E premte, 19.04.2024, 05:25 PM (GMT+1)

Faleminderit

Halit Bogaj: Fan Noli (1882-1965)

E diele, 02.05.2010, 09:59 PM


FAN NOLI /1882-1965/

 

Me rastin e 45 vjetorit të vdekjes

 

Nga Halit Bogaj

 

Ai u rrit me idealin e lartë të një patrioti të paparë. Gjatë rinisë së tij të hershme punoi në Greqi, Egjipt dhe Turqi. Kur shkoi në SHBA u nis për ta vazhduar qëllimin e tij që t’i bashkonte shqiptarët e atjeshëm dhe t’i bënte që ta ndienin veten si të tillë në një botë të largët por edhe të afërt me atdheun e tyre të dashur.Pastaj në një moshë mesatare ai shkoi në vendin e të parëve të vetë për ta udhëhequr një revolucion proletar dhe për t’u bërë kryeministër i shtetit shqiptar , duke qenë i përkrahur nga masat e gjëra popullore dhe nga dy patriotë të mëdhenj:  Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi.

I pasionuar nga demokracia e tepruar perëndimore, Noli i bëri disa gabime të pafalshme. Ishte tepër i butë në qëndrimet e veta shtetformuese, për çka më vonë i shkroi edhe disa poezi vetëkritike në të cilat i shprehte gabimet e veta për’’mospërdorimin e dhunës’’ndaj atyre që e kishin merituar.Në këtë aspekt e krahasonte veten me Krishtin.

Poezitë me motive nga Revolucioni i qershorit janë perla të vërteta të mbarë poetikës shqiptare/të cilat i përkasin Grupit të dytë të krijimtarisë noliane/,duke na lënë mbresa të thella, sidomos me përdorimin e fjalëve të huaja dhe orientale të cilave ua gjen vendin adekuat në çdo varg të tij.

Në numrin e poezive madhështore patriotike të Nolit bëjnë pjesë edhe’’Thomsoni dhe kuçedra’’dhe’’Jepni për nënën’’. E para i ishte kushtuar luftës së kolonelit Thompson i cili kishte shkuar në Shqipëri në kohën e Princ Vidit/1914/ dhe kishte luftuar heroikisht kundër forcave reakcionare që bashkëpunonin me armiqtë e Shqipërisë. Ai kishte shkuar atje për ta sanuar gjendjen kaotike 2 vjet pas Pavarësisë, kurse poezia ’’Jepni për nënën’’ishte një thirrje e drejtpërdrejtë që u bëhej bashkëatdhetarëve të poetit me banim në Amerikë që ta ndihmonin materialisht vendin e tyre. Nga kjo poezi kanë mberur thuajse të shenjta dhe profetike vargjet e njohura /Nëno moj mos ke frikë/Se ke djemtë në Amerikë/, të cilat u bënë shumë herë realitet, e sidomos me rastin e Luftës së Kosovës kur askush nuk kurseu asgjë duke dhënë ndihma të shumta për Kosovën dhe çlirimin e saj definitiv.Kishte edhe të tillë që kishin shitur edhe shtëpia dhe kishin kërkuar që mos t’u përmendej emri në opinion.Në vazhdën e krijimtarisë së vetë poetike Noli na i dhuroi edhe dy vjersha monumentale të fazës së pjekurisë së tij artistike.Ato janë: ‘’Marathonomaku’’dhe’’Anës së lumenjve’’, të cilat i shkroi gjatë qëndrimit të tij në Evropë/Vienë, Hamburg dhe Francë/.

Siç e dimë të gjithë, përveç si poet kulmor, Noli ishte edhe përkthyes i veçantë nga disa gjuhë botërore.Ai qysh herët në greqisht e kishte përkthyer veprën e Samiut’’Shqipëria ç’kishte qenë , ç’është dhe ç’do të bëhet’’.

Me përkthimin e tragjedive të Shekspirit e pasuroi letërsinë tonë me vlera të vërteta artistike dhe letrare..Ato kanë mbetur përherë të paharruara  dhe janë bërë pjesë e pandarë e veprimtarisë së Nolit’’Othello’’,’’Hamleti’’,’’Makbethi’’dhe’’Jul Qesari’’, të shqipëruara aq bukur prej tij, nuk u përkthyen rastësisht, ashtu siç nuk u përkthyen rastësisht as veprat tjera nga prozatorë dhe poetë të ndryshëm.Një poliglot i tillë asnjëherë nuk ishte i lindur në popullin tonë.

Nga gjuha persishte i përktheu ’Rubairat’’e Omar Khajamit,  për të cilat albanologu Norbert Jokli kishte thënë’’Përveç Fixheraldit në anglisht, nuk njoh ndonjë përkthim tjetër më të mirë se atë të Fan Nolit’’.Nga gjuha spanjolle shqipëroi:Don Kishotin/ nga Servantesi/dhe romanin’’Kasolla’’/nga Blasko Ibanjezi/.Nga norvegjishtja dramat’’Armiku i popullit’’dhe’’Zonja Ingra e Ostrotit’’.Nga frengjishtja novelën ’Vanina Vanini’’dhe disa poezi nga të cilat duhet përmendur’’Vaterlo’’dhe’’Nesër n’agim’’ të Viktor Hygos. Nga gjuha angleze, përveç tragjedive të lartpërmendura, përktheu edhe poemat’’Skënderbeu’’nga Henri Langfellou dhe ‘’Korbi’’dhe’’Anabel Li’’nga Edgar Alan Po.

Një kapitull në vete ishin parathëniet e veprave të përkthyera në prozë/ të ashtuquajtura Introdukta/, për të cilat një dijetar shqiptar kishte thënë se’’Nëse do të ishte Noli me kombësi evropiane, do të mbetej i paharruar qoftë vetëm me introduktat e tij ‘’të cilat i kishte sajuar me një origjinalitet dhe përkushtim të paparë dhe, përveç që na i dhuron përkthimet , ai na i shkoklon/sqaron/ato deri në detajet më të vogla, duke zbërthyer dhe zhveshur veç e veç çdo personazh kryesor ose sekondar.

Për shembëll kurrë nuk mund t’i harrojmë disa  mendime gjeniale të Nolit për Hamletin kur e arsyeton për vonesën e tij për hakmarrje ndaj xhaxhait ozurpatror të fronit mbretëror të babit të tij, duke thënë’’Se Hamleti dyshonte se fantazma e paraqitur atë natë mund të ishte vepër djallëzore e Qoftëlargtit .Dhe derisa nuk bindet për vrasjen/ pas angazhimit të një grupi tetraror/, ai nuk ndërmerr asgjë në drejtim të hakmarrjes.Kurse për Makbethin Noli thoshte’’Se djemtë e Makdafit/mbretit të vrarë nga Makbethi/gabuan rëndë kur e ftuan në ndihmë Anglinë, ngase e përligjën okupimin shekullor të Skotlandës nga ana e saj’’.

Në dramën’’Jul Qesari’’Noli vë në spikamë karakterin eruptiv dhe oratorinë e jashtëzakonshme të Mark Antonit i cili nga një hedonist bandill vehet shumë shpejt në aksion për t’i zënë vrasësit e Qesarit/Brutin dhe Kasin/.

Te ‘’Othello’’na njohton ‘’Se personazhi më negativ në mbarë letërsinë botërore është pikërisht shpirtziu Jago, i cili nga inati që e kishte ndaj arapit, shkaktoi një tragjedi të përmasave të tilla çfarë e shohim në veprën e Shekspirit’’, duke u vrarë pa nevojë Dezdemona dhe Othello.



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora