E merkure, 24.04.2024, 03:11 AM (GMT+1)

Editorial

Xhevat Bislimi: Sulm i organizuar ndaj ndërgjegjies kombëtare shqiptare për hesap të EULEXUNMIK-ut

E marte, 27.04.2010, 09:59 PM


Sulm i organizuar ndaj ndërgjegjies kombëtare shqiptare për hesap të EULEXUNMIK-ut

 

Nga Xhevat Bislimi

 

Tashmë edhe gurët e sokakut e kanë të qartë se ata që popullit të Kosovës iu paraqitën si "shpëtimtarë" nuk janë veç se oficerë, spiunë, matrapazë, karaxhozë, trafikantë, etj., të bashkuar në një "multibrigadë" të mbiquajtur EULEX. Misioni i vetëm i këtij "misioni" është të garantoj VARESINE e Kosovës. Mbajtja peng e pavarësisë dhe e sovranitetit të Kosovës bëhet më së lehti duke bashkëpunuar ngushtë me UNMIK-un, me Serbinë, me bashkëpunëtorët e djeshëm dhe të sotëm të Serbisë, me krimin e organizuar dhe me politikanët e korruptuar. Kushdo që mendon dhe përpiqet të bëjë ndryshe do të "izolohet", do të ndiqet dhe do të futet edhe në burg. Ata që guxojnë të mendojnë, të gjykojnë, të punojnë dhe të jetojnë shqiptarisht do të shpallen dhe trajtohen si "armiq" të këtij misioni (EULEXUNMIK) kontrabandist!

Policia e Kosovës dëshmoi për të satën herë se nuk është gjë tjetër pos një mekanizëm i dhunës në duart e EULEXUNMIKUT. Ajo dëshmoi se më së paku është e Kosovës! Shqiptarët e kishin të qartë se gjykatat (drejtësia është tërësisht e varur nga EULEXUNMIKSERBIA, por sikur kishin pak shpresë te policia. Policia e Behar Selimit dhe e Bajram Rexhepit, në kundërshtim me tradiën shqiptare dhe me normat demokratike e njerëzore, u përpoqën (në dukje) ta arrestonin udhëheqësinë e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin!

Vdekja e atdhetarit të shquar, Ali Aliut ose Ali Preshevës, kishte mbledhur atdhedashës nga mbarë hapësira shqiptare (Shqipëria Natyrale) për ta nderuar emrin, jetën dhe veprën e këtij SHQIPTARI. Ky burrë i shquar i Shqipërisë, për të gjallë e kishte menduar dhe lënë me gojë që edhe vdekja, edhe varrimi i Tij t'i shërbente IDESE për të cilën ai kishte jetuar dhe vepruar pa pushim dhe kurrë pa u lodhur. Arkivoli i Tij ishte mbuluar me Flamurin kuqë e zi, me Flamurin tonë shqiptar. Pranë vendit ku ishte hapur varri i tij valvitej lartë në qiell po ky Flamur kuqë e zi, kurse ceremonia (rituali) e varrimit shoqërohej me këngët e Vaçe Zelës: "Për ty Atdhe" dhe "O moj e bukura Shqipëri".

Në mbledhjen përkujtimore (lamtumirëse) mori pjesë edhe Albin Kurti. Ai ishte edhe në varrimin e Atdhetarit, Ali Aliu. Në këtë varrim foli edhe simboli i qëndresës sonë kombëtare, Adem Demaçi. Kishte deputet, intelektualë dhe shqiptarë atdhetarë nga të gjitha anët e Shqipërisë. EULEXUNMIKSERBIA dhe eprorët e policisë së Kosovës, të indinjuar me përkrahjen që po fiton përditë e më shumë ideja e shqiptarisë dhe e drejta për vetëvendosje, nga njëra anë, dhe të indinjuar me dështimet e tyre për imponimin e një flamurlecke dhe të një himni ala boshnjakçe, si dhe dështimet për "kosovarizimin" (deshqiptarizimin) e Kosovës, nga ana tjetër, kishin përgatitur një sulm të "rrufeshëm" dhe barbar kundër ndërgjegjies shqiptare!! Ata që janë pjesë e këtij skenari barbar nuk mund të bënin gjët më të ligë dhe më të shumtuar se kaq. Këta qyqarë dhe hyzmeqarë të EULEXUNMIK-ut kishin zënë pritë, duke rrethuar varrezat e qytetit!! Ky rrethim dhe kjo pritë kësaj radhe nuk i ishte bërë Albin Kurtit, por ndërgjegjies dhe idesë kombëtare shqiptare për një komb, një flamur, një shtet dhe një Shqipëri. Ata ishin të tmerruar nga forca e kësaj ndërgjegjie dhe ideje. Sa herë që ata mendojnë se e kanë vrarë dhe varrosur këtë ndërgjegjie dhe ide dalin të mashtruar. Ideja e shqiptarisë dhe e ribashkimit të Shqipërisë nuk vdes kurrë. Shqiptari i jep jetë asaj edhe me vdekjen e tij.

Indinjata dhe urrejtja e këtyre policë zezëve shpërtheu e papërmbajtur edhe ndaj Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Sylës! Një polic, "kosovar" dhe hyzmeqar i EULEXUNMIK-ut, i hodhi gas syve edhe Azem Sylës, i cili përpiqej të ndërmjetësonte dhe t'u vinte në ndihmë djemëve të pafajshëm të Vetëvendosjes! Ky polic ziu, pa gjak shqiptari, sigurisht që e njihte Azem Sylën. Brutaliteti dhe dhuna e shfrenuar e këtyre policëzinjëve lëndoi dhjetra shqiptarë të pafajshëm. Prita dhe brutaliteti i tyre i ligë kërkonin të poshtronin dhe nxinin shqiptarët që morën pjesë në varrimin e Ali Shqipërisë. Madje, këta hyzmeqarë të EULEXUNMIK-ut dhe eprorët e tyre dëshironin t'i poshtronin dhe nxinin shqiptarët kudo që janë dhe idenë e tyre për një SHQIPERI. Dështuan me turp, ashtu siç kanë dështuar paraardhësit e tyre dhe ashtu siç do të dështojnë edhe pasardhësit e tyre. Këta policë dhe eprorët e tyre (urdhërdhënësit) poshtruan veten e tyre dhe nxinë faqen e tyre për jetë të jetëve.

Ministri i brendshëm, Bajram Rexhepi, dhe Behar Selimi (ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të policisë) duhet të japin menjëherë dorëheqje. Ky është minimumi që kërkohet në këtë rast dhe në këtë ditë, që do të shënohet si faqe e zezë në historinë e kësaj policie dhe të kësaj Qeverie.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora