E enjte, 28.03.2024, 06:48 PM (GMT)

Editorial

Bekim Rexhepi: Dënimi i komunizmit

E diele, 02.05.2010, 09:01 PM


Dënimi i komunizmit

 

Komunistët shqiptar nuk kanë ngurruar t’i shkaktojnë shqiptarëve edhe më shumë vuajtje dhe varfëri më të madhe se sa sunduesit. Madje i rralli, për të mos thënë pothuajse asnjëri, prej tyre ka pasur interes kombëtar. Të gjithë tradhtuan, më pas kriminalizuan këtë interes duke u shfaqur jo më ndryshe se patriot antikombëtar.

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Mos dënimi i komunizmit nga shqiptaret, le peng kuptimin: ishte një shtypje e parapëlqyer nga vet shqiptaret apo gatishmëria për ta gjykuar tani këtë sistem ka manin e vet që s’bien dot filtrave. As Shqipëria, as Kosova nuk duan të gjykojnë dhe të dënojnë komunizmin, po pse vallë, a kaq komunistë paskemi mbetur akoma, që të mos guxojmë të dënojmë padrejtësitë dhe krimet e tyre?…

 

Komunistët shqiptar nuk kanë ngurruar t’i shkaktojnë shqiptarëve edhe më shumë vuajtje dhe varfëri më të madhe se sa sunduesit. Madje i rralli, për të mos thënë pothuajse asnjëri, prej tyre ka pasur interes kombëtar. Të gjithë tradhtuan, më pas kriminalizuan këtë interes duke u shfaqur jo më ndryshe se patriot antikombëtar. Nuk mund të mos e kujtojmë krimanilizimin komunist që i u bë çështjes shqiptare në mbledhjen e Mukës, ku e shkëputën territorin nga trungu i saj.

 

Komunistët në krye me Fadil Hoxhën, në koral politik merrnin vendime antishqiptare, nuk është e rëndësishme se a ishin të vetëdijshëm apo udhëzoheshin nga të tjerët, duke ndarë edhe zyrtarisht territorin e Kosovën nga e drejta për bashkim kombëtar, varrosën edhe atë thënien e urtë, qe prej kohesh qarkullonte në ndjenjat e secilit shqiptar, nga Skënderbeu e këtej u tha se: “Bashkimi bënë fuqinë”. Komunistët shqiptar të vetëdijshëm për këtë akt politik, me vendime të nxituara po e vrisnin atdheun, po e tradhtonin interesin kombëtar të shqiptarëve, duke u bashkuar me kombe të tjera, qe s kishin as dhe gjë të përbashkët me shqiptaret.

 

Disi më luftën e përbashkët kundër gjermanëve, po justifikoheshin për një vëllazërim të paqenë, të një ideologjie që shtirej fund e krye për paqe, një paqe qe po flinte mbi krime të rënda, mbi shqiptarët, qe u bën bashkas nga çetnikët dhe komunistët shqiptar. Ky absurditet historik, qe po prodhonin komunistët shqiptar, ishte dhe mbetet shembulli më i keq, që i ka ndodh dhe mund ti ndodh një kombi. Ky absurditet historik duhet të gjykohet dhe të dënohen nga e gjithë shoqëria shqiptare. Një bashkim i kundërt i komunistëve shqiptar – jo me Shqipërinë po me Jugosllavinë, mbetet kuptimi i një historie të pakuptimtë.

 

Të dënosh të kaluarën e hidhur sot, do të thotë ti japësh mend të sotmes, të nesërmes, sepse mund të jetë e ardhmja edhe me hidhur se e kaluara, e djeshmja. Pra, duke mos dënuar të keqen, priremi të bëjmë keq, nuk na mbetet tjetër veçse duhet ta ruajmë të sotmen nga e djeshmja. Duhet gjykuar, jo mbi atë se “babai im ishte komunist dhe qe i tillë, e si mund ta gjykoja, e ta dënoi atë, i cili edhe pse ka kenë komunist, më shumë ka kenë babi im”.

 

Jemi këtu, dhe sikur nuk duam të gjykojmë të keqen nga brenda, madje edhe për ta dënuar çoftë nga jashtë. Nuk i shpëton dot demokracisë kjo çështje, e nëse akoma nuk kemi demokraci, atëherë le ta kuptojmë edhe ndryshe si krejt të pafajshëm. Nëse, kjo çështje reduktohet në këtë mënyrë, mbase dhe do të mbyllet ashtu si thonë djemtë e komunistëve, sepse demokracia është larg ose është e mbathur me këpucët e kuqe të baballarëve…

 

Nuk na bënë nder, sjellja e tillë; “sikur jemi dhe se s bëhemi dot”, sepse të heshtësh mbi krimet do të thotë të lesh derën hapur, përgjuesit dinak për krime të reja edhe në të ardhmen. Krimi po s’u dënua shndërrohet ne demon/izim herët a vonë.

 

Duhet pranuar se një listë e gjerë, tashmë me emra të ish komunistëve dhe të disave qe akoma janë ne poste te institucioneve në Kosovë, nuk po gjykohen dhe nuk po dënohen për të bëmat e tyre, qe kapërcyen edhe ideologjinë dhe kërcënuan atdheun edhe me tradhti. Të mos dënosh të bëmat e komunistëve deri në tradhti nacionale, do të thotë akoma se shpreh tipare të përngjasimit më komunistët, dhe më tendencë që e ardhmja të mos mund të gjykoj dhe dënoi edhe ty nesër. Është e dhimbshme të shkruash dhe ta pranosh akoma më vështirë, një gjë qe qeveritë tona “demokratike” nuk kanë guxim të dënojnë sistemin, qe rropi shqiptaret, madje sikur të mos ishin njerëz.

 

Partitë demokratike, qe janë në disa, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, nuk mbajnë fare burrëri shqiptari për ti gjykuar dhe dënuar komunistët, e tradhtarët, ndofta sepse brenda tyre ka bijë dhe bija të komunistëve apo tradhtarëve.

Demokraci fillon me gjykimin, ndërsa gjykimi e zhvillon demokracinë.

 

Me komunizmin në krye vetëm fat shqiptarësh zor se gjen! Paradoksi duket i dyfishtë. Shqiptaret komunist dhe Shqipëria e Kosova sa kaq komuniste!…

Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Riza Sapunxhiu, Kolë Shiroka, Azem Vëllasi, Ali Shukriu, Basri Pllana, Hashim Rexhepi, Remzi Kolgeci, Hysamedin Azemi, Rrahman Morina, Jusuf Karakushi, dhe shumë të tjerë të këti lloji, kanë mbajtur peng zhvillimin kombëtar në Kosovë. Nuk qe ky dëmi i vetëm që i vinte Kosovës nga komunistët e saj, komunistët në emër të një bashkalleku internacional, nuk ngurruan ti shkaktojnë edhe dhimbje të tjera, të gjithë të pabindurve në ideologjinë e tyre.

 

Dhimbjet i merrnin kush tjetër përveç familjet e nacionalistëve shqiptar, bijtë dhe bijat më të mirë të kombit, shuheshin me krime më ç’njerëzore qe njeh historia e krimit. Duhet pranuar se shumë krime mbartin komunistët shqiptar, të cilët si puthadorë, e besnik të regjimit komunist jugosllavë, arritën të krijojnë masakrën e Tivarit dhe atë të Drenicës, që njihen si masakrat më të mëdha komuniste në Jugosllavi kundër shqiptarëve. Vetëm më këtë njollë të zezë mund të krekoseshin komunistët shqiptar në jugosllavi, sepse u mbaroi koha duke u betuar e përbetuar ne emër të proletariatit.

 

Komunistët shqiptar akoma mbartin me vete ngarkesa afektive deri në nakatosje të idesë së kombit, duke prekur në kode dhe simbole të kulturës shqiptare. Festat kombëtare të shqiptarëve zëvendësoheshin me ato të bashkallëkut internacional, dhe fëmijët shqiptar më shumë se të tjerët po helmoheshin me emrin e kriminelit Tito.

 

Për komunistët shqiptar, titizmi po shendohej në retorikë kulture, me aftësi për ta luftuar nacionalizmin shqiptar, edhe përtej ati orientimi që e kishin kah Shqipëria mëmë, pa ani çka se ajo ishte akoma vet komuniste.

 

Madje paaftësia e komunistëve – titistëve shqiptar (sepse titizmi po bëhej më i pranishëm ne jetën e tyre se sa figurat ruse), përballë fushatave antishqiptare, e udhëhequr veçmas nga serbët, u manifestua gjatë gjithë kohës me servilizëm të paparë. S’kishte se si të kuptohej ndryshe, ky servilizëm i pakrahasueshëm, i shndërroi ata në tradhtar të interesave vitale të vendit-kombit.

 

Të gjithë nacionalistët e Kosovës, që nga Mukja e deri në shembjen e komunizmit u ndoqën ose u likuiduan në heshtje. Shumë prej tyre u arratisën, e po aq dhe u likuiduan nga “vëllezërit e tyre” komunist shqiptar. Kjo fushat e egër nuk u ndal asnjëherë, madje edhe tani kur “demokracia” thuhet se po sundon Kosovën, bijtë e bijat e komunistëve qarkojnë strehimoret e kombit, duke e mbajt të qulltë demokracinë shqiptare. Një dënim i merituar duhet të vijë domosdoshmërish, nëse duam të dëshmojmë se kemi demokraci dhe vigjilencë kombëtare.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora