuar ta  luftojnë pushtuesin e vendit.

 

Edhe Ambasadori i nderuar i  Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ngjarjet historike nga Kuvendet e  Verrave të Llukës, i cilësoi si vepra të mrekullisë së unitetit kombëtar e fetar- të shqiptarve dhe pajtimet e gjaqeve me të drejtë  i cilsoi edhe  si kushtrim për lirinë që po vinte.

 

Anton Çetta si plak i urtë që ishte i ftuar  dhe vën në ballë të Lëvizjes për Pajtim nga rinia e atëhershme studentore, i priu  pajtimit të gjaqeve me shumë  urti , dashuri e përkushtim duke bër gjith sa mundi për popullin Shqiptar përgjatë gjithë periudhës së sakrificës  së atëhershme kombëtare.

 

Kjo figure e dinjitetshme bashk me bashkudhëtarët e tij duhet të nderohet në mënyr të merituar  për gjithë sa bëri në veprimtarin e tij kombëtare për mundin dhe veprën sublime në dobi të kombit.

 

Ndaj edhe ka qenë e udhës,obligim dhe akt patriotik që me rastin e përkujtimit të Kuvendeve te Verrat e Llukës,në shenjë nderimi për punën dhe përpjekjet e tyre të palodhshëme  kombëtare për pajtimin e gjaqeve, Anton Çettës dhe bashkautorve të tijë tu ipet vendi i merituar në historinë e Kosovës e cila do ta  lartësonte kulturën e popullit tonë duke shpalosesur në mënyrën më solemne të mundshme Përkujtimoret e nderit për TA! në vendin e atyre ngjarjeve aq historike të historisë sonë më të re!

 

Anipse edhe shumë veprimtar tjer meritor të Kombit dhe luftëtar të lirisë,nuk kemi mundur ti nderojmë ashtu siq e meritojnë, Populli ynë duhet të jetë krenar që pati njerz të tillë të veprave të mëdha siq ishte Bac Antoni, dhe nuk duhet rreshtur për asnjë moment së kërkuari që ai të nderohet ashtu si i ka hije veprës së tij madhore, që bëri gjatë gjithë jetës në dobi të Kombit,duke e dëshmuar se vërtet e meriton,me punën dhe sakrificën e pa shembullt personale!



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora