E enjte, 25.04.2024, 09:09 PM (GMT+1)

Faleminderit

Milazim Kadriu: Në 11 - vjetorin e rënies së Dëshmorëve të UÇK në Zoll

E diele, 02.05.2010, 09:59 PM


Lapidari në Kodrën e Kaqanollit,aty ku janë të skalitura fotot dhe emrat e këtyre dëshmorëve dhe dëshmorëve të tjerve
Lapidari në Kodrën e Kaqanollit,aty ku janë të skalitura fotot dhe emrat e këtyre dëshmorëve dhe dëshmorëve të tjerve

 

NË 11 VJETORIN E RËNIES SË DËSHMORËVE TË UÇK NË ZOLL

 

U PËRKUJTUAN DËSHMORËT : ELFIR BEHRAMI, SHAHIN GASHI, JAHË HASANI, ESET MALOKU E BEDRI MALOKU

 

Nga Milazim KADRIU

 

Muaji prill si në vise tjera të Kosovës edhe në Llap kaloi në shenjë të përkujtimeve të 11 vjetorit të betejave të shumta të zhvilluara të UÇK-së kundër okupatorit serb si dhe dëshmorët që ranë në to në mbrojtje të trojeve shqiptare. Kështu përfundimi i prillit para 11 vitesh shënoi shumë luftime në fshatrat veriperëndimore të Llapit ku u zhvilluan beteja të njëpasnjëshme në të cilat ranë edhe shumë dëshmor të kombit. Në mesin e atyre dëshmorëve që ranë në këto beteja ishin edhe Elfir Behrami-Rusha nga Metehia, Shahin Gashi nga Buzëllapi (ish Dobërdoli), Eset Maloku e Bedri Maloku nga Bardhashi (ish Bradashi), Jahë Hasani-Lushi nga Bederiana (ish Bërveniku) etj. Në 11-vjetorin e rënies u përkujtuan  pesë dëshmorë të UÇK-së të  Zonës Operative të Llapit,që ranë në frontet e luftës në pjesën veriperëndimore ët Llapit  në vijën frontale nga Bardhashi deri në kodrën e Kaqanollit, aty ku lidhet Llapi me Shalën. Në këtë përvjetor u bënë  homazhe dhe u vendosen kurora lulesh në vendin e rënies së dëshmorëve dhe tek varrezat e tyre. Kështu për dëshmorin Jahë Hasani në vendin e rënies në Kalinë të Bardhashit  dhe te varri i tij në fshatin e lindjes në  Bederianë, për Shahin Gashin tek vendi i rënies pranë lapidarit në kodrën e Kaqanollit dhe në fshatin e lindjes tek varri në  Buzëlalp. Ndërkaq në fshatin Bradhash tek lapidari në vendin e rënies dhe varrezat e dëshmorëve Eset e Bedri Maloku. Po ashtu tek lapidari afër Gurit të Bardhë për dëshmorin, Elfir Behrami si dhe te varri i tij, në fshatin Metehi. Edhe në shkollat në Metehi që mban emrin e dëshmorit Elfir Behrami dhe në Bederianë që mban emrin e dëshmorit Jahë Hasani u shënua ky përvjetor me aktivitete kulturore. Në këto përkujtime përpos anëtarëve ët familjes merrnin pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e lavdishme e UÇK-së,bashkëluftëtar të dëshmorëve dhe qytetarë tjerë liridashës.

 

 

HEROIKISHT RA TE GURI I BARDHË

 

(Elfir Behramit)

 

Këtu e 11 vite më parë

Heroikisht për liri trimi ka ra

Luftë ët rreptë te Guri i Bardhë ka zhvilluar

Derisa në pavdekësi ka shkuar.

 

Ra Elfiri

Për të mos vdekur kurrë

Nderë i bëri vendit

Trimi me zemër gur.

 

Jetën e deshi

Por më shumë lirinë

Trimërisht ra

Kosova i këndon lavdinë.

 

 

 

 

RA ATY KU BASHKOHET LLAPI ME SHALË

 

(Shahin Gashit)

 

Në Rrafshnaltën mbi Gegaj

Atje ku ndahet Llapi me Shalë

Qëndroi lapidari i Shahinit

Që lëshon rreze pa ndal.

 

Tregon për luftën e zhvilluar

Heroizmin që ai ka treguar

Nga aty sheh fshatin dhe fëmijët

Lirinë duke e gëzuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

RA ME TË VETMEN DËSHIRË QË KOSOVA TË JETË E LIRË

 

(Jahë Hasanit)

 

Pushkën në dorë

Shqiponjën në ballë me dritë

Luftoi për vendin tonë

Për të bardhën ditë.

 

Luftoi me guxim

Kishte shumë trimëri

Në vendin tonë

Lindi dielli i ri.

 

Ra heroikisht në atë kodrinë

Me të vetmen dëshirë

Që një ditë Kosovën

Ta shoh të lirë.

 

Andaj sot Kalina

Ruan kujtimin një histori

Për dëshmorin nga Bederiana

Komandant Lushin e ri.

 

Gjaku i atij trimi

U derdh si nga kroi

E sot në Llap e Gallap

Dielli i lirisë agoi.

 

 

RREZE LËSHON NJË LAPIDAR

 

(Bedri dhe Eset Maloku)

 

Bardhoshi çdo herë

Ndër brezni

Ka dhënë trima

Që luftuan për liri.

 

Eseti dhe Bedriu

Çdo herë ishin të pandarë

Edhe gjatë luftës

Shkaun e luftuan pa ndal.

 

Luftë e rreptë zhvillohej

Në ato ditë prilli

Trimat nuk lëshonin pozicionet

E pa ndal sulmonte katili.

 

Rreze të arta lapidari i tyre lëshon

me shikim të mprehtë trimat

Shikojnë nga çdo anë

Lirinë që na e sollën  po e gëzojmë.

 

Nga Kalina te Guri i Bardhë

Trimat kanë luftuar

Çdo njësiti të UÇK – së

Në ndihmë i kanë shkuar.

 

E sot fëmijët e dëshmorëve

Jetojnë me krenari

Për prindërit e tyre

Që dhanë jetën për liri.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora