E enjte, 18.04.2024, 04:10 PM (GMT+1)

Editorial

Halit Bogaj: Fillimi i ndërtimit të autostradës së Kosovës

E hene, 26.04.2010, 09:59 PM


FILLIMI I NDËRTIMIT TË  AUTOSTRADËS SË KOSOVËS

 

Nga Halit Bogaj

 

Këto ditë na erdhi një lajm shumë i gëzuar për të gjithë shqiptarët kudo që janë.Po fillon ndërtimi i Autostradës sonë e cila do të lidhet me atë të Shqipërisë dhe po realizohet ëndrra jonë shekullore për bashkimin e popullit tonë i cili do të hyjë së shpejti në Evropë me dy shtetet e veta, por edhe me shqiptarët nga Maqedonia, Mali i zi dhe Serbia, të cilët do të kenë autonomi më të avansuara dhe sipas standardeve evropiane  në vendet ku jetojnë.Siç dihet Autostrada e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do shfrytëzohen edhe nga armiqtë tanë të deridjeshëm apo të derisotëm të cilët nuk kanë kah t’ia mbajnë. Pra po fillon ajo për të cilën para njëzet vitesh fliste edhe kolosi Ibrahim Rugova i cili me largpamësinë e vetë e dinte se kjo ditë do të vinte së shpejti ngase disa vjet në histori janë një periudhë e shkurtër. Dikush nga njerëzit tanë e quante presidentin tonë’’naiv’’,’’ëndërrimtar’’, ‘’që i kishte humbur lidhjet me realiteti’’, që nuk e dinte se çka fliste etj.etj., madje madje kishte edhe të tillë që bënin hajgare të pakripura me fjalët e tij , e që një ditë prej ditësh ishin të detyruar ta ulnin kokën , madje edhe të gënjenin se kinse nuk kishin thënë ashtu, e që për fat të keq i njoh disa prej tyre .  por të gjithë e dimë se burrat nuk veprojnë në atë mënyrë.

Po ndërtohet Autostrada e cila do ta ndihmojë vendin tonë drejt prosperitetit dhe plotësimit të kushteve të kërkuara për të hyrë sa më shpejtë aty ku e kemi vendin dhe për t’u shkëputur njëherë e përgjithmonë nga e kaluara dhe konjukturat famëkëqia ballkanike të cilat na lanë prapa me qindra vite. Autostrada që do të ndërtohet do të jetë ‘’një dush’’tjetër i ftohtë edhe për armiqtë tanë të cilët që nga viti  1981 e këtej nuk e ndërtuan asnjë milimetër rruge në Kosovë. Përkundrazi, atyre u dukej se kishin investuar shumë në të kalurën dhe kishin’’harxhuar’’mjete të panevojshme për zhvillimin e Kosovës e cila, sipas tyre,  nuk ua ‘’kishte ditur atyre për nder’’ dhe përherë ishte përpjekur që të ndahej nga Serbia!!!Ja pra se deri ku shkonin  shkrimet dhe mendimet e zyrtarëve serbë dhe ato të shtypit të verdhë pas viteve tetëdhjeta.Ata flisnin e shkruanin në atë mënyr/ngase e kishin në duart e tyre aparatin e tërësishëm shtetëror dhe propagandistik/ duke harruar se pikërisht ata e shfrytëzonin dhe ia rjepnin lëkurën Kosovës nën tokë dhe mbi të/, por kur e kishin parë se vërtet i lanin duart nga ky vend, filluan ta shkretëronin edhe më zi duke i djegur dhjetra mijra shtëpia edhe në vendet më të larta rurale dhe malore!Dëshironin që shqiptarit të mos i lenin asgjë, madje as kulmin mbi kokë, gjë që u kushtoi goxha shumë edhe atyre!Tani po e shohin edhe katilat tanë se sa shpejt dhe me hapa të pandalshëm është duke ecur vendi ynë përpara ku bën pjesë edhe fillimi i ndërtimit të Autostradës, për të cilin me vullnet të madh po flitet në këtë shkrim të rastit.Këtyre zhvillimeve tona do t’ua kenë lakmi edhe skeptkët më të dëshmuar dhe armiqtë tanë më të përbetuar të cilët nuk mund të pajtohen në asnjë mënyrë me Pavarësinë e vendit tonë, i cili, vërtet u doli’’Dardhë me bisht’’.

Autostrada do të ndërtohet me forcat tona për të cilën nuk duhet të na dhmbset asgjë ngase shumë gjatë e kemi pritur këtë ditë të lumtur së cilës i gëzohet skajshmërisht çdo shqiptar dhe për të cilën akoma mendojmë se jemi në ëndërr.

Këtë rrugë tonën do ta ndërtojnë miqtë tanë/ndër më të mëdhenjtë/ të cilët u dëshmuan me vepra dhe na ndihmuan që nga fillimi e gjer tani, për t’i realizuar objektivat tona shtetërore dhe shtetformuese, që u bënë realitet i prekur nga duart tona dhe i shijuar me shqisat tona shpirtërore të cilat na mbushin me eufori dhe emocione të papërshkruara dhe të pashterrshme.Autostrada për fat të madh do të jetë Kryevepër e një Firme me traditë njëqindvjeçare amerikane/në bashkëpunim me Turqinë/ e cila ka edhe simbolikë të madh në përzgjedhjen e saj, për ta realizuar edhe pjesën tjetër të Autostradës shqiptare.

Në këtë drejtim , vendi ynë për ditë e më tepër është duke i marrë tiparet shtetërore dhe orientimet e një vendi që është në zhvillim e sipër, të cilin janë duke e ndihmuar ata që e kanë pranuar pavarësinë tonë dhe përpiqen vazhdimisht që të na pranojnë sa më shumë shtete të botës, pavarësisht nga ajo që Serbia është duke shpurdhur për të na penguar drejt ecjes sonë përpara.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora