E enjte, 28.03.2024, 09:27 AM (GMT)

Faleminderit

Halit Bogaj: Anton Çetta, njeriu që e mundi hakmarrjen

E enjte, 29.04.2010, 08:59 PM


ANTON ÇETTA NJERIU QË E MUNDI HAKMARRJEN

 

20 Vjetori i mbajtjes së Tubimit ‘ te ‘’Verrat e Llukës’’

 

Nga Halit Bogaj

 

Njëzet vjet më parë në vendin e quajtur’’ Verrat e Llukës’’, u mbajt Tubimi ynë më i madh për pajtimin e gjaqeve. Atë ditë nga të gjitha viset e Kosovës ishin mbledhur njerëzit tanë për ta luftuar njëherë e përgjithmonë Plagën  dhe tragjedinë tonë qindravjeçare të vëllavrasjes, një fenomen i cili kishte mbetur i ngulitur shekuj me radhë në trojet shqiptare.Ajo ditë madhështore, në të cilën thuhej se kishin marrë pjesë afro gjysmë milioni njerëz, ishte faktikisht njëra ndër ditët tona më të paharruara e cila e kishte tmerruar edhe armikun tonë shekullor.Të gjithë e dimë dhe jemi dëshmitarë të gjallë se kur e vrisnim njëri tjetrin Serbia na dënonte jo më tepër s me 5-6 vjet burg, kurse kur na e gjente një pushkë në shtëpi, ose kur na e kurdiste një situatë të tillë/se kinse e kishte gjetur pushkën/, na dënonin me kohëzgjatje deri 10 vjet! Do të thotë se vëllavrsja shqiptare ua shtonte orekset armiqëve tanë, të cilët, saherë që vriteshin shqiptarët mes vetes, i fërkonin duart nga gëzimi dhe luteshin që të vazhdonte një kontinuitet i tillë i cili do t’u ndihmonte atyre që ky vend të zbrazej sa më tepër nga shqiptarët.Pra’’Verrat e Llukës’’ishte vendi i cili pranë vetes e mblodhi numrin më të madh të shqiptarëve. Një mrekulli e tillë  e një pjsmarrjeje aq të madhe  e/paparë dhe e jashtëzakonshme /kishte ndodhur vetëm atë ditë, por kjo nuk do të thotë se nuk kishte ndodhur edhe herave të tjera në raste të tilla të shumta /por me pjesmarrje më të vogël/kur u falën afro 1000 gjaqe anembanë Kosovës, por  që jehona e tyre , për veprime të tilla, arriti edhe në Shqipëri.

 

Duke e njohur mentalitetin, krenarinë, por  në shumë raste edhe kokëfortësinë tonë  tradicionale, e dimë se ishte shumë e vështirë të faleshin të gjitha ato gjaqe/disa nga të cilat të vjetra edhe me dekada të tëra/.Ishte vështirë , por siç e kemi parë të gjithë ne, edhe e mundshme ngase populli ynë në raste të tilla dinte dhe mundej të bashkohej, duke e përdorur mençurinë e vetë shekullore dhe duke i thënë Jo hakmarrjes së mëtejme, aq më tepër kur armiku ynë i pashpirtë, kishte hyrë thuajse në çdo shtëpi shqiptare dhe në çdo pore të jetës sonë të përditshme, i cili gjithsesi duhej të luftohej edhe në atë mënyrë.

 

Mëtej duhet theksuar se për çdo lëvizje të madhe gjithëpopullore nevojiten njerëz  të njohur dhe autoritativë të cilët duhet të vehen në ballë dhe t’i prijnë asaj. Ashtu siç i priu popullit për 20 vjet të tëra Ibrahim Rugova me mençurinë , aftësinë dhe largpamësinë e tij, në mënyrë të njejtë i priu edhe Anton Çetta ynë i madh me Pajtimin legjendar të gjaqeve, përballë të cilit qëndronin emra të njohur, siç ishte edhe Zekiria Cana , Mulla Idriz Kakrruki dhe shumë të tjerë të cilët ecnin në borë e shi dhe të rrezikuar nga armiku për ta realizuar qëllimin  dhe idealin e tyre të lartë për të cilin ishin përcaktuar, pa i marrë parysh pasojat e mundshme që do të rezultonin në ato kohra shumë të vështira.Aksionet e tilla kolosale dhe të domosdoshme lindnin si nevojë e një epoke të errët në të cilën jetonim dhe ekzistonim si kolektivitet i sulmuar nga të gjitha anët dhe i urryer aq shumë nga ata që ushtronin dhunë dhe terror të paparë ndaj nesh. Ato i shin të domosdoshme ngase na mungonte shteti ynë i cili do të merrej në bazë juridike me këtë çështje. Siç e dimë të gjithë, aksioni jepte rezultate të frytshmne të cilat e gëzonin çdo shqiptar dhe çdo mik të këtij populli dhe nuk ekzistonte gati asnjë njeri i cili do t’i thoshte Jo Anton Çettës profetik i cili kishte hyrë në çdo zemër shqiptare si Njeriu që na bindte për t’i falur gjaqet .Dhe sa herë që na kujtohet emri i tij i ndritur na bjen ndër mend pikërisht ajo mrekullia e cila kishte qenë Kulmi i veprimtarisë së tij jetësore, por duke mos e harruar kurrë profesorin edhe si mbledhës të pasionuar të folklorit tonë gojor me të cilin e begatoi aq shumë letërsinë  shqiptare, duke na lënë shumë vepra të shrkuara nga ajo fushë aq e gjërë dhe akoma e pa hulumtuar sa duhet. Ndoshta këtu duhet thënë edhe një të vërtetë tjetër të fuqishme se Anton Çetta kishte hyrë aq thellë në shpirtin e popullit të vetë edhe nga shkaku se ai me vite të tëra kishte shetitur nëpër fshatrat  dhe vendbanimet tona për ta mbledhur thesarin e shtrenjtë popullor nga i cili mësojmë shumçka .dhe të cilin nuk  do mund ta zëvendësonin shumë e shumë ligjerata të dëgjuara nëpër shkollat tona fillore, të mesme dhe të larta. Pra kolosi Anton Çetta e kishte eksponuar shumë kohë më parë autoritetin e tij të pranuar nga të gjithë ne.

 

Bisedat e tij shumë të dobishme, të sinqerta, humane, të ëmbla dhe me kuptime të thella, përmenden edhe sot e gjithë ditën në mesin e popullit tonë. Fjalët, thëniet dhe shprehjet tjera të tij/siç ishin anekdotat e shumta të cilat i mblodhi në mënyrë të palodhshme në një periudhë të gjatë kohore/, kanë mbetur margaritarë të vërtetë dhe çka të themi tjetër përveç asaj se jemi krenarë që jetuam në kohën e tij, por edhe duhet përmendur edhe faktin e hidhur: Se nuk kemi bërë aq sa duhet për këtë Ikonë të paharruar që bën pjesë në Grupin e personaliteteve tona më të shquara..



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora