E premte, 29.03.2024, 03:31 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Braktisja e realitetit historik

E diele, 02.05.2010, 08:58 PM


Braktisja e realitetit historik

 

Nga Gjon KEKA

 

Shekulli që posa kemi hyr po tregohet si një ndër shekujt sa optimist aq edhe shtrëngues apo ngulfatës për disa procese historike që po kalon bota në përgjithësi.Disa nga vendet nuk janë mësuar të shohin vendosjen e procese dhe të një rendi të qëndrueshëm në pjesët e një rajoni me probleme të mëdha historike dhe që normalisht se arrdhja deri te ky rend ,kompromis  apo  te një zgjidhje si thelb i stabilitetit,demokratizimit dhe të paqes së qëndrueshme.i ka kushtuar mjaftë shumë politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare.Këto vende kanë qenë gjithnjë  pengesë e vazhdueshme e botës përparimtare demokratike  si dhe e zhvillimeve të gjithmbarshme që kanë rezultuar në zgjidhjen e konflikteve të ndryshme në botë e veçanërisht në rajonin  e vullkanizuar të gadishullit ballkanik.Gjithnjë  optimizmi dhe veprimet e mëtejme konkrete të bashkësisë ndërkombëtare si në aspektin e diplomacisë preventive ashtu edhe të ndërhyrjeve të mënjëhershme në konfliktet e rajonit të ballkanik ka bërë që ky rajoni në një mënyrë po tjetër ta ndërroj kursin e tij egërsues dhe nxitës  të luftërave ,ky rajon tani po kthehet në një rajoni që aspiron drejtë rrugës së kombeve demokratike dhe bashkimit me vlerat e botës perëndimore NATO -s dhe BE-s.

Sidoqoftë tani pas zgjidhjeve edhe pse jo të plota të disa çështjeve në gadishullin ballkanik ,disa nga vendet e këtij rajoni ende kanë mbetur pjesë e politikave luftënxitëse siç është rasti me shtetin serb.Kjo mund të konceptohet kështu se disa popuj (në këtë rast populli serb )e braktisin realitetin historik per arsye te imagjinatave dhe enderrave te bukura iluzive qe krijojn ne kokat e tyre ,gjithashtu edhe per shkak te dekadences gjate proceseve te historise.

Pra më një fjalë edhe pas krijimit të një fryme të re në gadishullin ballkanik drejtë proceseve të demokratizimit,zhvillimit dhe rrugëtimit drejtë integrimit në strukturat euroatalantike, ekzistojnë ende vende si brenda(serbia dhe disa nga vende tjera) ashtu edhe jashtë (Rusia dhe disa nga shtetet tjera që nuk pajtohen me realitetin e ri në ballkan)që dëshirojnë që kësaj fryme të re t'ia mbyllin hapësirat e ecjes së procesve në rrugën e duhur dhe të sigurtë të tërë këtij rajoni.

Ndërsa duke parë ndikimin aq të madhë të diplomacisë serbe në disa nga vendet e bashkësisë ndërkombëtare ,politika dhe diplomacia e Kosovës do të ishte e udhës sikur të punonte më thellë dhe më mençur që nëse jo direkt në këto shtete që janë mashtëruar nga gënjeshtrat e diplomacisë serbe  të strucit ,atëherë të ndikoj në shtetet për rrethë këtyre vendeve apo në ato shtetet ku këto vende janë të varura nga interesat e tyre gjeopolitike,gjeoekonomike dhe gjeostrategjike.Por duke parë se politika ,diplomacia dhe institucionet qeverisëse të shtetit të mbykqyrur të Kosovës nuk janë duke i forcuar muret e shtetit dhe rrënjët e tij ,atëher normalisht se dalin zëra të qoroditur por që kanë fituar bazën nga rrethanat në të cilat është duke u qeverisur keq dhe tmerrshëm Kosova,siç ishin dekleratat e përfaqësuesit të Rusisë në NATO ,Dimitri Rogozin ,se “ Kosova është serbi”,shihen qartë se janë produkt i ndikimit të diplomacisë dhe politikës serbe në veshin e dëgjueshëm të shtetit Rusë dhe disa nga vendet kundërshtuese ndaj realitetit të ri të gadishullit Ballkanik.

Ndërsa në anën tjetër qeverisja e Kosovës gjithnjë e më shumë po tregohet e paaftë dhe e mbështjellur në mantelin e grupeve të interesit dhe të klaneve benda vijës së tyre ideologjike apo partiake e që  tanimë janë ngjitur në kulmin e pushtetit.Jaën pikërisht këta që me menaxhimin e tyre të keq qeverisës po krijojn një pasqyrë të thyer dhe plotë dyshime karshi bashkësisë ndërkombëtare ,e në veçanti duke i dhënë edhe më shumë arsye diplomacisë dhe politikës serbe të strucit për të ndikuar dhe bindur shtetet që janë në pritje për ta njohur Kosovën si shtet apo edh atyre që janë kundërshtuese.Zërat e fundit si ato për bisedime(qofshin ato teknike apo tjera) ashtu edhe ata që e vënë në peshore pavarësinë e Kosovës dhe ekzistenc?n e  saj  si shtet janë krijuar  dhe vijnë si rezultat i ndikimeve të diplomacisë serbe ,por edhe nga jofunksionaliteti i shtetit, pastaj paaftësia e të qeverisurit të Kosovës nga ana e lidershipit të tyre institucional  dhe e cila nuk po jep një pamje të besueshme,të qëndrueshme dhe të bindshme se ata dinë të mbajnë dhe të udheheqin shtet në proceset e rrugës së një shtetit demokratik ,juridik dhe modern europian.Kështu që  duke parë këtë gjendje vijnë edhe këta zëra të qoroditur ,  e që sipas Rogozin“ Kosova është një krijes banditësh që nuk mund të mbijetojë",zë ky i njohur tanimë i diplomacisë dhe politikës ruso-serbe,por që ka marrë shkas nga gjendja që po kalon Kosova si shtet i mbykqyrur dhe me një garnitur politike e institucionale  që po i jep rast kësaj diplomacia dhe politike të çmendur e qoroditëse ruso-serbe të hedhë teza dhe zëra të paarsyeshëm ndaj statusit të ri të Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Ndërkaq krejt në fund në shtetin e mbykqyrur duhet të bëhet një transformim i thellë,e ky do duhej të filloj nga brenda jashtë ashtu që të vërehen më pas efektet  dhe të dilet me alternativa të reja që e shpëtojnë vendin nga rreziqet si nga brenda ashtu edhe nga jashtë dhe që e orientojnë vendin drejtë rrugës së sigurtë euroatlantike.Në shtetin e mbykqyrur të Kosovës  është më së paku duke u respektuar dhe mbrojtur vlera e kushtetutshmërisë,rendit dhe detyrat që ka marrë për barrë vendi për të ndërtuar të ardhmen pa frikë dhe të sigurtë të popullit të saj.është pikërisht koha tani që të mos lejohet të  burgoset padrejtësisht Kosova nga zingjirët që i kanë vënë pushtetarët e saj .Si dhe është tepër e rëndësishme që  politikës qoroditëse ruso-serbe t'i mbyllet goja duke lënë kështu politikën dhe diplomacinë e tyre me lug thatë dhe pa asnjë ndikim në bashkësinë ndërkombëtare ,kjo në rastin e parë  mund të bëhet vetëm duke sjellë një frymë të re qeverisëse në vend ndryshe nga ajo garnitur qeverisëse .pastaj në rastin e  dytë  duke punuar në shërbim të vendit ,zhvillimit të tij ,dhe ndërtimit të rrugës drejt procesve të integrimit në strukturat euroatlantike ,pastaj të forcimit të shtetit demokratike e jurdik si dhe të hyrjes  në oborrin e kombeve moderne e demokratike.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora